HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Historiku i bibliotekave tė Shkodrės

-- nga Alma Mile

Tradita e bibliotekave nė Shkodėr ėshtė shumė e hershme, madje fillesat e saj shkojnė qysh prej periudhės ilire. Njė shqiptaro-kroat i njohur me emėr Aleksandėr Stipēeviē, nė “Historinė e librit” shėnon se nė Iliri ka pasur 72 biblioteka dhe disa syresh kanė qenė edhe nė Shkodėr. Nga ana tjetėr, nė veprėn e Marin Barletit, “Rrethimi i Shkodrės” thuhet se ka pasur anale tė shkruara nė gjuhėn e popullit.

Sipas tė dhėnave tė Farlatit nė “Illyricum Sacrum”, “qendra tė rėndėsishme tė administratės e kulturės me arkiva e biblioteka tė famshme kanė qenė arqipeshkėvitė e Durrėsit, Tivarit, Shkodrės e Shkupit”. Madje nė Shkodra njihet edhe si bėrthama e parė e bibliotekave publike nė Shqipėri. Nė vitin 1917, u hap e para bibliotekė shtetėrore e quajtur Biblioteka e “Komisisė letrare”, qė u drejtua nga shkrimtari dhe publicisti Hil Mosi, qė luajti njė rol tė rėndėsishėm nė procesin e krijimit tė bibliotekave, pasi ai pėr herė tė parė futi konceptin e kopjes sė detyruar.

Disa vite mė vonė, kur u krijua shteti shqiptar, banorėt e Shkodrės ia falėn kėtė bibliotekė Tiranės dhe nė 28 nėntor 1922 u krijua Biblioteka Kombėtare me njė fond prej 6 mijė librash. Sipas rendit kronologjik bibliotekat e Shkodrės i pėrkasin viteve: 1683, Biblioteka Bogdani, 1750 Biblioteka e Myftiut tė Tabakėve apo Kėllyēit, e cila fatkeqėsisht nuk ekziston mė, sepse u dogj. Ka qenė shumė e pasur me dorėshkrime nė gjuhėn orientale dhe ka tėrhequr gjithnjė vėmendjen e studiuesve tė huaj, 1834 biblioteka e Vakėfit, nė 1858 biblioteka e Etėrve Jezuitė, 1875 Biblioteka e Franēeskanėve, 1899 e Shoqėrisė “Bashkimi”, 1901 e Shoqėrisė “Agimi”, 1911 e Klubit “Gjuha jonė”, nė vitin 1917 e “Komisisė letrare”, 1919 e Shoqėrisė Vllaznia. Duhet theksuar qė nė kėto biblioteka kanė shėrbyer albanologė nga mė tė shquarit, si Hil Mosi, Zef Valentini, i cili edhe pse ka qenė italian, e ka quajtue veten gjithnjė shqiptar, apo Gjergj Fishta, Hamdi Bushati, Kolė Kamzi, etj.

Por Shkodra njihet edhe si qyteti i shtypshkronjave tė para. Thuhet qė njėfarė Shtjefni nga Shkodra pruri nga Venediku dhe ngriti njė shtypshkronjė dhe nė vitin 1563 shtypi njė libėr kishtar. Duhet pėrmendur mė pas shtypshkronja e Jezuitėve nė vitin 1871, ku sipas studiuesit e gjuhėtarit Hamdi Bushati, nė kėtė shtypshkronjė, qė nga viti 1871 e deri nė 1938 janė shtypur 411 tituj. Pas kėsaj u hapėn edhe tė tjera si “At Gjergj Fishta”, apo e Franēeskanėve.

Kjo traditė nė fushėn e bibliotekave dhe tė shtypshkronjave bėri qė nė Shkodėr tė dalin dhe gazetat e para zyrtare. “Shkodra”, quhej organi zyrtar i vilajetit tė Shkodrės, pėr tė vazhduar me tė tjera gazeta jozyrtare si “Ylqija e zemrės sė Krishtit”, apo me revistat mė tė njohura pėr kohėn “Hylli i dritės” dhe “Leka”, si dhe revista tė tjera fetare, mes tė cilave dhe “Kultura islame”

Shekulli, 23/04/2006

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara