HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Publicistika elitare shqiptare e viteve 30-tė

-- nga Alban Guri

Alban Guri Njė fragment nga vepra e Dom Lazėr Shantojės, meshtar, publicist, poet, pėrkthyes, politikan, patriot shqiptar 7.7.1891-5.3.1945

Nė kėtė skicė, Shantoja, ky univers mendimi dhe vizioni shoqėror, na fton tė shohim traditėn dhe origjinėn tonė tė krishterė nėpėrmjet legjendės sė vėllezėrve tė Kabashit; e mė pas, ai na fton tė kujtojmė e tė kėndojmė sėbashku kangėt e bukura shqiptare, mė tė vjetrat, mė tė vyerat ndė popuj. Ato tė bekuarat nga vetė Zoti, ato qė me forcėn e tyre mund ta prijnė popullin tonė ndėr virtyte atdhetarie, pėr me i dhanė nder e lulėzim

POETA I KABASHIT
“I Kabashit?”. Po ēka asht Kabashi, e ku rri? A thue kłnd me ndoj skaj tė Misirit?
Jo zotni: me pasė kčnė n’Afrikė o ma lerg, ja kishim ndģe zanin, pse na gjeografin e huej e dģm ma mirė se t’onen; por t’a dini se Kabashi a nji her bajrakė e Pukės, e prandej nuk kena faj… nė mos dishim mirė se kł gjindet.
Kabashi a nji ner bajrakė ma tė parė, e motit ner lufta, fillė mas bajrakut t’Oroshit pritč aj i Kabashit. Katundi rri nė skaj tė Qelzes, shtrģhet pėr tė giatė tė Gominės, qi asht nji ujė i rrmyeshėm fort i perbam prej ujit tė Blinishtit e ujit tė Bhotit tė perpjekun nė fushė tė Shenkollit.

Ka pėr kufi Palamicajt, Shkallen e Arstit, Lum Shtyllė (pak permģ Shkozė), e asht da nė kto mahallė: Lushajt, Bicajt, Bhoti, Kokejt, Micojt, Mecajt, Ēafalija e Hadrojt. Gjithmarė bahen nja 130 shpģ.
Pik ma sė parit patne ngullė nė Kabash 4 vllazen: Kok Leka, lush Leka, Djegė Leka, Hadar Leka, tė krishtčnė. Lushi e djega mohuene fčn e tė parve e diqne. Hadari desht me ba edhč ky si vllaznit besthyesa, por ju vue mrapa i vllaj Koka, i cili e ndoq deri nė Va tė Spasit, e si e pau Hadarin andej Vaut, ja lshoj nė pushkė tė giatė e e la dekun nė tok bri kalas. Kshtł tė krishtčnėt e soēem tė Kabashit vinė prej Kok Lekės, i cili vetun ndej nė fč tė parve. Edhe sot včndasit flasin pėr burrnģ tė Kokės, e un prej gojės sė tyne i kam marrė kto pak shenime qi po rreshtoj pse nuk do t’i lamė me hupė sčndet qi pak a shumė młnden me vjeftun per ata qi herėt a vonė kan me shkrue historin e Shqipnģs.

Me i pvetė se ē’fisit janė, thonė se vģn prej Kolonjet (Toskėnģ). Kabshas gjejmė edhe nė Prisrčnd, nė Dardhė, nė Hajmel e n’Iballe (zotnit e Halles).

Kishtarisht sot Kabashi shkon me famulli tė Qelzes. Nė kohna tė para qela e famullis ka kčnė nė Kabash; veē ma von, si met nji vlla i vetun, ky sė mujt me e majt meshtarin, e kshtł u ngreh qela nė Qelzė. Sot aty qindet nji kishė kushtue Shčjtit SH’Pal. I zellti zotni D. Gasper Thaēi, qi ndej 8 vjet famullitar n’ato ana, kł me veprim tė vetin tė palodhshem si fetar ashtł edhe atdhetar fitoj nji simpatģ tė jashtzakonshme, u mundue me grrye bashkė me ata malcorė per brģ t’asajė kishė, e kan dalė do mure tė gjana e tė forta; por masi gropimi nuk u krye, nuk mund tė caktohet mirė cilltija e asajė ndertesė tė moēme.

Gojdhana difton se Sh’Pali njiherė kishte pasė pėrpjekė nė Kabash e nji herė nė Sh’Pal tė Mirditės(včndi i kuvendeve, per fłnd tė Oroshit). Kallxohet edhe guri i Sh’Palit e donė me thanė, se u gjet gjurma e mushkut kuer i Sh’Pali ndjekė prej gjurmė, si thonė malcorėt. Por asht e ditun se kjo gojdhanė asht pa themel.

Banorėt e Kabashit janė burra tė naltė, tė fortė e tė pashem kah trupi , e tė ndershem, beset e tė meēem fort. Per me diftue se janė tė meēem e veleta thohet aty edhe nji fjalė popullore qģ asht: Nė Kabash pjellė delja pa dash.
Me gjithket njerzt e panafakė do t’i kčn pas edhe Kabashi, pse ata vet thon: mos kčnke Koca, Kica, Gjura e Batica (kater shpģ) Kabashi kjč t’u ba Vezir nė vedi.

Ky Kabashi. Po e poeta?
Kur nė dimen qi shkoj u nisa per Pukė, kł ndčja 5 javė pritun krejt vllaznisht prej tė Nd. Fam. D. Nikoll Dedės, kishe marrė me vete porosin e kshillin m’u perpjekė me poeten e Kabashit. Kishe ndģ edhč parandej se kangėt ma tė bukura na vģn prej Puket, e tash me shkue shi nė Pukė e m’u pa shi me at burrėqi me nji dhantģ natyret tė bindueshme amshon trimnģt e burrave t’onė, me ndģ ket za tė gjallė tė lahutės shqyptare, ishte per mue, si thonė tash ne Shkoder “il colmo”.

Si mrrita nė Qelė, e lypa, e kerkova, por sė mujta me e pa kerkund. Kur nji ditė tuj ndejun nė Komandė tė Pukės, po mė thotė nji za: qe, kqyr, tuk a Prendush Gega, poeta i Kabashit! Sillem e shof nji burr tė giatė, ende tė fortė, sado plak 70 vjeē; ballin e gjanė e si tė vrantė: mi sy do vetllatė shpeshta; syt e mdhaj e si xhixha; gojen si nė tė qeshun nermjet tė fjeshtit e t`ironikut. Kjo pershtypja e parė. Masi sė paēė kohė me ndejė aty, nuk u ndala me te, veē se i dhamė dorėn shoqishojt (me thanė u prezantueme, kishte me kenė tepėr elegant per Pukė), e masi m`dha fjalen se do tė vite nė krye t`javės me m`pa nė Qelzė u dame.

U dame por fizionomia e tij nuk u da prej fantaziss`eme. Nuk dishe me e kuptue!Ishte per mue si kashė e lashė!
Mė ka ndollė me pa disa pinakoteka e me mbetė para ndoj shtatues o kuadrit porsi i shtangun, pa ba za e pa luejt aspak, kaq e madhee e fortė ishte pershtypja qi mė bane ato vepra hartit. Me thanė se pershtypja qi mė baniaj tė pam i parė e i shpejtė i ftyrės tė Prendush Gegės, i giet krejt asajė pershtypje tė sprovueme ner pinakoteka tė Munchen-it e nė Galleria Pitti tė Firences, ndokush kishte me qeshė; e pra nuk kje ndryshej. Shkndija e hartistit qi tė ndezė prej nji gurit tė dekun e nji pelhurės pa shpirt, pse s`ka mujt me mė ndezė menden tuj e pa para vedit nji nieri tė gjallė? E, ven oroe! M`nji nieri natyret, Narturmensch, si thonė Alemant, m`nji nieri qi sė din me shkrue as me kndue, qi nuk njef as Omerin as Vergilin as Dantin, m`nji nieri qi s`din as ēka asht vjersha as ēka asht rrokja, m`nji nieri per tė cilin tetrrokshat e njimdhetrrokshat janė shati e vanga, tamra e lahuta.

Pra mundet m`u marr vesht sa fort m`u ngiat deri sa tė vite ajo ditė e premtueme. E erdh! Hinė Prendush Gega me buzė nė gaz n`odė, m`a puthė doren, e i tham me ndejė. Ulet e mė thotė: Erdha zotni. Por drue se po tė bezdisi pse kam nji kangė me m`a shkrue se do tė ja ēoj dikuej nė Naraē.
Un mezi ē`prita me e kondendue; e mandej nisa me e pvetė, e tuj e pvetė ēuditej e nuk dite me i dhanė arsye vedit per gjith ato tė pvetuna tė mija.

Leu pra ky poetė (e emni poetė ma fort se askuj i perket ktyne poetė krejt tė natyrshem) ne Kabashsot nja 70 vjet o aty pari. T`et i thoshin Gjek Paloka, e s`amės Lenė Prendja prej Qerretit tė Poshter. Mė diftoj se edhe i ati kish kenė bejtar, e qi aj vetė bejtat e para i pat qitė kuer ishte 30 vjeē. Asht i martuem por fmi s`ka per posė dy nipa. Kur e pveta se si qitėte bejtat, mė diftoj se sė mund t`i qittėte, kuerdo por kuer t`i vite ajo terezija e vet (estri poetik). Ma e shuma e kangve tė qituna prej ti janė kangė trimninash. Kishte me kenė nji punė shumė e vjefshme e interesante me i mbledhėtė tana kėto kangė e me i botue veēas me nji komentim letrar-psikologjik.

Nji palė thonė se ne Shqyptarėt sė kena ēka me shkrue!... i kan shkrue tė tjerėt para nesh gadi gjithēka.
Po, kan shkrue por Shqypnija asht edhe mjeft e panjofun, sidomos nė letratyrė tė vet, ma fort se nė gjeografi. Kangėt popullore janė padyshim nji vizar komtar, si bukur mirė pat shenue i permenduni e i vlerti shkrimtar P.A. V. Prendushi, i cilli edhe na e botoj nji ble tė par tėkti vizarit. Prandej letrarvet t`onė nuk u mungon landa, por shpesh herė... vullndeti!

Mjaft paēė dishirė me i mbledhė vetė kto kangė, por n`ato pak orė qi mujta me ndejė me ket poetė, si mund tė mblidhshe permi 60 kangė tė qituna prej tij? Sė mujta me shkrue veēse kangen e Gjin Lekės, t`Gjok Dodės, t`Esad Pashės, t`Islam Hajdarit e tė Zek Jakinit.
Kanget e Prendush Gegės, mė sa ndjeva un, jan kallxime tė fjeshta me tė tana rrethanet me do thanie tė forta e krejt shqyptare. Ka`i herė asht lakonik e si i thon italiant: scultorio: sė mundesh as me i shtue as i hjekė fjalė; per pa prish bukurin e poezis.

Kur nji natė ne Bicaj shtrimun nė firi e nė dushk ndjeva tuj kndue nji kangė tė veten percjellun me lahutė,m`u perqeth krejt shtati, e m`u duk se kishe ba nė jetė t`eme nji tė kthyem mbrapa 4000 vjetėsh... e i delshin fjalėt kaq natyrisht, kndote kaq me ndjesi, i bite saj lahutė me kaq shijim, qi meta fare i shtangun e i knaqun.
Ky asht pra poeta i Kabashit!

Me ju thanė se nuk asht i pasun nuk asht nevoja. Poetnit e pasun janė tė rrallė si mizat e bardha e sė gjinden kollaj, anima nė Pukė!...
Nuk u bate darsem o gostė pa te, e se tė lshote kurr me gjithnduer prrallash e kalxime gazit m`u habitė.

* * *

Oh natyrė e poetės! Si kenke gjithkund nji! Ēka don me thanė qi poetnit janė kaq fort tė kundershtuem gjithkund e gjithherė?

Ja ka gjetė arsyen poeta i ynė At Gjergj Fishta qi shkruen:
...Letrarve tė ngratė

Jau ka lanė lija zanatė
Me i thirrė sendet tė gjitha me emen
Mashkullin mashkull e femnen femen.

(Anxat e Parnasit)

Qe pra ritrata e poetės sė Kabashit. Nė mos pastė dal mirė ajo qi bana me makinė fotografike per arsye tė shiut qi bite, majė uzdasjė se me kto dy faqe shkrimit ritrata e ti morale do tė ken dalė.
Tė falem o poeta i Kabashit, e zana shqyptare mas sodit tė ndimoftė me amshue nė kangė jo ma ata qi derdhin gjak vllaznuer, por vetun ata tė ndershem qi me vepra burrnijet e perparimit orvaten me i dhanė atdheut nder e lulzim.

Dom LAZER SHANTOJA, kalendari i veprės pijore, 1921

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara