HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Sejdiu: Borxhi i Shqipėrisė, tė ndėrtojė rrugėn e Rugovės

Belina Budini -- nga Belina Budini

Presidenti i ri i Kosovės, Fatmir Sejdiu, thotė nė njė intervistė pėr “Shekullin” qė Shqipėria e ka pėr borxh tė komunikojė mė shumė me Kosovėn dhe tė shkurtojė distancat nėpėrmjet pėrfundimit sa mė shpejt tė rrugės sė Rugovės, Prishtinė-Prizren-Durrės

PRISHTINĖ – “Burrė i urtė, ky kryetari i ri i Kosovės!”, - dėgjon ende nė Prishtinė paragjykimet e rretheve tė ndryshme nė lidhje me profilin politik tė Fatmir Sejdiut, njė profesionist i politikės kosovare nė hije, qė “urtėsisht” u zgjodh President i Kosovės vetėm pėrpara 5 ditėsh. Po kaq i paragjykuar edhe nė Shqipėri pėr shkak tė njė imazhi tė moderuar dhe nė dukje pasiv, presidenti i ri i Kosovės, njė folės i zhdėrvjellėt i shqipes standarde, rrėfen nė njė intervistė pėr gazetėn “Shekulli” stilin qė do ta udhėheqė nė drejtimin e Kosovės. Verbalisht, strategjia e tij nuk duket aspak pasive dhe ngėrthen gjithė ”merakun” e ndėrkombėtarėve. Toleranca ėshtė fjala-ēelės dhe siluri i rrugės sė Rugovės ende busulla e Presidentit tė ri.

Presidenti i Kosovės Fatmir Sejdiu, 2006 Vėshtirė ta pėrfytyrosh gjatė nė hije njė artikulues aq tė mirė tė politikės, nė fakt! Pėrveēse duke pėrgatitur daljen e tij nė skenė. Dhe duket se kjo nuk ka nisur rrufeshėm ditėt kur Rugova u nda nga jeta. Pjesėmarrės nė themelimin e Lidhjes Demokratike tė Kosovės (LDK) qė mė 23 dhjetor 1989, duket se aty nis rrugėtimi politik i Fatmir Sejdiut tė cilit iu deshėn dy vjet qė tė zgjidhej anėtar i Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė LDK-sė dhe njė vit tjetėr qė tė zgjidhej anėtar i Kryesisė sė kėsaj partie.

Sekretar i Pėrgjithshėm i LDK qė nga viti 1994 e deri tani, “politikani i urtė” Fatmir Sejdiu ka qenė gjithashtu njė nga organizatorėt e Referendumit pėr Pavarėsinė e Kosovės nė vitin 1991 dhe njė ndėr njerėzit kryesorė pėr pėrgatitjen dhe organizimin e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale tė Republikės sė Kosovės,nė 1992 dhe nė 1998. Ai ėshtė zgjedhur dy herė deputet nė Kuvendin e Republikės sė Kosovės dhe nė vitin1998 ėshtė zgjedhur Sekretar i Pėrgjithshėm i Kuvendit dhe kryetar i Komisionit pėr Ēėshtje Kushtetuese. Role tė tjera tė rėndėsishme, por nė hije, ka vijuar tė ketė edhe pas luftės kur ėshtė zgjedhur sėrish deputet dhe anėtar i Kryesisė sė Kuvendit nė dy mandate. Dhe gjatė kėtij rrugėtimi tė kujdesshėm, pozicioni i anėtarit nė Komisionin pėr Bashkėpunim Ndėrkombėtar dhe Integrime Euroatlantike duket se nuk ka qenė mė kot.

Nė intervistėn e tij tė parė pėr mediat nė Shqipėri, dhėnė gazetės “Shekulli”, presidenti i Kosovės shprehet se pret nga Shqipėria tė bashkohet me Kosovėn nė rrugėn e pėrbashkėt tė integrimit dhe qė tė vendosen ato ura tė munguara komunikimi tė deritanishme, qoftė edhe midis qytetarėve, siē ėshtė pėrfundimi i rrugės Prishtinė-Prizren-Durrės, tė cilėn e quan rruga e Rugovės. Pavarėsinė e quan alfėn dhe omegėn e ēėshtjes sė Kosovės, por ringjallja e ekonomisė sė Kosovės ėshtė sfida tjetėr e madhe qė ai merr pėrsipėr. Nuk ka pritur gjatė pėr tė mbledhur ekipin e Kosovės pėr negociatat qė tė nesėrmen e zgjedhjes si president i Kosovės dhe ka theksuar tolerancėn ndaj komunitetit serb si diplomaci tė kosovarėve nė tė mirė tė ēėshtjes sė pavarėsisė.

Nė kėto momente tė para kur pėr Kosovėn ka nisur epoka postRugova, dhe duke patur parasysh qė ai udhėhiqte mė tepėr me imazh, cili do tė jetė stili juaj i pushtetit?
Mund tė them se ajo epokė vazhdon, ėshtė nė kontinuitet pėr arsye se roli i tij ka qenė jashtėzakonisht i madh dhe njė rol qė reflekton edhe nė kėtė periudhė. Mendoj qe ka qenė njė artikulim i rėndėsishėm dhe pėrputhet me aspiratat e popullit shqiptar pėr liri, pavarėsi dhe demokraci, pėr tė ndėrtuar shtetin e Kosovės si njė shtet ligjor dhe tė pavarur. Natyrisht qė pėrpjekja jonė e kėsaj etape do tė jetė qė tė vazhdojmė kėtė mision tė suksesshėm nė bashkėpunim tė plotė me tė gjitha institucionet vendore, me tė gjitha subjektet politike dhe natyrisht nė koherencė me faktorėt ndėrkombėtarė dhe kėtu them para sė gjithash me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe tė komunitetit evropian. Nė kėtė prizėm sigurisht qė na nevojitet njė komunikim mė i ngjeshur pėr tė pėrgatitur Kosovėn pėr proceset integruese.

Pra cila ėshtė konkretisht strategjia juaj pėr Kosovėn ose siē thuhet rėndom prioritet i presidencės suaj?
Ajo shtrihet nė kėto rrafshe themelore: Ēėshtja themelore ėshtė njohja ndėrkombėtare e Kosovės, pėr tė qenė njė faktor i rėndėsishėm stabiliteti nė rajon dhe kjo njohje ndėrkombėtare nėnkupton edhe integrimin e Kosovės nė strukturat euroatlantike. Ēėshtje e rėndėsishme ėshtė qė Kosova tė kthejė vėmendjen fuqishėm, sikundėr edhe tash, por me hapa edhe mė kėmbėngulės nė ndėrtimin e shtetit ligjor dhe nė funksionimin e tij nė tė gjitha sistemet.

Njė ēėshtje me shumė rėndėsi ėshtė angazhimi i institucioneve tė Kosovės pėr ringjalljen ekonomike dhe tė gjitha potencialeve qė ajo ka. Dhe nė kėtė prizėm, natyrisht qė ne kemi njė shans tė mirė, pasi Kosova ka njė begati tė jashtėzakonshme me pasuri minerare dhe po ashtu edhe resurse njerėzore. Dhe nė kėtė rrafsh, sigurisht qė na nevojitet krijimi i legjislacioneve tė qėndrueshme qė do tė garantojnė investimet e jashtme nė veēanti, qoftė tė diasporės shqiptare, ashtu edhe investitorėve tė huaj tė cilėt do tė kenė nevojė thjesht pėr siguri nė lidhje me investimet e tyre brenda Kosovės.

Nė kėtė aspekt ėshtė e rėndėsishme qė tė shpejtohet fuqishėm ēėshtja e privatizimit tė ekonomisė, apo tė gjithė asaj strukture qė ka ekzistuar mė parė. Unė kėtė do ta quaj si pjesė e domosdoshme e transformimit tė ekonomisė qė Kosovės, pasi nė etapat e mėhershme ka qenė njė ekonomi e njė tipi tjetėr siē ju e dini dhe qė e kanė patur edhe vende tė tjera tė Evropės Juglindore. Dhe nė kėtė fazė ajo ka nevojė tė jetė njė ekonomi adapte me ekonomitė perėndimore dhe tė vendeve tė avancuara.

Posaēėrisht do tė jetė e nevojshme qė tė inkurajohet gjithė procesi i demokratizimit apo thellimi i ndjenjės sė tolerancės apo tė kulturės politike pėr ngritje nė njė nivel mė tė lartė. Natyrisht me kėtė kuptoj nevojėn e komunikimit tė fuqishėm me tė gjitha forcat politike dhe me opozitėn qė ėshtė njė faktor i rėndėsishėm nė jetėn politike dhe nė kėtė rrafsh do tė kemi parasysh ndjenjėn e tolerancės.

Tolerancė edhe me komunitetin serb?
Po. Njė segment i rėndėsishėm qė ne kemi para vetes ėshtė ajo qė ne e kemi quajtur nevoja e njė tolerance tė njė niveli tė lartė tė komunikimit dhe tė bashkėpunimit nė proceset integruese brenda Kosovės edhe me komunitetet minoritare, shumica prej tė cilėve unė them se janė tė integruara nė kėtė proces. Ka ndonjė problem me komunitetin serb i cili deri tash, nė njė pjesė tė madhe, ka hezituar tė jetė pjesė e proceseve, megjithėse edhe kėtu ka pėrparime, natyrisht, sepse nė qeverinė e Kosovės ka ministėr tė kėtij komuniteti, nė rrafshin lokal ka njerėz nė cilėsinė e kėshilltarėve dhe nė parlamentin e Kosovės deri tani ka dy deputetė dhe po presim qė edhe tė tjerė tė integrohen. Dhe tė ketė njė orientim tė punės sė pėrbashkėt tė tė gjitha komuniteteve nė mėnyrė qė tė gjithė tė japin kontributin e tyre pėr Kosovėn e re.

Natyrisht ėshtė pėrgjegjėsi e veēantė e komunitetit shqiptar se si do tė sillet me komuniteteve tė tjera, tė cilat pėrjashtimisht variacioneve qė shohim nga ana e pjesėtarėve tė komunitetit serb, e pranojnė pavarėsinė e Kosovės si zgjedhja mė e pėrshtatshme dhe natyrisht neve na mbetet qė si shumicė e pėrgjegjshme ta ndihmojnė akomodimin e pėrgjithshėm tė tė gjithėve dhe qė shteti ligjor i cili ėshtė njė nga ēastet themelore qė nėnkupton njė standard pėr tė gjithė, duke pasur parasysh ēėshtjen e barazisė para ligjit, ēėshtjen e trajtimeve tė tjera nė bazė tė standardeve ndėrkombėtare.

Posaēėrisht mendoj gjithashtu se ėshtė e rėndėsishme qė nė kėtė proces lidhur me kėto tema tė pėrmbushet ajo pjesė e standardeve qė komuniteti ndėrkombėtar i ka vėnė pėrpara Kosovės. Jo si pjesė e pengesės, por si pjesė e pėrpjekjes pėr njė jetė mė tė mirė. Dhe gjithė kjo lidhet me prioritetin themelor qė ėshtė ēėshtja e statusit, nė mėnyrė qė ajo tė zgjidhet brenda njė afati shumė tė shkurtėr. Ju e dini insistimin e vazhdueshėm qė presidenti Rugova ka pasur pėr njė njohje tė drejtpėrdrejtė tė Kosovės si njė shtet i pavarur dhe sovran, me tėrėsinė e tij territoriale tė plotė. Dhe natyrisht nė kėtė periudhė ka edhe njė qasje tjetėr qė ai nuk e ka regjistruar asnjėherė dhe as klasa politike e Kosovės, se mund tė shkohet me kėtė variant tė bashkėpunimit ndėrkombėtar pėrmes bisedimeve sipas vendimit tė Kėshillit tė Sigurimit, por qė do tė japė tė njėjtin rezultat. Pavarėsia ėshtė alfa dhe omega dhe natyrisht ne kėmbėngulin qė tė realizohet sa mė shpejt.

Kjo ėshtė njė strategji afatgjatė, por cilat janė gjėrat e para qė do tė bėni ju si president i ri i Kosovės?
Natyrisht janė kontaktet e nevojshme me tė gjithė, edhe pjesėn e pėrfaqėsuesve tė institucioneve tė vendit, edhe pjesėn e pėrfaqėsuesve tė subjekteve politike. Po ashtu nė kėtė drejtim edhe njė komunikim me bashkėsinė ndėrkombėtare. Nė fakt, njė detyrė konkrete tė cilėn e kam filluar qė ditėn e nesėrme tė zgjedhjes sime, ėshtė vazhdimi i punės me delegacionin e Kosovės nė pėrgatitjet intensive tė tij pėr takimin e Vjenės. Ne kemi marrė njė vendim tė drejtpėrdrejtė pėr miratimin e dokumentit bazė tė parimeve themelore pėr reformėn e pushtetit lokal, qė ėshtė punuar gjatė nga grupi politik dhe ekipi i ekspertėve dhe natyrisht marrja e vendimit qė ne do tė shkojmė nė atė takim tė caktuar nė Vjenė dhe natyrisht do tė shohim si do tė ecė rrjedha e mėtejshme. Me rėndėsi ėshtė qė nė mbledhjen e parė tė delegacionit tė Kosovės u shpreh fuqishėm kohezioni i tė gjithė pėrfaqėsuesve nė tė duke pasur parasysh nevojėn qė tė vazhdohet nė kėtė dinamikė dhe nuk ka dyshim qė kjo koherencė do tė vazhdojė edhe nė faza tė mėtejshme.

Do tė hartoni njė plan tė ri pėr statusin e Kosovės apo do tė ecni nė gjurmėt e planit tė kaluar qė kishte bėrė Rugova me grupin negociator?
Ne jemi nė vazhdim tė asaj strategjie tė hartuar pėr tė cilėn unė nuk kam vėrejtje tė posēshme, sepse kam qenė pjesė e ekipeve tė ekspertėve nė kompozicionin e pėrgjithshėm tė statusit. Ajo ėshtė njė strategji e hartuar mirė dhe ka miratimin e tė gjithėve. Nuk e quaj racionale qė ne tė rikthehemi mbrapa e tė shohim sot ndryshime strukturale. Ekipi ėshtė mandatar nga presidenti Rugova dhe tė cilit parlamenti i Kosovės i ka dhėnė mandatin e plotė, kėshtu qė unė kam respekt pėr tė.

Ēfarė marrėdhėniesh mendoni se do tė krijoni me Shqipėrinė dhe ēfarė raportesh keni me politikanėt shqiptarė, me Moisiun, Berishėn apo Ramėn?
Unė kam patur rastin qė tė takohem nė cilėsi tė ndryshme me secilin prej tyre dhe mund tė them se pėr ne ėshtė shumė e nevojshme qė tė vazhdojmė me njė bashkėpunim tė ngjeshur me Shqipėrinė. Shqipėria e ka pėr borxh sikur edhe ne e kemi pėr borxh qė kėtė bashkėpunim ta intensifikojmė shumė. Dikush mund tė thotė se pse Shqipėria tė interesohet apo pse Kosova tė interesohet qė tė ketė relacione tė tilla, por pėr ne ėshtė me rėndėsi qė ky bashkėpunim tė jetė nė funksion tė qėllimit tė arritjes sė pavarėsisė sė Kosovės dhe nė funksion tė gjithė proceseve tė tjera nė mbėshtetje tė ndėrtimit tė njė shteti tė mirėfilltė demokratik dhe tė relacioneve tė mira edhe me vende tė tjera tė rajonit. Sigurisht do tė kemi kohė tė mbajmė edhe kontakte tė drejtpėrdrejta me liderėt shqiptarė. Unė falenderoj pėr urimet nė adresė time me rastin e zgjedhjes si presidenti Kosovės nga presidentin Mojsiu, kryeministrin Berisha e personalitete tė tjera.

Si e gjykoni qėndrimin e deritanishėm tė Shqipėrisė pėr ēėshtjen e Kosovės?
Nė kėtė drejtim do tė thoshja se diplomacia shqiptare nė ēastet e saj tė pėrgjithshme dhe vetė shteti shqiptar ka mbajtur njė qėndrim korrekt nė mbėshtetje tė pavarėsisė sė Kosovės, njė qėndrim qė duhet tė mbahet pa dyshim edhe nė fazat qė vijnė.
Pra qėndrimi zyrtar i Shqipėrisė ėshtė korrekt. Natyrisht mund tė ketė ndonjė qė ka dhėnė variacione pėr formulime a diēka tjetėr, por ajo qė ėshtė zyrtare dhe qė ne e kemi dėgjuar nga kuvendi, nga presidenti apo nga kryeministri pėr ne reflekton fuqishėm.

Ēfarė mbėshtetje prisni nė tė ardhmen nga Shqipėria nė kėto momente qė ndodhet Kosova?
Ne kemi halle tė pėrbashkėta natyrisht. Edhe Shqipėria kėrkon njė zhvillim mė tė shpejtė ekonomik dhe njė dinamikė, le tė themi, mė tė ngjeshur. Edhe nė aspektin e demokratizimit tė jetės, ka nevojė pėr integrimet euroatlantike dhe mendoj se nė tė njėjtat valė, pėr ne do tė ishte shans shumė i mirė, qė ajo sprovė e mirė qė kapėrcehet nga Shqipėria tė reflektohet edhe nė Kosovė.

Njė ēėshtje tjetėr shumė e rėndėsishme ėshtė qė komunikimet e ndėrsjella, edhe tė qytetarėve, tė intensifikohen. Ėshtė shumė me rėndėsi qė projektet e filluara, ajo qė ne e quajmė rruga e Rugovės, autostrada Prishtinė-Prizren-Durrės tė pėrfundohet nė afat sa mė tė shkurtėr kohor, sepse njerėzit kanė nevojė qė tė dalin tė pinė njė kafe nė Durrės apo Tiranė brenda ditės dhe tė kthehen. Ajo ndihmon po ashtu pėr shumė aspekte tė tjera, pasi mendoj e jemi njė popull dhe kjo ėshtė shumė e rėndėsishme. Dhe aq mė tepėr qė, sigurisht, do tė vijė njė ditė kur ēėshtja e kufijve tė jetė ēėshtje relative ashtu siē veprohet nė Evropėn e unifikuar ku qytetari nuk e vėren, ta zėmė, kur kalon nga Gjermania nė Francė, Belgjikė apo Danimarkė.

Skeda
Fatmir Sejdiu ėshtė zgjedhur President i Kosovės me dy tė tretat e votave tė deputetėve tė Kuvendit tė Kosovės mė 10 shkurt 2006. Ai ka lindur mė 23 tetor 1951 nė Pakashticė, komuna e Podujevės, Kosovė. Shkollimin fillor dhe tė mesėm i ka mbaruar nė Podujevė. Ka mbaruar Fakultetin e Drejtėsisė nė Universitetin e Prishtinės mė 1974, ku ka kryer edhe studimet pasuniversitare. Fatmir Sejdiu ėshtė profesor nė Fakultetin Juridik dhe atė tė Shkencave Politike tė Universitetit tė Prishtinės. Pėr studime tė thelluara, Prof. Sejdiu ka qėndruar nė Francė (Universiteti Paris 2) dhe nė SHBA (Arizona State University).

Ka publikuar shumė punime shkencore nga fusha juridike – historike dhe juridike- kushtetuese. Ėshtė autor librash tė veēantė nga kėto fusha. Fatmir Sejdiu ka qenė pjesėmarrės i Kuvendit themelues tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės (LDK) mė 23 dhjetor 1989. Mė 1994 ai ėshtė zgjedhur Sekretar i Pėrgjithshėm i LDK-sė. Ka qenė anėtar i Komisionit Qendror pėr organizimin e Referendumit pėr Pavarėsinė e Kosovės, mbajtur mė 1991. Ka qenė ndėr njerėzit kryesorė pėr pėrgatitjen dhe organizimin e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale tė Republikės sė Kosovės, qė janė mbajtur mė 1992 dhe 1998. Sejdiu ėshtė gjithashtu anėtar i Komisionit pėr Bashkėpunim Ndėrkombėtar dhe Integrime Euroatlantike. Ėshtė i martuar dhe ka tre fėmijė. Jeton nė Prishtinė.

Shekulli, 15/02/2006

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara