HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Demokracia nė gjuhėsi?

Ardian Klosi -- nga Ardian Klosi

Pjesėmarrjet e Ardian Vehbiut nė debatet tona mediale janė gjithnjė tė mirėpritura; aq mė shumė si nė rastin e djeshėm, kur u shpreh pėr demokracinė nė gjuhėsi. Jo vetėm pse ėshtė nė themel gjuhėtar e filolog, por edhe pse ka punuar nė vitet ’80 nė Institut tė Gjuhėsisė, nė periudhėn mė tė ashpėr tė gjuhėsisė kostallariane, i njeh pra problemet sė brendshmi e sė jashtmi, sė poshti e sė larti.

Mė duket megjithatė – le tė vlejė edhe ky shkrim pėr pasurimin e debatit dhe tė njohjes sonė, dhe jo pėr ndonjė mistrecllėk polemizues, aq mė shumė qė me Vehbiun jemi miq tė vjetėr – se shkrimi i djeshėm kishte njė pikėnisje tė gabuar: fliste pėr demokracinė nė gjuhėsi dhe ia besonte kėtė demokraci pikėrisht institucionit tė vjetėr, tė cilin ai e ka braktisur me kohė. Qysh nė fillim Vehbiu qesėndiste debatin qė ėshtė zhvilluar kohėt e fundit (e kish fjalėn pėr debatin e dt. 4 maj nė Top Channel? se tjetėr nuk di tė jetė zhvilluar; me kėtė rast gėzohemi qė diaspora, edhe ajo pėrtej Oqeanit, ndjek talk-showt, shpresojmė tė lidhet sė shpejti drejtpėrdrejt nė video-konferencė) dhe thoshte se kėto lloj diskutimesh nuk mund t’u lihen akademikėve, publicistėve, kombėtaristėve profesionistė etj. por, citoj: “E ardhmja e standardit tė shqipes... pėrcaktohet nga institucione tė specializuara, tė cilave republika u ka pėrcaktuar njė pėrgjegjėsi kėsisoj”.

Ndėrkaq institucionet e specializuara nė gjithė kėta vjet tė tranzicionit janė tė zgėrlaqura, ato nuk u janė pėrgjigjur aspak kėrkesave tė njė gjuhe nė ndryshim: pikėrisht kjo paaftėsi qė natyrisht lidhet me kushtet e ndryshuara tė Shqipėrisė dhe Kosovės, por edhe qė artificialisht lidhet me konservatorizmin e ndryshkur tė njė grupi specialistėsh, tė cilėve u ka mbetur sahati nė vitin 1972, mblidhen vetėm pėr tė pėrkujtuar atė e festuar vetveten, dhe nuk duan ta shohin realitetin – e pra ėshtė kjo paaftėsi qė i ka dhėnė shtysė dhe pėrmasa jo tė vogla shqetėsimit. Vetėm gazeta “Shekulli” ka botuar njė sėrė artikujsh, pjesa mė e madhe e tė cilėve me njė nivel mjaft tė mirė shkencor. Atėherė, si mund ta presė Vehbiu rregullimin e gjendjes cok prej atyre institucioneve? Pse kėrkon ai qė aktorė tė tjerė, tė cilėt mund tė jenė specialistė-gjuhėtarė, por mund tė jenė edhe shkrimtarė, gazetarė etj., tė shmangen nga kėto debate, mundėsisht tė qepin gojėn sidomos nė media tė tilla tė fuqishme si televizioni?

Pėr mua ēėshtja, ose nyja kryesore e diskutimit, ėshtė e thjeshtė: Kemi mėnjanė njė gjuhė standarde, e cila ka tė meta jo tė paka: nga ato qė i kish qė nė krye tė herės (pėrmend vetėm shkrimin e ė-sė jotheksore, tė cilin 95% e shqiptarėve nuk e zotėron) e nga ato qė janė evidentuar dora-dorės nė afėr 35 vjet pėrdorim (pėrmend vetėm shkrimin e fjalėve tė huaja): Le tė mblidhen pra, specialistė, shkrimtarė, gazetarė, mėsimdhėnės e tė shprehin me mirėkuptim mendimet se si do mund t’u jepej shqiptarėve, nė radhė tė parė fėmijėve nė shkolla, njė kod mė i mirė, mė i thjeshtė e i zhdėrvjellėt. Natyrisht jo sot dhe menjėherė, se kėto punė duan kohė. Por jo t’i thuhet debatit qė nė krye plaē! Edhe nė Kongresin e Drejtshkrimit tė 1972-shit kishte mė shumė demokraci sesa rekomandonte dje Vehbiu me institucionet e tij shtetėrore tė specializuara, pasi aty ishin thirrur mėsues, shkrimtarė me emėr (tjetėr gjė pse tė tjerė specialistė e shkrimtarė me emėr dergjeshin burgjeve ose nė kampe internimi, por ata qė kishin mundėsi tė venin, pse me brinjė tė pathyera, vajtėn).

Pika e dytė qė kam kėrkuar nė njė numėr shkrimesh e prononcimesh ėshtė ēėshtja e gegėnishtes letrare: Nuk mund t’ua ndalojmė, aq mė pak nuk mund t’i veshim me pėrbuzje gjithė ata pėrdorues, poetė, publicistė etj. qė duan ta pėrdorin. Ėshtė njė traditė e madhe, tė cilėn standardi, ose siē quhej dje “gjuha e njėsuar”, pra toskėrishtja qė pėrdorim sot, e dėshmoi se nuk mund ta ndėrthurė nė gjirin e vet, aq mė pak ta sheshojė. Ne duhet tė ndihmojmė nė lavrimin e kėsaj tradite, qoftė dhe pėr hir tė atyre vogėlushve, tė cilėve Fishta e Migjeni sot nė shkolla po u duken mė tė vėshtirė sesa Harry Potter anglisht. Tė ndihmojmė qė tė ketė edhe ajo njė kod tė saj letrar. Askush nuk duhet tė ketė frikė se kjo punė po rrezikoka standardin dhe tė shgjetojė me ironi tė sforcuar, se kemi tė bėjmė me foklorizėm etj.

Pasi thotė se ēėshtja e ė-ve ose e paskajores “janė ēėshtje minore”, Vehbiu thekson se “gjuha sot nuk po funksionon dot mirė jo pėr shkak dobėsish strukutore siē duan tė argumentojnė disa studiues” (kush janė xhanėm kėta studiues, kombėtaristė etj. se ndihemi si nė fjalimet e plenumeve tė dikurshme kur goditeshin burokratėt, indiferentėt etj. dhe pyesnim njėri-tjetrin: ta ketė vallė fjalėn pėr Fadilin apo pėr Mihallaqin?) “por pėr arsye se shqipja e shkruar letrare nė Shqipėri gjatė tridhjetėvjeēarit 1960-1990 u nyjtua (pa ė!) sė brendshmi si formė shprehėse e ideologjisė sė drunjtė totalitare... mori goditje tė rėndė prej formave tė ngurtėsuara e shterpa tė mendimit totalitar”.

Sė pari, gjuha nuk po funksionon mirė vende-vende pikėrisht pėr dobėsi strukturore dhe zgjidhje tė pamira ortografike, ndėr tė cilat natyrisht shkrimi i ė-ve tė patheksuara etj. nuk hyn aspak te ēėshtjet minore.

Sė dyti, nuk mund t’i pėrfytyroj se si janė format e drunjta. Ai qė e shkruante mirė shqipen para 1972-shit vazhdoi ta bėjė kėtė gjė edhe mė pas, sidomos kur ishte me prejardhje toske. Nė vitet qė veēon Vehbiu janė krijuar disa nga kryeveprat e prozės shqipe si “Kronikė nė gur”, “Lumi i vdekur”, “Pashallėqet e mėdha”, “Viti i mbrapshtė”, por edhe shqipėrime mjeshtėrore. Pėr mua “Don Kishoti II” i Petro Zhejt ėshtė gjuhėsisht mė lart se “Don Kishoti I” i Fan Nolit dhe kjo e rrėzon lehtė pohimin e Vehbiut. Se ē’gjuhė shkroi dhe shkruan sot “Zėri i Popullit”e me radhė, kjo nuk na intereson.

Problemin mė tė madh e patėn autorėt qė vinin nga Veriu, ndaj dhe prurjen mė tė lartė krijuese pėr periudhėn nė fjalė e kemi pikėrisht nga njė autor qė qėndroi nė traditėn e vet: Martin Camaj.
Mbasi skualifikon, nga pozita sė largu ose sė larti, debatin aktual pėr nevojėn e pėrmirėsimit tė standardit dhe kultivimit tė gegėnishtes letrare, Vehbiu pėrshėndet iniciativėn pėr katalogimin e shqipes bashkėkohore. Them se iniciativė mė tė mirė nuk ka dhe si do mos e pėrshėndetėsh. Vetė katalogimin nuk e njoh si fushė, por ma merr mendja se sondazhet do tė bėhen nė mė tė mirėn mėnyrė tė mundshme. Sa kohė do tė duhet pėr kėtė ndėrmarrje? Sa gjithpėrfshirėse do tė jetė ajo? Duhen pritur rezultatet qė tė punohet pėr pėrmirėsimin e standardit tonė? Nuk di tė them; nuk di tė them as se si veprohet kur gjejmė, bie fjala, qė 90% e shqiptarėve thonė “shpi” dhe jo “shtėpi”: do tė kemi atėherė nė drejtshkrim “shpi”?

Le t’ia lėmė sė ardhmes kėtė punė, por ndėrkaq nuk mund ta pėrfytyroj se mbledhja e ususit apo katalogizimi i gjuhės, edhe sikur nė tė tė angazhohen forcat mė tė mira e mė tė shumta, duhet t’i lėrė nė gjumė tė gjatė tė gjithė ata qė janė tė shqetėsuar pėr shqipen, pėr faktin e thjeshtė se nė punėn e tyre tė pėrditshme ata e ndiejnė dhe e dinė qė kjo gjuhė mund tė shkruhet, drejtshkruhet dhe drejtshqiptohet shumė mė mirė sesa ndodh sot.

Ka ndonjė tė keqe psh. sikur specialistė, shkrimtarė e pedagogė tė mblidhen pėr tė vendosur njė Drejtshqiptim tė kėtij standardit tonė qė sot ėshtė krejt nė tym? Nxėnėsit dhe prindėt e tyre do t’i falėnderonin: sasia e ė-ve qė shqiptohen nė shkolla do t’i afrohej sasisė natyrore tė ė-ve nėpėr shpia. Ndaj jam pėr Tryezėn e Rrumbullakėt, ku shteti me institucionet e tij ka njė pjesė, por jo gjithė pjesėn, ku ai e shumta mund tė moderojė. Shteti ynė qė nuk funksionon dot nė gjymtyrėt e tij mė esenciale, nuk ka si funksionoka mirė nė politikat dhe organizimet gjuhėsore. Demokracia jonė, sa e re aq dhe e brishtė, kėrkon edhe nė kėtė fushė forma tė reja.

Shekulli, 10/05/2006

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara