HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Beteja e papėrfunduar e miteve

-- nga Bislim Ahmetaj*

Bislim Ahmetaj Pėrvjetori i pesėmbėdhjetė i urisė sė parė legale tė mbi 700 studentėve dhe pedagogėve tė Universiteteve tė Tiranės do tė meritonte dhe meriton shumė mė tepėr se njė pritje modeste si kjo qė organizoi Grupimi "Dhjetor '90" nė kėtė mbrėmje.

Kėsaj mbrėmje i mungojnė fizikisht shumė njerėz, protagonistė tė atyre ngjarjeve tė papėrsėritshme, por mungesa e Azem Hajdarit, prijėsit tonė tė vrarė, e Arben Brocit, Avdyl Matoshit, janė dhimja jonė e pazėvendėsueshme. Ne pėrjetėsisht do t'i kujtojmė dhe nderojmė ata, tė cilėve ju mor jeta vetėm pse e deshėn atė jo vetėm pėr veten e tyre, por edhe pėr tė tjerėt, pėr tė gjithė ne.

Ky pėrvjetor ėshtė ndoshta mė i ēmuari, mė i spikaturi, mė i ngarkuari me sfida dhe obligime pėr brezin e viteve '90-'91, brez qė i dha shqiptarėve pluralizmin politik, brez qė ē'mitizoi shoqėrinė shqiptare nga mitet e diktaturės dhe diktatorit.

Shumė njerėz e kanė harruar dhe kanė tė drejtė qė nė kėtė godinė qė tashmė quhet QNK ishte muzeu i diktatorit, tė tjerė e kanė harruar qė pėrballė Heroit tonė Kombėtar, Skėnderbeu ishte pėrmendorja disa herė mė e lartė e diktatorit. Shumė qytetarė tė kėtij vendi e kanė harruar pėr tė mirė e pėr tė keq qė nuk kishte vend ku tė mos zezonte portreti apo busti i atij qė nxinte pėrditė jetė njerėzish.

Ata djem dhe vajza qė rrezikuan jetėn e tyre pėr ta ē'mitizuar shoqėrinė shqiptare meritojnė mirėnjohje dhe respekt tė veēantė nga brezat dhe shoqėria shqiptare. Shumica e tyre deshėn dhe mbetėn anonim, pak prej tyre edhe sot e kėsaj dite japin kontributin modest nė luftė kundėr miteve tė reja qė lindi tranzicioni ynė i gjatė dhe i vėshtirė.

Ky pėrvjetor ėshtė i ēmuar sė pari, se fėmija i bardhė i lindur nga Lėvizja Studentore e Dhjetorit '90 (Partia Demokratike) ėshtė nė vitin e parė qeverisės pas 8 vitesh opozitė. Vite ku lindėn dhe gjeneruan mitet mė tė egra tė kapitalizmit alla socialist; miti i korrupsionit, kondrabandės, trafikut, varfėrisė. I ēmuar ėshtė edhe angazhimi, vullneti dhe serioziteti me tė cilin qeverisja e re e ka nisur betejėn me kėto mite shkatėrrimtare pėr njė shoqėri si e jona.

Ky pėrvjetor ėshtė i spikatur pėr njė arsye madhore, pasi u deshėn plot pesėmbėdhjetė vite qė Europa tė bindej pėrfundimisht pėr dėnimin e krimeve tė komunizmit nė Europėn Lindore. Qėndrimi dhe deklarimet e fundit tė Parlamentit Europian dhe tė Kėshillit tė Europės janė njė inkurajim dhe vlerėsim pėr aktin e madh tė studentėve qė me sakrificėn e tyre i dhanė shqiptarėve njė shoqėri pa mite dhe buste tė diktatorit.

Ky pėrvjetor ėshtė i spikatur edhe pėr arsyen tjetėr qė pas 15 vitesh ėndrrat dhe shpresat e studentėve, pedagogėve dhe qytetarėve tė Tiranės dhe Shqipėrisė po fillojnė e po bėhen realitet. Sllogani "E duam Shqipėrinė si gjithė Europa" para dy ditėsh "theu" traun e fundit pėr stacionin e Brukselit. Brezi i viteve '90 ka nisur tė ecė nėpėr ėndrrat e tij.

Ky pėrvjetor ėshtė sfidė, sfida jonė kombėtare. Sot, nė Vjenė u ēelėn bisedimet pėr statusin final tė Kosovės. Shqiptarėt e Kosovės dhe serbėt pėrballė njėri-tjetrit nėn arbitrazhin ndėrkombėtar. Unė kam bindje se sfida jonė kombėtare me ndihmėn e urtėsisė sė udhėheqjes politike tė Kosovės, me ndihmėn e SHBA-ve dhe bashkėsisė europiane do tė jetė Pavarėsia e Kosovės. Endrra dhe amaneti i Ibrahim Rugovės. Endrra e 100 viteve tė gjysmės tonė tė vrarė do tė preket nga shqiptarėt kėtė vit.

Ky pėrvjetor sė fundi ėshtė obligim jo vetėm pėr brezin '90-'91 po pėr krejt klasėn politike shqiptare. Shqiptarėt e meritojnė tė kenė njė shoqėri demokratike, tė zhvilluar, tė integruar, tė lirė. Pėr kėtė duhet tė punojmė tė gjithė sė bashku.

*Kryetar i Grupimit "Dhjetor '90"

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara