HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Njė vėshtrimi kritik i letėrsisė sonė

Mbi veprėn "Letėrsia e pame ndryshe" tė autorit Zef Simoni, Ipeshkėv

-- nga Anton Ēefa

Anton Ēefa

Botime Franēeskane, Shkodėr, 2006

Ky libėr, qė i paraqitet lexuesit nga Monsinior Zef Simoni, - "Letėrsia e pame ndryshe" - pa synue pėr tė qenė njė monografi kritike analitike, e hollėsishme e gjithpėrfshise e letėrsisė sonė, ravijėzon nė njė vėshtrim panoramik personalitetet e letrave tona, pėrbasit ma tė qenėsishėm tė veprave letrare, kumteve tė tyne, duke ndėrthurė aty-kėtu edhe shpjegime pėr ēashtje tė ndryshme teorike tė artit, qenėsisė sė tij, marrėdhėnieve tė tij me realitetet shoqnore; kryesisht, me religjionin dhe moralin.

E shkrueme me dorėn e njė shqetėsimi tė vetėdijshėm, tė thellė e nevralgjik ndaj ndikimeve tė pėrmbajtjeve e mesazheve letrare negative dhe vlerėsimeve tė gabueme a tė ndergjegjshme e tė qellimshme tė kritikės letrare nė tė kaluemen, dhe me pėrkushtimin human tė njė prifti ndaj misionit tė vet, qė asht qiellor pikėrisht sepse asht i lidhun ngusht me tokėn e hallet e saj, vepra godet pa mėshirė "mėkatet", tue shtrue nevojėn e "pendesės" dhe katarsit.

Bukuritė e artit letrar dhe vlerat e tij estetike, njohėse e edukative vihen nė peshojėn e njė kriteri tė vetėm kategorik: moralit tė veprės letrare.

"Artet, letėrsia janė vepėr e shpirtit, qė i jep frymė religjioni. Religjioni nuk asht art, por vertėtėsi e mbinatyrshme prej kah vjen edhe fuqia e virtyteve dhe e frymėzimit". E shprehun ndryshe nė kėtė vepėr, lėtėrsia trajtohet nga pozitat e njė besimtari; ma tej, tė njė besimtari katolik dhe ma pėrtej, tė njė prifti, bile tė njė ipeshkvi, dhe, njėkohėsisht, edhe tė njė letrari e kritiku, qė i njeh letėrsisė njė mision tė naltė edukativ, moral, estetik, dhe patriotik.

Diktue nga qėllimi i trajtimit tė landės dhe nga kriteri i kėtij trajtimi, vepra fiton njė fizionomi strukture tė veten, origjinale. Jepen vlerat ma spikatėse pėr shkrimtarėt, pėrgjithėsisht, pa u futė nė analiza tė plota veprash, krtikohen pikėpamjet dhe mesazhet, qė kanė sjellė ndikime negative nė formimin e lexuesve. Shkrimet kundėr besimit, kundėr Zotit "nė vend qė tė sjellin pėrparim, bijnė regres, nė vend tė shpėtimit disfatėn, nė vend tė lirisė terrorin, tė qetėsisė shpirtnore vrasjen shpirtnore e nė vend tė rendit anarkinė".

Kėshtu, tehut tė ashpėr tė kritikės nuk i kanė shpėtue as kulmet e letėrsisė sonė aq tė vlerėsuem nė studimet e deritashme, si Naimi, Noli, Konica, Koliqi, etj. Damtimet nė moralin e veprės letrare - argumenton autori - kanė rrjedhė nga ndikimet filozofike, sociologjike e politike tė doktrinave, qė bien ndesh me moralin fetar, e damtojnė apo e mohojnė atė. Nė mėnyrė tė veēantė, janė kritikuar ndikimet nga deizmi, panteizmi, iluminizmi nė fillim dhe qė kanė pėrfundue tek pozitivizmi e materializmi. Deizmi dėnohet si rrugė qė futė mėsimin dhe idenė se Perendia nuk ka asnjė lidhje me botėn. Simbas kėsaj doktrine, Zoti asht vetėm njė spektator e njerėzimi ka punėn e vet ndėr tė mira e ndėr tė kėqija. Nė vijė tė kėtij gjykimi, autori shtron pyetjen: "Ēka kishin me na u dashtė ne lidhjet me njeni - tjetrin, po tė mungojshin lidhjet me Zotin e tė Zotit me ne?"

Mėsimet e ilumistave me idetė e tyne ēuan tek pozitivizmi i August Compte-s, "njė teori reaksionare me ide tė kufizueme, qė do tė pėrjashtojshin me pėrbuzje tė mbinatyrshmen". Kritikohet deizmi i Samiut dhe panteizmi i Naimit qė "e ban tė njajtė Zotin me materien", tue i hapė rrugėn materializmit dhe darvinizmit ekstrem. Shumė ashpėr kritikohet Ēajupi, qė pėrveē se asht "shkrimtar i sa shkrimeve atdhetare e vjershave tė bukura", asht kundėrshtar i besimit dhe antiklerikal. Me anėn e njė pyetjeje retotike tė fuqishme, autori i drejtohet lexuesit: "A me kėso idesh do tė mbėkambet Shqipėnia?! Cila kishte pėr tė kenė detyra jonė tė dojė e tė ēmojė pėr hir tė disa rreshtave tė mirė e letrarė persona qė nuk duen tė njohin Zotin e ta luftojnė?"

Mbasi jepen vlerėsimet ma tė nalta pėr Nolin "fjala e tė cilit asht e madhnueshme si poezi ashtu edhe nė prozėn pėrshkruese, tregimtare e parashtruese, me fuqi burrnore e heroike" dhe qė cilėsohet si "bomba historike nėpėr terrenet mbretnore tė monarkisė sulltanore", qė nė poezitė e tij "jepte njė strukturė zemrake tė politikės shqiptare me njė shpirt demokratik tė vendosun", Noli kritikohet pėr pėrkthimet nga Shekspiri, sidomos pėr Hamletin, ku predikohet hakmarrja, pėr pėrkthimin e Ibsenit e tė Hauptmanit me burime devijimesh e tė sa mendimeve damtuese.

Autorė si Koliqi, Konica, rishtas Noli, kritikohen, pėr licensiozitet; Konica pėr stilin fyes plot shamje e fjalė tė ndyta. Vihet nė dukje e argumentohet fakti qė duhet tė shahet e tė urrehet e keqja e jo i keqi, njeriu. Noli kritikohet pėr "Rubairat" dhe Koliqi pėr "Shija e bukės mbrume", "ku ka landė qė prishin njė popull, tue rritė njė rini tė prirun kah instinkte".

Ma ashpėr se tė gjithė shkrimtarėt kritikohet Migjeni "si pėrkrahės i njė bote tė pa Zot e i njė shoqnije pa religjion". Migjeni, "figura e sėmunrė e anti-Krishtit nė letėrsinė tonė", sado qė qe njė artist i madh origjinal, "me proza e poezi tė dhimbshme qė futėn nė thellėsi tė fatkeqėsive, tė mjerimeve tona, por tue ēue kah protesta tė rrezikshme, pse pėr idetė qė paraqet autori, damet i sjell tė mėdha, me landė kryesisht pa Zot e mbushė me urejtje kundėr klerit katolik. Ka shkrue me urrejtje kundėr motrave, qė i kanė sjellė aq e aq tė mira tė sėmurėve e tė vorfėnve. Mjafton me pėrmendė Nanė Terezen me urdhnat qė ka krijue ajo dhe pa lanė mbanesh edhe murgeshat e spitalit Torre Pelice, qė u kujdesėn me dashtėni e sakrificė pėr poetin e sėmundė. Me kėto ide, ai do t'i bante shėrbim komunizmit, i cili "do tė luftonte e do tė punonte pa asnjė lavdi pėr tė shėrue plagėt e botės, mbushė me vorfni e shtypje, por qė askush nuk do t'ia shtonte ma randė, ma idhtė, me persekutim tė rafinuem e tė parafinuem tė vobektėve, tė shtypunve e tė drejtėve mjerimet me tė gjitha format, pėr t'u quejtė me tė vėrtetė komunizėm tanėsisht mbrapshti e rrenim". Simbas teologjisė e moralit kristian tė kėqijat e vuajtjet e njerėzimit shėrohen me ndimėn e Krijuesit.

"Letėrsia e pame ndryshe2 nuk pėrfill rrymat letrare: "nuk kemi pasė rryma tė zhvillueme letrare si letėrsitė e mėdha tė kombeve tjera", "kemi copa rrymash"; por i njeh letėrsisė sonė vetėm njė rrymė: atė tė realizmit socialist, e cila - si letėrsi e mbėshtetun nė skajin ma negativ tė filozofisė, nė materializmin dialektik e historik dhe nė ideologjinė marksiste-leniniste, pjellė e tij, - nuk pasqyron tė vėrtetėn, por e shtrembnon atė. "Nė kjoftė se njė vepėr nuk ka vėrtetėsi rranjėsisht, qėndron gėnjeshtra e, ma tepėr se gėnjeshtra, dhuna e pėrzieme me atė, mungon baza e artit, esenca e tij." - thotė autori.

"Veprat e realizmit socialist ngrihen kundėr pronės private, kundėr religjionit, kundėr jetės njerėzore, familjare, shoqnore, intelektuale, me diktaturėn e egėr tė luftės sė klasave." Prandaj, pėr hir tė talentit, pėr hir tė mjeshtėrisė artistike "nuk duhen vlerėsue kurrė veprat e pėrmbajtjes helmuese".

Kėshtu kritikohen Dritėro Agolli, Ismail Kadare, Jakov Xoxe, Dhimitėr Shuteriqi, etj. Permendėn si disidentė Trebeshina e Xhaferi; vlerėsohet nalt Camaj, me atributin "fuqia e pendės", i cili nė romanin "Rrathėt" ka paraqitė "individin nė njė shoqėni totalitare, qė kalon nė tre rrathė: rrathė uji, rrathė zjarri e rrathė gjaku"...

Trajtohen ma ndej njė grup shkrimtarėsh klerikė mbas diktaturės, si Dom Nikollė Mazreku, Dom Jak Zekaj, At Zef Pllumi, Mons. Frano Illia, Dom Zef Simoni, qė vuejten burgjet komuniste, por nuk u pėrkulen dhe i qendruen besnikė besimit dhe atdheut dhe vertetėsisė sė artit.

Gjithashtu ēeken shkrimtarėt e burgosun: Musine Kokalari, Pjetėr Arbnori, Frederik Reshpja, Visar Zhit, Maks Velo, Luan Myftiu, si dhe disa shkrimtarė tė talentuem tė ditėve tona si Fatos Kongoli, Preē Zogaj, Rudolf Marku, Besnik Mustafaj.

Libri pėrfundon me "I persosuni i botės e i gjithēkafes asht Zoti"...

* * *

Vepra ka njė fizionomi tė vetėn parashtrimi, qė buron nga fakti qė nga pena e autorit nuk rrjedh vetėm gjykimi, analiza e ftohtė e studiuesit; sepse, tue qenė njė personalitet i letrave, penėn e ven nė lėvizje edhe njė forcė tjetėr shpirtnore: ndjenja. Gjykim e ndjenjė pėrndriten nga ideali. Komentet janė origjinale, hove tė fuqishme, tė befasishme e tė sinqerta, tė indėzueme pėrherė nga emocione tė fuqishme. Po bie njė shembull: Nė fillimin e bukolikės sė Naimit "Bagėti e Bujqėsi": 'O ju malet e Shqipėrisė e ju o lisat e gjatė!' - shkruen autori - na shtohen ndiesitė, kemi njė hymen qė kėndon madhėni shqiptare e me prirje naltėsie, pėr tė cilėn kemi aq nevojė. Malet qė kanė njė bukuri egėrsuese, kanė edhe ajrin e pastėr e fuqinė mitike tė orėve e tė zanave: njė pastėrti qė tė jep mundėsi tė shofish nė thellėsi, e sadopak nė horizont".

Kjo fizionomi parashtrimi e landės i jep njė vulė origjinaliteti bukurie tė veēantė stilit tė autorit, i sendėrtuem me fraza shpesh tė gjata e po aq shpesh edhe tė shkurta, shumė herė eliptike. Do tė zgjateshim po tė jepshim shembuj. Asht njė stil tashma karakteristik, qė e dallon autorin; njė stil i konsoliduem, sepse ai e ka pėrdorė vazhdimisht, edhe nė vepra dokumentare, memoriale e edhe letrare artistike. Ndėr shumė elemente tė tjerė stilistikė tė shfrytėzuem mjeshtėrisht, mė vjen mbarė tė dalloj pėrdorimin e dendun tė shkallėzimeve, aliteracioneve dhe esklamacioneve nė funksion tė sqarimit e tė pėrforcimit tė idesė, thellimit dhe shtrimjes sė ndjenjės. Jo vetėm frazat e shkurta e tė randueme nga mendimi, po edhe tė gjatat, jo rrallė i japin stilit ngjyra sentence: "Arti pėr tė ekzistue duhet tė japė vlerat poiztive tė kohės", "Artisti i pėrkryem nė ekzistencė asht Zoti", "Ideali ma i zgjedhun nė botėn e fajeve asht ai i pendimit rranjėsuer. Njeriu i papenduem nuk ka njohje tė hapun, as ecje e jo udhė zhvillimi. Udha e zhvillimit ka horizontet e veta, qė shkojnė shumė thellė: thellėsi tė pastėrta e bukuri sublime, qė i pėrkasin idealeve ma tė nalta tė njofjes", "bashkimi, qė fillon me mirėkuptim, duhet tė arrijė te harmonia. Ma vonė vjen uniteti qė asht maja e dukshme e suksesit".

Ky stil origjinal e gjen veten sidomos nė pėrcaktimet e veprave, nė karakterizimet e personaliteteve tė letrave, tė situatave dhe tė fakteve tė veēanta, me anėn e fjalive tė shkurta, zakonisht eliptike, me epitete e atribute, tė veshuna aty-kėtu me njė rrobė tė mėndafshtė metaforike, qė shkojnė crescendo, me pėrsėritje nė pėrforcim e sqarim tė ideve, etj. Ja njė fragment nga karakterizimi i Fishtės: "…Talent mbi talent. Asht i dashtun, i rreptė, i fuqishėm, mendimtar, meditativ, i gojės, i zemrės, energjik, i shiut tė butė, i reve tė zeza, i rrufeve e i bubullimave, e i qiellit, i qiellit tė kaltėr nė hapsinat shqiptare, i pavdekshėm edhe mbas deke, monument nė vorr edhe kur eshtnat e tij tė jenė tretun…", "Nė pikapamje artistike asht i veēantė: asht njė thellėsi, naltėsi, shtrisi me njė ushtimė, me krizėm dhe me tinguj melodiozė…."

Vepra lexohet me kėnaqėsi e shije pėr stilin; me interes pėr idetė origjinale, pėr mėnyrėn e trajtimit tė landės dhe pėrfundimet e arrituna; me kėrshėri pėr komentet, vlerėsimet e sidomos pėr tehun e kritikės; me pėrfitim e dobi si njė pamje e veēantė, e ndryshme, e letėrsisė sonė.

Edhe pse e shkrueme nga njė meshtar katolik, ajo lexohet me andje nga ēdo njeri i zakonshėm, i ēdo besimi qoftė; mjafton qė pėr te "nuk ka ideal ma tė naltė se me njoftė Zotin, me pranue qenien e Tij, se me e dashtė Zotin, me i shėrbye e me jetue pėr Atė". Sepse, "me njoftė qenien e mbinatyrshme - thotė autori - asht nė natyrėn njerėzore."

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara