HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kur “turistėt” e Shqipėrisė ishin vetėm marksistė-leninistėt

Belina Budini -- nga Belina Budini

Duke kėrkuar miqtė e huaj tė Shqipėrisė komuniste. Nga vizitat miqėsore zyrtare apo tė fshehta, deri te punėsimi i tyre nė Radio Tirana dhe jeta nė vilat te Rruga e Elbasanit, festat te “Dajti” dhe pushimet nė Durrės

Shumė prej tyre i kanė humbur tė gjitha gjurmėt nė Shqipėri, sikur tė mos kishin ardhur asnjėherė. Kanė pėrdorur pseudonime edhe kur i paraqisnin si emrat e tyre tė vėrtetė, kanė ardhur si marksistė, por tani mund tė jenė edhe politikanė tė sė djathtės, kanė mėsuar deri edhe gjuhėn shqipe kėtu, por pak prej tyre kanė pasur rastin ta fusin nė punė... Lista e kėtyre miqve “fantazma” ėshtė megjithatė aq e gjatė, sa po tė mateshin me to marrėdhėniet ndėrkombėtare tė Enver Hoxhės, Shqipėria komuniste nuk do tė dilte e izoluar. Kėtė iluzion donte tė krijonte, nė fakt, Enver Hoxha, duke sjellė nė Shqipėri, si miq tė rėndėsishėm komunistė qė nga ato evropianė si gjermanė, britanikė, danezė, belgė, francezė, polakė, austriakė apo spanjollė, ashtu edhe nga Amerika Latine si brazilianė, argjentinas, domenikanė, peruanė, meksikanė, venezuelianė, nga Amerika Veriore kanadezė, aziatikė nga Kamboxhia, Zelanda e Re, Filipinet, afrikanė nga Brukina Faso, Kongo, Etiopia, Togo, Dakomei...

Por tė dhėnėn qė presidenti aktual i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva, ka qenė nė Shqipėri si marksist-leninist revolucionar apo qė njė diplomat i rėndėsishėm ndėrkombėtar me mision nė Shqipėri aktualisht, dikur ka qenė gjithashtu pjesė e kėsaj bande vizitorėsh tė ēuditshėm, nuk e konfirmojnė as nė Radio Tirana, ku kalonin njė pjesė e rėndėsishme e kėtyre miqve tė huaj, as zyrtarė tė ish-Komitetit Qendror, aty ku ata regjistroheshin. Agim Popa, ish-drejtor i jashtėm nė KQ, Liliana Polena, pėrkthyese e tyre nė Radio Tirana dhe Kiēo Pandeli, ish-drejtor i jashtėm nė Radio Tirana, rrėfejnė nga ana tjetėr se cili ishte qėllimi i vėrtetė i ardhjes sė kėtyre miqve me petkun e revolucionarėve nė Shqipėri, stėrvitjet ushtarake qė bėnin nė shkollat apo komandat ushtarake shqiptare dhe mbėshtetja financiare qė u jepej nga Shqipėria.

“E gjithė puna ishte tė krijohej pėrshtypja se Shqipėria nuk ishte vetėm dhe as e izoluar, se nė anėn e saj janė revolucionarėt dhe popujt nė mbarė botėn, tė pėrfaqėsuar, gjoja, nga partitė dhe forcat marksiste-leniniste”, - tregon njė nga ish aparatēikėt e regjimit, Agim Popa, qė ka qenė pėr mė shumė se 10 vjet drejtor i jashtėm nė Komitetin Qendror. Megjithėse pjesė e mekanizmit tė regjimit (ndėrsa merrte pjesė deri nė hartimin e veprave tė Enver Hoxhės), Agim Popa nė moshėn 79-vjeēare duket reflektues dhe i hapur kur rrėfen pėr epokėn komuniste dhe thotė se nuk ka asnjė dyshim qė “njė pjesė e kėtyre, kinse revolucionarėsh, synonin thjesht ta kishin Shqipėrinė si bazė mbėshtetėse propagande dhe nė disa raste edhe ushtarake, pa pėrjashtuar mundėsinė qė midis atyre tė ashtuquajturve marksistė-leninistė tė ketė pasur edhe elementė tė infiltruar nė Shqipėri si agjentė”.

Pėrkthyesja e portugalishtes nė Radio Tirana, Liliana Polena, e cila vazhdon tė punojė nė kėtė radio, kujton se nė sektorin e jashtėm tė radios qė nga viti 1965 e deri nė fund tė viteve ’90 nuk kanė munguar kurrė kėta vizitorė tė veēantė, me tė cilėt e kishin tė ndaluar qė tė hynin nė miqėsi, t’u bėnin vizita nė shtėpi apo t’i ftonin nė shtėpitė e tyre. “Ata punonin nė radio, shpesh pėr njė periudhė kohe tė gjatė deri nė 3-4 vjet. Vinin tė shoqėruar, zakonisht nė ēift, dhe unė mbaj mend qė vetėm nga Brazili, gjuhėn e tė cilėve dija, kanė ardhur rreth 12 ēifte. Pėrkthenin dhe merrnin pjesė nė pėrgatitjen e emisioneve”, - tregon kjo punonjėse e vjetėr e Radio Tiranės qė s’di pėrse druhet ende tė rrėfejė pėr misionin e tyre tė vėrtetė nė Shqipėri.

Ndėrsa ish-drejtori pėr mė shumė se 20 vjet i radios sė jashtme, Kiēo Pandeli, dėshiron t’i paraqesė si njerėz shumė tė pėrgatitur, tė cilėt ishin miq tė vėrtetė tė Shqipėrisė, megjithėse disa syresh si brazilianėt, pėr shembull, sipas tij, “nuk e kishin fare frymėn tonė tė revolucionit dhe ishin mė liberalė se ē’duhet”. Ai shton se tė huajt qė punonin nė radio pranoheshin vetėm tė shoqėruar nga partnerėt e tyre, nė mėnyrė qė tė mos krijonin lidhje tė tjera intime nė Shqipėri dhe, sipas tij, i pėrdornin pseudonimet qė nė njė kohė tė mėvonshme tė mos e kishin qėndrimin e tyre nė Shqipėri arsye pėr probleme nė vendet e tyre, ku pėr gjėra tė tilla mund edhe tė arrestoheshin.
Shumica prej tyre jetonin nė ato qė njiheshin si vilat gjermane nė Rrugėn e Elbasanit dhe siē tregon ish-drejtori i radios sė jashtme, trajtoheshin mjaft mirė, pasi paguheshin me pagat e shefave nė radio, pra mė shumė sesa redaktorėt dhe nė shtėpi kishin shėrbėtorė qė i ndihmonin pėr tė bėrė pazarin dhe punėt e shtėpisė.

Ish-drejtori i jashtėm i Komitetit Qendror, Agim Popa, ka tė dhėna mė tė sakta pėr fondet shtetėrore tė caktuara pėr ta dhe thotė se ky fond vjetor ishte jo mė shumė se 100 mijė dollarė, por shton se me ndonjė pėrjashtim tė rrallė ky fond nuk shpenzohej tėrėsisht, por deri nė 60-70% dhe, sipas tij, edhe pėr kushtet e njė vendi tė vogėl, tė varfėr e tė izoluar si Shqipėria, 100 mijė dollarė nė vit nuk pėrbėnin ndonjė barrė tė madhe. “Shpenzimet pėr vizitat e qėndrimet nė Shqipėri tė delegacioneve dhe pėrfaqėsuesve tė partive marksiste-leniniste, tė cilėt trajtoheshin nė vila tė posaēme, pėrballoheshin nga Drejtoria e Pritjes pranė Kryeministrisė me fonde shtetėrore, ndėrsa nė rast festash pėrdorej hotel “Dajti” ose ndonjė hotel nė plazh”, - kujton Popa, ndėrsa shfleton blloqet e tij tė shėnimeve ku ruan detaje nga mė tė hollėsishmet si kėto.

Tre rrėfyesit tanė ruajnė ende plot fotografi tė kėtyre revolucionarėve tė ēuditshėm qė vinin tė jetonin nė Shqipėri, por nė shumicėn e rasteve ua kanė harruar edhe emrat. Kush ishin nė tė vėrtetė ata, ndoshta nuk do ta dinė kurrė. Ajo qė Agim Popa thotė se dihej atėherė, ėshtė se ata ishin zakonisht komunistė tė partive marksiste-leniniste qė nisėn tė krijoheshin pas pėrēarjes nė lėvizjen komuniste ndėrkombėtare, duke u shkėputur nga partitė e vjetra komuniste ose jashtė tyre. “Ato patėn mbėshtetjen e Partisė Komuniste tė Kinės dhe tė PPSH-sė, mbėshtetje politike, por edhe financiare”, - tregon Agim Popa. E gjitha kjo, sipas tij, lidhjet me iluzionet doktrinore tė udhėheqjes sė PPSH-sė dhe personalisht tė Enver Hoxhės nė lidhje me zhvillimin e lėvizjes revolucionare nė botė.

“Enver Hoxha shkroi njė artikull tė famshėm ku shprehej se “Klasa punėtore nė vendet revizioniste duhet tė zbresė nė fushėn e betejės dhe tė rivendosė diktaturėn e proletariatit”, qė nuk ndodhi asgjėkundi”, - shprehet ish-drejtori i jashtėm i KQ-sė. Nga ana tjetėr Popa shton se kėtyre militantėve tė partive marksiste-leniniste u duhej emri dhe mbėshtetja politike e vendeve socialiste si Kina dhe Shqipėria, pėr tė justifikuar ekzistencėn e tyre dhe pėr tė fituar njėlloj popullariteti nė vendet e tyre, ku spektri politik ishte i zėnė nga partitė e vjetra, por sidomos kėrkonin ta shfrytėzonin Shqipėrinė si qendėr pėr propagandėn e tyre, sidomos nė Radio Tirana. Njė radio qė fliste nė 21 gjuhė dhe qė specialistė tė gjuhėve kishte zgjedhur tė kishte pikėrisht marksistė-leninistėt qė, tek e fundit, flisnin tė gjithė tė njėjtėn gjuhė.

Lufta e armatosur qė marksistėt e huaj pėrgatisnin nga Shqipėria

Kishte ndėr ta qė, me sa duket, kėrkonin ta bėnin Shqipėrinė bazė tė tyre pėr tė organizuar lėvizje jo vetėm politike ilegale, por edhe tė armatosur nė vendet e tyre, kur nga ana tjetėr, nuk mungonin as rastet kur nė Shqipėri bėnin stėrvitje ushtarake pranė shkollave dhe komandove ushtarake. Sipas Agim Popės, kishte tentativa tė cilat nuk u lejuan, qė “me anė tė aktiviteteve ndėrkombėtare tė bėheshin thirrje pėr revolucionin me luftė tė armatosur, duke implikuar nė kėto thirrje edhe PPSH-nė, dhe gjėra tė tilla mund tė ishin me rrezik pėr sigurinė e Shqipėrisė”.

Personazhi
Amazona, VIP-i qė bėnte pushimet nė Shqipėrinė komuniste
Amazona duket se ka qenė njė nga drejtuesit e lartė mė tė rėndėsishėm komunistė qė e ka vizituar shumė shpesh Shqipėrinė. Drejtues i Partisė Komuniste tė Brazilit, siē tregon nėpunėsi i ish-KQ-sė, vinte nė Shqipėri pėr pushime, por edhe pėr vizita zyrtare. “Ai vuante nga kanceri nė gjak dhe pasi bėnte vizitat e radhės nė Paris, vinte edhe nė Shqipėri, ku sigurisht, marrėdhėnie mė tė ngushta kishte me udhėheqėsit, me Enverin dhe me Ramizin”, - tregon Popa, duke shtuar se ai shoqėrohej shpesh nga e shoqja dhe vizitonte vendet mė tė bukura shqiptare, por mė shumė qėndronte nė plazhin e Durrėsit.

Shekulli, 16/06/2006

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara