HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


XHAFERI-AHMETI, DUEL I PAKUPTIMTE

-- nga AGIM POPOCI

Pesė vjet pas nėnshkrimit tė Marrvėshjes sė Ohrit, do tė mbahen edhe zgjedhjet e dyta parlamentare nė Maqedoni. Pesė vjet pas kėsaj marrėveshje pėr ndėrprerjen e luftės, shumė gjėra kanė ndryshuar, shumė ligje janė miratuar dhe ky vend ėshtė shumė mė afėr BE-sė. Por, ku janė shqiptarėt sot, ēfarė ka ndryshuar tek ata, si janė tė organizuar dhe sa kanė fituar vėrtetė tė drejtat pėr tė cilat kanė luftuar politikisht dhe me luftė.

Pėrbėrjes sė parlamentit tė parė tė pasluftės ndoshta edhe nuk mund ti faturohen disa ligje tė pazbatuara nė praktikė, por ligji i flamurit, ai i gjuhės dhe pjesėmarrja e shqiptarėve nė institucionet shtetėrore, janė tė pafalshme. Mungesa e mazhoranacave politike maqedone, ka detyruar ato qė tė koalicionojė me subjektet politike shqiptare edhe pse kurrė nuk kanė pasur ndonjė respekt. Nga ana tjetėr, subjektet politike shqiptare, kurrė nuk janė sjellur si nė mazhorancė ashtu edhe nė opozitė, si shqiptarė. “Armiku” gjithmonė ėshtė kėrkuar ose gjendur tek pala shqiptare ndėrsa dialogu ndėrshqiptar ka munguar vazhdimisht. Duke imituar politikėn maqedone, subjektet politike shqiptare nė Maqedoni kurrė nuk janė bashkuar pėr ēėshtje madhore duke harruar se nuk janė popull shumicė nė kėtė vend.

Bllokimet institucionale nuk i kanė pėrdorur asnjėherė edhe pse kanė mundur ti pėrdorin pėr pėrfitime kombėtare ndėrsa akuzat e ndėrsjella kanė mundur tė dėgjohen ekskluzvisht nė kurriz tė shqiptarėve. Si para ashtu edhe pas luftės nė Maqedoni, shqiptarėt janė akuzuar me njėri-tjetrin duke harruar se vetėm tė bashkuar mund tė luftojnė pėr gjuhėn dhe flamurin sepse e kanė tė pėrbashkėt, ndėrsa mund tė pėrfaqėsohen nė institucionet shtetėrore pėr tė mbrojtur interesat etnike, tė cilat vėrtetė mungojnė.

Edhe fillimi i fushatės pėr zgjedhjet parlamentare 2006 dėshmon se shqiptarėt janė tė papėrmirėsueshėm nė kėto treva. Dueli mes Arbėn Xhaferit dhe Ali Ahmetit nė zonėn elektorale numėr 6 sėrish ka tensionuar situatėn duke ndarė shqiptarėt nė njė dysh tė thellė. Nuk dihet se kush pėr ēfarė po lufton, votuesi i thjeshtė dhe ai intelektual ka rėnė nė rrjetėn e marimangės dhe mendon se njėri prej tyre ėshtė zgjidhja, ose mėnjanimi i njėrit prej tyre mund ta zgjidhė problemin. Duke e tensionuar situatėn nė pafundėsi, harrojnė se jo Ali Ahmeti e Arbėn Xhaferi, por pdsh-isti ose bdi-sti mė i keq, ėshtė shumė mė i mirė pėr shqiptarėt se cilido maqedon nė botė.

Nė Maqedoninė e vitit 2006, vetėm shqiptarėt nuk e kanė kuptuar se opozita dhe partia shqiptare nė pushtet janė pėr tė mbrojtur interesat shqiptare e jo pėr tė akuzuar nėjra-tjetrėn. As rasti i ish-kryeministrit Hari Kostov, nuk i shėrbeu shqiptarėve si leksion politik. Nė kabinetin qeveritar tėrėsisht tė korruptuar qė kishte, ai akuzoi vetėm ministrat shqiptarė, dhe teksti i dorėheqjes sė tij nuk mund tė dallohej nėse ishte shkruar nga kryesia e LSDM, VMRO-DPMNE ose VMRO-Popullore. Dhe, kur akuzat e tijė u hodhėn poshtė nga prokuroria, asnjė subjekt politik, madje as nga rradhėt e shqiptarėve, nuk reaguan.

Pėr kėtė arsye, pėrbėrja e re parlamentare nuk do t'i shėrbejė shqiptarėve nėse aty nuk ėshtė Xhaferi ose Ahmeti, por ky parlament do tė jetė shumė mė shqiptarė nėse aty janė qė tė dy liderėt politikė.
Sikur tė krijohej mundėsia pėr spostim nga jeta politike e Buēkovskit, Gruevskit ose Georgievskit, pėrmes njė dueli nė ndonjė nga zonat zgjedhore, atėherė fjala “duel” do tė kishte tjetėr kuptim. Ndėrsa nė kėtė rast, duke kujtuar tė rėnėt dhe ata qė gėzojnė lirinė ajo qė ka thėnė Karl Kraus, gjithnjė e mė shumė po bėhet realitet nė Maqedoni: “Lufta nė fillim ėshtė shpresė se mė pas do tė jesh mė mirė; Pastaj pritje qė tjetri tė jetė mė keq; Pastaj kėnaqėsi qė edhe tjetri tė mos jetė mirė; Dhe nė fund ēudi se si qė tė dy janė mė keq

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara