HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Ibrahim Rugova – njeriu i rėzistencės dhe i paqes

-- nga Shlomo Avinier*

Ibrahim Rugova, pėr shumė vite udhėheqės i shqiptarėve tė Kosovės, dhe qė nga viti 2002 edhe president i zgjedhur i Kosovės nėn protektoratin e pėrkohshėm tė OKB-sė, ėshtė krahasuar me Nelson Mandelėn dhe nė insistimin e tij qė shqiptarėt e Kosovės do tė arrijnė ēlirimin vetėm pėrmes mjeteve paqėsore. Ushtria Ēlirimtare e Kosovės militante, dhe nganjėherė terroriste, mendonte ndryshe, por pėrfundimisht politika e Rugovės mbizotėroi dhe i fitoi popullit tė tij bashkėndjenjen dhe pėrkrahjen ndėrkombėtare nė vitet e serta tė represionit serb nėn Slobodan Milosheviqin.

Presidenti Rugova Fizikisht, ai ishte pikėrisht e kundėrta e asaj qė mund tė pritet tė jetė njė luftėtar shqiptar i lirisė: pėr tė mirė a keq, shqiptarėt e kanė imazhin e njerėzve tė egėr, tė pagdhendur malėsorė. Rugova dukej paksa si tė ishte intelektual hebre nga Varshava e kohės mes dy luftėrave - gojėmbėl, me sy tė pikėlluar dhe tė menēur, me zėrin qė nuk e ngrinte kurrė. I diplomuar nė Sorbonė dhe profesor i letėrsisė shqiptare nė Prishtinė, ai sigurisht se dukej si profesor, me sytė tė mėdhenj e tė rėndė, rroba qė nuk i pėrshtateshin dhe njė shall leshi qė u bė simbol i tij. E megjithatė, ishte ky intelektual nė dukje i butė ai qė arriti sukses nė mbajtjen e kontrollit tė popullit tė tij.

E takova Rugovėn pėr herė tė parė mė 1990 nė Cavtat, afėr Dubrovnikut, kur Instituti Kombėtar Demokratik, me seli nė Uashington, bėri njėrėn nga pėrpjekjet e fundit pėr tė sjellė bashkė politikanėt, shkrimtarėt dhe intelektualėt nga grupet e ndryshme etnike nė Jugosllavinė qė asokohe shpėrbėhej me shpejtėsi. U largova nga konferenca i bindur se treni tashmė ishte larguar nga stacioni dhe se grupet e ndryshme po shkonin secili nė drejtimin e vet - dhe tė pėrkushtuar qė kėtė ta bėnin me dhunė. Megjithatė, duke i dėgjuar zėrat e ashpėr tė serbėve dhe tė kroatėve, isha i befasuar nga butėsia e Rugovės: ja ku ishte njė udhėheqės i njė grupi qė ėshtė viktimizuar mė shumė se tė tjerėt - e megjithatė aty nuk kishte aspak hidhėrim, asnjė sharje, aspak urrejtje.

Rugova po ashtu kishe arsye tė mjaftueshme personale pėr tė mos falur: edhe babai edhe gjyshi i tij ishin vrarė nga komunistėt e Titos nė konfliktet civile pas vitit 1945. Me tė dėgjuar se unė isha nga Izraeli, ai donte tė dinte se si e mbante Izraeli sistemin demokratik nė kushtet e luftės dhe rrethimit; ai ishte po ashtu i impresionuar nga historia e vendit nė kombndėrtim, nga shkrirja sė bashku e grupeve ndryshme nė njė kombshtet. Ai ma dha njė libėr qė e kishte shkruar (nė shqip) rreth njė filozofi shqiptar tė shekullit tė 17-tė, Pjetėr Bodgani, i cili e kishte shkruar njė traktat nė latinishte tė quajtur Cuneus Prophetarum ("Ēarja e Profetėve"), dhe ma theksoi kapitullin ēėr Zoharin dhe kabalistin Sephirot.

Mė pas ai e shkroi, nė frėngjishte, njė pėrkushtim shpirtmirė personal pėr mua, duke e pėrfunduar atė me: "Kombet tona kanė fatin tė njėjtė historik". Kur e vizitova atė kah mesi i viteve 90 nė shtėpinė e tij nė Prishtinė, ai mė dhuroi njė mineral tė rrallė, tė nxjerrė, siē e shpjegoi, nga "malet tona". Kur grupet e tjera nė ish-Jugosllavi po e pėrdornin dhunėn pėr tė formėsuar shtetet e tyre kombėtare, Rugova e udhėhoqi popullin e tij nė njė bojkot paqėsor tė tė gjitha institucioneve jugosllave. Nė baza vullnetare, dhe i ndihmuar nga kontributet prej diasporės kosovare, Rugova e udhėhoqi popullin e tij nė krijimin e institucioneve tė shtetit-nė-ndėr-tim: njė kuvend jozyrtar i zgjedhur, njė sistem vullnetar i tatimit, shkolla nė shqip, njė rrjet spitalesh dhe klinikash.

Shembulli i Yishuvit hebre nė Palestinė ishte pjesė e inspirimit tė tij. Vullneti i Shteteve tė Bashkuara dhe i tė tjerėve qė mė 1999 tė intervenojnė ushtarakisht nė emėr tė shqiptarėve tė Kosovės dhe tė parandalojnė spastrimin etnik dhe politikat pothuaj gjenocide tė Milosheviqit ia ka borxh shumė mėnyrės se si Rugova ishte nė gjendje tė prezantojė rastin e tij para demokracive perėndimore. Nė kėtė, Rugova po ashtu ndihmoi nė vėnien e njė standardi pėr justifikimin e intervenimeve humanitare.

Pas ēlirimit nga sundimi serb, Rugova insistoi nė pavarėsi nė bazė tė vetėvendosjes. Ai i respektoi lidhjet historike serbe me Kosovėn, por megjithatė ishte liria njerėzore, jo pretendimet territoriale, qė ishin prioritare nė mendjen e tij: me kohė, ai arriti sukses nė bindjen e shumicės nė bashkėsinė ndėrkombėtare se kosovarėt - qė janė mė shumė se 90% nė kėtė rajon - e meritojnė vendin e tyre nėn diell. Duke reflektuar rreth kėtij personi tė pazakonshėm, patriotik dhe jo tė dhunshėm, njeriu nuk mund tė pėrmbahet nga mendimi se sa e ndryshme do tė ishte skena jonė nė Lindjen e Mesme po tė kishin palestinezėt njė lider si ai. Rruga e Kosovės drejt pavarėsisė ende ėshtė e shtruar me gurė, por - me disa pėrjashtime tė pakėndshme -ajo nuk ka qenė e hapur me terrorizėm, dhunė dhe bombahedhės vetėvrasės. Populli i tij - dhe bota - duhet t'i falėnderohen Ibrahim Rugovės pėr kėtė: nė butėsinė e tij kishte ēelik.

(Autori ėshtė profesor i Shkencave Politike nė Universitetin hebraik tė Jerusalemit. Ky vėshtrim ėshtė botuar nė tė pėrditshmen mė tė madhe izraelite "Ha'aretz")

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara