HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Botohen sė shpejti tė plota kujtimet e at Zef Pllumit

Tė jesh mirė, padre

Ardian Klosi -- nga Ardian Klosi

Po tė ra nė dorė ky shkrim, e pėrfytyroj se si do shkosh prej fronit ku kalon tė shumtėn e ditės gjer te tryeza anė dritares, ngadalė-ngadalė, nė 5-fishin e kohės qė tė ėshtė dashtė 15 vjet mė parė, kur tė kam njohur. Kėmbėt mezi binden, edhe shikimi ka humbė thellė brenda syve, sadoqė shkėlqimi i tyre mbetet i zi e depėrtues si pėrherė. Ke me marrė pastaj lupėn mbi tryezė e ke me ia afrue gazetės pėr t’i shkoqitė gėrmat njė pėr njė: “Tė jesh mirė, patėr Zef”. Shqiptarėt e vjetėr e thoshin kėtė fjalė pėr falemnderės, edhe unė s’rri dot pa ta thėnė, tė shumėfishuar, nė dy kuptimet e saj, sepse sapo mbarova edhe njė herė sė lexuari tre blenjtė e kujtimeve tua “Rrno vetėm pėr me tregue”, qė sė afėrmi botohen nė njė vėllim tė vetėm.

At Zef Pllumi

Kur doli sė pari ky libėr, kėtu e para 10 vjetėsh, e kam pasė lexuar titullin e tij: “Rro vetėm, pėr me tregue”, dmth. mos u pėrzje me tė tjerė, nė qoftė se do tė rrėfesh. Por presja duhet vendosur ndryshe: “Rro, vetėm pėr me tregue”, e kjo bėhet e qartė qysh nė faqet e para: Jeta e at Zef Pllumit, njė jetė e kaluar trupėrisht nėpėr 9 rrathėt e ferrit e shpirtėrisht nė ajrin kėndellės tė Besimit, ka kuptim sot vetėm pėr me u tregue.

Njė titull qė mendoj i ka lėnė larg shumė lexues tė mundshėm, sidomos ē’vinė nga Shkumbin e poshtė, me njohuritė e varfra qė kanė sot qytetarėt tanė pėr variantin letrar gegėnisht tė shqipes.
Por kjo pėr patėr Zefin nuk ka ndonjė rėndėsi, sepse ai rrėfen jetėn e vet dhe atė nuk ka si e rrėfen ndryshe pėrveēse me gjuhėn e Bogdanit e tė Mjedės, Fishtės e Gjeēovit, Gjon Shllakut, Donat Kurtit e Martin Camajt. Zef Pllumi, edhe kur ēon rrallė e tek meshė ose pagėzon ndonjė fėmijė miku, nuk pėrdor atė liturgji tė pėrkthyer nė toskėrisht pa lėng nga do priftna tė rinj, por vė lupėn te sytė dhe kėndon nga njė ruzare e vogėl e vjetėr gjuhėn e moēme siē e njohim qyshse u zbulua i pari dokument i shqipes 1462: “unė tė pagėzonj pėr emnit Atit, Birit e Shpertit Shenjt”.

Tani qė s’dal dot nga fryma e kujtimeve tua, padre, mė bėhet sikur jetėt tona, aq tė ndryshme sė jashtmi, janė nisė me u ndeshė, me u kryqėzue e me ecė bashkė paralel. Nuk qe ēudi qė na ke pėrkrahė menjėherė nė ato idetė tona tė panumėrta nė vitet 1991-92, nė Lidhjen Albania, partinė KIS, gazetėn “Libertas” etj. etj. Nė kohėn qė pėrktheja “Premtimi i plotėsuar. Dokumentim i persekutimit tė klerit katolik nė Shqipėri” nga Gjon Sinishta, pėr ta pėrhapur si samizdat mė 1990 ndėr miq e kolegė, ti kishe filluar njė dokumentim shumė mė tė gjerė e tė plotė, nga Arkivi i madh i kujtesės tėnde, diku te hauri i motrės Gjeorgjinė prapa rrugės Fortuzi.

Paradoks, sepse kur linda unė mes tė mirave nė kryeqytetin e tiranisė, ti mbaje ndezur mes skamjes atė pak flakė tė lirisė fetare nė famulli tė Shoshit e thellė nė Dukagjin, e parrizi i fėminisė sime ishte koha kur pėr ty po hapeshin portat e Ferrit pėr herė tė dytė, epoka e revolucionit kulturor. Lexova te vėllimi i tretė se si tė arrestuan nė Malėsi tė Madhe, kur po kėrkoje njė rrugė arratie pėr veten e pėr Dom Nikollė Mazrekun, se si tė prunė nė fshatin Tamarė e aty tė mori gazi i degės pėr tė tė sjellė te hetuesi nė Shkodėr: Mė hyri njė dridhmė! Nė atė kohė, verė ka qenė, fund i viteve ?60, edhe unė, fėmijė, vija me gazin e degės nė Tamarė nėpėr luginėn e Cemit. Shkoja nė ndėrtimin e rrugės sė Malsisė sė Madhe, pionier entuziast pėr tė ndihmuar motrėn nė brigadat vullnetare... Stemat me “S” nė kraharorin e saj, mė kishin lėnė pėrshtypje aq tė thellė sa nuk rrija dot pa e marrė dhe unė njė tė tillė. Nė Shkodėr, natyrisht qė u vu nė dispozicion makina mė e sigurt pėr tė ēuar nė Tamarė djalin e shokut Filan. E ndoshta po ky Gaz nuk kthehej bosh, por merrte tė lidhur me hekura at Zef Pllumin pėr nė hetuesi tė Shkodrės, ku do tė fillonte kalvari i 22 vjetėve tė tjerė burg.

E di, padre, qė kėto paralele e kryqėzime janė mbase thjesht fantazi ose dėshira. Por mund tė ketė edhe njė grimė zilije brenda, kur shoh jetėn tėnde tė derdhur nė kėta tre libra dhe gjej aq shumė kuptim nė tė. Aq sa nuk gjej nė shumicėn tonė. Ne lindėm dhe u rritėm nė njė botė pa besim, ose me besime tė rrejshme qė kaq herė u detyruam t’i pėrmbysnim, t’i korrigjonim, sikurse bėjmė edhe sot e gjithė kohėn. Kurse ti u rrite nė njė besim qė vinte nga shekujt e qė pėr mė tepėr kishte rritur tė vetmet filiza tė qytetėrimit nė Shqipėri. Fakti qė kėtij besimi iu vėrsulėn qysh mė 1944-45 me zjarr e me hekur pėr ta shqymbur krejt, e bėri atė veē mė tė thellė, sikurse e bėri martirizimin tuaj gurin mė tė rėndė e mė tė rėndėsishėm tė historisė sė feve nė kėtė vend.

Po jetojmė njė kohė kur kanė vėrshyer nė shtypin dhe botimet tona lumenj, pėrrenj e gjiriza kujtimesh, shumica rrena dhe vetidilizime. Nuk kam asgjė kundėr dėshirės normale tė njeriut pėr t’i dhėnė njė kuptim jetės sė vet tė hallakatur diku nga fundi, por e kam tė vėshtirė t’i lexoj sepse mė mungojnė aty faktet dhe ēastet. “Jam kloun - thotė personazhi i njohur i Hajnrih Bėlit – dhe koleksionoj ēaste”. Nuk ka rrugė tjetėr pėr tė pėrballur sulmin e fjalėve tymtuese qė po na merr frymėn ēdo ditė. Besoj se i kėtij mendimi je edhe ti, patėr Zef, qė patjetėr i don klounėt shumė, sepse nė kopertinėn e librit tė tretė shkruan pėr veten: “Thonė se asht i marrė e nuk rrin me dekė rehat”.
Tek ti, padre, faktet dhe ēastet janė aq tė shumta sa m’u desh njė muaj tė tė rilexoj.
Po, edhe mė shumė se njė muaj, sepse ato ēaste makthi dhe lumturie, torture fizike dhe shpirtėrore kanė nevojė pėr pushime, pėr pak ajėr tė pastėr nga e tashmja. Vetėm se s’vonon shumė dhe tė tėrheqin prapė mbrapsht.

Libri yt patjetėr qė nuk i ka rreshtur diskutimet e pafundme tek ne pėr Luftėn N-Ē, pėr Luftėn Civile, pėr luftėn e klasave dhe pėr tiranin mė tė madh nė shekujt e Shqipėrisė, Enver Hoxhėn. Pėr shembull, mėnyra se si pėrshkruan ti hyrjen e brigadave partizane nė Shkodėr mė 1944 i ngjan pak njė ēlirimi dhe shumė njė pushtimi. Ja disa fragmente: “29 nandori gdhini ditė e zymtė dhe e ftohtė. Nė orėn 10-11 nėpėr rrugėt kryesore tė qytetit hyni brigada partizane e prime prej major Gjin Markut. ushtrija partizane, e veshun me gjithnduer uniformash tė hueja, paraqitej si nji ushtri e parregullt, leckamane, me opinga dhe e untė... Populli i strehoi, i ushqeu dhe u mbush me parazitė. Por nuk ishin rob Zotit: kėqyrshin me tinzi nėpėr shpija nėse mund gjejshin ndonji “reaksionar” tė mshehun. E para punė qė banė qe vumja nė funksionim e burgjeve, tė cilat u mbushėn plot e pėrmajė me njerėz tė pafajshėm. Menjiherė filluen tė shpėrndahen fjalė: kanė vra X-in o Y-in... Shkodra u mbush me brigada partizane dhe ēuditej se nga erdhėn aq shumė ushtarė sa nuk i kishin pasė as ushtritė e hueja! Partizanėt thojshin se kishin ardhė pėr tė ndjekė gjermanin deri nė Berlin, por ishin pa kėpucė ndėr kambė.

Nė pėrgjithėsi ishin njerėz me tė cilėt nuk mund tė flitej, me sjellje tė kėqija: hajshin bukėn e pėrmbysshin kupėn. Shumė ushtri tė hueja kishte pa Shkodra, por si kėtė kurrnji jo... Flamujt e shumtė tringjyrėsh jugosllavė valaviteshin nė ēdo rrugė, nė ēdo ndėrtesė shtetnore e nė ēdo shpi... Shtoheshin kontrollet, shtoheshin tė burgosunit, shtoheshin torturat, shtoheshin pushkatimet. Ndėrsa pothuej pėr ēdo natė, mbasi errej, turma tė organizueme silleshin nėpėr rrugė tue u ējerrė me tėrbim me kangėt terroriste “Hakmarrje Rini!”...Jo vetėm qyteti, por edhe katundet pėrreth pėsuen tė njajtėn fatkeqsi. Vėrtet: asnji pushtim i huej nuk kishte veprue kėshtu mbi shqiptarėt.”
Nė kujtimet e ndonjė ish-komandanti partizan patjetėr qė do ta gjejmė “tė vėrtetėn” ndryshe. Aty tregohet se si i priti me brohorima ēlirimtarėt populli i Shkodrės, se si vėrtet u morėn masa tė rrepta ndaj kundėrshtarėve, por kėta kishin qenė tė gjithė bashkėpunėtorė tė pushtuesit etj. etj.

Prandaj, padre, unė mbledh ēastet te ty dhe ato ēaste nuk mė lėnė tė qetė ditė e natė, derisa nė kėtė vend tė vendoset mė sė fundi njėfarė drejtėsie historike. Ēastet kur rrije i varur te pema e pjeshkės, ajo shtyllė e Pilatit nė oborr tė Pjetėr Ēurēisė, ku ishte vendosė Sigurimi i shtetit. Tė lanė lidhur nė pemė me litarin nėn sqetull e kėmbėt qė nuk preknin dot tokėn pėr net tė tėra nė cikmėn e dhjetorit. Shokėt e tu priftėrinj ose jo rrinin dhe ata varur kush nėn parmakė tė shkallėve e kush mbi WC, Guljem Sumėn e kishin rrasė te njė raft tepėr i ngushtė pėr trupin e tij tė madh, prej dy muajsh, me fytyrė nga muri derisa vdiq. Ēasti padre kur lexove te muri i WC-sė mbishkrimin “Un Dom Vlash Muēaj kėtu mė 22 korrik piva urinėn time pėr mos me dekė etjet”. Ose ēastet pa mbarim tė Frano Kirit, qė mė vonė do tė pushkatohej, i cili kaloi dy ditė e dy net lidhur me zinxhirė me njė tė vdekur. Mė ther mes shpatullave, mik, kur shoh atė kapterin qė tė bie me hu po nė njė vend te kurrizi derisa shkopi lagshtitet me gjak dhe mendja tė turbullohet nga dhimbja.

Kur tė takova para dy javėsh nė Kuvendin Franēeskan te Arra e madhe mė the se shumė gjana nuk deshe me i futė nė libėr a se janė tė pabesueshme pėr njerėzit sot a se janė tepėr tė randa me i shkrue, si ēastet kur i shponin pulpėn e kambės njerit me shtizė...
Po e le kėtu se ėshtė e pamundur tė ritregohen ēastet e jetės dhe tė vetmisė tėnde. Ti i shkove sė keqes deri nė fund, pėr tė realizuar profecinė e fratel Gjon Pantalisė, siē e ritregon nga viti 1947: “Fra Zef, mos mendo se kjo murtajė kalon shpejt. Ti je i ri. Kleri Katolik do tė shkojė “usque ad unum” (deri nė fund), vetėm atėherė do tė vijė liria. Ti do t’ia mbrrijsh asaj dite dhe ti do tė tregojsh tė vėrtetėn pėr tė kaluemen e tė sotmen. Kėshtu jam i bindun un”.

“Rrno vetėm pėr me tregue“ ėshtė “Arqipelagu Gulag” i Shqipėrisė; vėrtet nuk ka autori teknikėn e lartė tė mjeshtrit rus, por arqipelagu i tij shqiptar ėshtė edhe mė i shtrirė nė kohė, plot 45 vjet. Dhe nuk ėshtė vetėm pasuria e detajeve, fakteve, ēasteve qė e mban fort paralelen, por pikėsėpari humanizmi i birit tė Franēeskut, i cili di ta zbulojė njeriun edhe te njė komisar edhe tė njė hetues dhe di tė falė.

Dėgjova kėto ditė njė propozim qė pater Zefi tė shpallet “Nder i kombit”. Them se ėshtė i tillė qė tani, pa ndonjė dekoratė konkrete, e nė qoftė se do tė ketė njė tė tillė, le tė quhet mė mirė “Nderi i kombit dhe i fesė”. Nocioni abstrakt i kombit, aq mė shumė i kėtij kombit tonė kaq tė tollovitur dhe tė hapėrdarė, nuk do t’i kish dhėnė kurrė forcėn qė i dha feja e tij. Tani e di qė tė lodha, padre, lene thjerzėn mėnjanė, kthehu prapė nė fron. Dhe tė lutem rri i marrė e mos dis rehat deri nė fund, pėr tė mirėn tonė.

Somario
“Rrno vetėm pėr me tregue“ ėshtė “Arqipelagu Gulag” i Shqipėrisė; vėrtet nuk ka autori teknikėn e lartė tė mjeshtrit rus, por arqipelagu i tij shqiptar ėshtė edhe mė i shtrirė nė kohė, plot 45 vjet. Dhe nuk ėshtė vetėm pasuria e detajeve, fakteve, ēasteve qė e mban fort paralelen, por pikėsėpari humanizmi i birit tė Franēeskut, i cili di ta zbulojė njeriun edhe te njė komisar edhe tė njė hetues dhe di tė falė.

Shekulli, 30/04/2006

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara