HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


RECENSION

Simboli nė letėrsi

Anton Gojēaj -- nga Anton Gojēaj

( Basri Ēapriqi, Simboli dhe rivalėt e tij, Prishtinė 2005 )

Basri Ēapriqi (1960) qysh nga botimi i pėrmbledhjes sė tij tė parė me poezi, "Ulli me dy mijė unaza" (1983) ka tėrhequr vėmendjen e lexuesve dhe tė kritikės letrare. Mė pastaj ka botuar edhe pėrmbledhjet: "Nė fund tė verės" (1986), "Ma qet gjuhėn" (1989), "Frutat bizare" (1996) etj. Pėrveē poezisė, Ēapriqi, pėrndryshe ligjėrues nė Universitetin e Prishtinės, ka botuar edhe tekstet studimore: "Mikrostruktura e tekstit" (1990), "Pėrmasat e kontekstit" (1998) dhe para disa muajsh librin "Simboli dhe rivalėt e tij", qė paraqet njėkohėsisht temėn e tij tė doktoratės.

Pas Hyrjes, nė tė cilėn autori sqaron metodologjinė qė ka pėrdorur gjatė hulumtimeve tė tij teorike e letrare, teksti pėrmban kėta kapituj: Simboli dhe rivalėt e tij, Letėrsia shqipe pėrballė simbolit mitik, historisė dhe realitetit, Strukturat numinoze simbolike, Evolucioni nga fakti historik te simboli poetik, Simbolet private, Kanalizimi i libidos pėrmes simbolit, Simbolet me kahje centripetale, Krijimi dhe shmangia e heraldikės, Simboli si gjuhė e pavetėdijes, Simbolet paradigmatike, Simboli i etnisė, Pėrmbysja e strukturave koherente simbolike dhe - Pėrfundimi.
Simboli dhe rivalėt e tij Mjaftojnė vetėm titujt e kapitujve, pėr tė kuptuar se Ēapriqi ka bėrė njė ekzaminim tė gjerė, multidisiplinar dhe shumėplanėsh, tė simbolit nė letėrsinė shqipe.
Kapitulli "Simboli dhe rivalėt e tij" paraqet njė aventurė hulumtuese tė studiuesit nė botėn e teorisė sė letėrsisė, respektivisht ai bėn njė prezantim tė thuktė e thelbėsor tė teorive mė tė rėndėsishme, mbi simbolin nė letėrsi.
Si ēdo studiues i mirė Ēapriqi sė pari pėrpiqet ta pėrdallojė dimensionin semantik tė simbolit, nė raport me disa nocione/figura tė tjera, ēfarė janė: alegoria, shenja, arketipet, miti, ikona, kodi, metafora etj. Ky kapitull pėrfaqėson njė nga kontributet mė tė rėndėsishme tė kėtij libri, sepse sintetizon nė njė vend rezultatet e punės sistematike tė studiuesve mė eminentė bashkėkohorė lidhur me kėtė problematikė.

Studiuesi dallohet pėr rezonimin e mprehtė, pėr minuciozitetin e mendimit dhe pėr qartėsinė kristalore tė shprehjes. Sqarimet bėhen me maturinė akademike, konstatimet janė tė peshuara mirė dhe pėrherė koncize. Kėshtu pėr shembull, duke folur pėr dallimin e alegorisė nga simboli, ai shpjegon se alegoria synon njėkuptimėsinė, kurse simboli "gjeneron spektėr tė gjerė kuptimesh" sa qė "kurrė deri nė fund dhe asnjėherė nuk mund tė shteren tė gjitha mundėsitė interpretatibile tė tij". Tipar thelbėsor i simbolit ėshtė papėrcaktueshmėria, qė del nga "mjegulla semantike", e cila "shpallet si vlerė e parė e tij". Simboli ėshtė njė gjenerues i pashterrshėm kuptimesh, i cili secilit i mundėson ta kuptojė nė pėrkim me horizontin e tij tė pritjes.

Karakteristikė tjetėr e simbolit ėshtė papėrkthyeshmėria e tij, sepse njė simbol nuk mund tė pėrkthehet as tė shterret kurrė me njė shpjegim tė vetėm.
Kur flet pėr simbolin dhe shenjėn, Ēapriqi rikujton "habinė" e Eco-s, lidhur me kuptimin qė simbolit i japin nė shkencat ekzakte, p.sh. nė kimi, ku simbolet kimike janė rreptėsisht univoke (njėkuptimėshe), ēka ėshtė krejtėsisht nė kundėrshtim me kuptimin e simbolit nė letėrsi, qė del gjithmonė ambig, me mė shumė kuptime.

Nė simbol mbetet gjithmonė diēka brenda, qė nuk mund ta nxjerrė pėrfundimisht asnjė lloj interpretimi, qoftė edhe mė multidisiplinari. Kėtu edhe qėndron bukuria e simbolit, sepse i jep hapėsirė imagjinatės qė ta mbushė me "pasionet" e veta. Gjithmonė mbetet diēka nė terr dhe ėshtė ky terr qė i shtyn njerėzit ta lexojnė e ta lexojnė sėrish, proces ky qė shndėrrohet nė njė akt kreativ, gjatė tė cilit lexuesi dhe simboli ndikojnė nė njėritjetrin.
Ėshtė lexuesi ai qė duhet ta mbushė simbolin me kuptim, ashtu siē i duket atij, pra, po e parafrazoj Econ - (siē bėn edhe autori), duke e shndėrruar atė nė "konteiner tė pasioneve tė veta".

B. Ēapriqi mė se njė herė nė kėtė libėr kundėrshton interpretimet stereotipe e tė politizuara tė letėrsisė. Kjo mė sė miri shihet nė rastin e veprės poetike tė Martin Camajt. Krijimtaria e Camajt shpesh ėshtė dekoduar si njė alegori politike mbi gjendjen nė atdhe dhe raportin e poetit ndaj tij. Ēapriqi e hedh poshtė kėtė lloj interpretimi dhe argumenton se Camaj posedonte njė vetėdije moderne krijuese, tepėr tė pasur me shtresa kuptimore pėr ta interpretuar thjesht veē me ēelėsin e alegorisė. Nuk ėshtė alegoria kryefigura e Martin Camajt, sipas Ēapriqit, por simboli. Bile, simboli mitik. Mirėpo Camaj "nuk shfrytėzon mit, ai krijon mit". Kjo do tė thotė se krijimtaria letrare e tij ndėrtohet mbi mitin personal, kėshtu qė edhe simbolet e tij mitike njėkohėsisht janė edhe simbole personale (Breshka, Zani, Nama, Gjarpni, Buelli… etj.). Camaj nuk i referohet diēkasė jashtė gjuhės, pra as realitetit historik etj., por pėrmbushet brenda strukturės sė gjuhės, duke gjeneruar kuptime nė pajtim me natyrėn e saj sugjestionuese.

Mitet janė lėnda prej sė cilės e ushqen krijimtarinė e vet edhe Rrahman Dedaj. Ai ia del qė nė kontekst tė ri, bashkėkohor, tzi risemantizojė mitet e lashta, duke realizuar pėrmbysjen e tyre, pėr tė arritur aktualitetin nė kohėt moderne. Nėse te Camaj Ēapriqi pėrdor sintagmėn - simbolet personale, nė rastin e Dedajt ai pėrmend - simbolet private. Nė poezinė e Dedajt ai vėren epifaninė simbolike dhe Librin e shenjtė tė gabimeve, si mbindėrtim antinomik tė Librit tė shenjtė.

Dritėro Agolli, poet qė cilėsohet me drejtpėrdrejtshmėrinė dhe deklarativitetin e shprehjes poetike, po ashtu ka krijuar simbole interesante. Sipas Ēapriqit, nė opusin e poetit nga Devolli, duhet veēuar simbolet arketipore (e heraldike) "tokė e grua", po edhe simbolin interesant tė "pelegrinit", i cili lajmėrohet nė krijimtarinė e moshės sė pleqėrisė tė poetit. Studiuesi nuk e hesht faktin se njė pjesė e madhe e krijimtarisė sė Agollit ėshtė e vulosur nga simbolika e komuniymit, ideologji kjo tė cilėn poeti e kishte ideal. Sado qė falė stilit tė tij deklarativ, simbolet konvencionale janė tė shumta, nė vargjet e Agollit gjenden edhe simbole aksidentale etj. Ēapriqi nuk e kapėrcen rrethin "tejet origjinal tė simboleve" qė e karakterizojnė krijimtarinė e Fatos Arapit. Simbolet kryesore tė Arapit janė: dashuria, deti, liria, atdheu, vdekja, kryqi etj. Megjithėse kėto simbole nė dukje tė parė janė fare tė zakonshme, nė kontekstin qė i vendos poeti ato gjithmonė gjenerojnė "njė rrezatim tė pakufishėm konotativ".

Simbolin heraldik tė maces sė zezė, pastaj gurin e kullėn etj., simbole aq tė shpeshta nė poezinė shqipe tė Kosovės sė viteve z60-z70, Ēapriqi i gjen edhe nė poezinė e Ali Podrimjes, por i cili, falė gjuhės sė komunikativitetit tė ulėt, arrin tzi shmanget njėkuptimėsisė dhe simbolet e tij arrijnė njė shkallė mjaft tė lartė ambiguiteti.
Ideolekti, apo stili personal i Azem Shkrelit, si duket e magjeps studiuesin ulqinak. Nė majė tė "piramidės" sė simboleve tė Shkrelit Ēapriqi vėren "fjalėn". Nė korelacion me fjalėn, nė sistemin poetik tė Shkrelit, derivojnė simbolet: kėnga, gjėma, e pathėna, heshtja, mendimi etj. Pėrveē kėtyre simboleve tė cilat Ēapriqi i quan simbole individuale, opusi i Shkrelit pėrmban edhe simbole kulturore, si: fara, faji, kallami, kumti, dhjata, briri etj. Po ashtu hutini ėshtė njė simbol tepėr karaktersitik individual i Azem Shkrelit.

Njė kapitull tė veēantė studiuesi i kushton simbolit nė krijimtarinė e pasur letrare tė Ismail Kadaresė. Shiu, ky simbol emocional, ėshtė i pranishėm si nė poezinė ashtu edhe nė prozėn e Kadaresė. Shiu, pėrndryshe njė simbol aq konvencional, te Kadareja del nė trajtėn ambiguitive, sidomos nė romanin "Kėshtjella", ku derisa pėr njėrėn palė, atė brenda kėshtjellės, simbolizon shpėtimin, pėr ushtrinė qė mban kėshtjellėn tė rrethuar, simbolizon humbjen.

Antikiteti, e veēanėrisht Troja, janė topose ku Kadareja merr rregullisht material pėr krijimtarinė e vet. Kali i Trojės ėshtė njė simbol "i dashur" i Kadaresė, i kėsaj provenience. Simbol tjetėr i veēantė i universit simbolik tė Kadaresė ėshtė - koka e prerė, pastaj edhe - fjala e dhėnė, piramida, syri i keq, murimi, shkaba e shumė tė tjera.
Njė kapitull tė studimit tė vet Ēapriqi ia kushton edhe letėrsisė sė arbėreshėve dhe simboleve tė saj: Morea, Skėnderbeu, Arbėria, deti, katundi, gjaku i shprishur etj.

Vlerėsimi qė studiuesi i bėn poezisė shqipe tė viteve z70 nė Kosovė, paraqet njė kontribut tjetėr shumė tė rėndėsishėm dhe origjinal, qė ai i bėn kritikės letrare shqipe. Kjo poezi, thotė Ēapriqi, e cila dallohet pėr komunikativitetin e ulėt, miljeun kulturor kosovar e dominon nė njė periudhė rreth dhjetėvjeēare. Pėrfaqėsuesit mė eminentė tė kėsaj poezie janė A. Podrimja, B. Musliu, T. Dervishi, M. Ramadani, E. Basha etj, kurse nė Shqipėri Z. Zorba. Dukuria e moskomunikimit mė pastaj kaloi nga poezia te proza, e nė fund edhe te drama. Janė shumė interesante disa fakte qė i konstaton studiuesi. Tirazhet e pėrmbledhjeve me poezinė e tipit tė komunikimit tė ulėt kapnin shifra deri nė tri mijė kopje, qė sot, tridhjetė vjet mė pas, janė tė paarritshme.

Ēapriqi nuk mendon se konsumimi nė atė masė i njė letėrsie tė tillė, nė njė mjedis tė tillė kulturor ēfarė ishte Kosova nė vitet shtatėdhjetė, ėshtė njė tregues i besueshėm se lexuesi kosovar i asaj kohe ishte i pėrgatitur pėr tė komunikuar me atė tip tė poezisė. Lexuesi kosovar i atyre viteve poezinė e komunikimit tė ulėt e konsumonte vėrtet shumė, thotė studiuesi, por njėkohėsisht "e keqkuptonte tekstin letrar", pikėrisht duke e shfrytėzuar si - konteiner tė pasioneve tė veta (Eco). Keqkuptime tė tilla, nuk harron tė thotė Ēapriqi, ndodhin edhe nė letėrsitė dhe kulturat e tjera, bile ato janė tė kuptueshme kur bėhet fjalė pėr letėrsinė artistike. Nė kėtė mes ai rikujton njė konstatim tė Jausit, qė thotė se receptimi ėshtė njė fenomen shoqėror historik.

Pa kurrfarė dileme, studimi "Simboli dhe rivalėt e tij" shėnon jo vetėm njė arritje pėr studiuesin Basri Ēapriqi, por edhe njė avancim tė rėndėsishėm tė shkencės sė letėrsisė nė gjuhėn shqipe. Ky tekst studimor e afron mendimin kritik e teorik-shkencor qė zhvillohet nė gjuhėn shqipe pėrkrah rrjedhave mė bashkėkohore tė shkencės sė letėrsisė pėrgjithėsisht.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara