HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Mbesa e Tefta Tashko Koēos, imazhi i fushatės sė IOM pėr emigrimin e rregullt

Teuta Eno Koēo, Rimishėrimi i sopranos sharmante

Belina Budini -- nga Belina Budini

Ka trashėguar sharmin dhe vokalin e sopranos nga Tefta Tashko Koēo. Nė fakt ėshtė mbesa e saj dhe ndoshta tė gjithė do ta identifikonin mė shpejt, nėse pėr asosacion emrash, do ta quanim Teuta Eno Koēo. I mjafton vetėm kaq qė nė Shqipėri tė shihet e privilegjuar, por nė Angli ku jeton qė prej 16 vjetėsh i duhet shumė mė tepėr. Aq sa kur e pyet se ēfarė do tė thotė pėr tė tė jetė mbesa e Tefta Tashko Koēos, nxiton tė pėrgjigjet se atje ku ajo po ndėrton karrierėn e saj, kjo nuk do tė thotė asgjė pėr tė. Me buzėqeshjen e saj tė madhe sapo ėshtė prezantuar si imazhi i njė fushate tė Organizatės Ndėrkombtare tė Migracionit nė Tiranė, IOM, pėr tė propaganduar nė Shqipėri emigracionin e rregullt.

Sepse ajo vetė ėshtė njė emigrante. Ashtu siē janė Inva Mula, Tedi Papavrami, Kledi Kadiu apo shqiptarė tė tjerė qė tani janė bėrė tė njohur edhe nė botė, por qė nė tė shumtėn e rasteve kanė kaluar nga ato radhat e ambasadave, kanė pritur pėr tė marrė viza dhe dokumente tė rregullta, pa mundur tė lėvizin lirisht dhe nuk ėshtė ēudi qė ndonjėrin prej tyre ta shihni ndonjė ditė tė presė t’i thėrrasin emrin pas kangjellave tė ndonjė ambasade nė Tiranė. Edhe Teutės, sopranos 28 vjeēare qė ka kėnduar nė teatrot e operės nė Angli, Francė, Itali apo Amerikė, i ėshtė dashur ta kalojė peripecinė e emigrantit nė pritje tė nėnshtetėsisė.

Pas 16 vjetėsh, kur ajo nuk ėshtė mė si nė fillim ndėr tė paktat emigrante shqiptare nė Angli, rrėfen se pamjet nga skena e jetės sė disa emigrantėve shqiptarė atje, kryesisht ato qė kanė shkuar ilegalisht, janė vėrtet nga ato qė tė vrasin sytė. Femrat shqiptare tė trafikuara dhe qė prostituojnė nė Londėr janė njė tjetėr pamje e padėshirueshme pėr sopranon e re shqiptare dhe pėr tė gjithė ata shqiptarė qė pėrpiqen tė ndėrtojnė nga Londra, nė Milano, Nju Jork apo Toronto njė jetė dinjitoze.

Ndėrsa pėrpiqet edhe vetė ēdo ditė tė investojė pėr karrierėn e saj dinjitoze, kėngėtarja lirike qė tani vjen nė Shqipėri si turiste, rrėfen, pėrveē misionit tė saj tė ri si ambasadore e vullnetit tė mirė pėr IOM pėr nxitjen e migracionit tė rregullt dhe parandalimin e trafikimit, edhe aventurėn e saj profesionale si kėngėtare lirike. Kapėrcimet nga operat nė zhanrin nė modė tė muzikalit dhe deri tek filmat, duke aspiruar njė tė ardhme edhe nė botėn kinematografike.

Tanimė ka pėrfunduar njė film muzikor ku ka patur njė rol tė rėndėsishėm dhe i cili ėshtė njė bashkė-prodhim anglez dhe hollivudian. Nė fakt pjesa ėshtė mjaft e njohur dhe ėshtė pikėrisht “Flauti Magjik” i Moxartit qė do ta nxjerrė para ekranit tė madh sopranon shqiptare nė rolin eLubanaras, gruas sė personazhit kryesor. Nė lidhje me kėtė rol “Times” shkruan frazėn “his Lubanara is the delectably golden-voiced Albanian soprano Teuta Koco”, duke e cilėsuar tė artė dhe tė kėndshėm zėrin e shqiptares. Ndėrsa kritika e “Independent” pėr tė shkruan “His ėife, Lubanara (played by the pretty and charming Teuta Koco)...” duke iu referuar kėngėtares lirike shqiptare me komplimenta pėr sharmin dhe bukurinė.

Shumė energjike si natyrė, Teuta rrėfen megjithatė se tė rendė pas audicioneve tė shumta nuk ėshtė njė punė e lehtė. Nė fakt, kur i fiton, ato i sigurojnė punėn kėngėtares shqiptare, qė ėshtė pritur mirė deri tani nga kritika britanike, edhe pse nuk ka vetėm pak kohė qė ka pėrfunduar studimet, fillimisht nė Angli pėr kanto dhe mandej nė Francė sėrish pėr kanto, pa harruar pianon qė e ka studiuar gjithė jetėn. Do tė qėndrojė vetėm njė hop nė Tiranė pėr tė fluturuar sėrish drejt Anglisė ku e presin audicionet e tjera pėr punė, ndėrsa edhe mėngjesin para se tė nisej pėr nė Shqipėri ka bėrė dy tė tilla. Megjithėse jeta e saj gjithnjė nė lėvizje ėshtė shumė e kushtueshme, ajo thotė se arrin ta fitojė vetė atė plotėsisht. Modeste, Teuta tregon se megjithatė ky ėshtė vetėm fillimi i karrierės sė saj dhe kryqėzon gishtat pėr fat kur flet pėr tė ardhmen e saj nė botėn e bukur por edhe tė vėshtirė ku ka zgjedhur tė futet. Ato rreshtat e shkurtėr tė kritikės pėr tė nė gazetat e pėrditshme britanike e mbajnė nė ankth derisa gazeta tė dalė nė treg, por (duke kryqėzuar gishtat) deri tani kanė qenė kritika tė mira nė adresė tė saj.

E fejuar me njė marsejez, Olivier Paulides, qė merret me internetin, Teuta thotė se ka shumė pak miq tė vėrtetė, por se ata janė njė mozaik i vėrtetė pasi janė shumė tė ndryshėm nga njėri-tjetri. Ndėrsa ėshtė larguar shumė e vogėl nga Shqipėria, pa mundur tė marrė miqėsira me vete, ajo megjithatė e sheh tė rėndėsishėm profilin e aj si kėngėtare kėtu dhe megjithėse nuk e pėlqen shumė ambientin dhe kushtet e punės nė Shqipėri thotė se do t’i mirėpriste ftesat pėr bashkėpunim kėtu.

Fushata
Emigrimi i rregullt ka imazhin e Teuta Koēos

A ėshtė emigracioni i rregullt zgjedhje dhe mundėsi? IOM, organizata ndėrkombėtare pėr migracionit thotė po, duke nisur njė fushatė informimi publik me mbėshtetjen financiare tė Ambasadės Britanike, pėr nxitjen e migracionit tė rregullt dhe pėr tė treguar rreziqet e largimit nga vendi nė rrugė jo tė rregullta. Nė Hotel Tirana ėshtė prezantuar dje edhe njė film dokumentar i realizuar nga regjisori Ylli Pepo pikėrisht pėr emigrimin e rregullt. Rrethet me nivelin mė tė lartė tė emigracionit tė parregullt nė Shqipėri janė Shkodra, Tirana, Durrėsi, Vlora, Kukėsi dhe Peshkopia.

Unė, mbesa e Tefta Tashko Koēos

“Teuta ėshtė vajza e Enos, mbesa e Teftės, kėshtu qė e ardhmja ime ishte paksa e vendosur qė nė fillim. Gjithashtu unė jam njė vajzė qė u rrita gjysmėn e jetės nė Shqipėri dhe gjysmėn tjetėr nė Angli, dhe shumė vendime tė jetės si pėr shembull pėr tė kėnduar, i mora vetė. Pra ishte fati im qė tė kėndoj duke patur parasysh traditėn muzikore nė familjen time por nė tė njėjtėn kohė ishte edhe zgjedhje e imja.” Shkėputur nga njė intervistė e saj nė ALBmuzika

Pėr filmin-opera qė po realizon

“Eshtė film dhe opera njėkohėsisht, pjesa ‘Flauti Magjik' e Moxartit. Eshtė film i vėrtetė nė plot kuptimin e fjalės. M'u desh tė bėja konkurse tė shumta pėr tė marrė rolin e “First Lady” ose tė Zonjės sė Parė dhe ėshtė njė film qė realizohet nga njė regjisor dhe aktor i famshėm hollivudian, Kenneth Branagh. Gjithashtu incizuam operėn nė Abbey Road Studios qė ishte njė fat i madh pėr ne muzikantėt, nėn dirigjimin e James Conland, po ashtu njė emėr tjetėr i njohur Amerikan. Eshtė njė eksperiencė krejt e re dhe jemi tė gjithė tepėr tė lumturuar nga ky projekt. Filmi ėshtė xhiruar nė Shepherton Studios ku janė realizuar ‘James Bond' dhe filma tė tjerė tė famshėm. Gjithnjė duke qėndruar nė lidhje muzikore patjetėr, sepse ėshtė njė film i operas.”
Shkėputur nga njė intervistė e saj nė ALBmuzika

Shekulli, 15/07/2006

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara