HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Microsoft: Welcome! Me program nė gjuhėn shqipe

Belina Budini -- nga Belina Budini

Kompania e Bill Gates, “Microsoft”, sė shpejti nė Shqipėri si investitore. Flet pėr “Shekullin”, drejtuesi i lartė i Microsoftit qė gjendet nė Tiranė, Goran Radman. Sot do tė lanēojė programin e famshėm kompjuterik XP nė gjuhėn shqipe

TIRANĖ – Programi mė popullor nė botė sillet nga “Microsoft” edhe nė gjuhėn shqipe. Bėhet fjalė pėr lanēimin e “Microsoft Office XP”, qė ėshtė softi mė i pėrdorur nė botė sa i pėrket kompjuterit dhe qė, megjithėse ekziston tashmė nė tė gjitha gjuhėt e rajonit, nė shqip vjen pėr herė tė parė. Me njė ēmim prej 750 dollarėsh, kėtė paketė qė pėrmban tė gjitha llojet e programeve pėr tė shkruar dhe pėr tė ndėrtuar programe tė tjera, mund ta kemi mė nė fund edhe nė gjuhėn shqipe. Ky ėshtė lajmi qė sjell Goran Radman, drejtor i Microsoftit pėr Evropėn Juglindore nė Tiranė, ku ka pasur takime zyrtare dhe biznesi, ndėrsa sot, pas njė konference pėr shtyp, do tė takojė edhe kryeministrin Berisha.

Por duket se lanēimi i kėtij programi ėshtė vetėm guri i parė i provės pėr kompaninė e madhe Microsoft nė Shqipėri. Pas njė vonese tė gjatė, ndėrsa e ka shtrirė tregun e tij nė tė gjitha vendet tona fqinje, Bill Gates ka vendosur tė investojė nė Shqipėri teknologji nga mė tė pėrparuarat. “Do tė na duhen 3-5 vjet qė tregu shqiptar tė jetė po aq fitimprurės sa edhe tė tjerėt. Ky ėshtė njė proces qė do tė nisė me ekspertizėn teknike dhe Microsoftit do t’i duhet tė trajnojė qindra njerėz nė Shqipėri. Do tė na duhet kohė gjithashtu qė tė arrijmė njė marrėveshje pėrfundimtare, megjithėse Microsoft ėshtė i vendosur tė futet nė tregun shqiptar dhe unė jam i lumtur tė konfirmoj qė ne kėtė proces e kemi filluar. Pjesa tjetėr i takon qeverisė, se sa shpejt do tė ecė ajo nė kėtė drejtim. Ne kemi nevojė qė qeveria tė mbrojė tė drejtat tona nė Shqipėri”, - thotė pėr gazetėn “Shekulli”, drejtuesi i lartė i Microsoftit pėr Evropėn Junglindore, Goran Radman.

Teknologjia qė Microsoft ėshtė i gatshėm tė sjellė nė Shqipėri, pritet t’i shėrbejė edhe qeverisė pėr tė ulur kostot dhe qė shėrbimet e saj pėr qytetarėt e vet tė bėhen mė tė efekteshėm, megjithėse, sė pari, asaj do t’i duhet qė kėtej e tutje tė blejė vetėm programe tė licencuara, nė mėnyrė qė edhe ky treg tė funksionojė sipas rregullave. Por Microsoft ėshtė i ndėrgjegjshėm qė beteja ėshtė e vėshtirė, pasi 80% e atyre qė pėrdorin programe kompjuterike nė Shqipėri e bėjnė kėtė gjė pa licencė. “Nga ana tjetėr, me anė tė teknologjive tona tė reja, ēdo lloj shėrbimi bėhet mė i lehtė qė nga dhėnia e licencės pėr makinėn, dhėnia e certifikatave deri te pagimi i taksave etj. Do tė mund tė shpenzohet shumė mė pak kohė pėr tė marrė shėrbime nga administrata shtetėrore. Microsoft ėshtė i gatshėm ta ofrojė kėtė teknologji”, - shpjegon drejtuesi i kompanisė qė i ka shtirė sistemet e veta nė 90% tė mikrokompjuterėve nė tė gjithė botėn.

Ndėrsa kompjuterizimi i shkollave ėshtė njė nga premtimet elektorale tė cilit Berisha i ka mėshuar mė fort nė fushatėn e korrikut, duket se marrėveshja e qeverisė me Microsoftin do tė jetė rruga pėr ta mbajtur kėtė premtim. Problemi kryesor nė Shqipėri, sipas “Microsoft”, ėshtė ai i ligjėrimit tė programeve, funksionimi me licenca, gjė qė deri tani nuk ndodh. E parė si njė kompani e shtrenjtė, problem pėr qeverinė shqiptare dhe pėr tregun kėtu mund tė jetė ēėshtja e ēmimeve qė, sipas drejtuesit kroat nė “Microsoft”, nuk mund tė jenė tė ndryshme nga ato tė vendeve tė tjera, edhe pse fuqia blerėse nė Shqipėri mund tė jetė mė e vogėl. Hapja e njė zyre tė Microsoftit nė Tiranė, por edhe ajo e njė qendre kėrkimore janė projekte tė tjera tė Microsoftit pėr Shqipėrinė.

Microsoft: Shqipėria, treg i varfėr kompjuterik
Sipas treguesve tė tregut, Microsoft ka konstatuar se tregu shqiptar i kompjuterėve ėshtė mė pak i zhvilluari nė Evropėn Juglindore. Sipas Radman, numri i blerjeve tė kompjuterėve shkon nga 12-17 mijė nė vit, ndėrkohė qė nė Maqedoni, pėr shembull, ėshtė pesė herė mė i lartė. Kjo do tė thotė se pėrdorimi i teknologjisė sė informacionit ėshtė shumė i ulėt dhe se industria e teknologjisė sė informacionit ėshtė ende e pazhvilluar. Nuk ka, pėr shembull, kompani qė dizenjojnė programe.

Microsoft: Perspektiva qė shohim nė Shqipėri
Megjithatė, Microsoft ka hetuar edhe tė dhėna pozitive nė tregun teknologjik. “Kėshtu, pėr shembull, tregu i telefonisė ėshtė shumė i egėr dhe pėrdoruesit tė shumtė. Ka njė perspektivė, pasi janė tė shumtė ata qė studiojnė informatikė, matematikė dhe shkenca. Do tė na pėlqente tė hapnim njė qendėr tė teknologjive tė reja nė Shqipėri, njė lloj parku teknologjie. Njė ide tjetėr ėshtė hapja e njė rrjeti (network) mes shqiptarėve tė diasporės dhe kompanive lokale nė Shqipėri pėr transportimin e njohurive”, - pėrshkruan Goran Radman perspektivėn qė sheh Microsoft nė Shqipėri.

Microsoft: Shqiptarėt, sa tė ftohtė me kompjuterėt!
Edukimi me teknologjinė e informacionit ėshtė, sipas drejtorit tė Evropės Juglindore pėr Microsoftin, rruga kryesore pėr t’i afruar shqiptarėt mė tepėr me kompjuterin dhe teknologjitė e sė ardhmes. “Interneti duhet tė jetė i disponueshėm nė tė gjitha shkollat, ndėrkohė qė ne dimė qė nėpėr shkolla nuk ka ende as kompjuterė. Qeveria duhet t’i motivojė njerėzit qė tė blejnė kompjuterė, pėr shembull, duke reduktuar taksat. Deri tani duket se ka vetėm pėrpjekje individuale”. Sipas Radman, bashkėpunimi i universiteteve dhe bashkive do tė ishte i domosdoshėm pėr pėrhapjen e teknologjive tė reja kompjuterike nė Shqipėri.

Microsoft: Pirateria e programeve, na dekurajon
Sipas Radman, qeveria duhet ta marrė seriozisht zhvillimin me teknologji kompjuterike, ashtu si edhe nismėn e licencimit. “Problemi mė i madh qė na dekurajon nė lidhje me investimin nė Shqipėri ėshtė se tregu nuk ėshtė i rregulluar dhe produktet shiten nė mėnyrė pirate. Dėmi mė i madh nė kėtė aspekt ėshtė se teknologjia e informacionit mbetet e pazhvilluar. Njė pirat mund tė fitojė, por kur klienti e merr produktin pa licencė, dekurajohet, pėr shembull, ai inxhinieri shqiptar i kompjuterėve qė ka shpenzuar vite studimi pėr tė nxjerrė njė program dhe tė nesėrmen mund ta gjejė falas nė treg. Ndėrkohė qė edhe qeveria, nėse programet shiten ligjėrisht, merr tė ardhura nė taksa dhe nxjerr mjaft pėrfitime”, - shprehet Radman.

Kush ėshtė Goran Radman?
Pėrfaqėsuesi i lartė i Microsoftit nė Tiranė
Nė rolin e tij si drejtor i Microsoftit pėr Evropėn Juglindore, Goran Radman, nga Kroacia, punon me komunitetet institucionale dhe politike pėr tė ndėrtuar marrėdhėnie strategjike. Ai ka ardhur nė Shqipėri pėr tė linēuar programin XP nė gjuhėn shqipe dhe pėr tė konfirmuar hapjen e procesit pėr investime teknologjike tė Microsoft nė Shqipėri. Punon pranė Microsoftit qė nga 1996, nė fillim si menaxher i pėrgjithshėm i Microsoftit pėr Kroacinė, mandej mori pėrgjegjėsi nė rajonin e Adriatikut. Tani merret me vendosjen e marrėdhėnieve strategjike dhe tė biznesit nė Evropėn Juglindore.

Shekulli, 17/03/2006

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara