HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Koment pėr Musa Ahmetin dhe pretendimin e zbulimit tė dokumentit mė tė vjetėr tė gjuhės shqipe

Doktori fluturues

Ardian Klosi -- nga Ardian Klosi

Si njė kometė u shfaq para disa vitesh nė qiellin e albanologjisė z. Musa Ahmeti. Opinioni publik shqiptar ka parasysh njoftimin e bujshėm pėr zbulimin e njė dorėshkrimi tė shekullit tė 13-tė, me autor Teodor Shkodranin, qė dilte tė ishte shkruar mė se dy shekuj para monumentit tė parė tė njohur tė gjuhės shqipe, “Mesharit” tė Gjon Buzukut. Aso kohe disa personalitete ose personazhe tė njohura tė jetės sonė kulturore shprehėn entuziazmin e tyre pėr gjetjen e kėsaj perle nė arkivat e Vatikanit; tė tjerė autorė vunė rėndė nė dyshim ekzistencėn e saj, duke u nisur nga argumente historike – T. Shkodrani kishte qenė personazh historik me banim nė Konstandinopojė – dhe gjuhėsore: e vetmja fjali qė botonte Musa Ahmeti nga gjetja e tij kishte mospėrputhje tė mėdha me zhvillimet fonetike-gramatikore tė gegėnishtes, sikurse mund tė nxirreshin me deduksion.

Duke qenė qė kanė kaluar qysh atėherė 4 vjet, duke qenė se z. Ahmeti herė pas here njofton se sė shpejti dalin kapituj nga „Teodor Shkodrani“, te revista „Ekskluzive“, nė formė pergamenėsh etj., duke qenė se ky hulumtues bėn tė ditur nė rrugė tė ndryshme se ka gjetur nė Raguzė (Dubrovnik) edhe njė version tė panjohur dorėshkrim tė Pjetėr Bogdanit dhe „Ēetės sė profetėnve“ dhe relikte tė tjera tė ēmuara, biseduam me z. Albert Ramaj, i cili e njeh mė nga afėr studiuesin tonė misterioz. Z. Ramaj ka studiuar pėr filozofi e teologji nė Zagreb dhe Graz, ka qenė redaktor i revistės „Urtia“, aktualisht punon nė St. Gallen tė Zvicrės me njė institut tė atyshėm shqiptar.

Zoti Ramaj, ē’mund tė na thoni pėr kėrkimet e z. Ahmeti nė bibliotekat e Vatikanit?

E kam njohur z. Ahmeti nė verė tė vitit 1994 nė Zagreb. M’u prezantua si njė studiues shqiptar qė e dėrgonin nga Tirana pėr studime shkencore nė Zagreb. Dėshira e tij mė e madhe ishte qė ta njihja me dikė qė punonte nė Vatikan. Kėshtu ndodhi qė iu luta dom David Gjugjės, drejtor i Radio Vatikanit nė gjuhėn shqipe, qė t’i hapte z. Ahmeti rrugėt pėr nė arkivat e Vatikanit, duke i thėnė se ky njeri mund tė bėjė kėrkime tė dobishme. I rezervuar, pak me frikė se „mos mė zhgėnjen ky person“, dom Davidi megjithatė pranoi. E njoha gjithashtu me dom Frrok Zefiqin nė Osijek, autor i disa librave mbi shqiptarėt e Slavonisė. Qysh nė nėntor tė atij viti, kur u takuam sėrish me Musėn nė Zagrab, ai mė paralajmėroi se ka diēka shumė interesante nė Vatikan. Tha se ėshtė fjala pėr njė libėr mė tė vjetėr se Meshari i Buzukut, se kishte gjurmė tė sigurta tė kėsaj pune.

Njė vit mė vonė kolegėt dhe miqtė e mi do tė mė tėrhiqnin vėrejtjen pėr pakujdesinė time. Dom Frrok Zefiqi mė bėri me dije se Musa i kishte marrė disa dokumente tė rėndėsishme nė shtėpinė e tij, po ashtu edhe tė holla. Dom Frroku i kėrkonte sendet e veta, por Musa ia kthente me kėrcėnime. Mė vonė deklaroi se kishte zbuluar gramatikėn e gjuhės shqipe tė pėrpiluar nga Pal Zogaj, qė kishte shkuar si mėsues i shqiptarėve tė Slavonisė dhe qė duhej tė ishte botuar mė 1776. Unė nuk di deri mė sot qė ta ketė botuar M. Ahmeti gramatikėn e Pal Zogajt. Kurse dom David Gjugja, i cili mė vizitoi nė Graz mė 1995, mė tha kėshtu: „Ke ba gabim tė madh qė mė ke njoftė me te, shumė gabim“. Edhe sot M. Ahmeti nuk guxon tė shfaqet nė seksionin shqip tė Radio Vatikanit, mė thotė dom Gjugja, pikėrisht pėr arsye tė moskorrektėsisė dhe gėnjeshtrave tė tij.

Mė 1996-ėn u shpall lajmi nė media se “Meshari” i Buzukut u zhduk nga biblioteka e Vatikanit. Nė fakt, kėtė lajm e shpalli Musa Ahmeti. Personalisht mė thoshte se pėr kėtė punė janė pėrgjegjės dy profesorė, njėri nga Prishtina dhe tjetri nga Tirana, tė cilėt e kishin vizituar mė parė bibliotekėn e Vatikanit. Mirėpo harronte se nė njė bisedė tjetėr mė kishte thėnė se pėrmasat e “Mesharit” nuk i ka shėnuar deri mė sot askush prej studiuesve shqiptarė. Dhe krenohej se kėtė punė e kishte bėrė vetėm ai, dhe i thoshte ato pėrmendėsh. Kur lexova lajmin pėr zhdukjen e “Mesharit”, m’u krijua bindja se ky person mund tė jetė edhe shkatėrrues i pasurive kulturore shqiptare.

Vjet janė zhvilluar nė Mynih dhe nė Tiranė dy simpoziume pėr Gjon Buzukun dhe gjuhėn e vjetėr shqipe. Si shpjegohet qė nė to nuk ka marrė pjesė njė personazh kaq i afėrt me bibliotekėn e Vatikanit, me “Mesharin” dhe tė tjera dorėshkrime tė moēme shqipe?
Nė tė vėrtetė e di mirė se M. Ahmeti duhej tė shfaqej nė Mynih mė 14-15 tetor me rastin e simpoziumit pėr nder tė 450-vjetorit tė Mesharit. Musa nuk u paraqit nė kėtė simpozium dhe arsyetimi publik qė dha ishte se aeroporti i Shtutgartit ishte me mjegull, kėshtu qė Musa nuk mund tė fluturonte. Mirėpo njėri nga pjesėmarrėsit gjermanė tė simpoziumit mori nė telefon nė tė njėjtin moment aeroportin nė Shtutgart dhe mėsoi se aty mjegull nuk kishte dhe se kushtet e fluturimit ishin optimale.

Duke parė qė personazhi ynė po humbet gjithnjė e mė shumė nė mjegull, mund tė na thoni diēka pėr arsimimin e tij? Nė Tiranė ai ėshtė paraqitur si dr. Musa Ahmeti. Ku ka doktoruar, me se?

Sikurse e ceka mė lart, nė fillim ai m’u paraqit si doktor i Tiranės, sikur kishte doktoruar me njė profesor tė historisė. Mundohej edhe tė fliste me theks tiranas dhe tė gjithė shqiptarėt e Kroacisė qė e njihnin qenė tė bindur se ishte nga Tirana. Mua mė tha se kishte qenė nxėnės i dr. Zef Mirditės deri nė diplomim. Mirėpo dr. Mirdita pas disa kohėsh mė tha se nuk e njihte pėr absolvent tė Prishtinės, madje ishte i sigurt se as nė Tiranė nuk kishte bėrė ndonjė doktoratė. U zbulua gjithashtu se Musa nuk ishte prej Tirane, por nga fshati Ponoshec i Gjakovės. Mė pas mėsova se kishte qenė pėr njėfarė kohe student i juridikut nė Prishtinė. Nė pohime tė mėvonshme, Musa deklaronte se e kishte ndėrprerė tezėn e doktoraturės nė Tiranė dhe se po e shkruante atė tani pranė prof. Aleksander Stipēeviē nė Zagreb.

Nė vitin 2000 jam takuar me kėtė profesor nė Zagreb. Lidhur me M. Ahmetin mė tha se ishte shumė i zhgėnjyer nga ky person, tė cilin e kish ndihmuar shumė, por tani nuk kishte mė asnjė dėshirė ta ndihmonte mė tej. Mė tha se M. Ahmeti nuk ėshtė aspak kandidat pėr tė shkruar ndonjė doktoraturė nė Zagreb. Madje prof. Stipēeviē kishte pyetur edhe nė Tiranė, nėse po doktoron aty z. Ahmeti dhe kishte marrė pėrgjigje negative. Kėshtu zbulohej misteri i dikujt qė nė Tiranė thoshte se doktoron nė Zagreb, e nė Zagreb se doktoron nė Tiranė.

Si i financon udhėtimet dhe hulumtimet e tij, tė cilat duhet thėnė se deri mė tash kanė mbetur pa rezultate, tė paktėn pa botime, (dr) Musa Ahmeti?

Ėshtė shumė e vėshtirė tė kuptohen burimet e tij financiare, pasi shpesh ai deklaronte se ka njė bursė shtetėrore nga ministria e Shqipėrisė, mė vonė thoshte se ka njė bursė nga shteti i Kroacisė, nganjėherė pohonte se ka pėrkrahje nga disa biznesmenė shqiptarė, por qė nuk dėshirojnė tė pėrmendet emri i tyre, mjaft qė tė bėhen hulumtime nė favor tė kulturės shqiptare. Nga ana tjetėr, dihet mirė se ndėr tė tjerė financimin e Musa Ahmetit e bėn edhe Behxhet Bacolli, qė biznesin e tij e ka kryesisht me botėn arabe.

Nė karrierėn e (dr.) Musa Ahmetit vėrejmė njė periudhė tė errėt nga 1997-1999, nga ato qė shkrimtari ynė Ismail Kadare i quante „gropa tė zeza nė biografinė e Dyrmish Dur Aliut“. Keni ndonjė informacion qė mund tė hedhė dritė mbi kėtė gollė?

Mė vjen keq qė nuk mund t’ju ndihmoj siē duhet. Di tė them se pas pėrfundimit tė luftės nė Kosovė njė mik imi nga Zagrebi, F.A., dėshmon qė M. Ahmeti kishte deklaruar se gjatė luftės nė Kosovė kishte njė obligim tė madh ndaj atdheut dhe kishte shkuar nė luftė, ku dhe ishte njė komandant i UĒK.

Mund tė supozojmė se nė ēantėn e komandantit, ku dorėshkrimet e Propaganda Fide-s pėrziheshin me radhojtė e luftės, fishekė e granata dore, erė baruti, tė jetė djegur pjesėrisht edhe dorėshkrimi i Theodor Shkodranit?

Ka shumė tė ngjarė qė Musa ta nxjerrė njė ditė edhe kėtė teori. Albanologjia qysh tani ėshtė lodhur sė prituri ndonjė fragment nga i famshmi dorėshkrim i Shkodranit. Nė pėrgjithėsi mendoj se me punėt e Musa Ahmetit nuk duhet tė merret mė bota shkencore, por Prokuroria.

Shekulli, 11/06/2006

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara