HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Ndėrkohė

Ardian Klosi -- nga Ardian Klosi

Ndėrkohė qė po shkruajmė, redaktorėt e stacioneve tė ndryshme televizive janė duke pėrgatitur tekstet e lajmeve qė do tė transmetohen gjatė gjithė ditės. Ndėrkaq, gazetarėt e ndryshėm mbledhin lajmet mė tė rėndėsishme aktuale, brenda dhe jashtė vendit.
Sido qė tė jenė kėto lajme, kudo qė ndodhin ngjarjet dhe ēfarėdo tė kenė thėnė personat e rėndėsishėm qė pėrcaktojnė ngjarjet e kėtij vendi dhe tė kėsaj bote, njė gjė ėshtė e sigurt: Tė gjitha ndodhin ndėrkohė.

Ndėrkohė qė policia ka asgjėsuar 400 rrėnjė kanabis sativa nė Lazarat, drejtori i KESH-it, Andi Bejli, deklaron se nuk do tė ketė kufizime energjie pėr muajin shtator. Kėtė deklaratė ai e jep ndėrkohė qė gjendet nė bregdetin italian njėra derė e helikopterit Bell 222, i cili u rrėzua natėn e 16 korrikut dhe ndėrkohė qė kryeministri i vendit nuk ka deklaruar dy apartamente tė nipėrve tė tij. Dhe tė gjitha kėto ngjanė ndėrkohė qė njė zjarr i madh ka pėrfshirė pyjet pėrreth qytetit turk Budrum dhe qė Osama Bin Laden deklaroi se femra qė ka dashuruar mė shumė nė jetėn e tij ka qenė Whitney Houston.

Tė gjithė qė ndjekin lajme nė televizionet tona duhet ta kanė vėnė re se gjithēka ngjan ndėrkohė. Se ē’ėshtė kjo ndėrkohė tamam-tamam, nuk mund tė thuhet. Nė gjuhėn shqipe „ndėrkohė“ do tė thotė nė tė njėjtėn kohė, njėkohėsisht, sinkron. Ndėrkaq (ose ndėrkohė) nuk ėshtė e mundur qė njė derė helikopteri tė gjendet pikėrisht nė ēastin kur njė bashkėshort vret tė shoqen dhe tė vjehrrėn pėr motive xhelozie.

Fjala ndėrkohė e ka humbur ēdo lidhje reale me kohėn. Ajo pėrdoret edhe pėr gjėsende qė kanė ndodhur shumė vite mė parė ose do tė ndodhin nė tė ardhmen. Dje dėgjova p.sh. nė TV Klan njė lajm tė tillė: „Ndėrkohė nė Vjenė gjendet nė njė park njė vajzė tetėmbėdhjetėvjeēare. Lajm i bujshėm, sepse ndėrkohė kjo vajzė ishte rrėmbyer nė moshėn 12-vjeēare dhe kishte jetuar gjithė kohėn e mbyllur nga rrėmbyesi i vet nė njė garazh. Ndėrkohė do tė bėhet identifikimi i vajzės“ etj.
Ka shumė mundėsi qė „ndėrkohė“ tė jetė spikerja e lajmeve, tavolina e saj, ngjyra e re e flokėve, pėrgjegjėsi i redaksisė sė informacionit, logoja e kanalit dhe gjithēka tjetėr qė i bashkon llafet qė quhen lajme nė njė tė tėrė dhe qė nuk ka tė bėjė me konceptin kohė.

Nė mėnyrė tė ngjashme e pėrdorte fjalėn „tani“, A. B., njė bashkėnxėnės i gjimnazit, sa herė qė ngrihej nė mėsim. Ai rrallė e tek mėsonte dhe, sa mė pak tė dinte, aq mė shumė e pėrdorte fjalėn tani. Mė ka mbetur nė mend njė ditė qė e ngrit nė mėsim profesor Xhepi nė „Dituri makinash“, kur kishim pėr tė mėsuar nėnkapitullin „Boshti me xhunga“. Fjalėt qė arriti tė thoshte kur doli nė dėrrasėn e zezė ishin: „Tani boshti me xhunga ėshtė njė pjesė shumė e rėndėsishme e makinės. Hėm, tani para ēlirimit boshti me xhunga nuk njihej fare nė Shqipėri, por me ardhjen e pushtetit popullor...“ para se tė fluturonte jashtė klase dhe tė merrte katėr nė regjistėr.

Jetojmė nė njė kohė tė inflacionit tė fjalėve. Fjalėt nė Shqipėri po ndahen nga veprat me njė shpejtėsi marramendėse. Vėshtroni vetėm sasinė e fjalėve tė kota qė pėrdorin politikanėt, sa herė i marrin ata nėpėr gojė fjalėt konsensus, dialog, mirėkuptim, sado qė bėjnė gjithė ditėn pikėrisht tė kundėrtėn e konsensusit, dialogut dhe mirėkuptimit. Shihni sasinė e premtimeve tė kryeministrit tonė qysh nga fushata elektorale e deri mė sot, sa shumė i pėrgjysmoi taksat, sa i ndėshkoi baronėt e korrupsionit, sa i lėvizi veprat e naftės nga bregdeti turistik, sa i pengoi ndėrtimet pa leje, sa i kompensoi pronarėt dhe sa shumė na garantoi, garantoi, garantoi.
Ndėrkohė, alibia verbale e politikės kalon vetiu nė redaksitė e lajmeve. Sepse, t’u kushtosh kėtyre politikanėve 1/2 e kohės sė lajmeve, afėrmendsh qė do tė infektohesh nga inflacioni dhe skizofrenia fjalėsi/realitet qė i karakterizon ata.

Megjithatė, ndėrkohė nuk do tė bėja fajtor vetėm gjuhėn e politikės pėr zbrazjen e njė numri fjalėsh si ndėrkohė, ndėrkaq, madje, sidoqoftė; dialog, konsensus, paketė, vizion, garanci, do tė (nė pėrgjithėsi forma e ardhme ėshtė krejt skizofrenike) etj. prej kuptimit tė tyre. Nė pėrgjithėsi shoqėria jonė vuan nga mbushullia e fjalėve, nga raporti i tyre i zhdrejtė me punėn, sikurse vuan nga mbushullia e kafeneve dhe raporti i tyre i zhdrejtė me prodhimtarinė (5 kafe: 1 punė; 10 kafe: 0,5 punė e kėshtu me radhė). Nė njė studim tė njė ekipi tė huaj qė vlerėsoi punėn qė bėhet nė Shqipėri me shtėpitė e fėmijės dhe raportet qė kėto i paraqesin ministrisė sė Punės, lexoj: „Raportet janė tė mbushura me fjalė tė kota dhe tė pėrgjithshme qė nuk thonė asgjė pėr zhvillimin psikik e psiko-social tė fėmijėve“. Kėshtu janė tė mbushura me fjalė tė kota tė gjitha raportet te ne, sidomos ato tė administratės shtetėrore, qė doemos do tė marrin shembull nga udhėheqja e kėsaj administrate.

Jetojmė nė epokėn e ambalazhimeve apo paketimeve tė bukura (e keni vėnė re sa herė pėrdoret fjala paketėė paketė ligjesh, paketė propozimesh, paketė reformash, aq sa tė merr malli pėr kuptimin konkret, pėr njė paqetė cigaresh). Kushdo, ose pothuajse kushdo nė kėtė botė, sidomos ata qė janė nė qendėr tė medieve, pėrpiqet ta paraqesė veten e tij dhe atė gjė qė bėn mė tė mirė sesa ėshtė nė realitet. Njeriu i thjeshtė nuk e pėrdor kurrė fjalėn ndėrkohė, bariu e zėmė nuk thotė: ndėrkohė qė delet po kullosnin, lopa mė polli dy viēa; sepse e para, delet nuk kanė tė bėjnė me lopėn, e dyta ai thotė vetėm tė vėrtetėn, qė lopa i polli vetėm njė dhe jo dy viēa.

Edhe njė stacion televiziv pėrdor fjalė parazitare, jo me qėllim, por sepse vetiu kėrkon ta ambalazhojė sa mė bukur edicionin e vet tė tė lajmeve, qė nė vetvete pėrbėhet nga disa ndodhi qė s’kanė tė bėjnė gjėkundi me njėra-tjetrėn, edhe po ta zėmė se dy ngjarje kanė ndodhur sinkron njėra me tjetrėn. Gjendjen e rėndon sasia e madhe e lajmeve qė merren andej-kėndej nga stacione tė huaja, ndaj pėr tė dhėnė pėrshtypjen se kėto lajme i lidh ndonjėfarė logjike e brendshme dhe ndonjėfarė pune hulumtuese-vlerėsuese e redaksisė, pėrdoret fjala e tmerrshme ndėrkohė.

Nuk dua ta nxjerr mė tė larė shtypin e pėrditshėm nga njė dozė e mirė fjalėsh parazitare. Konkretisht lexoj nė njė shkrim tė djeshėm te gazeta jonė: „Ndėrkohė ēdo pėrvjetor tė vdekjes sė tij (tė Azem Hajdarit, A. K.) Partia Demokratike ka zhvilluar homazhe pranė memorialit tė tij... Vrasja e deputetit Azem Hajdari ėshtė cilėsuar si vrasja e shekullit (uroj tė mos ketė dorė gazeta nė kėtė punė, A. K.), ndėrkohė qė gjykimi i kėsaj ēėshtjeje ka vazhduar plot 70 seanca... Ndėrkohė, pak ditė mė parė Kėshilli i Ministrave mori thuajse tė njėjtin vendim edhe pėr Pjetėr Arbnorin... Ndėrkohė Kuvendi vendosi qė njė prej rrugėve nė afėrsi tė parlamentit tė marrė po emrin e tij....“ Si ka mundėsi qė ēdo pėrvjetor (d.m.th. 7 herė qysh nga vrasja e tė ndjerit), 70 seanca gjykimi, vendimi i KM-sė pėr Pjetėr Arbnorin dhe pagėzimi i njė rruge me emrin e kėtij tė kenė ndodhur tė gjitha nė njė kohė, ose ndėrkohė.

Jemi qenie tė paplota si njerėz dhe shumė nga veprimet tona zhvillohen pa ndonjė lidhje tė brendshme logjike; kėtė e kuptuan fare mirė edhe disa nga autorėt e letėrsisė moderne si bie fjala Virginia Woolf ose James Joyce me pėrroin e tyre tė ndėrgjegjes. Pale pastaj shteti dhe pale-pale shteti shqiptar me politikanėt e tij, me partinė e vet mė tė madhe nė botė (nė raport me popullsinė), partinė e anarkistėve, me trafikantėt, banditėt dhe informalistėt e tij tė panumėrt. Si mund tė pėrshfaqin kėta ndonjė lidhje tė brendshme logjike nė bėmat dhe tė pabėmat e tyre tė pėrditshme. Ndaj propozoj qė fjala ndėrkohė ose tė pėrdoret strikt pėr dy ngjarje qė ndodhin sinkron me njėra-tjetrėn, ose tė hiqet krejt nga fjalori i shqipes, pėr tė mos e thelluar edhe mė tej dėmin e madh qė i ka shkaktuar ajo deri mė sot kėsaj zonje tė motit.

Ndėrkohė, po e mbyll shkrimin kėtu.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara