HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


KUR FJALĖT DALIN NGA ZEMRA

Ardian Ndreca -- nga Dr. Ardian Ndreca*

(Shqetėsimi pėr gjuhėn shqipe nė nji shkrim tė Ledi Shamku-Shkrelit)

Me gjetė ende njerėz qė shqetėsohen pėr gjuhėn shqipe nuk asht e kollajtė, mbasi mjafton me e pa sesi e shkruejnė dhe e flasin shumica gjuhėn tonė amtare pėr me kuptue se ēfarė respektit kanė ndaj saj.

Nė fund tė fundit nji justifikim e kanė gati tė gjithė pse sot nė Shqipni asht fort ma kollaj me gjetė nji njeri qė fluturon sesa nji shkrimtar sojit, prej atyne qė tė tundin me fjalėn dhe me idetė e tyne. Kam parasysh kėtu Mitrush Kutelin, Lasgush Poradecin, Ernest Koliqin e shumė tė tjerė qė i janė dorėzue historisė sė letėrsisė sonė e nė krahin tjetėr kam pėrpara asish qė kujtojnė se janė ba shkrimtarė tė mėdhaj tue shkrue hartime apo mā mirė tharptime.
Po lexojshe shkrimin e studiueses Ledi Shamku-Shkreli dhe pashė dashuninė e saj pėr gjuhėn tonė amtare.

Nuk mė habiti aq shumė fakti qė ka pėrkthye e botue F. de Saussure-in, sa puna qė ka ba pėr me pėrgatit nji botim anastatik tė Fjalorit tė gjuhės shqipe tė vjetit 1954 dhe atij tė Nikollė Gazullit (Visaret e kombit, vėllimi XI).
Ata qė paguhen pėr me qenė “mbikqyrsit” e gjuhės sonė janė mumifikue (un kam disa vjet qė e pohoj), janė pensionifikue intelektualisht – por un dyshoj qė kanė qenė tanė jetėn nė pension – me nji fjalė: i ka hangėr furra.
A mundet me i ndejtė sogje gjuhės sonė hini i kotėsisė absolute?
Nė Shqipni s’kemi shkrimtarė e s’kemi as gjuhėtarė, mbasi tė dyja palėt s’janė gja tjetėr veēse mbeturinat e vetvetes.

Atėherė studiuesja e re me tė drejtė shqetėsohet pėr tė ardhmen e gjuhės sonė, tue parandie me frikė nji skizmė tė gegnishtes.
Kishe me thanė se mbas skizmės sė tosknishtes nė vjetin 1972, gjuha jonė asht mjaft e lodhun pėr nji ndamje tjetėr, pse jemi tashma nė nji gjendje skizmatike apo secesioni siē shkruen L. Shamku-Shkreli.
Ne gegėt, tue fillue te Arshi Pipa e te Martin Camaj kemi ēue zanin ndaj skizmės sė vjetit 1972, dhe sot ne qė s’kemi pranue secesionin vllamohues tė nji Kongresi - qė mā shumė se pėrmendore asht nji njollė – s’duem ndamje tė reja.

Ne, pasuesit e gegnishtes letrare, nuk i duem dhe nuk i kemi dashtė kurrė skizmat. Ne e duem gjuhėn tonė shqipe: tosknishten dhe gegnishten, pse jemi vllazėn e bash pėr kėtė arsye toskėt e meēėm e duen gegnishten (Kuteli, Lasgushi, Ēabej) dhe gegėt e squet e kanė ēmue gjithmonė tosknishten.
Por ne nuk duem thjesht «drejtesi» pėr at’ ēka ka ba Kongresi i vjetit 1972, pse me lypė drejtėsi pėrban nė vetveti nji kthim aty ku ishim.

Ne duem me ec pėrpara e kjo gja do tė thotė se mā pari duem qė debati tė hapet, e tė ēilet edhe mendja e plogėt e shumicės sė editorėve qė s’pranojnė me botue gegnisht; pėr mā shumė nė kėto ēasa nuk shpresojmė, mbasi truni i hibernizuem i akademikėve shqiptarė s’mund tė shkrihet mā e s’kemi arsye pėr me kėrkue nji gja tė tillė. Duem thjesht qė ēėshtja e gjuhės tė diskutohet, mbasi tė mos mėsuemit e saj ndėr shkolla, preferimi i fjalėve tė hueja nė vend tė fjalėve tė gegnishtes, shkallmimi i sintaksės shqipe, jargavitja me anė tė nji fjalėformimi tė huej pėr natyrėn e shqipes sonė – vjen kryesisht prej miopisė sė gjithė atyne qė kanė dashtė mā mirė me shkatėrrue shqipen sesa me pranue gegnishten.

Na vjen mirė qė nji gjuhėtare e re si Ledi Shamku-Shkreli, ka nisė nji dialog pa paragjykime dhe pa rezerva, e na vjen gjithashtu mirė qė nji ndėrgjegjėsim mā i madh asht realizue ndėr shumė shqiptarė.
Kryetarėt dhe akademikėt, drejtorat e Instituteve sė bashku me shegertat e tyne nuk janė nji problem i vėrtetė, mbasi ata kanė dalė kaherė nė pension.
Ndonjeni prej tyne ndihmon veten falė bashkėpunimit me ndonji revistė nė Tiranė, ndonji tjetėr lan e lyen ndonji albanolog tė pafat pėr me gjetė kund ndonji ftesė a mundėsi me dalė prej mykut ku asht zhytė.

Sigurisht qė gjuha shqipe nuk mund tė pėshtojnė prej kėtyne dylmeve dhe dogmatikėve, pse tashma nuk kanė forcė as me e shkatrrue e jo ma me e pėshtue atė.
Mbesin gjuhėtarėt e rinj qė kanė ndjeshmėni tė veēantė dhe zemėr tė madhe, atyne u takon detyra me hapė debatet dhe Kongreset e reja!

* * *

Ndėrsa po mendojshe kėto gjana u kujtova se nė Romė kėtė javė zhvillohet “Festivali i Shkencave” ku dishepuj tė Noam Chomsky-it dhe tė Michael Dummett diskutojnė rreth logjikės sė gjuhės dhe minimalizmit sintaksor tė Chomsky-it. Teoria chomskiane e quejtun «Governement and Binding» pohon se nė trunin tonė ekziston nji skaj krejt i vogėl, por fort i shkathtė dhe reaktiv, qė na lejon me ba lidhje tė komplikueme sintaksore. Me nji fjalė minimalizmi na ēon drejt nji barazije origjinare, drejt nji fjale tė vetme, nji Logosi unitar, qė asht origjina dhe destinacioni jonė.

Origjina jonė si folėsa tė nji gjuhe asht nji mister, por gjithsesi nji mister qė na bashkon dhe nuk na ndan, prandaj duhet tė tejkalojmė ndasitė gjuhsore qė rrethanat historike kanė vu si pengesa ndėrmjet nesh dhe tė kėrkojmė pėr aq sa asht e mundun (me logjikė dhe me arsye tė shėndoshė) nji pikė takimi konkrete ndėrmjet dy tė folmeve shqipe: gegnishtes dhe tosknishtes, pse standardi tashma s’asht tjetėr veēse nji pikė hipotetike, jashtė kohet dhe hapsinet.

Autori ėshtė Profesor nė Universitetin e Urbinos nė Romė, Itali

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara