HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Prishet “solania” apo lidhja sado-mazohiste (S-M)

-- nga Alfred CAKO

Alfred CAKO Para disa ditėsh, zyrtarisht, Republika e Malit tė Zi (MZ), pas 88 vjetėsh nėn hijen e suzerenitetit serb, shpalli pavarėsinė. Hija e veprimeve tė dikurshme tė Milosheviēit dhe vojvodave tė kuq serbė tė tipit Milutinoviė tė ngrefosur para pėrfaqėsuesve hijerėndė perendimorė (Shelton, Naumann, Clark, Solana, Holbrooke), kanė mbetur pa dafinėn e radhės nė skenėn e ish-Jugosllavisė. Tė tjera dafina priten tė bien nga balli i saj i zbehtė sė shpejti. Radhėn e ka Kosova. Mė pas mbase edhe Vojvodina pret e karfosur brenda fatit tė vet tė trishtė pėr tė ndryshuar statusin. Kėtė e ka kuptuar ndoshta Tadiēi, i cili ndryshe nga gjuha e drunjtė e Milosheviēit, falėnderoi menjėherė “nga zemra” Gjukanoviēin pėr formėn e referendumit, nė njė pėrpjekje pėr tė sunduar ndjenjat dhe pėr tė mos lejuar shthurjen dhe ngeljen e Serbisė sa vilajeti i Beligradit. Madje ai ka gjasa tė jetė vizitori i parė nė Podgoricė.

MZ, me kėtė lėvizje po ua lehtėson punėn edhe pėrfaqėsuesve tė Kosovės nė Vjenė, pasi serbėt nuk mund tė pėrfaqėsojnė tė vetėm marrėveshjen e Kumanovės pėrballė OKB-sė. Lidhja e ruajtur me rekomandimin “dashamirės” tė Solanės para tre vjetėve dhe e quajtur si njė lidhje “sadomazohiste” (SM, njė lojė inicialesh nga termi i federatės sė re Serbia-Montenegro) prej Bugajskit, u prish. Nė fakt, shpullėn e radhės e ka marrė Rusia dhe triumfi i skemave tė saj mbi njėshekullore ballkanike. Gjithsesi, nė faqen e Rusisė ka ngelur njė shuk kartėmonedhash jeshile pėr tė pranuar qė tė lėshojė me paqe ato qė i kishte fituar me luftė, ndoshta fryt i 2-3 shekujve. Evropės sė ngazėllyer dhe njė pjese nga superklasa perėndimore e “kapitalizmit menaxherial” dhe disa shoqėrive tė tyre “of shore” prodhuese-financiare, po iu paraqitet njė vend mė shumė nė Ballkanin historikisht tė askujt, pėr parajsė fiskale dhe evazion tatimor nė vendet e tyre.

Natyrisht qė malazezėt do ta kuptonin qė ishin ngutur kur kishin shpresuar dikur se princi i tyre, Mirko, do tė sundonte edhe Serbinė pas vrasjes sė mbretit serb, Aleksandėr Obrenoviqit dhe gruas sė tij tė shthurur, Dragės, mė 1903-shin. Vetėm 16 vjet mė vonė, pas Traktatit tė Versajės, ata do tė shikonin qė mbretėria e tyre do tė shkėrmoqej edhe pėrkundėr faktit se ishte rreshtuar me fuqitė fituese tė Luftės sė Parė. Princi i ri ishte djali i tė ashtuquajturit “vjehrri i Evropės”, Nikolla I. Ajo qė vumė re dhe qė ishte edhe kali i betejės sė ithtarėve tė ndarjes de jure nga “solania”, ishte ndėrprerja e bisedimeve me Serbinė pėr njė afat tė pacaktuar nga ana e BE-sė, pėr shkak tė mosdorėzimit nė Tribunalin e Hagės tė Mladic e Co.

Megjithatė, ėshtė i dukshėm fakti (deklarimet e Gjukanoviēit pėr njė hyrje tė shpejtė tash, nė BE, duken naive ose demagogjike) se vendet tona ka gjasa tė kenė njė fat tė pėrbashkėt pėr hyrjen nė strukturat e BE pėr shkak tė problemeve tė ngjashme ekonomiko-institucionale. Gjithsesi, po tė shohim historinė para shekullit tė 20-tė tė MZ-sė dhe Ballkanit, nė pėrgjithėsi nuk mund tė mos na kalojnė si nė njė teatėr absurd emra popujsh, vendesh, traktatesh, fitimtarėsh dhe tė humburish (kėta tė fundit gjithmonė janė ballkanasit), emra sundimtarėsh tė huaj apo ballkanas si dhe religjionet e ndryshme dhe ndikimi i tyre pėrcaktues nė kėtė rajon kaq tė diversifikuar jo vetėm nga fati, popujt, klima dhe terreni gjeografik.

Natyrisht qė me historinė e MZ-sė janė tė mpleksura emra popujsh dhe vendesh qė kanė ndikuar dhe janė ndikuar prej popullit tė tij nė politikat reciproke. Tė tillė janė bogumilėt boshnjakė, serbėt, kroatėt, shqiptarėt dhe bullgarėt nė kėtė teatėr absurd tė Ballkanit, krahas tė tjerėve. Tė gjithė biem nė njė mendje, ndoshta, qė kryesorėt qė kanė sunduar, apo ndikuar sė fundi, nė periudha tė gjata apo tė shkurtra kanė qenė fuqitė e mėdha ushtarake e politike tė kohės: Roma, Bizanti, Venediku, Turqia, Austro-Hungaria, Rusia, Gjermania, Italia, BE-ja, SHBA-ja.

Duke pėrjashtuar periudhat romake tė parakrishtėrimit (kur Roma nėnshtroi Ilirikumin dhe Dalmacinė), pėr shkak se racat sllave zbarkuan nė rajon nga shekulli VI, nuk mund tė mos kujtojmė me njė turravrap emra tė tillė tė rėndėsishėm njerėzish, marrėveshjesh, vendesh tė kėtij rajoni rreth MZ-sė si: Konstandini i Madh, Justiniani, Borisi, Samueli, Stefan Dushani, Balshajt, Koncili i Tivarit (ku Kisha Katolike vendosi “celibashllėkun” apo moslejimin e martesave tė prelatėve tė vet); Uluh Aliu ( beu i Algjerit qė pushtoi bregdetin e MZ-sė mė 1571-shin); Sabatej Zevi (ēifuti mysliman Doenme i Ulqinit dhe Beratit, i cili tėrhoqi pas vetes shumė tė krishterė ortodoksė, katolikė e protestantė nė tė gjithė Evropėn e krishterė, duke pretenduar se ishte Mesia); Bushatllinjtė (sidomos Kara Mahmudi, i cili pushtoi dy herė MZ-nė, madje edhe Cetinjėn, ku hapi 7 puset qė edhe sot thirren me emrin e tij deri sa nė luftėn e dytė u vra prej malaziasve dhe koka e prerė iu varros nė fshatin Krus pranė Podgoricės, vend nė tė cilin Nikolla i Parė u rrek me sukses t’u mbushte mendjen qytetarėve tė vet, shumica me origjinė shqiptare, pėr tė rrokur armėt kundėr Vjenės, duke u thėnė atyre se unė jam gati tė vdes “kėtu ku ra dėshmor Kara M. Bushatlliu); Campio Formio (traktati i Napoleonit qė prishi ekzistencėn dhe sundimin e Venedikut mbi vijėn lindore tė Adriatikut); Kongresi i Berlinit mė 1878-ėn; Hot dhe Grudė; Ulqin dhe Tivar (njėherė sulltan A. Hamiti pati thėnė pėr flotėn angleze qė kėrkonte tė zbatonte vendimet e “Berlinit” dhe tė pėrulte me gjak popullsinė shqiptare tė Ulqinit se “a ka dalė ndonjė flotė qė u ngjitet maleve?”, pasi i kishte shitur shqiptarėt dy herė: Sė pari, nė Shėn Stefan); Konferenca e Londrės mė 1913;-ėn H. Prishtina dhe I. Boletini (kėtė tė fundit e pėrdorėn dhe tallėn keqas dy shtėpitė e Njegoshave dhe Karagjorgjevicit para Luftės I Ballkanike pėr ēlirimin e Shkupit me gjak shqiptari, ashtu siē do tė bėnin serbo-malazezėt me komunistėt e Hoxhės dhe F. Hoxhėn 35 vjet mė vonė); E. P. Toptani dhe O. Bali (figura tė pandriēuara nė rrethimin e Shkodrės nga M. Z, i cili iu sul kėsaj treve pasi nuk e mori dot Prizrenin, tė cilit edhe nė himn i kėndonin si kryeqytetit tė tyre tė ėndėrruar); Popoviē dhe Mugosha; Tito, Hoxha dhe Pijade etj.

Emra qė natyrisht kanė vendosur, si aktorė tė dorės sė dytė, deri diku, fatet e drejtimit tė kombeve tė tyre. Tirana komuniste edhe kur ishte dukur se krijoi varėsi direkte me Moskėn mbas 1948-ės, nė fakt ajo e kishte pasur “kuartjerin” e vet tė parė nė Beograd. Dihet se Hoxha komunikonte me Titon me telefon deri sa ky i dyti ndėrroi jetė. Madje dhe ngjarjet e “97-ės, vrasja e A. Hajdarit dhe dalja e emrave tė rinj nė skenė si Majko, Meta, Xhinxhiq, Gjukanovic janė shfrytėzuar nga fuqitė ndėrkombėtare pėr tė krijuar “erėn e re” serbo -shqiptare apo anėn e kundėrt tė medaljes Tito-Hoxha, qė mund tė ketė funksionuar si skemė e vjetėr nė miniaturė deri nė shtator tė 1998-ės (apo mė saktė nė mars-qershor ’99) midis Beogradit-Tiranės- Podgoricės-Shkupit. Mė pas radhėn do ta ketė prishja e hallkės Beograd-Moskė.

Rajoni po ēmontohet pjesė-pjesė. Edhe pėrshėndetja e Buēkovskit, Ēekut dhe, sidomos ajo e Berishės nga Shkodra, ishin domethėnėse nė kėtė drejtim tė ri, pasi Shkodra dhe rrethinat e saj kanė histori tė trishtė me MZ-nė. Kėtė histori aspak rozė e ka pasqyruar dhe poeti ynė kombėtar, epiku Gj. Fishta, i cili me tė drejtė ka parashikuar se lidhjet serbo-malazese janė dhe do tė jenė, pavarėsisht nga rrethanat ndėrkombėtare, mė shpirtėrore dhe tė ngushta se ato me shqiptarėt. Megjithatė, edhe vetė shqiptarėt kanė luftuar pėr arsye politike me njėri-tjetrin. Madje edhe Kara Mahmuti para nėnshtrimit tė MZ-sė, kishte shkretuar dhe nėnshtruar Gjakovėn dhe Prizrenin me rrethinat, vetėm pėr njė shpullė qė kishte marrė nė pazarin e Gjakovės njė tregtar katolik nga Shkodra.

Natyrisht qė feja dhe intoleranca fetare i kanė hedhur njė lugė me helm mė tepėr historisė sė filxhanit tė nxehtė plot hidhėsirė tė Ballkanit, nė kėtė rajon ku kryqėzohen dy fetė kryesore dhe sektet e tyre tė larmishme. Madje pranė kufirit shqiptaro-malazias kanė qenė ndarė, pas Koncilit tė Nikesė, pushteti shpirtėror kristian i Romės dhe Konstandinopolit. Pra, afrimet dhe largimet, sipas interesave tė momentit, janė njė déją vu tragjikomike e popujve tanė (nė fakt, kjo mėnyrė tė sjelluri ka qenė edhe karakteristikė e popujve edhe tė Evropės Perėndimore deri 60 vjet para) qė kaluan sė bashku nga feudalizmi dhe marrėdhėniet fiziokratike tė kėtij sistemi ekonomiko-politik, nė njė sistem tjetėr ideologjik dhe inproduktiv si komunizmi.

Karakteristikė e gjithė kėsaj periudhe ka qenė tregtia me barter apo klering dhe jo pėrdorimi nė masė i parasė monetare, si vlerė e vetme e pėrbashkėt e mallrave. Vendet dhe popujt tanė arritėn, nė fakt, tė krijonin qysh para 3-4 shekujsh njė klasė tė brishtė tregtare, ēka hodhi bazat pėr urbanizimin delikat tė shoqėrive tona, por pa kaluar nė gildet dhe manifakturat qė nė perėndim krijuan klasėn borgjeze dhe marrėdhėniet e reja nė prodhim tė cilat sollėn nga ana e tyre industrializimin dhe teknologjinė. Moshedhja e kėtyre hapave, pėr shkak tė prapambetjes sė Perandorisė Turke, na ka lėnė ne sot si lypsarė dhe tė pabarabartė nė politikat tona ekonomike, ndonjėherė edhe vrastare me “MTL”-tė pėr disa mallra pa proteksion me vendet jashtė rajonit e duke na kthyer nė popuj qė nuk prodhojmė, por vetėm tregtojmė jo nė kuptimin e shėndoshė merkantilist tė ekuilibrave import-eksport; qė eksportojmė kryesisht krahun tonė tė punės si emigrantė - kjo jo si lėvizje e lirė, - dhe shpenzojmė rreth 2 300 $ pėr frymė pėrballė perėndimit qė e ka GDP-nė pėr frymė 13 herė mė tė lartė se ne.

Gjithsesi, ajo qė shpresojmė qė tė jetė kuptuar si mesazh nga referendumi i MZ-sė ėshtė fakti se popujt e kėtij rajoni me qytetėrim tė lashtė greko-romako-bizantin, duhet tė bashkėpunojnė dhe jo tė kenė ambicie imperialiste si serbėt. U pa qartė se shqiptarėt u bėnė faktor nė MZ me 7-8 % e tyre nė votime duke vėrtetuar fjalėt profetike tė znj. E. Durham, e cila para njė shekulli do tė shkruante profetikisht se “shqiptari ėshtė mė i hershmi dhe mė i riu nė G. Ballkanik. Ai dhe tė drejtat e tij qėndrojnė nė themelet e shumicės sė problemeve, prandaj ēdo skemė pėr rregullimin e tyre qė nuk i jep atij hapėsirė tė zhvillohet sipas vijės sė tij, ėshtė e destinuar tė dėshtojė”. Fjalė tė mėdha apo jo. Pas kėtyre fjalėve heshtja do tė fliste mė tepėr.

Shekulli, 30.05.2006

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara