HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Minuta para takimit tė “Elefantėve” nė Vjenė

Beqė Cufaj -- nga Beqė Cufaj & Augustin Palokaj*

Ekspertėt e Grupit tė Kontaktit mblidhen sot nė Vjenė, nė mėnyrė qė nė momentin e fundit tė sqarojnė hollėsitė dhe modalitetet e takimit tė parė tė liderėve politikė tė Kosovės dhe Serbisė me tė cilin tė hėnėn nis edhe ajo qė quhet “faza vendimtare e procesit negociator”. Burimet diplomatike nė Bruksel dhe Vjenė, por edhe kryeqytetet e vendeve tė anėtarėve tė Grupit tė Kontaktit, pranojnė se deri nė momentin e fundit janė tė pėrballur me probleme dhe paqartėsi rreth takimit qė nė masė tė madhe janė shkaktuar me mungesėn e konfirmimit tė hershėm tė kryeministrit tė Serbisė, Vojislav Koshtunicės, pėr tė marrė pjesė nė kėtė takim dhe po ashtu me dilemat qė kanė ekzistuar se a do tė vijė nga Kosova i tėrė ekipi i unitetit apo vetėm kryetari dhe kryeministri.

Pritja deri nė ēastin e parafundit se a do tė pranonte pjesėmarrje nė kėtė takim Koshtunica kishte parasysh tė paraqiste, siē i ka thėnė “Kohės Ditore”, njė diplomat perėndimor i afėrt me negociatat nė Vjenė “dhėnien pėrshtypjes qė pa tė do tė kishte problem serioz takimi”. Nė anėn tjetėr, pėrderisa presidenti i Serbisė, Boris Tadiē, ka konfirmuar qysh tė mėrkurėn nė selinė e NATO-s gatishmėri pėr tė marrė pjesė nė takim, UNOSEK-u ka caktuar formalisht nisjen e takimit nė orarin e saktė, ka nisur edhe dhėnien e akreditimeve pėr gazetarėt, kryeministri i Serbisė deri nė momentin e fundit ka hezituar tė konfirmojė pjesėmarrjen nė mbledhjen e tė hėnės e cila nėn drejtimin e Martti Ahtissarit mbahet nė pallatin “Niederroesterreich” nė “Herrengasse” tė Vjenės. Ēfarė po ndodhte me Koshtunicėn?

Se ēfarė i do zemra atij dihet, por si po funksionon mendja nuk e di askush. Prandaj nuk mbetet gjė pos spekulimeve. Kėshtu, diplomatėt spekulojnė se Koshtunica ose ka pėr qėllim qė tė ekspozojė nė publik kundėrshtarin e tij politik, Boris Tadiēin, si “person tė gatshėm pėr kompromis rreth Kosovės” ose dėshiron “lutje nga faktori ndėrkombėtar pėr tė rritur profilin e tij tė luhatur nė dyshemenė euro-amerikane pėr shkak tė mosarrestimit tė gjeneralit Mladiē” ose thjeshtė do tė vendosė nė momentin e fundit qė me ndonjė delegacion kėshilltarėsh, tė udhėhequr nga presidenti Tadiē, tė ulė vlerėn e takimit. Por, nė fakt, zyrtarėt ndėrkombėtarė nuk besojnė se Koshtunica mund tė shkojė aq larg sa tė mos udhėtojė nė Vjenė, sepse kjo do tė ishte, siē u shpreh njė diplomat perėndimor “gabimi mė serioz i Koshtunicės i cili ėshtė nė fazėn e pėrmirėsimit tė raporteve me bashkėsinė ndėrkombėtare”. Kjo gjė u vėrtetua pra me konfirminin e tij pėr pjesėmarrje nė takim.

Sa i pėrket palės kosovare, bashkėsia ndėrkombėtare nuk e ka edhe aq tė qartė as ēfarė do tė preferonte. Pėrderisa vet Ahtisaari kishte thėnė se “dėshiron pjesėmarrje nė nivel kryetarėsh dhe kryeministrash nga tė dyja palėt”, diplomatėt nė Bruksel e sidomos ata nė Prishtinė, qė janė mė shumė tė informuar pėr raportet brendashqiptare, do tė dėshironin pjesėmarrje tė gjithė ekipit tė Unitetit nė takim dhe pėr kėtė thonė se “janė rezervuar karriget pėr tė gjithė”. Kėtyre u intereson qė tė evitohet skenari i takimit tė parė shqiptaro-serb nė Vjenė (me iniciativėn e Harri Holkerit) kur udhėheqėsit politikė kosovarė ishin tėrėsisht tė ndarė dhe tė pėrēarė.

Le ta kthejmė pak kokėn prapa dhe tė kujtohemi: Rahmush Haradinaj dhe AAK-ja ishin kundėr takimit dhe donin tė shpallej pavarėsia; Kryeministri Bajram Rexhepi kėrkonte mbėshtetje nga Parlamenti pėr tė shkuar kurse Hashim Thaēi nuk kishte qėndrim tė qartė. Dhe nė fund shkuan vetėm presidenti i atėhershėm, Rugova dhe kryetari i atėhershėm i Kuvendit, Nexhat Daci. Kėshtu, pala kosovare nė atė takim ekspozoi publikisht dasitė, gjė kjo qė faktori ndėrkombėtar nuk dėshiron t’i ndodhė tash, kur rėndėsia e takimit dhe e momentit ėshtė shumė mė e madhe.

Pak besim pėr statusin kėtė vit
Ndėrsa tė hėnėn fillon “faza e re kur diskutohet pėr vetė statusin”, disa nga kėrkesat e palės serbe pėr ca “ēėshtje teknike tė takimit”, bėjnė tė qartė se kanė qėllim tė ngadalėsojnė procesin. Diplomatėt evropianė pranojnė se pos amerikanėve askush nuk beson se statusi mund tė arrihet tė zgjidhet brenda kėtij viti. Nga disa burime mėsohet se mes kėrkesave “teknike” tė palės serbe ka qenė edhe kėrkesa qė takimi tė regjistrohet, tė mbahet procesverbali dhe ai proces verbal t’u dėrgohet palėve me afat dyjavėsh pėr “ta pranuar“. Po ashtu serbėt kanė kėrkuar tė formohen edhe “grupe pune” qė krahas takimeve tė krerėve politikė do tė merreshin me ēėshtjet e statusit e kėshtu me radhė. Tė gjitha kėto, nga shumė diplomatė tė kyēur nė procesin negociator, shihen si pėrpjekje pėr tė ngadalėsuar procesin, qė janė sjellje tė palės serbe tashmė tė provuara e tė para edhe nė takimet pėr ēėshtje teknike qė kanė filluar nė Vjenė nga ky vit.

Sa u pėrket premtimeve gati monotone tė udhėheqėsve kosovarė se “Kosova kėtė vit do tė jetė e pavarur” nė skenėn ndėrkombėtare janė gjithnjė e mė tė pakėt ata qė besojnė se procesi mund tė pėrmbyllet deri nė fund tė kėtij viti. Gjasat janė qė shkaktar kryesor pėr tė mos arritur statusin deri nė kėtė kohė, janė Beogradi dhe mundėsitė e zgjedhjeve tė jashtėzakonshme atje dhe vlerėsimi se nė Kosovė “gjerat janė nėn kontroll dhe nuk do tė ndodhė asgjė nėse zgjatet tre apo katėr muaj procesi nė fjalė”.

Diplomatėt pohojnė se nė rast tė zgjedhjeve tė jashtėzakonshme nė Serbi automatikisht do tė kishte vonesa tė theksuara nė proces. “Nėse qeveria e “Koshtunicės”, jep dorėheqje dhe shpallen zgjedhjet e jashtėzakonshme, atėherė nga pala e Beogradit nuk do tė kemi bashkėbisedues pėr statusin e Kosovės sepse asnjė qeveri nė dorėheqje, nė fazėn zgjedhore, nuk do tė ishte e gatshme tė negociojė pėr Kosovėn” thonė disa diplomatė perėndimorė duke shtuar se edhe pas zgjedhjeve eventuale do duhej pritur disa javė apo muaj pėr t’u formuar qeveria e re, e cila do tė riangazhohej nė negociata.

Dhe kėtu nuk pėrjashtohet se qeveri e re nė Serbi mund tė ishte edhe ndonjė koalicion i radikalėve serbė me Koshtunicėn. Ndonėse Ahtisaari do tė bjerė ndesh me udhėzimet e Grupit tė Kontaktit, qė thonė se “kur procesi tė fillojė, asnjė palė nuk ka mundėsi ta bllokojė”, dhe ai nuk do ta ketė shumė lehtė tė pėrmbyllė procesin kėtė vit nė rast zgjedhjesh nė Serbi. Sidomos jo kur ka pėr detyre qė deri nė momentin e fundit tė mbajė pėrshtypjen se “kėrkohet zgjidhje me marrėveshje pėr tė evituar imponim e zgjidhjes”.
Nė kėto rrethana, kosovarėve do t’u thuhet se “presin prej tyre mirėkuptim sepse pėr tre-katėr muaj nuk bėhet nami nėse shtyhet statusi pėr tė mirėn e procesit”.

Nė kushtet kur kanė bashkėpunim tė plotė tė autoriteteve kosovare, tė cilat i kėnaqin me lėvdata pėr suksese dhe qasje konstruktive, nė kushtet kur shumica e popullatės beson se procesi shkon nė drejtimin qė ata dėshirojnė, nė rrethanat kur edhe NATO-ja thotė se ėshtė e gatshme tė reagojė nė ēdo rast tė mundshėm dhe duke marrė parasysh se askush nuk po shqetėsohet pse pavarėsia nuk u arrit nė qershor (apo ka harruar dikush premtimet e liderėve kosovarė nė fillim tė vitit!), diplomatėt ndėrkombėtarė kanė krijuar pėrshtypjen se shtyrja e zgjidhjes sė statusit pėr vitin 2007 (e cila nuk do tė quhej shtyrje por vazhdim procesi nga ky vit) besohet thellėsisht sikur kjo gjė nuk do tė ketė pasoja pėr stabilitetin dhe sigurinė nė Kosovė.

Sido qė tė jetė, takimi i tė hėnės, hollėsitė e tė cilit do tė vazhdojnė tė sqarohen deri nė momentin e fundit, vazhdon tė cilėsohet si historik ndonėse, siē ka pranuar edhe vet Ahtisaari “nuk pritet ndonjė kthesė nė kėtė takim tė parė”. Kjo gjė mund tė thuhet edhe pėr faktin qė tashmė dihet se pala kosovare vjen me platformėn “pavarėsia ėshtė e panegociueshme”, dhe pala serbe me ofertėn e saj pėr “autonomi substanciale”. Pėr Ahtisaarin dhe ndėrmjetėsit e tjerė ndėrkombėtarė, siē i tha “Kohės Ditore“, njė diplomat perėndimor, sipas tė gjitha gjasave, ky takim do tė jetė sikur tė shohin njė film pėrmbajtjen e tė cilit e dinė qė mė parė!

*Autorėt ndodhen nė Vjenė/Bruksel - Shekulli, 23/07/2006

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara