HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Ismail Kadareja nė tregun global tė maskave

LEHTĖSIA E PAPĖRBALLUESHME E MISTIFIKIMIT

-- nga Ardian Vehbiu

Temės sė shkrimtarit nėn totalitarizėm tė gjithė duan t’i kthehen: lexuesit e vjetėr, pėr t’u gėrmuar rrėnjėt veprave; shkrimtari vetė, nė momente krizash autobiografike; lexuesit e rinj, pėr tė zbuluar nė veprat ēka u dėshiron e bardha zemėr. Kombet e vogla post-totalitare, nga ana e tyre, priren t’i pėrdorin autorėt e vet emblematikė si orakuj ose autoritete morale, e pėrveē fjalės sė shkruar, t’u mbajnė vesh edhe zėrin nė tribunat e piedestalet e vėmendjes publike – siē po e pėrjetojnė kėtė shqiptarėt pėrditė me Ismail Kadarenė, tanimė tė shndėrruar nė timonier tė kalimit nga diktatura nė “demokraci”.

Ky transfigurim ndoshta ėshtė i natyrshėm e pritej, por me siguri nuk i shėrben letėrsisė, leximit tė veprės ekzistuese dhe konceptimit tė veprės ė re. Shkrimtari i madh ėshtė i tillė pėr ē’ka shkruar, jo vetvetiu pėr figurėn qė i paraqet publikut. Mediat nga ana e tyre janė tė etura tė sendėrgjojnė personazhe me njė kėmbė nė jetėn reale e njė kėmbė tjetėr nė fantazitė mė irracionale e primitive tė publikut viktimė; dhe nuk tregojnė ndonjėherė mėshirė pėr institucionet kombėtare, qofshin edhe njerėz prej mishi e kocke. Rreziku mė i madh, nė kėtė rast, ėshtė qė shkrimtari tė vijė e tė posedohet prej kostumit ose uniformės qė duan t’i veshin studiot televizive, ose ta shohė veten gjithnjė me makiazhin e trashė e tė nevojshėm pėr kamerat.

Ismail Kadaresė vitet post-totalitare i dhuruan njėkohėsisht lavdi e njohje planetare nga njėra anė, sulme tė shfrenuara e shpesh tė papėrligjura nga ana tjetėr. Nėse pėr milionat e lexuesve nė botėn mbarė ai emėr mbetet edhe sot etiketė e njė kontributi letrar tė meritueshėm, njė numėr detraktorėsh shqiptarė veprėn pothuajse ia kanė kaluar tashmė nė hije, pėr t’u pėrqendruar nė hollėsi tė jetės publike tė shkrimtarit nėn totalitarizėm dhe tė raporteve tė tij me Enver Hoxhėn e regjimin komunist nė pėrgjithėsi. Kėta detraktorė, tė frymėzuar prej gjithfarėlloj motivesh ndonjėherė meskine e ndonjėherė rreptėsisht etike, duan t’ia shndėrrojnė Kadaresė jetėshkrimin nė njė vepėr tė posaēme, tė cilėn ta sulmojnė pastaj sipas dėshirės e midesė.

Sulmet e fundit Kadaresė i vijnė prej Stephen Schwartz, kritik amerikan me njė profil biografik sa kaleidoskopik, aq edhe tė parėndėsishėm; por qė po tregon interes tė pazakontė pėr ēėshtje tė kulturės shqiptare e tė kalimtarisė prej komunizmit nė post-komunizėm. Duke iu bashkuar njė kori tė zhurmshėm, Schwartz e quan tė padenjė ēmimin Man Booker International qė sipas tij nuk iu dashkėsh dhėnė njė “mashtruesi komunist”, bashkėpunėtor aktiv i diktaturės nė Shqipėri, duke i shėrbyer propagandės komuniste me veprėn dhe regjimit me veprimtarinė e vet publike aso kohe. Megjithatė, e ndryshe nga tė tjerė komentatorė qė kanė pėrdorur ad nauseam argumentet e Schwartz, ky i fundit i kėrren artikujt e vet nė revista tė mėdha e tė njohura nė Perėndim, duke ua paragjykuar leximin romaneve kadarejane qė tanimė po pėrkthehen varg nė anglishte.

Kritikat e llojit biografik nisen nė thelb nga pyetja nėse Kadareja ka qenė apo jo disident nėn komunizėm; duke iu kundėrvėnė tė gjithė atyre qė e paraqitin shkrimtarin si hero e martir tė qėndresės ndaj shtypjes policore dhe asfiksimit tė fjalės sė lirė, e duke u pėrpjekur tė vėrtetojnė tė kundėrtėn, ose pikėrisht qė Kadareja nė mos e ka pėrfaqėsuar, tė paktėn e ka mishėruar diktaturėn – si pėrjashtim qė vėrtetonte rregullin, sukses gatuar e pompuar prej shėrbimeve tė fshehta, mik intim i Enver Hoxhės dhe i familjes sė tij, eksponent i nomenklaturės komuniste. Relevanca letrare e njė debati tė tillė lidhet me natyrėn e letėrsisė qė Kadareja vetė krijoi nėn totalitarizėm dhe me leximin qė i duhet dhėnė sot asaj vepre, nė rrethanat kur totalitarizmi nuk ėshtė mė faktor veprues nė jetėn e lexuesve pėrkatės.

Kush kėrkon t’i japė pėrnjimend pėrgjigje ēėshtjes kaq tė koklavitur tė disidencės kadarejane, harron se kjo ėshtė sajuar nė kontekste paraletrare; prej tė gjithė atyre kritikėve e dashamirėsve tė shumtė tė shkrimtarit qė kanė kėrkuar t’ia prezantojnė veprėn nė mėnyrė sa mė tėrheqėse pėr publikun perėndimor. Kjo lidhet drejtpėrdrejt me mitin e shkrimtarit disident nga Lindja, qė rėndom vėrtitet nė qarqet elitare tė lexuesve nė Perėndim, ushqyer prej bindjes nė thelb naive se vlerat e njė vepre letrare botuar nėn diktaturė varen fund e krye nga natyra subversive politike e kėsaj vepre. Nėse edhe ēmimi Man Booker International iu dha Kadaresė nė bazė kėsi kriteresh jashtėletrare, atėherė detraktorėt do tė kishin tė drejtė – meqė ta titullosh shkrimtarin tonė si disident, do tė thotė jo vetėm tė fyesh tė gjithė ata artistė qė pėrnjimend u janė kundėrvėnė regjimeve totalitare nė botėn mbarė duke e paguar shtrenjtė rebelimin, por edhe t’ia mistifikosh veprėn Kadaresė vetė.

Kur vjen fjala pėr letėrsi tė mirėfilltė, njė vepėr ka po aq lexime sa edhe lexues; dhe detyra e kritikės letrare ėshtė, ndėr tė tjera, tė tentojė njėfarė katalogimi ose kategorizimi tė kėtyre leximeve, pėr t’iu pėrafruar atij funksioni tekstual qė Umberto Eco e ka quajtur “intentio lectoris”, ose krijim tė lexuesit nga vepra. Pritja e romaneve tė Kadaresė nga publiku anglo-sakson i shekullit XXI nuk ka shumė pika takimi me pėrjetimin e sė njėjtės vepėr nga lexuesi shqiptar i periudhės totalitare. Kritika komerciale vetvetiu qė kėrkon ta orientojė lexuesin perėndimor drejt leximit alegorik tė veprės kadarejane si manifest anti-totalitar; por vetė pikturimi i shkrimtarit shqiptar si disident ose “viktimė” e regjimit ėshtė, nė thelb, kundėrprodhues; pavarėsisht nga dosja K, pohimet autobiografike tė shkrimtarit vetė, rrėfimet e dashamirėsve tė tij, dhe roli objektiv i letėrsisė kadarejane nėn totalitarizėm, si alternativė ndaj shkretėtirės kulturore tė komunizmit.

Pesėmbėdhjetė vjetėt e fundit kanė qenė tė furtunshme pėr Kadarenė, aq pranė ēmimit Nobel pėr letėrsi dhe njėkohėsisht i sulmuar si rrallė ndonjėherė, ndoshta pikėrisht pėr arsye tė suksesit global. Sikurse ndodh rėndom edhe me shkrimtarė tė tjerė tė kėtij kalibri, triumfi ose pėrfshirja nė tregjet kulturore globale tė planetit koinciduan me njė farė krize prodhimtarie, po tė gjykohet nga niveli i veprave qė Kadareja ka botuar rishtas e qė artistikisht u mbeten larg romaneve tė mėdha shkruar nė vitet 70-80. Schwartz e ka relativisht tė lehtė tė hedhė baltė, bie fjala, mbi “Pasardhėsin”, meqė ky roman nuk i imponohet dot lexuesit me forcė artistike por mė tepėr funksionon si hije inerciale e Kadaresė sė mėparshėm.

Figurės sė Kadaresė disident ashtu siē po i shitet publikut nė Perėndim i pėrgjigjet ndėr shqiptarė personazhi mediatik i profetit, kryepriftit e autoritetit moral; njė mistifikim ky qė, nė raste tė skajshme, rrezikon ta shndėrrojė shkrimtarin nė ikonė dogmatike ose kujdestar honoris causa tė panteonit kombėtarist. Kadareja vetė, me praninė e vet publike tashmė tė pėrhershme nė mediat, nuk duket ta ketė pėrballuar dot trysninė pėr njė travesti tė tillė, por ka hyrė nė kompromise me manipulatorėt e opinionit, duke e pranuar rolin e titullarit sublim tė sė vėrtetės historike “kombėtare”. Pėr kė ėshtė mėsuar tė kėrkojė nė fjalėn kadarejane mesazhin subversiv, ose marrjen nė pyetje tė ekzistueses; denoncimin e banalitetit dhe autopsinė e Leviatanit tė shtetit; ose pėrjetimin e pėrmasės sublime si bashkudhėtare tė sė pėrditshmes, kjo travesti nuk mund tė sjellė veēse trishtim.

Si nė njė rast, ashtu edhe nė tjetrin; si nė Shqipėri ashtu edhe nė Perėndim, kritika dhe mediat kanė hyrė nė njė garė sa agresive aq edhe absurde pėr ta zėvendėsuar veprėn e Kadaresė me kitschin e jetės sė tij private dhe veprimtarisė sė tij publike si qytetar; dhe pėr ta shndėrruar shkrimtarin nė personazhin kryesor tė romaneve tė veta, duke pėrfshirė edhe arki-romanin biografik. Ėshtė triviale tė flasėsh pėr Kadarenė anėtar tė Partisė sė Punės, deputet tė Kuvendit Popullor, nėnkryetar tė Frontit Demokratik e tė nxjerrėsh pėrfundimin se ky njeri ka qenė praktikisht eksponent i totalitarizmit tė Enver Hoxhės; sikurse ėshtė njėlloj triviale tė peshkosh nė arkiva akuza e denoncime gjithfarėsh qė mund t’i jenė bėrė nga armiqtė qė i ka pasur (dhe i ka) tė shumtė e tė palodhur. Njė zhurmė e tillė mediatike, pėr fat tė keq, e zhvendos vėmendjen nga ēka duhej tė mbetej temė themelore e ēdo debati mirėfilli kritik rreth fenomenit Kadare nė letėrsinė shqiptare dhe botėrore – vepra letrare e shkrimtarit.

Letėrsia shkruar dhe botuar nėn totalitarizėm mund tė ketė qenė motivuar nga besimi i sinqertė nė komunizėm; adhurimi pėr diktatorin; urrejtja pėr “armikun e klasės”; nevoja pėr tė inxhinieruar shpirtrat njerėzorė; vullneti pėr shėlbesė e kėshtu me radhė. Vepra kadarejane, para se tė jetė denoncim i terrorit policor siē e duan disa ose pėrligjje e atij terrori siē e duan disa tė tjerė, ėshtė monument i pėrpjekjeve – tė shkrimtarit, tė lexuesit, dhe tė shqiptarit vetė – pėr mbijetesė nė rrethanat ndalimtare tė tmerrit totalitar. Duke e quajtur Kadarenė “mashtrues komunist”, Schwartz provon se nuk ka kuptuar absolutisht asgjė nga natyra e regjimit nė Shqipėrinė totalitare dhe nga vepra letrare e Kadaresė vetė, ēka ėshtė katastrofike pėr dikė qė e pikturon veten si kritik radikal.

Proza e Kadaresė shtjellohet rreth enigmės madhore tė pushtetit politik, sa kohė qė romanet rregullisht i popullohen nga njė kohortė komandantėsh, gjeneralėsh, sulltanėsh, sekretarėsh tė parė, pashallarėsh, ambasadorėsh, tė dėrguarish, gjeneralėsh, krerėsh e nė pėrgjithėsi sundimtarėsh jetėrsuar pikėrisht prej pushtetit tė pakufishėm. Etosi elitist i kėsaj proze, nėse pėrnjimend ekziston, themelohet mbi imperativin pėr tė dalluar thelbėsoren nga trivialja nė histori, tragjiken nga banalja. Pavarėsisht prej kėtij obsesioni ndaj pushtetit, Kadareja nuk i pėrcjell lexuesit ndonjė adhurim pėr autoritetin, por dramėn qė i bashkėlidhet, duke prodhuar njė letėrsi shekspiriane si ripėrjetim i tmerrit totalitar nė pėrmasėn e fantazisė historike, mitike e tė legjendės. Jo metafizike, si Kafka, as filozofike si Borges, as ludike si Calvino, por njė sublimim tė admirueshėm tė tmerrit tė individit pėrballė kėrcėnimit policor tė shtetit.

Ky tipar unik e lejon veprėn kadarejane t’i mbijetojė kolapsit komunist nė Lindje dhe implikimeve tė Kadaresė qytetar me pushtetin e asaj kohe; pse e shndėrron atė vepėr nė njė pasqyrė unike tė shpirtit njerėzor e tė shqiptarit nė veēanti, nė njė mjedis sunduar, madje modeluar prej dhunės totalitare, ku heroizmi shpesh gjente shprehje nė pėrpjekjet e pėrditshme pėr t’ia ruajtur jetės me thonj e me dhėmbė pėrmasėn normale. Letėrsisė ndoshta i kishte munguar njė sublimim kaq i pėrkryer i frikės pėrballė terrorit brutal tė shtetit; ose pėrjetimit tė ulėrimave tė viktimave si heshtje; dhe nėse njė kumt i tillė i mbėrrin kulturės sė pėrbotshme prej Shqipėrie, kjo na jep tė gjithėve njė arsye madhore, nė mos tė mjaftueshme, pėr t’u krenuar si bashkėkohės e bashkėqytetarė tė shkrimtarit Ismail Kadare.

[botuar fillimisht nė “Bota Shqiptare”, gazetė e shqiptarėve nė Itali, Romė, 9 maj 2006.]

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara