HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Noel Malkolm, Tė “ndikosh” luftėn me njė libėr

Belina Budini -- nga Belina Budini

Anglezi qė shkroi historinė e parė tė Kosovės pėr tė huajt. Libri i tij, “Referenca e perėndimit pėr Kosovėn”, ndikoi vendimin e ndėrkombėtarėve pėr tė ndėrhyrė nė Kosovė

TIRANĖ – Folės i njė shqipeje libreske, tė mėsuar nė laboratorėt e Universitetit tė Kembrixhit, ku nė fakt nuk ka patur gjė tjetėr nė dispozicion pėrveē njė libri dhe njė fjalori, Noel Malkolm ėshtė pas 35-vjetėsh (qė nga koha kur ishte student), jo thjesht njė mik i huaj i Shqipėrisė nga ata qė dashurohen me malet dhe njerėzit “ekzotikė”, por njė referencė ndėrkombėtare si studiues dhe historian i Shqipėrisė dhe veēanėrisht i Kosovės. Njė nga ata historianėt modernė qė nuk mund tė pėrfytyrohen tė mbyllur nė dhomėn e shkrimit, por as nė njė aventurė pėrmes viseve shqiptare si studiuesit e shekullit tė XIX-tė.

Kjo nuk e pengon ta njohė Shqipėrinė me gjithė rropulli, mė tepėr nėpėrmjet tė shkuarės sė saj. I njohur pėr “Njė histori e shkurtėr e Kosovės”, libėr qė konsiderohet se ka influencuar vendimet e ndėrkombėtarėve pėr ēėshtjen e Kosovės, Malkolm ėshtė duke udhėtuar tani nė tė shkuarėn shqiptare, nėpėrmjet librit “Ēeta e Profetėve” i tėrhequr nga konteksti fetar i Pjetėr Bogdanit. Kėto ditė gjendet nė Tiranė, i rikthyer pas mė shumė se gjashtė vjetėsh, pėr tė folur nė lidhje me statusin e Kosovės nė njė forum debati.

Mbrojtės i njohur i pavarėsisė sė Kosovės, Malcolm u shpreh edhe nė Tiranė, ashtu si nė kolonat e “Daily Telegraph”, nė faqet e revistės politike “The Spectator” ku ka shkruar si komentator dhe ekspert i ēėshtjeve tė Kosovės por edhe tė Ballkanit nė tėrėsi, se “Kosova e meriton tėrėsisht pavarėsinė e plotė”. Me argumente ligjore, politike dhe diplomatike, ai vazhdon qė pėrpara luftės sė Kosovės t’i kundėrvihet tė gjithė atyre tezave qė pėrpiqen tė krijojnė pasiguri dhe paqartėsi pėr tė ardhmen e saj.

“Ēdo pėrpjekje pėr ndarje dhe kantonizim, do tė ishte e gabuar dhe pėrcaktimi sa mė parė i statusit tė pavarėsisė me garancinė e respektimit tė tė drejtave tė pakicave, ėshtė mėse i domosdoshėm”. Ky ėshtė thelbi i qėndrimit tė kėtij anglezi fin, qė historinė nuk e koncepton nga ana tjetėr, aspak si pozicionim apo “parti-pri”, por si kėrkim tė sė vėrtetės. “Unė shkruaj vetėm tė vėrtetėn, nuk shqetėsohem pėr gjė tjetėr”,- shprehet gjatė rrėfimit tė tij pėr “Shekullin”, historiani anglez i sulmuar fort nga rrethet shkencore dhe zyrtare serbe.

“Megjithatė, do tė thosha se nuk mė mungojnė miqtė serbė, tė cilėt nuk janė fyer kurrė pėr atė qė kam shkruar pėr shqiptarėt. Por duhet tė pohoj, se kam shumė mė tepėr miq shqiptarė”,- thotė historiani britanik qė ėshtė ngatėrruar nė kėto mėri ballkanike pėr tė cilat shprehet, megjithatė, se nuk janė edhe aq tė vjetra sa duken. Konflikt etnik si pasojė e politikės moderne, Malkolm tregon se kjo “mėri” mes shqiptarėve dhe serbėve u pėrvijua vetėm nė fillim tė shekullit tė XIX-tė. “Rritja e shteteve kristiane u politizua dhe krijoi konflikt. Por, qė nga Beteja e Parė dhe nė atė tė Dytėn e Kosovės, serbėt dhe shqiptarėt kanė qenė nė njė kamp nė lidhje me qėndrimin kundėr, apo edhe pro Perandorisė Otomane”, - thotė historiani, duke shtuar se ka patur njė periudhė tė gjatė harmonie mes shqiptarėve dhe serbėve.

Ashtu si edhe nė librin e tij shumė tė suksesshėm dhe po kaq tė sulmuar, edhe nė kėtė rrėfim, Malkolm denoncon mitet serbe pėr Kosovėn si “djepi i Serbisė” dhe falsifikimet e jashtėzakonshme tė historisė nga studiuesit serbė. Kėsisoj, ai pėrmend shembullin e njė dokumenti tė falsifikuar nga historianėt serbė tė cilėt, thirrjen e dokumentuar tė Perandorit tė Austrisė drejtuar serbėve “Unė Perandori i Austrisė, ju kėrkoj tė mos largoheni nga shtėpitė tuaja”, pėr tė justifikuar variantin e tyre ideologjik, e transformojnė duke i hequr dokumentit atė fjalėzėn “mos” qė pėrmbyste kuptimin.

I zhytur nė historinė e Ballkanit tė mbushur me mite e falsifikime, veēanėrisht nė historinė e shkruar nga serbėt, siē shprehet Malkolm, megjithatė dokumentet historike dhe shumica e ekspertėve, nuk kanė dyshim pėr faktin gati “arkeologjik” se tė ardhurit e parė nė hapėsirėn e Kosovės, pra banorėt e parė tė saj kanė qenė ilirėt dhe se ato janė identifikuar tashmė me shqiptarėt e sotėm. Malkolm, shprehet se “nuk ka patur njė kohė kur nė Kosovė nuk kanė jetuar shqiptarė”. Akoma mė pak argumenta gjen studiuesi britanik, nė pretendimin serb se Kosova ėshtė djep i Serbisė, kur dokumentat historike flasin se serbėt e parė shkuan nė Kosovė vetėm nė shekullin VI-VII dhe pėr herė tė parė e kontrolluan Kosovėn nė shekullin e XIII-tė. “Djepi origjinal i Serbisė, ėshtė njė territor i quajtur Rashka (Sanxhaku), pra jashtė territorit tė Kosovės”, - shprehet Malkolm.

I dekoruar dje me "Medaljen e Mirėnjohjes" nga Presidenti i Republikės, Alfred Moisiu, Noel Malkolm ėshtė dekoruar gjithashtu edhe nga ish-presidenti i Kosovės, Ibrahim Rugova, ndėrsa nuk resht sė sulmuari nga pala serbe dhe madje edhe nga Akademia e Shkencave tė Serbisė, por jo nė shtypin perėndimor. Nė fakt, Noel Malkolm nuk ėshtė njė studiues ekskluziv i ēėshtjes shqiptare, pasi mė pėrpara se tė interesohej pėr Shqipėrinė dhe gjuhėn shqipe, ka studiuar rumanisht, greqisht, turqisht dhe serbo kroatisht. “Por kishte njė pjesė tė mozaikut qė mungonte dhe ajo ishte Shqipėria, tė cilėn e zbulova nė vitet ‘75-‘80.

Meqenėse nė Shqipėri ishte regjimi komunist, udhėtova pėr tė njohur kėtė pjesė tė mozaikut ballkanas qė mė mungonte, nė Kosovė”, - shprehet historiani anglez duke shtuar se pas librit pėr Bosnjen, kuptoi se mungonte njė histori nė anglisht e Kosovės dhe se Perėndimi deri atėherė ishte influencuar nga falsifikimet historike nga ana e serbėve. Pak kohė mė parė, gjatė njė takimi, Hollbruk i ka thėnė se e kishte lexuar librin e tij pėr Kosovėn dhe ky ėshtė ndikimi i ri qė ka krijuar libri i kėtij historiani anglez, njė libėr i cili ka mjaftuar pėr tė ndikuar deri edhe vendimin e ndėrkombėtarėve pėr tė sulmuar Beogradin, nė atė qė u quajt Lufta e Kosovės.

Malkolm pėr ēėshtjen e statusit tė Kosovės
Pyetja e madhe ėshtė: Sa kushte do tė shtohen?
Nė lidhje me statusin e Kosovės, eksperti i rajonit tė Ballkanit shprehet, se: “Do tė jetė e vėshtirė pėr serbėt qė tė japin Kosovėn. Por unė di qė ka disa politikanė serbė qė do tė donin ta hiqnin qafe Kosovėn, sepse ata e dinė se nė tė kundėrt, qė pas dy gjeneratash 40% e ushtrisė serbe do tė jetė e pėrbėrė nga shqiptarė. Kėshtu, pėr shembull, edhe vetė njė ideolog serb i njohur, Dobriēa Qosiē, ėshtė shprehur se “Kosova ėshtė kancer nė trupin e Serbisė...”.

Sidoqoftė, mendoj se marrėveshja pėrfundimtare do tė refuzohet nga serbėt dhe ajo do t’u imponohet atyre. Nuk ka dyshim qė Kosova do tė jetė e pavarur. Por pyetja e madhe ėshtė, se sa kushte do tė shtohen. Kėshtu, pėr shembull, nė lidhje me ēėshtjen e decentralizimit, krijimi i njė blloku me serbė nė Kosovė ėshtė rrezik pėr njė shtet tė pavarur... Gjithsesi, ēdo gjė do tė varet nga detajet. Njė tepricė decentralizimi qė i jep shumė pavarėsi komunave serbe do tė krijojė njė ndarje de facto, qė ėshtė shumė e keqe edhe pėr vetė serbėt e Kosovės”,- thotė Malkolm.

Malkolm nė forumin “Kosova, statusi dhe sfida”:
“Kosova e meriton pavarėsinė e plotė”
Studiuesi britanik Noel Malcolm, analizoi ēėshtjet juridike dhe kushtetuese tė statusit tė ri tė Kosovės, nė forumin qė u zhvillua dje nė Pallatin e Kongreseve, “Kosova, statusi dhe sfida”, organizuar nga Instituti Shqiptar pėr Studimet Politike. Ai tha se gabimisht debati i sotėm publik nė perėndim, bėhet nisur nga argumente morale e politike, duke lėnė mėnjanė argumentet ligjore, tė cilat janė tėrėsisht nė favor tė pavarėsisė sė Kosovės.

Sipas Malcolm, pavarėsia nuk ėshtė rast qė mund tė kėrcėnojnė pėrsėritjen e precedentėve nė vendet e tjera, por njė rast tipik i pėrfundimit tė procesit tė shpėrbėrjes sė njė shteti federativ, ku Kosova ishte njė njėsi e saj dhe jo i ndarjeve brenda njė njėsie. Malcolm tha se Kosova e meriton tėrėsisht pavarėsinė e plotė dhe me argumente ligjore, politike dhe diplomatike, iu kundėrvu tė gjithė atyre tezave qė pėrpiqen tė krijojnė pasiguri dhe paqartėsi pėr tė ardhmen e saj. Mė tej, Malcolm shprehu vizionin e tij pėr tė ardhmen e Kosovės, duke thėnė se ēdo pėrpjekje pėr ndarje dhe kantonizim do tė ishte e gabuar dhe se pėrcaktimi sa mė parė i statusit tė pavarėsisė me garancinė e respektimit tė tė drejtave tė pakicave, ėshtė mėse i domosdoshėm.

Kush ėshtė Noel Malcolm?
Malcolm ėshtė shkrimtar, historian dhe gazetar britanik. Ka studiuar nė Kembrixh, dhe ėshtė njė nga analistėt mė tė mirė britanikė nė ēėshtjet e Ballkanit. Ka qenė drejtor i revistės politike “The Spectator” dhe komentar i gazetės “Daily Telegraph”. Ka punuar gjatė pėr “British Helsinki Human Rights Group”, i njohur edhe nė Shqipėri. Ėshtė autor i librit "Bosnja,-njė histori e shkurtėr" (1994), “Origins of English Nonsense” (1997), “Aspects of Hobbes” (2002), “The Mental World of an Early Modern Mathematician” (2005). Ėshtė editor i Korrespodencės sė Thomas Hobbes (1994) dhe ka shkruar librin “George Enescu, jeta e tij dhe muzika" (1990) ( Toccata Press).

Librat e tij mbi Kosovėn ( “Kosovo: A Short History'' (1998) dhe Bosnjėn, gjithashtu njė histori e shkurtėr, kanė patur sukses tė madh nė perėndim dhe janė tė referueshme pėr tė gjithė studiuesit e ēėshtjeve ballkanike. Sidomos libri pėr Kosovėn ka patur sukses mė tė madh, edhe pse ėshtė sulmuar ashpėr nga qeveria dhe studiuesit pro-qeveritarė serbė. Ai ėshtė dekoruar edhe nga Presidenti Ibrahim Rugova, me medaljen e artė tė “Lidhjes sė Prizrenit".

Shekulli, 13/05/2006

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara