HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


EUROPA SI SINTEZĖ E SHPIRTIT

Ardian Ndreca -- nga Ardian Ndreca Ph.D.
Docente di Filosofia Contemporanea
Pontificia Universitas Urbaniana-Roma

Shpeshherė mėnyra e vetme pėr me kuptue ēeshtjet e ndėrlikueme asht me u kthye te dialektika e tė kundėrtave, logjika jonė punon kėshtu: kuptojmė diēka ma mirė kur njohim tė kundėrtėn e saj. E kemi fjalėn te pėrkatėsia europiane e shqiptarėve dhe qėndrimi nihilist qė po mbahet tash sė fundi ndaj kėtij identiteti. Me shtrue ēeshtjen e identitetit shqiptar domethanė jo vetėm me pėrcaktue rrugėn politike qė duhet tė ndjekin populli ynė nėpėrmjet qeverisėsve tė vet, por mā sė parit bahet fjalė me interpretue historinė e tij. Pra, me pėrcaktue nėse pushtuesit shekullorė ishin kulturuesit dhe qytetnuesit tonė, nėse vizita e tyne e pėrzgjatun ishte nji fatbardhėsi pėr ne dhe nėse skorjet e asaj vizite nė ndėrgjegjen tonė duhet tė kuptohen si grimca tė arta pėr t’u shpėtue dhe pėr t’u ruejt me fanatizėm.

Kemi pa tash sė fundi sesi identitete tė sėmura, tė hjekuna keq prej lėngatash tė gjata ngatrronin qėllimshėm identitetin kulturor tė shqiptarėve me atė fetar, qė gjithnji me keqdashje unifikonin identitetin nė pėrgjithsi me atė fetar, qė – si nė proklamatat ma tė thekėta talebane - konsideronin presidentin Bush – si mobilizues tė krishtėnimit, tue heshtė rreth faktit qė kreu i katolikėve, Papa Gjon Pali II, ma shumė se askush tjetėr – edhe se vete vendet arabe, anmike gati kompakte te socialistit Sadam – u pat pėrpjekė me ndalue luftėn nė Gjinin Persik. Nejse, aty ku intelekti asht nė koma tė pėrzgjatun edhe ndershmėnia intelektuale kthehet nė nji optional. Kemi pa tash sė fundi shkrime ku pėrgojohet Nane Tereza, vetėm e vetėm pse ka pasė «fatin e keq» qė posė se me qenė qytetare e nderueme e gjithe botės dhe mike e tė vorfėnve, ka qenė katolike e mirė dhe asht trajtue si e tillė. Nane Tereza e paska biografine e keqe pse u nderoka dhe si shejtneshe, mbasi pėr disa mendje tė dobta nji shenjt nuk mund tė jetė qytetar i mirė dhe model qytetnimit.

Kemi pa tash sė fundi individualitete tė sėmura me identitet gjithmonė tė papėrcaktuem, as mish as peshk, pėr tė cilėt identitet domethanė sofizma provinciale dhe retorikė kallpe, pėr tė cilėt gjeografia nuk ka sigurisht asnji vlerė, pse nė qoftė se Filip Shiroka jetonte nė Afrikė dhe vdiste nė Azi – por jetonte dhe vdiste si europian, eseisti ynė jeton rastėsisht nė Europė dhe po rastesisht vdes aty.
Ky akademik, koleg me Platonin, flamurtar i bejtexhinjve, mbasi ajo mendje dhe ai shpirt nuk mund te filtrojnė gjana ma tė holla se rimat e vargzuesve me alfabet dhe me leksik otoman, ka guximin me krahasue arabizimit si fenomen shoqnor dhe fetar nė trevat e Afrikės veriore dhe lindore me lėvizjet e thjeshta migratore tė popullsisė (shih: Realiteti i shpėrfillur, Toena, Tiranė 2006, fq. 41). Po ai na tregon se letėrsia e bejtexhinjve asht ma e pasun sesa ajo katolike e sė njejtes kohė dhe se s’ka dallime mes tyne (pra superiore dhe e barabartė!); – gjana tė pranueshme prej nji ahengxhije tė dorės sė dytė, por jo prej nji historiani tė letėrsisė shqipe.

Por injoranca dhe marrija janė gjanat ma tė pakufishme, ato s’ndalen pėrpara asgjaje. Ky eseist ēudit tanė botėn kur na tregon se Emily Dickinson na i paska pėrkit brezit tė shkrimtarėve tė humbun dhe se na paska qenė nė Paris pėrpara Luftės sė Dytė Botnore (shih: Realiteti i shpėrfillur, fq. 43). I vetmi i humbun nė kėtė mes asht autori i kėtyne perlave qė do t’i kushtonin maturėn nji tė riu 18 vjeēar. Por kah ana tjetėr dija nuk ka tė bajnė aspak me moshėn, pse dija nuk asht si mjekrra qė rritet vetvetiu me kalimin e kohės, mjekrra mundet me u rritė dhe dija mbetė vendnumro.

Por un kam nji dyshim qė shprehet nė dy pyetje. A ka nė Shqipni lexuesa tė thjeshtė tė letėrsisė botnore? A po ndoshta nuk ka lexuesa tė Qoses? Pse pėrndryshe dikush (sė paku editori, korrektori, pėrgatitėsi, offsetisti a e kanė lexue kėtė librushkė?) do ta kishte pa injorancėn dhe marrinė e pashoqe tė kėtij autori qė tue u pasė lodhė tue himnizue bejtexhinjte, mbėrrin me thanė se Emily Dickinsoni i pėrkiste brezit tė humbun dhe se ka jetue nė Paris pėrpara Luftės sė Dytė botnore.

Excursus akademik pėr nji superakademik: Emily Dickinsoni ka lind nė Amherst nė nji familje kalviniste praktikante nė vitin 1830 dhe ka vdekė nė vitin 1886. Nė moshėn 23 vjeēare Dickinsoni u pat tėrheqė krejtėsisht prej jetės shoqnore tue u dhanė mbas poezisė dhe shkrimet e saja janė botue postume. Biografėt e saj e konsiderojnė “an obsessively private writer” e bile mbas Luftės civile amerikane ajo nuk doli ma as prej qytezės sė vet Amherst. Si asht e mundun qė ende vijojmė me u rrethue me nji dozė tė kėtillė injorance, dhe si mund tė pretendojnė me u quejt drejtues orkestre nji ahengxhi qė i bjen me vesh disa muzikave qė s’ua din as kuptimin?

Tue qenė se Qosja i bjen me vesh po e ndihmojmė disi tė korrigjohet qė kur ta pėrmbledhin kėtė shkrim nė serinė e vet veprave tė pavdekshme tė shenjojnė emnin e nji shkrimtareje qė i plotėson kushtet e citimit tė tij. Ndoshta asht Gertrud Stein (1874-1946) motra e piktorit Leo Stein, e cila njiherė i pat thanė Hemingway-t nė Paris: “ne tė gjithė i pėrkasin brezit tė humbun”. E “ne tė gjithė” ishin ajo me tė vėllanė dhe miqtė e tyne Picasso, Renoir, Gauguin, Cezanne etj., qė frekuentonin sallonin e saj tė famshėm letrar nė Rue de Fleurus n. 27 nė Parisin e dekadės sė dytė tė shekullit XX. Kjo shkrimtare kubiste abstrakte pa suksese tė mėdhaja e mjerisht kėtu tek ne ma pak e njohtun sesa vetė Qosja qė e ngatrron me Dickinsonin, pat thanė njiherė: “Nė Paris kam jetue gjysmėn e jetės, por jo atė nė tė cilėn un jam krijue, por atė nė tė cilėn un kam krijue”.

Shekulli, 17/07/2006

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara