HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Me rastin e 60 vjetorit tė kompozitorit Rauf Dhomit

QEVERIA DHE AKADEMIKĖT MUZIKALĖ TĖ KOSOVĖS

-- nga Akil Koci, Kompozitor

Ėshtė kėnaqėsi qė nė njė koncert solemn tė shohim njė auditor kaq tė zgjedhur sikur me kėtė rast.
Kishin ardhur shumė intelektualė tė shquar, akademikė dhe anėtarė tė qeverisė e deri te kryeministri.
Nė tė njejtėn kohė ėshtė pėr ēdo keqardhje mungesa e kolegėve tė vokacionit, sidomos profesorėve tė Fakultetit tė Arteve, tė cilėt studentėve tė tyre duhet t'ju shėrbejė si model.

Rauf Dhomi ka lindur nė Gjakovė. Shkollimin e mesėm e kreu nė Prizren kurse studimet univesitare dhe ato pos universitare i kreu nė Sarajevė, nė klasėn e profesorit dhe kompozitorit Mirosllav Shpiler.
Ka punuar nė fillim pranė Shkollės sė Lartė Pedagogjike nė Prishtinė dhe ka formuar Korrin e Burrave tė Gjakovės. Tani mban postin e drejtorit tė Filharmonisė dhe Operės tė Kosovės dhe ėshtė profesor nė Fakultetin e Arteve tė Prishtinės.
Ėshtė anėtar i Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Kosovės.

Ka komponuar shumė vepra tė gjinive tė ndryshme me prirje tė veēantė pėr muzikėn vokale.
Kompozitori Rauf Dhomi me operat “Goca e Kaēanikut” dhe “Dasma Arbėreshe” ėshtė autor i parė i operės nė Kosovė.
Ėshtė autor i baletit “E Bukura More” dhe shumė veprave tė tjera.
Pra Rauf Dhomi ka zėnė qysh tash vend nė Antologjinė e krijimtarisė muzikore tek ne, nė periudhėn kur ajo sa fillon tė bėj hapat e parė serioz nė muzikėn klasike.

Ja qė i tėrė angazhimi i tij rezultoi me njė koncert plotėsisht tė merituar solemn tė cilin edhe TVK vendosi ta shpėrblejė duke e transmetuar drejtėpėrdrejtė me 4.12.2005 tė cilin e pashė me shumė interesim.
Nė koncert u ekzekutuan vepra nga opusi i tij duke filluar nga operat “Goca e Kaēanikut”, ”Dasma Arbėreshe” dhe ca solo kėngė dhe njė pjesė “Rondo” pėr violonēel dhe “Impresionet Daradane”, tė cilat i ekzekutuan Antonio Gashi dhe Lule Elezi, dhe lėnė pėrshtypje tė madhe.

U vėrejt prania e madhe e solistėve vokalė nga Shqipėria duke filluar nga Kastriot Tusha, Suzana Frasheri, Ylber Gjini, Marina Lekaj dhe tė tjerė, tė cilėt ishin tė shkėlqyeshėm, pastaj edhe njė grup vajzash tė korit tė operės sė Kosovės. Tė gjithė kėta solista i pėrcjelli pianistja Lule Elezi me shumė ndiesi dhe profesionalizėm. Simpatik ishte edhe Okteti 8+1.

Mirėpo, shtrohet pyetja a thue kemi edhe ne nė Kosovė solistat vokalė tė cilėt do duhet tė kishin marė pjesė nė ketė solemnitet, apo na duhet ende tė ftojmė mysafirė? Ēfarė bėn Fakulteti i Arteve? Ndoshta problemi qėndron diku tjetėr?
Megjithėate unė them se e tėrė kjo punė duhet tė ēmohet por gjithashtu do tė vėrej se e tėrė krijimtaria e tij vazhdon kryeneēėsisht, tė bazohet nė traditėn e muzikės romantike saqė edhe i tėrė koncerti solemn u pėrshkua me atmosferė tė tillė. Thuase nuk don tė pėrfill trendet e muzikės bashkėkohore evropiane dhe botėrore. Pra nuk u hetua as pėrpjekja mė e vogėl qė shprehja muzikore gjatė kėsaj kohe tė transformohet me tinguj bashkėkohorė qė duhet tė jetė synim i ēdo krijuesi progresiv.

Sido qė tė jetė, njė koncert i tillė solemn duhet tė pėrshėndetur sepse tė tilla kemi pak, kurse ato janė shumė tė dobishme, jo vetėm se prezentohet krijimtaria e krijuesit por edhe kultura shpirtėrore e popullit, derisa institucionet tona nuk duket tė kenė shumė ndjeshmėri pėr organizimin e solemniteteve tė ngjashme. Andaj u befasova pėr tė mirė kur, pėrveē akademikėve nė krye me kryetarin Rexhep Ismailin, nė mesin e qeveritarėve bėnin pjesė shumė ministra e ne na ranė nė sy edhe ish-ministri i kulturės me gjithė atė tė tashmin tė prirė me kryeministrin e tyre. Vlen tė pėrmendet se kohė mė parė Teatri i Operas dhe Baletit nė Tiranė pat organizuar njė eveniment tė ngjashėm tė quajtur “Portert kompozitori”, kushtuar poashtu kompozitorit Rauf Dhomi. Me kėtė rast prezantimin e bėri homologu i Rauf Dhomit, pra drejtori Zhani Ciko i cili pos tjerash tha ”...kompozitorin Rauf Dhomi e konsideroj si njė nga figurat mė tė rėndėsishme tė muzikės seroze shqiptare”.

Ndėrkaq, nė solemnitetin e Prishtinės, nė mungesė tė muzikologėve, pėr dėnim fjala i ipet kryeministrit i cili u ndėrthur ngathėt gati sikur nė politikė, mos tė them nė qesėndisje...!? mė falni, mendova nė qeverisje.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara