HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Pse qeveria duhet tė tėrhiqet?

-- nga Andi Bushati, TemA, 15.02.2006

Andi Bushati E vetmja gjė qė kryeministri Sali Berisha ka tė drejtė, nė tentativėn pėr ndryshimin e gjendjes sė mediave audiovizive, ėshtė ajo pėr tė pushuar aktivitetin e KKRT dhe Kėshillit Drejtues tė Radio Televizionit. Dy organe qė besoj se s’ka njeri nė Shqipėri qė nuk e di sesi e kanė shpėrdoruar mandatin e tyre. Por, shfaqjet nė publik tė kryeministrit, i vetmi anėtar i qeverisė qė e ka mbrojtur publikisht kėtė projektligj, kanė lėnė shumė pėr dyshuar se cili ėshtė qėllimi i vėrtetė i kėtij aksioni. Pėr herė tė parė Berisha e justifikoi lėvizjen e tij me ngjyrimin politik tė krerėve tė kėtyre dy organeve. Ai deklaroi se pėrsa kohė qė eksponentė tė sė majtės ekstreme si Halil Lalaj, apo Kiēo Blushi i drejtonin ato, kjo qe prova mė e mirė se tė dy institucionet nuk ishin tė pavarura.

Mė pas teoria e pėrkatėsisė politike u la pas dhe nė skenė doli njė argument tjetėr. U tha se kjo bėhej pėr t’iu pėrshtatur filozofisė sė qeverisė nė dietė, pra (dhe kjo duket, nė mos qesharake, e pamenduar mirė) pėr tė kursyer disa miliona lekė tė vjetra nė vit. Kur u pa se edhe kėtė argument nuk kishte patericė pėr ta mbajtur nė kėmbė, vetė kreu i qeverisė u rishfaq nė parlament pėr tė hedhur nė treg njė ide tė tretė, atė tė luftės kundėr piraterisė, nė tė cilėn duhet thėnė me gojėn plot se KKRT ka dėshtuar.

Vetė propozuesi i projektligjit, duke e kuptuar se shumė mami vrasin foshnjėn e porsalindur, pra se tė gjithė kėto argumente tė thėna aty kėtu, shėrbenin vetėm fshehjen e arsyes sė vėrtetė tė ndryshimit, nuk kaloi edhe nė njė hap tjetėr. Ai bėri njė sfidė publike duke thėnė: mos kini merak, prisni qė tė shikoni njerėzit e shkėlqyer qė do tė zgjidhen dhe pastaj komentoni.

Por, edhe kjo sfidė e shtrirė nė kohė e Berishės, duket se nuk ėshtė e mjaftueshme. Pėr disa arsye. E para, ai nuk mund tė qeverisė gjithė kohėn me blerjen paradhėnie tė besimit. Nėse ėshtė besuar njė apo mė shumė herė nga opinioni, qoftė kur u betua nė fushatė se kishte ndryshuar, qoftė kur e shtyu mbajtjen e premtimeve tė fushatės pėr gjashtė muaj, pasi nuk e linte FMN-ja, ai nuk mund ta kthejė nė mėnyrė qeverisjeje moton: ma lini mua nė dorė kėtė, se unė do ta bėj mė mirė se kushdo.

Edhe nėse vėrtet, Berisha, do ta kishte tė mirė qėllimin e ndryshimeve, ligjet nuk bėhen me shpresėn se ato do tė shfrytėzohen gjithnjė nga njerėz vullnetmbarė. Le ta zėmė pėr njė ēast se ai mund tė zgjidhte nė krye tė kėshillit drejtues tė RTVSH-sė njė figurė publike si Fatos Lubonja, tė cilit pėr nga pavarėsia, kultura, aspiratat, pakkush mund t’i afrohej. Nuk ka dyshim se njė zgjedhje e tillė do tė pėrshėndetej nga mbarė opinioni. Por problemi ėshtė se ligjet nuk bėhen vetėm pėr njė mandat.

Dhe me tė njėjtin ligj qė shefi i mazhorancės aktuale mund tė bėnte njė zgjedhje tė duartrokitshme, njė mazhorancė tjetėr mund tė pillte njė monstėr. Sepse, pėr tė mbetur te ndryshimi i ligjit pėr kėshillin drejtues tė RTVSH, propozimi i qeverisė ia lė krejtėsisht ekskluzivitetin nė dorė mazhorancės. (Me pesė vetė tė zgjedhur nga parlamenti, njė nga komiteti i tė pėrndjekurve, njė nga komiteti, duhet theksuar, shtetėror i minoriteteve).

E nė kėtė moment shumė media kanė tė drejtė tė frikėsohen. Opozitės i lind e drejta tė bėrtasė se po preket liria e fjalės, megjithėse ajo vetė nuk garantoi ndonjė gjė mė shumė kur pati nė dorė t’i reformonte kėto institucione.

Po atėherė, ē‘duhet bėrė? Njė propozim alternativ tashmė gjendet nė treg. Eshtė ai i rikthimit tek institucionet e balancuara politikisht. Nė fakt ajo ėshtė njė zgjidhje qė mund t’i qetėsojė gjakrat momentalė, por qė nuk i jep rrugė thelbit tė problemit. Praktika ka treguar se RTVSH-ja, psh., nuk qe krejtėsisht e pavarur, pavarėsisht se ajo udhėhiqej nga njė kėshill i balancuar nė ngjyrime. Njė arsye tjetėr ėshtė se formula e barazpeshės politike, prezumon, ashtu siē ka ndodhur rėndom, vėnien nė kėto poste tė atyre njerėzve qė vijnė nga gjiri i partive apo nga rrethi i besnikėve tė tyre.

E kėtu prapė nė rastin e RTVSH, harrohet se motivi i tė qenit tė kėtij institucioni publik, nuk ėshtė vetėm politika. Por ėshtė mbi tė gjitha, kultura shqiptare, problemet e shoqėrisė, problemet e gjuhės, sportit, shėndetit, shkencės. Prandaj do ishte mirė qė nė vend tė partiakėve tė devotshėm, tė shihej mundėsia e afrimit nė institucione tė tilla, e figurave jo me ambicie thjesht politike, por me ambicie intelektuale, qė dinė se ēfarė kėrkohet dhe dinė se si mund tė arrihet ajo.

E pas kėsaj lind edhe njė pyetje tjetėr: Si mund tė afrohen njerėz tė tillė nė kėshillin drejtues tė RTVSH, ose teknicienė, juristė, apo vullnetarė tė zbatimit rigoroz tė ligjit nė KRTSH? Kėtu nė fakt qėndron thelbi i problemit. E pėr kėtė, njė lėvizje tė re duhet tė bėjė sėrish qeveria, e cila e hapi kėtė debat pėrmes propozimit tė njė projektligji, ndoshta qėllimmirė nė parim, por plot difekte e tė meta nė formulim. E pra topi ėshtė nė fushėn e saj. Ajo mund ta tėrheqė draftin e propozuar, pa ndryshuar qėllimin e reformimit tė kėtyre institucioneve. Ndėrkohė aktorėt mė tė interesuar, pronarėt e mediave, shoqatat e gazetarėve, faktorė tė tjerė tė shoqėrisė civile, mund tė paraqesin propozimet e tyre. Nė mėnyrė qė qėllimi i ndryshimit tė arrihet, por qė produkti i tij tė mos jetė as i njėanshėm, as thjesht i politizuar.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara