HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Integrim me dinjitet

-- nga Artur Bushati*

Kur vendosa tė shkruaja tezėn time gjatė studimeve universitare, zgjodha njė temė mbi prospektivat e Shqipėrisė nė Integrimin Evropian, pėr gjithė kolegėt e mi kjo ishte njė utopi, ose mė mirė njė absurditet. Sepse Gadishulli i Ballkanit faktikisht, gjatė viteve 1998-1999, shikohej vetėm si njė gėrmadhė lufte dhe qė kurrė nuk imagjinohej qė njė ditė do tė ishte pjesė pėrbėrėse e Bashkimit Evropian. Por kur i bėra njė intervistė epistolare Presidentit tė Komisionit Evropian tė asaj kohe, Profesor Romano Prodi-it, e gjithė ideja mbi kėtė tezė mori njė drejtim tjetėr. Ai m’u pėrgjigjj duke mė lėnė tė kuptoja, se rruga e Shqipėrisė herėt a vonė ishte drejt familjes sė madhe evropiane, pra brenda hapėsirės sė “Bashkimit Evropian”. Ishin fjalėt e tij optimiste, qė mė inkurajuan nė punėn time kėrkimore. Ishte njė hulumtim i vėshtirė, sepse nuk ishte aq e thjeshtė tė kishe nė dorė njė bibliografi tė pasur mbi kėtė argument.

Por nė tė njėjtėn kohė, pėr mua ishte edhe njė argument shumė interesant dhe real, sepse qysh nė vitin e parė tė universitetit, kisha krijuar bindjen se Shqipėria ishte njė kyc pėr politikėn e Bashkimit Evropian. Evropa ka kėrkuar gjithmonė tė gjejė identitetin e saj tė vėrtetė, atė tė etrėve themelues, pra tė bashkimit tė popujve evropianė, dhe duke marrė parasysh qė edhe Shqipėria ėshtė pjesė pėrbėrse e kėsaj familje tė madhe evropiane, sot erdhi dita tė trokas nė dyert e kėsaj familje. Dhe nė tė vėrtetė, Shqipėria tashmė, me 12 qershor 2006, data e nėnshkrimit tė Marrėveshjes sė Stabilizim-Asocimit, ka nisur njė udhėtim qė do ta ēojė atė nė stacionin e fundit tė procesit tė integrimit evropian, pra: tė jetė pjesėtare me tė drejta tė plota nė Bashkimin Evropian. Kjo ėshtė njė ėndėrr pėr tė gjithė shqiptarėt, e cila mund tė realizohet vetėm nėse gjatė kėtij escursus-i do tė ketė njė bashkėpunim tė plotė midis forcave politike, si dhe aktorėve tė tjerė tė shoqėrisė shqiptare.

Mbas gjithė kėtyre viteve tranzicioni nuk ka vend mė pėr grindjet apo pėr mburrjet, se kush ka punuar mė shumė apo mė pak. Sot ka ardhur koha tė ulemi tė gjithė sė bashku nė njė tryezė, “blu e kuq”, duke cuar pėrpara realizimin e kėsaj ėndrre madhėshtore. Pėr shqiptarėt kjo do tė ketė patjetėr njė kosto e madhe nė njė afat tė shkurtėr kohor, por nė tė njėjtėn kohė, nėse e shikojmė nga kėnd vėshtrimi i njė afati tė gjatė kohor, patjetėr qė do tė kemi edhe privilegjet tė mėdha. Le tė bėjmė njė analizė mbi ato qė mund tė jenė anėt pozitive pėr Arsimin e Lartė nė Shqipėri. Nė bazė tė mbledhjes sė Vjenės mbi “Bologna Follow-up Group”, tė prillit 2006, nga grupi i punės pėr dimensionin social dhe tė dhėna nė mobilitetin e stafit dhe tė studentėve, do tė mirren masa tė duhura pėr tė lehtėsuar transportueshmėrinė e bursave dhe kredive (portability of grants and loans).

Pėrsa i takon kėsaj tė fundit nga shumė vende pjesėmarrėse, duhet theksuar edhe fakti qė pėr sa kohė qė nuk ėshtė siguruar lėvizja e lirė e aktorėve tė arsimit tė lartė, nga vendet jo anėtare tė BE-sė, ėshtė e vėshtirė tė flitet pėr transportueshmėrinė e bursave dhe huave; si dhe duhet tė mbahet parasysh disniveli ekonomik ndėrmjet vendeve tė ndryshme tė Evropės qė kanė standarde tė ndryshme jetese. Zbatimi i suksesshėm i procesit tė Bolonjės dhe pjesėmarrja aktive nė programet komunitare, janė tė njė rėndėsie vitale pėr arsimin e lartė shqiptar. Zhvillimi, reformimi i tij dhe i kėrkimit shkencor, integrimi i tyre nė hapėsirėn e pėrbashkėt evropiane do tė shėrbejė pėr tė konsoliduar njė proces akoma edhe mė tė madh, atė tė integrimit tė Shqipėrisė me dinjitet nė Evropė.

Kohėt e fundit, ėshtė nėnshkruar edhe njė marrėveshje pėr pėrfshirjen e arsimit tė lartė shqiptar nė njė program tė ri evropian bashkėpunimi, tė quajtur CEEPUS (Central Europe Program for University Studies). Kjo marrėveshje ėshtė ratifikuar nga Kuvendi dhe ėshtė firmosur nga Presidenti i Republikės. Nė kėtė program bėjnė pjesė universitetet e 12 vendeve tė Evropės Qendrore dhe Jugore si Shqipėria, Austria, Polonia, Hungaria, Ēekia, Sllovakia, Rumania, Bullgaria, Sllovenia, Kroacia, Serbia dhe Mali i Zi, Maqedonia. Programi synon ndėrtimin e hapėsirės evropiane tė arsimit tė lartė dhe zbatimin e kėrkesave tė procesit tė Bolonjės pėr arsimin e lartė tė vendeve evropiane. Objektivi i tij i pėrgjithshem, ėshte forcimi i cilėsisė nė arsimin e lartė evropian nėpėrmjet bashkėpunimit, duke pėrmirėsuar burimet njerėzore, nxitur dialogun dhe mirėkuptimin.

*Doktor i Shkencave Politike

Shekulli, 17/06/2006

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara