HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Berisha, Deus ex machina

Ilir Babaramo -- nga Ilir Babaramo

Berisha eshte para nje prove te madhe. Nje sfide qe nuk eshte vetem e tij, por e gjithe te djathtes shqiptare: te dominoje emocionet qe e karakterizuan gjate mandatit te tij te pare qeverises. Skena politike po behet tejet interesante. Brenda shumices parlamentare kane filluar te degjohen zera te lire. Topi i ka kerkuar dje te beje ndryshime ne qeveri. Para kryetarit te grupit parlamentar ka qene zoti Ngjela qe ka deklaruar publikisht se jo gjithcka shkon mbroth. Nga racionaliteti apo emotiviteti me te cilin kryeministri do degjogje zerat ndryshe, kushtezohet vazhdimesia e qeverisjes.

Dy dite me pare u ndodhem para nje reminishence. Nje perseritje te tendences se shefi i shumices perpiqet te beje shiun dhe kohen e bukur. Nje ngjarjeje politike qe nuk kishte asnje lidhje me funskionimin normal te institucioneve. Qe kishte shume elemente te tribalizmit nga e cila vuan gjithe politika shqiptare. Ku shefi i fisit vendos per gjithcka dhe gjithe te tjeret jane numerore. Ne parlament kishte ndodhur nje gje krejt normale. Dy partite e medha hartojne nje marreveshje. Partia Demokratike u perfaqesua nga tre njerezit me te rendesishem pas Berishes. Ishin Bamir Topi, nenkryetar i partise dhe kryetar i grupit parlamentar, Jozefina Topalli numri dy i shtetit dhe nenkryetare e partise demokratike dhe Ilirjan Rusmali zevendeskryeminister. Ishte perfaqesimi me i larte i mundshem.

Marreveshja u votua ne parlament. Me mbarimin e seances parlamentare filloi dhe e keqja. Partite satelite te PD, te pakenaqura nga vendimi, shkojne per t’u ankunuar ne zyren e Berishes. Nje absurditet institucional. Vendimet e parlamentit mund t’i shqyrtojne vetem dy institucione: presidenti i republikes ose Gjykata Kushtetuese. Gjithcka me pas ndodhi si ne fundin e nje vodevili. Vjen pjesa deus ex machina. Berisha permbys vendimin e Parlamentit dhe i siguron partite e vogla se nuk kishte asnje dijeni dhe vendimi do ndryshohet serish ne parlament. Kryetaret e partive te vogla dalin te lumtur nga takimi. Vellai i Madh u ka dhene te drejte dhe ka ndeshkuar fajtoret. Nje menyre e tille te vepruari me institucionet, pra hedhja poshte e vendimit te parlamentit vetem dy ore pas miratimit te tij nga vullneti i nje njeriu te vetem eshte pa dyshim arbitraritet.

Pa dyshim qe Berisha eshte lideri i padiskutueshem i te djathtes. Ca me teper vetem gjashte muaj pas fitores se bujshme te 3 korrikut. Por menyra si do reagoje ndaj zerave qe ndonjehere perpiqen te mos kendojne sipas kadences se korit, do kushtezoje jetegjatesine e tij ne postin e kryeministrit. Nje nga shkaqet e rrezimit te Berishes nga pushteti ne vitin 1997, ishte fakti se luftoi te gjithe ata qe mendonin ndryshe brenda partise demokratike. Socialistet qendruan per dy mandate ne pushtet sepse kishin shume tenore. Muzika nuk ishte dhe aq monotone.

Partia Demokratike nuk eshte me ajo e vitit 1992. Nuk ka tre te pestat e vendeve ne parlament si kohen kur sapo u permbys komunizmi. Madje sot nuk ka as 71 vende ne parlament per te kaluar votebesimin. I duhet te qeverise permes nje ekuilibri jo vetem te brendshem, por edhe te jashtem. Ne keto rrethana, deus ex machina nuk mund te funksionoje gjithnje. Nese cenohen keto ekulibra makina mund te fiket dhe te mos ndizet me.

Botuar nė "Gazeta Shqiptare", 21.01.2006

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara