HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Shteti laik dhe anmiqtė e tij

Ardian Ndreca -- nga Ardian Ndreca Ph.D.*
Docente di Filosofia Contemporanea
Pontificia Universitas Urbaniana-Roma

«Shqipėria: u ngjall nga idealistėt, u ruajt nga rastet, u vra nga politikanėt»

- Faik Konica, 1924.

Individualizmi dhe nevoja pėr nji shtet
Individualizmi i tepruem asht sėmundje qė na ka pengue vazhdimisht me krijue dhe me mbajt Shtetin tonė. Ne shqiptarėt jemi tė primė me afirmue vetveten dhe jo bashkėsinė sė cilės i pėrkasim, e kur bahet fjalė me zgjedhė ndėrmjet interesave personale e atyne tė pėrgjithshme, rrallėherė kemi dyshime rreth pėrparėsisė sė interesave personale. E kemi tė vėshtirė me ul nė kuvend dhe me ndigjue njeni-tjetrin, pse jemi tė bindun se sidomos prej kundėrshtarėve tanė, tė cilėt i pėrbuzim me gjithė zemėr, nuk kemi asgja ēka me mėsue.

Kuvendet tona pėrgjatė historisė mā sė shumti kanė qenė kuvende katundesh apo nė rasėn mā tė mirė kuvende ndėrkrahinore tė kufizueme. Numrohen me gishta kuvendet relativisht mbarėshqiptare: Kuvendi i Lezhės i vitit 1444, ai i Arbnit i vitit 1703, Kuvendi i Prizrenit i vitit 1878, Kongresi i Monastirit nė vitin 1908, ai i Lushnjes nė vitin 1920. Pra, nė pesė shekuj histori shqiptarėt janė mbledhė me hiri a me pahiri katėr pesė herė pėr me diskutue pėr fatin e tyne. Ndėrkaq fatin tonė e kanė vendosė tė tjerėt, e ardhmja jonė asht mvarė prej humorit dhe prej simpative tė mā tė fortėve. Mungesa e protagonizmit nė historinė tonė kombtare ka krijue gjithmonė vėshtirėsina tė mėdha pėr me organizue jetėn e bashkėsisė me anė tė institucioneve shtetnore. Kjo gja ka ndikue edhe nė vetė pasqyrimin e sė kaluemes sonė. Ankohemi se nuk kemi nji histori dhe se pėr shekuj me rradhė kanė qenė tė huejt qė janė marrė me historinė, gjuhėn, zakonet dhe doket tona.

Kemi kronika gojore e tė shkrueme, kemi folklor por jo mendim historik, mbasi mungesa e lirisė dhe pavetėdija e shtypin individin dhe s’e lejojnė me krijue nji horizont historik dhe kritik ndaj vetvetes. Historinė e bajnė njerzit e lirė dhe popujt e lirė, prandaj mbas Historisė sė Skėnderbeut tė Barletit duhet me pritė ardhjen e Fan Nolit pėr me pasė nji Histori tjetėr tė denjė pėr kėtė emėn. Parenteza ndėrmjet dy veprave asht nji labirint ku shpirti shqiptar mā sė shumti gjindet i shqymbun, i trembun apo edhe i tjetėrsuem rranjėsisht. Pra, pa u krijue ndėrgjegja se kemi nevojė pėr nji Shtet nuk mund tė kemi as mendim historik dhe ide pėr tė ardhmen.

Mjerisht ende sot lėvizim symbyllė mes disa tė vėrtetave tė idhta dhe shumė rrenave gjumėndjellėse qė s’na lejojnė me shikue larg. Edhe sot kemi pėrshtypjen se jemi rishtas tek e njejta fushė betejet, me tė njejtat probleme tė pazgjidhuna, me tė njejtat kryevepra tė ēoroditjes kombtare qė na shtijnė pareshtun shkopinjt ndėr rrota. Besoj se kėtė pamje kanė pasė para syve Faik Konica e Gjergj Fishta kur kanė stigmatizue inercinė dhe topitjen shpirtnore tė shqiptarėve.

* * *

Nevoja e shtetit lind prej arsyes, por ne e dijmė mirė se ndėr ne hyjnesha Arsye s’ka gjetė kurrė shumė idhtarė tė devotshėm. Mospasja e nji ideje tė qartė rreth Shtetit nė vetvete ka ba qė pėrvoja e shkurtė e demokracisė tė kthehet nė nji pistė akullit ku kanė thye kryet njena mbas tjetrės andrrat tona mā tė mira. Mā sė shumti tek ne Shteti ngatėrrohet me pėrdorimin e forcės, prandaj ndijmė dendun tue u shprehė: “ky asht shtet, tė shtin nė burg”, ose “shtet ka qenė ai..., ke dalė nė mesnatė e kurrkush s’ka guxue me ta thanė nji fjalė” etj. Shteti s’asht tout court ushtrim forcet, por asht zotnimi dhe pėrdorimi i arsyeshėm i saj. Ata qė qahen e kanė mallė pėr shtetin e forcės, tregojnė se at’ shtet kanė meritue dhe meritojnė, pse ashtu si kafsha qė nuk ban nji hap pėrpara pa pasė ngucjen e hostenit dhe nxitjen e reflekseve tė kushtėzueme prej ushqimit, ashtu edhe ata kujtojnė me ngashnjim kohėn e dajakut dhe tė kafshatės sė sigurt nėn dajak. Ky asht shenj i dukshėm se ēdo epokė ka skllevnit e vet, tė cilėt kėrkojnė pronarėt e tyne.

Me i pėrdorue gjanat lirshėm asht me tė vėrtetė e vėshtirė, por me qenė vetė i lirė asht gjaja mā e mundimshme, sidomos pėr ne tė pamėsuemit, kėtė gja e vėrente me kohė Faik Konica: “Skllavėria, si ēdo pėsim tjatėr, pasi rėndon ca kohė nė kurriz, bėhet mė nė funt njė zakon i pėlqyer, dhe ata qė e mbajnė mi xverk e durojnė me gėzim ė...] Kur qėnka ashtu natyra e njeriut, a ėshtė ēudi qė njė shumicė Shqipėtarėsh tė kenė nė shpirt tė tyre adhurimin e zgjedhės? Bij, nipėr, stėrnipėr skllevėsh, skllev vetė, fjala liri nuk ėshtė pėr ta veē njė gjė misterioze dhe e rezikshme, e cila duhet ose lėftuar ose pritur me tė ftohtė”. (Shqiptari i Amerikės, 1.12.1923)

Rreziqet e shtetit laik

Korrupsioni i naltė i njerzve tė politikės, vlerat e ulta morale qė njerzit e saj dishmojnė pėrpara masave, niveli i papėrfillshėm intelektual i pėrfaqsuesve tė popullit dhe trajtimi i kundėrshtarėve politikė si anmiq personalė ēojnė drejt daljes nė pah nė jetėn politike tė grupimeve me baza fetare dhe me tendenca integraliste qė paraqiten si shpėtimtare tė gjendjes sė krijueme.

I vetmi «shpėtim» qė ato sjellin me vete asht pezullimi i tė drejtave dhe i pluralizmit politik dhe afirmimi i nji shteti integralist qė ka tendencėn me kontrollue nė mėnyrė kapilare jetėn private dhe politike tė personave, shijet e tyne, veshjet, kulturėn letrare, muzikėn, tue kufizue ēdo shfaqje tė ndryshme nga vetvetja. Nė ēdo shoqni ka kontraste me ngjyrime fetar, mbasi ka gjithnji elementa tė ekzaltuem qė e interpretojnė besimin tė cilit i pėrkasin si mohim praktik tė ēdo besimi tjetėr dhe mbėrrijnė deri atje sa me konsiderue pjestarėt e besimeve tė tjera si qytetarė tė kategorisė sė dytė. Kėto probleme qė rrjedhin prej keqinterpretimit tė besimit fetar, duhet medoemos tė transformohen nė probleme politike, pra tė zgjidhen me mėnyra demokratike tue i pre rrugėn akumulimit tė tensioneve tė rrezikshme.

* * *

Shteti demokratik bazohet tek arsyeja se liria e personit asht themeli i jetės sė ēdo bashkėsie dhe se ruejtja e kėsaj lirie duhet tė jetė objektivi primar i sistemit demokratik. Laiciteti i shtetit shpreh faktin se nė nji regjim demokratik ekzistojnė sė bashku tė gjitha ato komponente qė nuk cėnojnė parimin themelor, lirinė e pėrbashkėt. Bashkėjetesa e feve apo edhe e ideologjive tė ndryshme tregon se asnji prej tyne nuk mbizotnon, por secila pėrpiqet me marrė pjesė nė sintezėn e jetės qytetare. Laiciteti asht nji parim plotėsues i pluralizmit demokratik, ai synon me afirmue se nė kufijtė e jetės civile nuk ka asnji besim fetar apo ideologji politike qė mund t’i imponohet tė tjerėve si model me forcė, qoftė kjo verbale, fizike, psikologjike apo edhe me presion ekonomik.

Roli i besimit fetar nė kuadrin e sistemit demokratik asht mjaft pozitiv, sidomos atėherė kur ky raport ushqehet me tolerancė reciproke dhe me bashkėpunim tė sinqertė. Tue qenė se liria e besimit pasqyrohet nė jetėn private dhe publike, Shteti, i cili garanton kėtė liri me ligj, nuk mund tė jetė indiferent ndaj keqpėrdorimit tė saj (ashtu si ndaj ēdo lloj lirie tjetėr). Nė qoftė se Legjislatori do tė pyeste veten se cili asht besimi mā i mirė qė ekziston, ai do tė pėrgjegjej se besimi mā i mirė asht ai qė ndihmon me formue qytetarėt mā tė mirė, pra mā tė drejtė, mā tolerantė, tė pajisun me virtyte civile, tė lirė prej ēdo forme nėnshtrimi privat apo publik.

Edhe Kushtetuta e Republikės shqiptare tue njohtė barazinė e feve (neni 10, § 1-3) pohon se tek ne nuk ka asnji fe zyrtare dhe se Shteti asht asnjianės dhe garant i lirive fetare. Gjithashtu Shteti pėrjashton ēdo diskriminim pėr arsye bindjesh fetare (neni 18, § 2), dhe shprehet se: “Secili ėshtė i lirė tė zgjedhė ose tė ndryshojė fenė ose bindjet, si dhe t’i shfaqė ato individualisht ose kolektivisht, nė publik ose nė jetėn private, nėpėrmjet kultit, arsimimit, praktikave ose kryerjes sė riteve”. (neni 24, § 2). Shteti laik pra asht neutral ndaj besimeve por jo indiferent, mbasi ai ka pėr detyrė me vigjilue dhe me mbrojtė pluralizmit fetar dhe ideologjik, tue pėrfshi edhe qėndrimet tjera afetare nė gjinin e shoqnisė.

Juristat e kanė pėrkufizue qėndrimin e drejtė tė Shtetit si nji “neutralitet aktiv” – i cili siguron barazinė kundėr ēdo tendence pėr supremaci tė ndonji elementi tė shoqnisė. Mekanizmi asht i tillė: parimi demokratik i shoqnisė ēon drejt pranimit tė nji pluralizmi institucional dhe politik. E kundėrta e Shtetit laik asht shteti fetar, teokratik dhe integralist, ai qė tregon me ligje normative dhe me ndėrshkime penale rrugėn e vetme qė duhet tė ndjekin individėt pėr me u bā qytetarė tė denjė. Modeli nė kėtė rasė asht unik dhe i pakundėrshtueshėm, ai nuk mund tė pėrmirėsohet prej vetė qytetarėve, por vetėm mund tė aplikohet dhe tė interpretohet prej nji pjese tė veēantė tė shoqnisė, e cila komandon gati krejt e pakontrollueme.

Ndėrsa mbrenda Shtetit demokratik nuk mund tė ketė pozita tė privilegjueme fetare, tė bazueme nė pėrqindjen e popullatės apo nė shkaqe tė tjera me natyrė historike, dinastike, etnike apo krahinore. Nji prej formulave mā tė suksesshme pėr harmonizimin e raporteve institucionale tė shumė demokracive perėndimore ka qenė kjo: besimi fetar i lirė nė nji Shtet tė lirė. Nė kėtė kontekst Shteti mbron interesat e pėrgjithshme dhe tue qenė neutral nuk mund tė marrin pjesė nė asnji organizėm ndėrkombtar me karakter fetar, aq mā pak mund tė siglojnė marrveshtje apo rezoluta me natyrė orientative apo obliguese qė dalin prej kėtyne organizmave.

Ēdo vepėr e tillė do tė kishte karakter antikushtetues dhe do tė ishte e pavlefshme. Shqyrtimi i ēdo veprimi antikushtetues siē asht pjesmarrja nė organizma me karakter fetar dhe gjykimi i papajtueshmėnisė sė tyne duhet tė sqarohet ex officio prej Gjykatės Kushtetuese nė bazė tė ligjit themelor (neni 131, pikat a,b); ndėrsa mekanizmi i vumjes nė lėvizje tė kėsaj Gjykate mund tė bahet prej subjekteve tė parashikueme me ligj (neni 134, § 1/a-g), qė mund tė jenė 1/5 e deputetėve, individė tė thjeshtė apo bashkėsi fetare, parti politike etj.

* * *

Agresiviteti ndaj Shtetit laik rrjedh shpeshherė prej paaftėsisė sė besimit fetar me u pėrballue me tė rejat e kohės, me sfidat qė ndryshimet epokale sjellin me vete. Atėherė ndodh qė tė braktiset rruga e bashkėpunimit dhe tė zgjidhet ajo e sulmit dhe e provokimit, qė mund tė jetė gradual dhe i rregulluem simbas rrethanave dhe dobėsisė sė rendit demokratik. Por si duhet tė sillet nji sistem demokratik tolerant ndaj atyne qė kėrkojnė me minue institucionet dhe vetė tolerancėn?! Nė emėn tė lirisė dhe tolerancės Shteti demokratik nuk duhet tė tolerojė asnji shfaqje intolerancė, kur kjo i kalon kufijtė e pranueshėm me ligj. Lirija absolute dhe toleranca pa kufi – ka vėrejt K. R. Popper - ēojnė drejt mohimit tė vetė lirisė dhe tolerancės; ndėrsa pėr demokracinė ai shkruen:
“Edhe pse jam i ndėrgjegjshėm pėr shumė tė meta qė ka, mendoj se demokracia asht forma mā e mirė dhe mā fisnike e bashkėjetesės shoqnore qė asht realizue ndonjiherė pėrgjatė historisė sė gjinisė njerzore”.

Demokracia nuk asht thjesht ēeshtje zgjedhjesh tė lira dhe pėrqindjesh numerike, ajo para sė gjithash mvaret prej ndėrgjegjes sė qytetarėve dhe prej idesė qė kanė zgjedhėsit rreth lirisė. Kur liberali Benedetto Croce shkruente nė shekullin e kaluem pėr «besimin e lirisė» (religione della libertą) kishte parasysh faktin se ekziston gjithnji rreziku i kthimit nė gjinin e nji shoqnie primitive, e cila e tjetėrson demokracinė nė diēka formale, pa vlerė – mbasi njerzit e formuem nė shkollėn e nėnshtrimit, tė konformizmit dhe tė bindjes sė verbėt nuk janė nė gjendje me bā qė sistemi demokratik tė funksionojė nė rregull.

Nė nji kohė kur ideologjitė e forta totalitariste (nazizmi dhe komunizmi) janė dekompozue si shpresa, pėrballė Shtetit liberal-demokratik qėndron rreziku i fondamentalizmit, i cili shpreh nė rrafshin fetar tė njejtat karakteristika negative qė shfaqnin diktaturat nė planin ideologjik. Atėherė, qytetarėt dhe besimtarėt kanė vetėm nji detyrim pėr tė krye, e po s’e plotėsuene rrezikojnė me u kthye nė qenje tė pakuptimta, nė instrumente tė pavullnetshme, pa liri dhe pa shpresa. Po s’e plotėsuene atė detyrim do t’u hiqet deri edhe e drejta me gabue, pse s’do tė jenė mā nė gjendje me marrė asnji vendim.
Detyrimi i tyne i vetėm asht me u pėrballue me tė vėrtetėn dhe me ruejt me tė gjitha mjetet lirinė.

*Artikulli u botua edhe nė revistėn “Hylli i Dritės"

Shekulli, 16/06/2006

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara