HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Integrimi nė BE, projekti mė madhor i shekullit XXI

Sali Berisha -- nga Sali BERISHA*

"12 qershori ėshtė njė ditė e bekuar nė historinė e kombit tim, ditė e lidhur me pėrpjekjet e tij tė mėdha pėr liri dhe identitet evropian. Nėnshkrimi i Marrėveshjes sė Stabilizim-Asociimit shėnon pėr shqiptarėt njė hap madhor drejt realizimit tė ėndrrės sė tyre pėr rikthimin dhe ribashkimin me familjen e tyre europiane.

Rikthim, sepse shekulli i kaluar i rezervoi kombit tim copėtime tė padrejta dhe tė pamerituara, pushtime, racizėm dhe spastrime etnike, si dhe diktatura tė egra qė e izoluan tėrėsisht nga Europa.

Por kėto vuajtje nuk arritėn tė mposhtin dot kulturėn, shpirtin dhe orientimin e tij perėndimor, vlerat e mėdha qė ai ndan me kombet tuaja. Pėr kėto arsye, integrimi nė BE ėshtė pėr ne shqiptarėt projekti mė madhor i shekullit XXI, projekti i tė ardhmes europiane qė meritojmė, kurse Marrėveshja e Stabilizim-Asociimit ėshtė harta e rrugės pėr tė arritur kėtė tė ardhme.

Nė kėtė ditė tė shėnuar, dėshiroj tė falenderoj pėrzemėrsisht presidencėn austriake dhe personalisht Ju, zonja Plasnik, tė falenderoj Ju, zotėrinj ministra tė vendeve anėtare tė BE-sė, zotin Solana dhe zotin Rehn, qeveritė tuaja dhe Komisionin Evropian, pėr pėrkrahjen dhe kontributin e tyre, qė bėnė tė mundur asocimin me Bashkimin Euopian.

Nėnshkrimi i Marrėveshjes sė Stabilizim-Asociimit nga Ju ėshtė vlerėsimi i madh qė Ju i bėni shndėrrimit paqėsor tė vendit tim gjatė kėtyre 14 vjetėve, nga vendi i komunizmit mė totalitar, ateizmit tė imponuar, hiperkolektivizmit tė plotė dhe shkatėrrimit tė iniciativės sė lirė, nė vendin e pluralizmit politik tė konsoliduar, lirisė sė besimit fetar dhe tolerancės sė shkėlqyer fetare, me njė sektor privat nė rritje e zhvillim, i cili kontribuon pėr mėse 80% tė prodhimit tė brendshėm dhe ku tė ardhurat pėr frymė janė rritur 11 herė. Shqiptarėt i arritėn kėto nė sajė tė bujarisė dhe solidaritetit tė jashtėzakonshėm dhe tė gjithanshėm tė qeverive, kombeve dhe taksapaguesve tė vendeve tuaja. Ne jemi shumė mirėnjohės.

Shqipėria do tė bėjė ēdo pėrpjekje, do tė ndėrmarrė ēdo reformė, nė mėnyrė qė Marrėveshja e Stabilizim-Asoccimit qė firmosėm sot me Ju, tėrėsia e normave, standarteve dhe kritereve tė saj, tė partneritetit europian, si dhe kriteret e Kopenhagenit, tė shndėrrohen nė themele solide tė demokracisė sonė tė bazuar nė tregun e lirė, garantimin e lirive dhe tė drejtave tė qytetarėve dhe minoriteteve, shtetin ligjor, ndarjen e pushteteve dhe funksionimin e institucioneve tė pavarura, pavarėsinė e mediave, luftėn me zero tolerancė ndaj krimit tė organizuar dhe korrupsionit.

Unė jam i vetėdijshėm se ne nėnshkruajmė kėtė Marrėveshje nė njė kohė kur nė memorien tuaj dhe qytetarėve tė vendeve tuaja janė ende tė pazbehura lajme, skena dhe ngjarje tė pakėndshme nga Shqipėria, dhe nė njė kohė kur sindroma e lodhjes nga zgjerimi i BE-sė ėshtė realitet. Por unė jam sot kėtu pėr t'u garantuar ju, qeveritė dhe kombet tuaja, se krimi i organizuar shqiptar dhe sistemi i korrupsionit po ēmontohen me shpejtėsi, dhe se Shqipėria do tė jetė ndėr vendet mė tė sigurta nė rajon. Po kėshtu rajoni gjeopolitik, Ballkani, me angazhimin e SHBA-ve dhe vendeve tė BE-sė, ėshtė shndėrruar nga rajon lufte, konfliktesh tė egra qė ishte pak vite mė parė, nė rajon bashkėpunimi, miqėsor dhe integrimi rajonal dhe europian.

Sė fundi, dua tė theksoj se Ju firmosni Marrėveshjen e Stabilizim-Asociimit me njė komb, i cili ėshtė i regjistruar nė analet e historisė dhe qytetėrimit europian si njėri ndėr banorėt mė tė lashtė tė tij, qė nė shekuj dhe mijėvjeēarė djep dhe strehė ka patur Europėn dhe qė pėrveē saj, nuk mund tė ketė tė ardhme tjetėr. Ja se pse ai ėshtė kaq i etur tė bashkohet me ju. Njė ndėr etėrit e Rilindjes sonė Kombėtare, shkruante se pėr shqiptarėt dielli lind nga Perėndimi. Ata janė krenarė dhe mirėnjohės pėr diellin qė shohin kėtė mėngjes.
Ju faleminderit!

* Fjala e kryeministrit Berisha nė ceremoninė e nėnshkrimit tė MSA nė Luksemburg

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara