HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


DIASPORA E HARRUAR

-- nga Prof. Dr. Agron Fico

Agron Fico Gjatė kėtyre 10 vjetėve nė emigrim jetoj me diasporėn, jam bėrė pjesė e jetės sė saj. Mė kanė pėrthithur vėmendjen aspekte tė ndryshme tė frymėmarrjes dhe zhvillimit tė brendshėm tė diasporės. Diaspora ėshtė njė fakt i njohur pėr realitetin shqiptar. Ka luajtur njė rol me rėndėsi nė historinė kombėtare shqiptare. Kėtu ėshtė fjala jo vetėm pėr ato ngulime shqiptarėsh nė Itali, Greqi, Turqi etj., por edhe pėr atė mėrgatė shqiptare nė SHBA, Egjipt, Rumani, Bullgari e vende tė tjera. Ky shkrim bėn fjalė pėr diasporėn shqiptare nė SHBA, e cila ka njė histori mbi njėqindvjeēare.

Ajo ka dhėnė njė kontribut tė dukshėm nė vetė fatin e Shqipėrisė dhe mbarė hapėsirės shqiptare. Aty lindėn dhe u ngjizėn lėvizje tė fuqishme atdhetare dhe dolėn shtetarė tė mėdhenj dhe shkrimtarė tė shquar si Fan Stilian Noli, Faik Konica dhe njė plejadė atdhetarėsh tė tjerė tė zjarrtė. Qysh nė fillimet e shekullit tė kaluar, diaspora shqiptare nė SHBA, u bė mbėshtetja kryesore pėr lėvizjet, pėrpjekjet dhe luftėrat e shqiptarėve kundėr Turqve tė Rinj (xhonturqve) pėr “mėvetėsinė” e Shqipėrisė, qė u kurorėzuan me ngritjen e flamurit shqiptar mė 28 Nėntor 1912 nė Vlorė nga diplomati i ndritur dhe atdhetari i madh Ismail Qemali, duke e shpallur Shqipėrinė shtet tė pavarur.

Ėshtė mjaft domethėnės fakti qė organizata panshqiptare “Vatra”, themeluar nė ato vite nga Fan Noli, u bė pėrkrahėse e zjarrtė e shtetit tė ri e tė pavarur shqiptar. Veprimtaria atdhetare e “Vatrės” nė vitet 1912-1924 ėshtė mjaft e gjallė. Diaspora shqiptare me Fan Nolin nė krye dha njė kontribut tė dorės sė parė nė qėndrimin e presidentit amerikan Uilson (Woodrow Wilson) nė Konferencėn e Paqes nė Paris mė 1921, qė vulosi pavarėsinė dhe integritetin e shtetit shqiptar, tė rrezikuar nga shtetet fqinje shovinistė Greqi, Serbi dhe Itali. Nė vitet e vėshtira tė Luftės sė Dytė Botėrore dhe pas saj, diaspora shqiptare ishte pranė halleve dhe sfidave tė shumta tė Shqipėrisė dhe mbarė hapėsirės shqiptare.

Komuniteti shqiptar i Amerikės ndriti si forcė kryesore nė pėrkrahje tė popullit shqiptar tė Kosovės nė pėrpjekjet dhe luftėn kundėr pushtimit ushtarak serb. Shqiptarėt atdhetarė, me anė demonstratash, manifestimesh, kontaktesh me kongresmenėt dhe senatorėt amerikanė, e deri nė Shtėpinė Bardhė, i bėnė tė njohura gjendjen dhe aspiratat e shqiptarėve tė Kosovės. Mė 1999-ėn, krahas ndihmave me parą dhe me armė, nė Kosovė shkoi batalioni “Atlantiku”, qė luftoi krah pėr krah me motrat dhe vėllezėrit kosovarė.

* * *

Ndryshimet thelbėsore demokratike nė Shqipėri mė 1990-ėn dhe dėbimi i pushtuesve serbė nga Kosova mė 1999-ėn, sollėn ndryshime cilėsore edhe nė diasporė. Tė ardhurit rishtas nga e gjithė hapėsira shqiptare, shumica janė tė shkolluar dhe tė etur pėr tė ndėrtuar njė jetė tė re nė Amerikė. diaspora e rilindur ka fituar tipare tė reja shoqėrore-arsimore-kulturore. Ka pėrpjekje pėr njė veprimtari tė qėndrueshme arsimore-kulturore jo vetėm nė Nju Jork, por edhe nė Boston, Miēigan, Filadelfia, Dallas e gjetkė.

Shoqatat e shumta dhe me emra tė ndryshėm, krahas ruajtjes sė frymės sė grupimit etnografik, synojnė edhe aktivitete kombėtare si, festimi i pavarėsisė dhe i festave tė tjera kombėtare. Disa prej tyre kanė hapur edhe klasa pėr mėsimin e gjuhės shqipe pėr fėmijėt qė kanė lindur kėtu nga familjet emigrante shqiptare.

* * *
Njohja nga afėr dhe reale e kėsaj diaspore dėshmon se ajo ka sfida, tė cilat Shqipėria dhe Kosova duhet t’i njohin dhe tė ndihmojnė nė kapėrcimin e tyre. Pėr kėtė kėrkohet qė tė ndryshojė pėrfytyrimi dhe koncepti folklorik pėr vetė diasporėn ose, thėnė ndryshe, koncepti tradicional i shek XIX, qė e shikonte diasporėn thjesht vetėm nė kėndin mė tė ngushtė ekonomik. Ky koncept folklorik-tradicional mbahet ende gjallė edhe nga fakti se, pėrfaqėsitė diplomatike tė Shqipėrisė nė Uashington dhe nė Nju Jork kanė qenė dhe janė pothuajse tė paafta pėr tė ndėrmarrė studime ose vėzhgime bashkėkohore pėr gjendjen reale tė diasporės sot. Kėta diplomatė e kanė ngushtuar rrezen e njohjes kryesisht tek piceritė ose restorantet e kategorive tė dyta dhe tė treta tė shqiptarėve. Ata aspak ose tepėr rrallė i sheh nėpėr pėrurimet ose veprimtaritė kulturore-shkencore-arsimore tė komunitetit tė shqiptarėve nė Amerikė. Ata pothuajse nuk kanė kontakte dhe nuk takojnė kurrė intelektualėt e diasporės dhe njerėzit e artit e tė kulturės qė kanė ardhur nga hapėsira shqiptare nė Amerikė kėta dhjetėvjeēarėt e fundit.

Nga ana tjetėr ndodh qė delegacionet e ndryshme shtetėrore ose partiake, qė vijnė kryesisht nė prag fushatash tė zgjedhjeve parlamentare ose partiake nga Kosova ose nga Shqipėria, mblidhen dhe takohen me njerėzit e restoranteve, picerive ose me kujdestarė ndėrtesash. Kėshtu, nga takimi dhe biseda me kėta shqiptarė, kėto delegacione nuk mėsojnė ndonjė gjė me peshė dhe konkrete pėr diasporėn nė tėrėsi. Pra, rrethi ėshtė i mbyllur. Vijnė e ikin dhe kėta shtetarė ose partiakė pasionantė nuk marrin vesh as nuk kuptojnė dot pulsin e vėrtetė tė kėsaj diaspore. Ndodh edhe njė fenomen tjetėr qė tregon mungesė serioziteti. “Delegacionet” nga diaspora, qė janė persona fare pak tė njohur ose me status tė vogėl intelektual e publik, nė masmedian shqiptare ose atė tė Kosovės, paraqiten si diva tė diasporės, qė premtojnė gjėra tė mėdha, por nuk bėjnė dot asgjė. Pra, edhe nė kėtė rast, palėt pritėse nė atdhe, nuk mund tė kuptojnė as hijen e halleve tė diasporės.

Po cilat janė kėto veēori dhe cilat janė disa nga sfidat qė has sot diaspora shqiptare nė Amerikė? diaspora shqiptare ėshtė njė komunitet i fuqishėm demokratik dhe plot energji, qė ka tė drejtėn tė dėgjohet nė instancat mė tė larta tė shtetit shqiptar dhe atij tė Kosovės. Nė ligjin themelor, nė Kushtetutė, duhet tė bėhen ndryshime dhe tė pėrfshihet e drejta e votimit edhe pėr shqiptarėt nė emigracion dhe mbi tė gjitha t’u njihet e drejta qė tė kenė deputetėt e tyre. Kjo ėshtė kryesore, sepse lidh ligjėrisht shtetet mėmė me gjymtyrėt e veta tė larguara. Po pėrmend vetėm njė fakt: Kroacia ka 13 deputetė nga diaspora e vet. Disa shtete kanė madje edhe ministri tė diasporės. Nevoja e trajtimit sė problemeve jetike qė ka diaspora nuk mund tė zgjidhet vetėm me ngritje qendrash studimore, qoftė edhe me ndonjė institut pėr diasporėn, pa u krijuar sė pari kuadri i duhur ligjor pėr diasporėn.

Pas vendosjes sė sistemit demokratik nė Shqipėri dhe mbas shpalljes sė shpejti edhe tė shtetit tė pavarur tė Kosovės, ėshtė mė se e natyrshme qė, nė pėrfaqėsitė diplomatike shqiptare apo kosovare nėpėr vende tė huaja, tė ketė edhe diplomatė nga diaspora. Dihet se kjo diasporė ka me dhjetėra shqiptarė me status tė lartė politik, kulturor, publik dhe arsimor qė do t’i bėnin nder kombit po tė emėroheshin nė kėto pėrfaqėsi. “Ne kemi vetėm njė dėshirė: me ndihmue sa ma tepėr kombin tonė” -mė kumtonte nė njė bisedė atdhetari i familjes sė njohur Bytyēi, zoti Sabit. “…kemi shumė pėrvojė, njohje dhe lidhje me instucionet amerikane, qė do tė lehtėsonin dhe shpejtonin bashkėpunimin me shtetin amė.” diaspora shqiptare ndeshet me ēėshtjen e ruajtjes sė identitetit tė vet kombėtar, tė gjuhės dhe traditave kombėtare nė gjirin e shoqėrisė multietnike amerikane, qė ka njė forcė dhe energji tė fuqishme asimiluese. Kombet e tjera e kanė zgjidhur ēėshtjen e ruajtjes sė identitetit duke ngritur njė sistem tė tėrė: shtėpi kulture, institucione arsimore, librari, teatro etnikė, etj.

Komuniteti shqiptar ka pasur dhe ka veprimtarė, tė cilėt kanė bėrė dhe bėjnė pėrpjekje tė lavdėrueshme pėr ruajtjen e identitetit, por mundėsitė i kanė tė pakta. Mjafton tė pėrmendim se, as nė Nju Jork nuk ka ndonjė qendėr shqiptare, ndonjė dyqan ku tė shitej libri shqip, apo ndonjė sallė ku tė jepeshin programe artistike dhe kulturore shqiptare, ashtu siē kanė gjithė grupet e tjera etnike, duke pėrfshirė edhe fqinjėt tanė. Pėrpjekjet e intelektualėve vullnetmirė dhe aktivistėve atdhetarė nuk kanė mjaftuar pėr tė arritur kėto objektiva. Shteti i Shqipėrisė dhe ai i Kosovės duhet tė investojnė, tė ndihmojnė financiarisht pėr tė hedhur bazat e kėtyre institucioneve nė diasporė.

* * *

Jeta publike dhe kulturore-artistike e diasporės funksionon nėpėrmjet shoqatave, tė cilat janė anemike dhe kryesisht janė ngritur mbi baza etnografike-krahinore. Shoqatomania ėshtė gėrshetuar shpesh edhe me partimaninė. Kjo bėn qė kėto shoqata dhe parti tė ngjajnė mė shumė me klube, qė mblidhen kryesisht pėr festėn e 28 nėntorit ose pėr tė pėrkujtuar ndonjė figurė tė krahinės sė vet. Ka munguar dhe mungon njė bashkėpunim midis kėtyre shoqatave, tė cilat shpesh edhe shpėrfillin njėra-tjetrėn.

Po sjell njė fakt nga kohėt e fundit. Akademia e Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane bashkė me teatrin shqiptar nė Amerikė, organizuan njė mbrėmje kulturore me rastin e 70-vjetorit tė shkrimtarit tė madh Ismail Kadare nė mjediset e lokalit tė Bruno Selimit nė Manhatan. Pjesėmarrėsit ishin intelektualė, artistė, biznesmenė, shkrimtarė etj. Mbrėmja pati jehonė tė mirė dhe u pėrshėndet si njė arritje e komunitetit tonė. Pas disa javėve, me rastin e ardhjes sė shkrimtarit Ismail Kadare nė universitetin e njohur tė Kolumbias nė Nju Jork pėr tė mbajtur njė temė akademike, njė shoqatė me emrin “Kėshilli shqiptaro-amerikan” organizoi njė mbrėmje pėr t’i dhėnė njė ēmim shkrimtarit tė njohur.

Po tė bashkėpunohej edhe me Lidhjen e Shkrimtarėve dhe institucionet e lart-pėrmendura, kjo ngjarje do tė kishte njė nivel mė tė mirė. Diaspora shqiptare nė Amerikė mendjen dhe zemrėn e ka nė Shqipėri, nė Kosovė e nė mbarė hapėsirėn shqiptare, por edhe kėto nga ana e tyre tė mos e lėnė diasporėn tė harruar dhe tė mos kujtohen pėr tė vetėm nė prag fushatash elektorale parlamentare ose zgjedhjesh partiake. Nė pėrfundim mund tė thuhet se nė shekullin XXI vetė jeta dhe ekzistenca e diasporės duhet tė shikohet nė kėndin e njė koncepti bashkėkohor integrues me kombin tonė.

Shekulli, 21/07/2006

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara