HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


NJERIU I FLAMURIT

-- nga Prof. Dr. Agron Fico

( ”Ky Avni Rustemi i Nju Yorkut” )

Agron Fico Nju York, nentor 2006: 28 Nentori 1912, dita e bardhė dhe mė e madhe e historisė sonė kombėtare, ėshtė dita e pavarėsisė. Kjo ėshtė dita e kurorėzimit tė lufėtrave, pėrpjekjeve titanike me shpatė e pendė tė breza tė tėrė shqiptarėsh kundėr pushtimit tė egėr e tė gjatė turko-osman.

Kjo ditė e ndritur kombėtare na kujton, nė njė tė vetme, flamurin kombėtar, flamurin e kuq me shqiponjėn dykrenare. Kėtė flamur e ngriti burri i madh, kryediplomati Ismail Qemali, mė 28 Nentor 1912 nė qytetin bregdetar tė Vlorės.

Kronikat e kohės kanė fiksuar faktin se ishte ajo grua e thjeshte Marigo qė pati qėndisur kėtė flamur historik.


Ahmet Zherka

Kanė shkuar vite e vite, gati po bėhet njė shekull dhe ky flamur kuq e zi me shqiponjėn dykrenare ka prirė nė beteja breza luftėtarėsh, ka frymėzuar njerėzit e pendės, artistė dhe lahutarė, kėngėtarė dhe valltarė nė mbarė hapėsirėn shqiptare. Secili brez, me veprėn e vet atdhetare, e ka qėndisur mė tej kėtė flamur kombėtar.

Njė nga kėta figura tė shquara atdhetare, qė “e qėndisi” dhe e nderoi trimėrisht flamurin e kuq me shqiponjėn e zezė dykrenare ėshtė edhe i njohuri i Diasporės, Ahmet Zherka.

Trimi Ahmet Zherka e “qėndisi” me shtatė plumba nė ballė shkelėsin e pėshtirė tė flamurit kombėtar, nė ato ditė gushti 1975 mu nė zemrėn e Nju Jorkut, ne Manhatanin magjik. Ahmet Zherka u bė kėshtu njė Avni Rustem i Nju Jorkut.


Prof. Dr. Agron Fico dhe veterani i komunitetit, aktivisti i dalluar Ahmet Zherka

Ėshtė vėshtirė, tepėr e vėshtirė qė nė kufijt e nje shkrimi gazete te ndriēohet gjithė drama e atij akti tė rrallė, guximi dhe atdhedashuria e njė njeriu qė linte pas bashkėshorten me 7 fėmijė tė vegjėl.

Tung Baca Ahmet ! (forma e shkurtėr e pėrshėndettjes shqiptare 'tungjatjeta') e pėrshėndesin me nderim, dashamirės dhe miq, atdhetarin e shquar Ahmet Zherkėn; i njohur edhe si “njeriu i flamurit”


Ahmet Zherka

Ahmet Zherkėn e kanė lindur Alpet shqiptare, aty ai u shoqėrizua me shkreptimat gjėmėmėdha dhe rrufete tronditėse. Nė shtėpinė e te parėve tė vet dėgjoi kėngėt e trimėrisė dhe bujarisė. Veēanėrsisht i kishte bėrė pėrshtypje dhe e kendonte shpesh kėngėn pėr “trimin e trimave” Gjergj Elez Alinė; i ishin skalitur fort nė mendje veēanėrisht vargjet:

Pak pa mrrijtė, baloz, ti m’ke dredhue:
M’ke lypė motrėn para se mejdanin;
M’ke lypė berret para se ēobanin,
E jam dredhė n’ket log pėr me t’kallxue,
Se ne tė parėt nji kanu na kanė lanė:
Armėt me dhanė pėrpara e mandej gjanė!

Pas burgosjes se tė atit nga regjimi komunist nė Shqipėri, familjarisht shpėrngulet ne Ferizaj, nė Kosovė. Pushtimi serb, ndjekja dhe persekupimi i shqiptarėve nga policia sekrete e Tito-Rankoviēit, shkelja e ēdo te drejta njerėzore dhe kombėtare nga regjimi sllavo-komunist jugoslav, ngjallėn tek i riu Ahmet Zherka ndjenjėn e fuqishme tė urrejtjes dhe nxiten veprimtari kundėrshtimi “ndaj sllavėve tė Karpateve”, siē i cilėson ata nė shkrimet e veta, serbėt pushtues. Ne shoqėrinė e nxėnėsve te shkollės ai dallohej pėr guxim, deshirė tė fortė pėr veprimtari konkrete ndaj policisė dhe oficerėve serbė. Njė dite, ndersa luante futboll nė nje fushė te vogėl, degjon njė britmė dhe zhurmė jo larg fushės, nuk ecėn, por vėrvitet drejt ngjarjes. Merr vesh se disa ushtarake serbė kishin nėpėrkėmbur nje grua plakė shqiptare ne mėnyrė vulgare; sulet ndaj tyre me grushta dhe shqelma, madje njerit prej tyre i shkul edhe njė vesh.

Nė Ferizaj, ai vihet nėn ndjekjen e policisė dhe sherbimit sekret serb pėr aktivitetitn e vet antiserb, prandaj detyrohet te arratiset dhe tė strehohet nė disa tė njohur te shqiptarėt e Malit tė Zi. Po edhe ketu nuk e ndėrpret veprimtarinė atdhetare. Vazhdon tė ndiqet nga policia serbo-malazeze, prandaj largohet pėr nė Itali... Qėndron pak muaj nė njė kamp pėr emigrantėt dhe nė maj tė vitit 1968 vendoset familjarisht ne Amerikė.

Nė “Amerikėn e bukur”, nė vendin e demokracisė dhe tė lirisė gjen shtratin e ngrohtė dhe mė tė mirė pėr jetesėn dhe veprimtarinė atdhetare. Krahas punės sė pėrditėshme, me orė edhe tė zgjatura, qė tė mbante familjen, i kushtohet me te gjitha forcat e shpirtit dhe mendjes veprimtarisė atdhetare pėr Kosovėn dhe Shqipėrine. Mirrte pjesė nė demonstrata, madje shpesh sillte edhe fėmijtė, se ahere, kujton ai, pak afroheshin nė kėto veprimtari. Bashkėpunon me kroatėt kundėr shtypjes dhe okupimit serbo-jugosllav. Po ēdo ditė radhėt me shqiptarė shtohesh mė shumė.

Punonte, djersiste, shkruante dhe mirrte pjesė ne tubime atdhetarėsh. Nė qendrėn e vet tė punės kishte njė ndarje ku xhvishte e vishte rrobat e punes, pushonte ose hante drekėn. Aty mbante pak libra shqip, njė fotografi tė Skėnderbeut dhe kishte varur njė flamur kombėtar. Nje njeri me trajta tė njė amebe, i fryrė dhe i ngjallur si kacekėt e kovaēhanave ishte pėrgjegjėsi i tij. Sa here qe vinte ne dhomzėn e Ahmetit ai shfrynte dhe, me nje anglishte tė ēalė dhe nervoze, kėrkonte qe Ahmeti t’i hiqte kėto simbole. I riu shqiptar nga Kosva, Ahmet Zherka, jo vetėm qė e trondiste kjo kėrkesė teper e habitshme, por edhe pse mendohej e mendohej nuk gjente ndonjė shkelje ose “dėm” qė i sillnin kėto simbole kėsaj qėnie si amebė prehistorike.

Ishte fillimi i gushtit 1975, Ahmeti, kishte dalė shpejt nga shtėpia, pasi kishte pirė njė kafe me disa miq tė zemrės, ishte drejtuar pėr nė punė. Veshi rrobat e punės, ndėrsa po pinte edhe nje duhan, hyri me egėrsinė e ujkut, pa trokitur, pa pėrshėndetur Smithi, kėshtu quhej ky farė pėrgjegjėsi. Shtriu dorėn drejt flamurit tė ndritur kombėtar, e hoqi nga muri, e shkeli disa herė, e pėshtyu dhe u largua. Asnjherė nė jete nuk ishte gjendur mė vėshtirė Ahmet Zherka. Bubullima dhe gjėmiet e Alepeve shqiptare kur afrohen stuhitė dhe rrebeshet qiellore ranė mbi kokėn e Ahmet Zherkės nė ato ēaste tė rrufeshme. Zotėroi fort e fort veten, mbaroi cigaren e posa filluar, nxori naganten, i futi tetė plumba, i puthi grykėn.

Ishin kohė tė vėshtira dhe njeriu duhej te vetėmbrohej, tėrhoqi derėn e “zyrės” dhe u ngjit ne katin e dyte, ku kishte zyrėn Smithi. Trokiti nė derė dhe hyri. Smithi me nje buzėqeshje nervoze e pyeti pse kishte ardhur. Ahmet Zherka i tha me nje ton te qetė dhe qartė: ”Kam ardhur, zoti Smith, qė tė zbatoj vullnetin e popullit tim, tė mbroj nderin e flamurin e pėrdhunuar nga ju…!” Ndėrsa Smithi u pėrpoq tė fitonte kohė, Ahmeti, si njeri qe vinte nga zona e barutit, nxori naganten dhe me nje saktesi tė plotė i zbrazi nė ballė dhe nė krahorin e majtė 6 plumba atij shkelėsi arogant tė flamurit kombėtar shqiptar.

Doli nė rrugė, u ul nė njė anė tė saj dhe po pinte duahnin fundit nė liri. Ndihej i qete, thelle nė gjithė qenien e vet njerėzore, ndjente se ne rolin e ushtarit te thjeshte kishte plotėsuar urdhėrin e shenjte tė Atdheut, te kombit vet.

Zgjati dorėn para njė mikrobusi tė policisė. Ne fillim ata nuk po kuptonin gjė. Po kur dy oficere u afruan. Ahmet Zherka, me ate anglishten e ngadalshme u tha: ”Unė kam…” Pambaruar pjesen e dyte tė foljes. E puthi nė grykė naganten e tij, dhe ua zgjati ate me gryke nga vetvetja oficerėve tė policisė, qė u ngurtėsua para tij. U zgjati tė dyja duart pėr ta lidhur dhe, si e hypen ne furgonin e tyre, e shpune ne stacionin e policisė.

Mė vonė nė shėnimet e vetė, oficeri i policise sė Nju Jorkut, Skot M. shkruan se “Kam mbi 25 vjet ne shėrbim... Kam pasur raste te ndryshme e tepėr te vėshtira... Po ky rast ėshtė tepėr i veēantė…”

U bėnė hetimet e para dhe u mėsua motivi i ngjarjes nga vete i ndaluari. Ai, Ahmet Zherka, kujton Skot M. pėrsėriste vazhdimisht 4 fjalė: ”Soldier, fatherland, order, flag”, qė mė vonė u deshifruan qarte “Jam njė ushtar i theshtė i atdheut tim dhe zbatova urdhėrin e tij, qė tė mbroj edhe me jetėn nderin e kombin, flamurin kombėtar!”

Pas dite, vone, si kishin pėrfunduar hetimet e para, Ahmet Zherkės iu lejua te fliste nė telefon me bashkėshorten e vet, Shpresėn

- Ahmeti: Shpresa, si janė fėmijtė ?

- Ahmet, pse u vonove ? Kur do tė vish ? Fėmijte tė presin ! U dėgjua zėri plot ankth i Shpresės, qė ende nuk dinte se ēfarė kishte ndodhur.

- Jo, jo Shpresė nuk do tė vijė … Ndofta …Kurrė …Kujdes fėmijtė!.

Dhe komunikimi telefonik ndėrpre.

Lajmi u pėrhap brenda ditės nė shqiptarėt e Nju Jorkut. Miq, tė njohur vraponin tek njeri-tjetrin, donin te dinin hollėsi, kerkonin veprim.

U krijua njė grup pėr tė mbledhur fonde pėr gjyqin. Letra dhe telegrame iu drejtuan gjykatės sė Nju Jorkut pėr lirim e me njehershėm tė “njeriut tė flamurit”.

Pas disa muajsh hetimi filloi proēesi i gjykimit. Atė dite, kujton nje dėshmimtar i ngjarjes, me dhjetra e dhjetra shqiptarė, me plisa tė bardhė nė kokė, mbushėn oborrin e gjykatės. Kishte edhe pankarta tė tilla: "Tė lirohet menjėherė! Ahmet Zherka mbrojti nderin kombėtar! Rroftė flamuri i kuq me shqiponjėn e zezė dykrenare!"

Gjyqi ne fazėn e parė e dėnoi me disa vjet heqje lirie. Por pėr qėndrimin e tij shembullor nė kohėn e dėnimit dhe pėr cilėsite e larta morale dhe qytetėruese ne mjediset e ndalimit, ky ndalim u kthye nė njė dėnim me punė korrektuese.

Ai u liriua pas pak kohe. U prit me nderim dhe u rrethua me respekt nga Diaspora mbarė. Ai tashmė ishte bėrė tribun i Diasporės. Ahmet Zherka filloi tė shkruante njė faqe tjetėr tė re tė veprimtarisė atdhetare. Shquhej nė organizimin e demonstratave kundėr pushtimit tė egėr serb nė Kosovė, mirrte pjese me shkrime dhe debatonte pėr fatet e kombit tė vet. Por kjo ėshtė njė histori tjetėr dhe e gjatė.

Erdhi i ri, por me zjarrin e dashurisė pėr ēėshten kombėtare dhe me pėrvojėn e njė veprimtarie e pėrpjekjeve kundėr dhunės serbe ne Kosovė. Erdhi si ushtar i thjeshte, por nė njė veprimtari dhe punė tė gjatė atdhetare dhe me shkrime, por edhe me guximin e Ēerēiz Topullit. tė Avni Rushtemit, tė Vasil Laēit, atentatorit te mbretit shkurtabiq tė Italisė, Viktor Emanuel i III, me aktin e vet te gushtiut 1975, e bėn tribun tė lėvizjes atdhetare nė Diasporė.

I qetė, i heshtur si Alpet Shqiptare nga erdhi; i urtė dhe plot hijeshi nė sjelljen e vet burrėrrore, i thjeshtė dhe fjalė pak, por me shkreptima rrufesh nė shikim e tij; ai nuk kėrkoi as lavdi, as emėr, as njohje, por ndėrkaq Ahmet Zherka fitoi adhurimin, dashurinė dhe nderimin e gjithė shqiptarėve qe njohin e kudo qė janė, ai meritoi emrin e bukur-simbol, “Njeriu i Flamurit

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara