HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Fyerjet si frustrim

Ardian Klosi -- nga Ardian Klosi

Nuk kalon ditė, qė tė mos dėgjosh sharje dhe fyerje pėr kėtė kombin tonė tė shkretė shqiptar. Pėr paradoks, ato nuk vijnė nga tė huajt, por nga pėrfaqėsues tė vetė kėtij kombi. Rasti i Gillit ishte njė pėrjashtim i madh (sepse nuk mbahej mend qė nga Vlladan Gjorgjeviēi, qė tė kish’ shkruar ndonjėherė ndokush aq rėndė dhe fyeshėm pėr shqiptarėt) i cili indinjoi me mijėra bashkėkombas, sepse si guxoi njė i huaj, tė flasė keq pėr ne? Kurse sharja e shqiptarėve nga shqiptarėt hapur, rėndshėm, pėr tė gjithė pa pėrjashtim, bėhet rregullisht, nė shtyp dhe nė media tė tjera, e, ajo, pėr ēudi, nuk prek e nuk revolton askėnd.

Autorėt e kėtyre fyerjeve, qė janė nga mė poshtėrueset qė mund tė kapė pėrfytyrimi i njė qytetari normal, punėtor e paqedashės, zakonisht pėrdorin vetėn e parė shumės, d.m.th., jemi ose kemi. Duket sikur qajnė hallin kolektiv... Jemi popull anarqik, i paditur, vetėshkatėrrues, mosmirėnjohės; tė qajmė ditėn e tė vrasim natėn, tė pafe, trafikantė, mashtrues etj. Por, jo rrallė pėrdoret veta e III-tė shumės: shqiptarėt janė, shqiptarėt kanė, nga persona qė janė shqiptarė, por qė fakti qė jetojnė nė emigracion, a kush dreqin e di ē’fakt tjetėr, ua ka mbushur mendjen se janė ndryshe, shumė mė tė mirė nga kėta shqiptarė, dhe i bėn tė japin gjykime shgjetuese nga shumė lart-poshtė.

Shkruesit dhe deklaruesit e tiradave kundėr popullit tė tyre (a gjysmėpopullit, pėr rastet kur janė edhe belgė, edhe amerikanė etj.) nė tė vėrtetė, me procesin e autosharjeve dhe autofyerjeve, nuk bėjnė asgjė origjinale, por pėrsėrisin nė njė formė mė intelektuale muhabetin mė tė zakonshėm tė mejhaneve tona qė fillon me “s’bohemi ne mor jahu”, ku vazhdimi ėshtė “na ka mallku Zoti, vend i mallkum, si s’u bom njiherė njerėz xhanėm, pis milet”, e kėshtu me radhė.

Modeli tjetėr qė merret si frymėzim nga sharėsit e kombit, pėrveē gjedhit tė rrugės, ėshtė modeli i Faik Konicės. Ishte i pari Faik beu. qė nėnvizoi njė numėr cilėsish negative tė shumė prej patriotėve. Ishte ai qė tha maksimėn e famshme se, Shqipėria vėrtetė ėshtė e rrethuar nga armiq, por armiku mė i madh i Shqipėrisė janė vetė shqiptarėt. Mirėpo, ai nuk tha vetėm kėtė gjė, madje e tha kėtė, pasi kishte botuar me vite tė tėra pa u lodhur, kulturėn e shqiptarėve, pasi ishte bindur pėr cilėsi tė rralla tė tyre, pasi ishte magjepsur nga historia e kėtij kombi. Bile, edhe pasi luftoi pėr dekada kundėr cilėsive negative tė bashkatdhetarėve, nga pozita e njė egoizmi tė pėrsosur (deri-diku tė justifikuar nga dijet dhe pėrgatitja qė kish’) ai shkroi njė vepėr si, “Shqipėria, kopshti shkėmbor i Europės Juglindore”, e pambaruar, testamenti i jetės sė tij, qė ėshtė pėrsėri njė si himn dhe deklaratė dashurie, pėr shqiptarėt.

Kurse sharėsit tanė kanė kulturė tė cekėt, tė gjymtė, nė mos nuk kanė fare, pėr historinė e Shqipėrisė, pėr sociologjinė, pėr gjeografinė, pėr gjithė ato rrethana objektive e subjektive, qė e bėjnė vendin tonė vėrtetė nga mė tė prapambeturit, nė krahasim me atė europian. Por nuk janė shqiptarėt tė prapambetur, e, sidomos nuk janė ata tė gjithė! Se po tė ishte ndryshe, nuk do mund tė shpjegohet se si pėrfaqėsues tė tyre nga njė numėr fushash, nga letėrsia, piktura, opera lirike, koreografia, deri dhe nga shkencat ekzakte, arrijnė nė majat e kėtyre fushave, nė rrafsh europian ose botėror, me fare pak vjet pėrvojė nė Perėndim!

A s’ėshtė vendi tė rendisim kėtu cilėsi shumė tė mira, qė kanė njė pjesė e mirė e bashkėkombėsave, madje ėshtė qesharake! Askush nuk ka nevojė tė mbrohet para injorantėve dhe mburravecėve tė sotėm. Atyre mund t’u kujtohet edhe se duhet tė lexojnė Bajronin, Edit’h Durhamin, Theodor Ippenin, Milan Shuflain, Norbert Joklin, Eqerem Ēabejn, pa pėrmendur asnjė autor nga tė kohėve tė sotme, qė nuk numėrohen, po tė heqėsh Gillin, si lėvdues tė sa e sa vetive, qė i bėjnė shqiptarėt (ja rashė dhe unė nė kurthin e pėrgjithėsimit, desha tė them njė pjesė tė mirė tė shqiptarėve) tė jenė sot njė nga kombet mė vitale tė kontinentit.

Nuk e di nga vjen ky racizėm i pėrfaqėsuesve tė vetė racės, ky autoracizėm bizarr. Them se ka tė bėjė me mosrealizimin e njeriut si njeri, me frustrime, me pakėnaqėsira prej dėshtimeve personale, qė projektohen si “dėshtime tė kombit”. Sepse nga njerėz tė suksesshėm nė fushat e tyre, shkurt, nga njerėz tė realizuar, sikurse ėshtė Kadareja, Inva Mula, Angjelin Pėrlocaj, Ehat Musaj e sa tė tjerė, sikure ishin Nėnė Tereza, Ibrahim Kodra e Lin Delija, Martin Camaj a Stavro Skėndi, nuk dėgjon e nuk dėgjoje kurrė gjykime toptan fyese pėr shqiptarėt, pėrkundrazi, ėshtė shpesh i pranishėm njėfarė idealizimi i tyre.

Ndėrsa tani duhet tė lexojmė sapo hapim gazetėn se “ky komb ėshtė armiku mė i madh i vetvetes”, “ka njė marrėzi individuale dhe kolektive shqiptare”, “kemi tė bėjmė me njė prirje vetėshkatėrruese qė manifestojnė shqiptarėt; njėfarė vetėvrasje kolektive”. Intervistuesi qė, nga toni servil i pyetjeve tė tij, duket se ėshtė nė njė nivel edhe mė tė ulėt se i intervistuari, kėrkon p.sh., tė dijė: Ku qėndron, sipas jush, thelbi i marrėzisė individuale tė shqiptarėve dhe ēfarė ju shqetėson mė shumė te karakteri i shqiptarėve? Njė pyetje tė tillė nuk mund t’ia bėsh asnjė babai tė kombit, bie fjala, Gjergj Kastriotit nė shek. 15 ose Ismail Qemalit nė kohė tė Pavarėsisė, pale njė poeti tė panjohur tė provincės belge!

E, kėshtu zbrazen pastaj marrėzitė e zotit Frustrim, jo i vjetėr nė moshė, megjithatė shumė i vjetėr pėr tė mos pasė mėsuar ende gjuhėn shqipe, megjithėse ka emėr shqiptar dhe zabrahanis shpesh nėpėr Tiranė, pėr tė shitur mend nė skenėn kulturore tė qytetit dhe librat e tij, qė s’ia merr njeri (sikurse dhe mendjen). Kurse dje duhej tė lexoja, se “jetojmė nė njė shoqėri, ku gjithēka ka pėsuar kolaps”, se “nė kėtė vend, e vetmja materie prodhuese ėshtė femra”, nga njė grua qė mund ta pėrfytyroj vetėm tė thyer mė dysh, sepse, as te vetja as te njerėzit qė mė rrethojnė, as te shqiptarė tė tjerė qė ēmoj, nuk vė re ndonjėfarė kolapsi. Mė vjen vėrtet keq pėr kolapsin qė ka pėsuar, sikurse mė vjen keq pėr impotencėn e kolegut tė saj. Sepse ky, nė po atė gazetė, arrinte kulmin e autoracizmit dhe vetėpėrbuzjes, tek deklaronte pa pikė dyshimi, se: “Impotenca ėshtė nė trurin e tė gjithė shqiptarėve”.

Po tė merrej seriozisht ky pohim, do tė pėrbėnte arsye tė mjaftė pėr shumė qytetarė qė e quajnė veten shqiptarė, tė ngrinin nė Gjykatė padi penale pėr fyerje kolektive dhe individuale. Por, duke qenė se nuk ka se si tė merret seriozisht, na mbetet vetėm njė buzėqeshje keqardhjeje. Keqardhje pėr disa njerėz, qė nuk do tė bėhen as mė interesantė, as mė tė dashur pėr publikun, duke shpifur nė kėtė farė feje, pėr kombin e tyre.

Shekulli, 08/10/2006

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara