HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nanė Tereza dhe sėmundja e fondamentalizmit

Ardian Ndreca -- nga Ardian Ndreca Ph.D.
Docente di Filosofia Contemporanea
Pontificia Universitas Urbaniana-Roma

Kush e kishte mendue se asaj qė ka kurue pa u kursye: lebrėn, koleren, tuberkulozin, marrinė, kancerin nė tė gjithė botėn – do t’i duhej nji ditė me u pėrballue me sėmundjen vdekjepruse tė fondamentalizmit nė atdheun e vet!?
Me tolerue arrogancėn dhe fondamentalizmin, ka shkrue Churchill-i, asht si me i dhanė me hangėr krokodilit tue shpresue se kėshtu ai ka me na hangėr nė fund krejt. Kjo asht nji shpresė tepėr e vorfėn pėr me mbajtė gjallė njerzit qė kanė sadopak arsye dhe logjikė tė shėndoshė.

Nji tipar themelor (i vetmi tipar) i fondamentalizmit asht se nuk din me ndėrtue por vetėm me shkatrrue, nuk njeh rrugėzgjidhje pėrveē mohimit tė tjetrit, nuk ka asnji vizion pozitiv pėrveē errėsinės logjike, shoqnore dhe kulturore qė propagandon. Fondamentalizmi, i ēfarėdolloj ngjyre qoftė, asht nji antihumanizėm absurd qė pėrhapet dhe mbėshtetet prej vetė «njerzve». Me i quejt «njerz», nė ketė rasė pėrban vetėm nji respekt pėr at’ ēka ata kanė qenė para me se me i humbė tiparet njerzore. Rreziku ma i madh i shteteve demokratike sot, nė nji kohė qė ideologjia komuniste ka marrė fund, vjen prej totalitarizmit fondamentalist – i cili pėrpiqet me tė gjitha mėnyrat (aty ku mundet) me influencue politikėn e shteteve laike dhe me ndėrhye haptas nė jetėn politike dhe shoqnore – nė kundėrshtim me ligjet themelore tė Shtetit.

* * *

Kur nji organ qeverisės, i zgjedhun demokratikisht, merr nji vendim siē asht nderimi i Nanė Terezės me nji bust nė hymje tė Shkodrės – dhe shoqata «bamirėse» apo edhe «intelektuale» kundėrshtojnė nji gja tė tillė si provokacion fetar, kjo gja tregon intolerancė dhe fondamentalizėm, tregon mungesė atdhetarizmit dhe cėnim tė demokracisė.

Nderimi i ministrit Leskaj (nji vlonjat qė pėrpiqet me nderue Shkodrėn asht nė vetvete nji nderim, tue qenė se vetė shkodranėt flejnė) ndaj figurės sė Nanė Terezės s’ka tė bajnė thjesht me qenjen katolike tė kėsaj figure, por me ēmimin Nobel si bamirėse dhe paqeruejtėse tė pashoqe, e cila (ndryshe prej disa shoqatave bamirėse tė tjera) nuk shihte aspak besimin e atyne qė ndihmonte, qofshin kėta indu, myslimanė, tė krishtenė apo animista.

Nga ana tjetėr Nanė Tereza nuk ka qenė klerike katolike (mbasi dihet se nė gjinin e Kishės katolike femnat nuk mund tė ndėrmarrin nji rrugė tė tillė) ajo ka qenė thjesht nji besimtare e kushtueme Zotit, qė ka punue pėr paqen dhe pėr tė vorfnit. Jo vetėm qė sytė delikat tė fondamentalizmit shkodran u fyekan prej nji grueje – praninė e sė cilės nuk e ka refuzue as vetė Nexhmije Hoxha – por ata thjesht nuk e duen tue u nisė prej besimit tė saj.

Me refuzue diēka asht e drejta e gjithė personave qė gjykojnė, por nė qoftė se me tė vėrtetė gjykojnė, atėherė kėta pėrsona duhet tė na tregojnė se kė dėshirojnė me vu nė hymje tė qytetit tė Shkodrės – mbasi mos me vu askėnd asht si me u deklarue tė pa atėsi?
Gjergj Kastrioti kam frikė se nuk u pėlqen (pse s’ka qenė shkodran, kuptohet), Marin Barleti ka qenė prift, Beēikemi, Buzuku, Fishta, Gurakuqi.... Hasan Rizai - ky s’ka qenė shkodran!!! Kė me vu pra?

Ndoshta duhet me vu bustin e kėtyne intelektualve (te ne pėr me qenė intelektual en masse mjafton me pasė shkue 4 vjet nė nji shkollė tė naltė) e bamirėsave – qė me paret e s’di se kujt s’po pushojnė tue ba mirė ditė e natė.
Intelektualėt nė fjalė, nė mes tė cilėve ka edhe ndonji historian, e dinė mirė se kjo nuk asht hera e parė qė Nanė Terezės nuk i lejohet me u kthye nė Shkodėr, historiani i sh(q)uem Enver Hoxha (admirues i Haxhi Qamilit dhe udhėheqės qė s’ka nevojė pėr prezantim) ia pat ndalue Nanė Terezės kthimin nė Shqipni.

Por fatmirsisht shoqnia shqiptare nė nji anė dhe rrethanat e politikės ndėrkombtare nė anėn tjetėr, bane qė veprat e Enverit tė pėrbuzeshin dhe tė digjeshin, ndėrsa veprat e dashunisė qė Nanė Tereza ka ba nė gjithė botėn, tė admiroheshin dhe tė lėvdoheshin.
Kajherė e kam mendue Shqipnin tonė si nji balonė aerostat tė tipit tė vėllezėnve Mongolfier, mbrenda sė cilės kanė fry gjithmonė me tanė forcėn e bulshijve bijtė e saj mā tė mirė, prej Jugut dhe prej Veriut.

Mā tė mirėt bij tė Shqipnisė, ndėr tė cilėt edhe Nanė Tereza, jepnin frymėn e tyne pse donin qė kjo balonė e vorfėn, me arna dhe me bira, tė ngrihej nalt, drejt qiejve, prej ku ta admirojshin dhe ta nderojshin kombet e tjera. Por, fatkeqsija jonė mā e madhe ka qenė se pėr ēdo frymė qė donte me e ēue nė qiell Shqipnin, delshin me dhjeta partalla qė e mbushnin balonin me plehna dhe me zhele, me handrak dhe me hekurishte pėr mos me e lanė kurrsesi me u ngjitė nalt.

Asgja nuk ka ndryshue. Edhe sot ka asish qė japin frymėn e vet pėr Shqipnin, e ka edhe prej atyne qė mundohen mos me e lanė me u naltue, kėta tė fundit pėrfaqsojnė forcat qė duen me na lidh dhe me na heqė lirinė, tue na mbajtė tė poshtnuem pėrpara kombeve tjera.
Sot shoqnia shqiptare duhet tė vendosin se ēka don me ba nė tė ardhmen: me u zvarritė apo me fluturue krahas me kombet e pėrparueme!?

-- dėrguar nga Klajd Kapinova

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara