HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


SHKOLLA SHQIPE NĖ LONDĖR NĖ TREMBĖDHJETĖ VJETORIN E SAJ

-- Pėrgatitur nga: Agimi.com

Tubim madhėshtor kulturalo-artistik nė Londėr. Prindėr e tė ftuar festojnė me fėmijėt festėn e gjuhės shqipe nė njė sallė tė mbushur plot e pėrplot, si kurrė ndonjėherė tjetėr. Shfaqet pėr tė pranishmit filmi "Windy Corner" i autorit Fatmir Terziu. Bashkėsia Shqiptare "Faik Konica" nė Londėr organizoi dje njė tubim madhėshtor kulturalo-artistik me rastin e pėrfundimit tė vitit tė trembėdhjetė mėsimor nė shkollėn e arsimit shqip "Kosova". Nė fjalėn e tij Talat Pllana, kryetar i Bashkėsisė "Faik Konica" tha midis tė tjerash se "me gjithė rezultatet pozitive qė ka arritur kjo shkollė nuk duhet haruar se drejtoria e shkollės ėshtė ballafaquar me njė sėrė vėshtirėsish tė ndryshme si nė sigurimin e teksteve mėsimore, ashtu edhe nė disa raste edhe tė lokalit dhe ndėrrimit tė shpeshtė tė kuadrit mėsimor".

"Por e pėrgjithshmja ėshtė ndryshe. Ajo flet shqip nė Londėr, edhe pse ndonjė diffekt teknik e material krijon ndonjė problem" tha nė fjalėn e tij njė nga drejtuesit e kėsaj bashkėsie dhe pėrgjegjės pėr informacionin, Fatmir Terziu, i cili edhe drejtoi kėtė tubim kulturalo-artistik. Nxėnės tė kėsaj shkolle, prindėr mėsues e tė ftuar ndoqėn kėtė program artistik nė Community Centre, Finchley Road pėr disa orė me rradhė. Mbrėmja kulturore- artistike pėrcolli me duartrokitje recitimet e nxėnėsve tė kėsaj shkolle, mes emocioneve tė natyrshme pėr njė ditė tė tillė festive.

Nxėnėsja Ardita Sadiku solli para tė pranishmėve "Ē'ke harruar moj Valbonė", Djellza Muhaxheri recitoi poezinė "Mėsuesja", ndėrsa nėn emėrtimin "Klasa ime" ishte pėrgatitja recitale e mėsueses - autore Lumnije Islami. Vallet shqiptare nėn koreografinė e Sėvime Gashit dhe Besim Shuletės tė interpretuara nga grupi i nxėnėsve valltarė u ndihmuan edhe nga Sytkije Sulejmani, Naime Jonuzi, Sevdije Bugujevci dhe Violeta Ismajli. Grupi i valleve padyshim ngjalli emocione tė tjera, mė tė zjarrta, mė tė vrullshme. Ngjalli ato emocione dhe ato ndjenja qė ndjen shqiptari nė emigrim pėr traditėn e valles dhe muzikės shqiptare.

Vallet dhe ritmi i tyre, nė njė interpretim dinjitoz, bėnė qė salla tė oshėtinte akoma mė shumė. Kėto valle me motive shqiptare tė tė gjitha krahinave tė Shqipėrisė pasuan mė pas recitimet e Rei Ahmetit, "Pėr ty flamur " dhe "Jasharajve". Njė interpretim dinjitoz nė kitarė u suall nė sallėn e tejmbushur nga nxėnėsi Ari Qela, i cili luajti njė motiv shqiptar "A vjen pranvera" dhe "Mallaguena", njė pjesė e mirėnjohur spanjolle pėr kitarė.

Nė fund u shfaq pėr tė pranishmit filmi "Windy Corner" i autorit Fatmir Terziu. Filmi mė i ri i Fatmir Terziut mban dhimbjet dhe emocionet e njė katastrofe natyrore tė ndodhur nė Jug-Lindje tė Anglisė nė vitin 1987, stuhi e fuqishme qė i mori jetėn 16 personave dhe plagosi mė se 200 vetė. Filmi krahas kėsaj teme rrethohet nė tėrė strukturėn e tij me njė mori ndodhish qė janė pjesė e jetės Britanike nė kėto vite. Nė fillim ėshtė tema e dhimbjeve tė pashtershme tė luftės sė popullit shqiptar nė Kosovė.

Skena tjetėr ėshtė po ashtu e dhimbshme dhe i takon njė lufte tjetėr nė Ballkan. Njė grua Boshnjake jeton nė Rrugėn e Errėrave dhe e shkuara e saj sillet nė sekuencat filmike nga regjisori dhe drejtori Fatmir Terziu me faktin e dhimbshėm ku paramilitarėt serbė i vrasin bebin e saj tremuajsh. Skena mė e goditur dhe mė e realizuar ėshtė ajo qė paraqet stuhinė. Njė stuhi tepėr orrigjinale, ku dritare tė thyera, tjegulla qė fluturojnė si copa letre dhe ndėrtesa qė shkulen paraqiten tepėr realisht. Efektet anėsore janė tė pallogaritshme. Filmi pėrshkohet me nota dhimbjeje dhe emocionesh tė pashtershme nė tėrė minutazhin e tij.

Ai rreket mes faktit dhe imagjinatės pėr tė sjellė nė dritė para spektatorit mesazhin se e keqja ėshtė gjithmonė e keqe, edhe pse ndodh nga faktorė natyrorė ose nga djaj tė ushqyer me nacionalizma tė sėmura shekullore. Ajo ėshtė e tillė, e keqe, ėshtė e dhimbshme edhe kur vritet djali i vetėm nga stuhia e fuqishme, djali i njė ēifti anglez i lindur si dhuratė nga Zoti pas 18 vjetėsh martesė tė tyre, edhe kur dasma shqiptare kthehet nė mort, edhe kur foshnja vdes nga bajonetat e mallkuara, edhe kur ēifti polak qė jeton nė kėtė rrugė ka mori problemesh tė panjohura. Jeta ėshtė morali i filmit nė Windy Corner. Ajo duhet jetuar, thotė autori. Mbėmja u kompletua me ndarjen e certifikatave pėr vijuesit e shkollės shqipe dhe shkollės artistike, duke ia lėnė mė nė fund vendin valles masive shqiptare qė rrėmbeu gati tė gjithė tė pranishmit.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara