HYRJE | HISTORI | LETËRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRË


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kanada-SHBA:

Ne gjyq 11 trafikante, nder ta 7 shqiptare

-- nga Beqir SINA, Nju Jork, SHBA Beqir Sina

Trafikonin nga Kanadaja drejt SHBA-së rreth 3000 klandestinë në vit, armë dhe drogë

Windsor, Ontario - KANADA: Te Premten ne Toronto te Kanada, filloi gjykimi ndaj 11-te arrestuarave te akuzuar per trafikimin ilegal nderkombetar te njerezve, nder te cilet shtate jane shqiptare. Nga te arrestuarit, te cilet po gjykohen, dy prej tyre u liruan me kusht. Abraham Alkiwani, 37 vjeç, nga Toronto, i cili, eshte liruar tre dite me pare, do te paguaj 10 mije dollare garanci qe te gjykohet ne liri. Ndersa, po te njejten gje do te beje edhe Doc Phan, 42 vjeç, nga Leamington, Ontario, duhet te vendose ne institucionet e drejtesise si garant 100 mije dollare per te dale ne gjykim te lire. Ne median vendase thuhej, se ka raporte nga policia, qe çdo emigrant, ka paguar nga 4,500 deri ne 5000 dollare, me kusht qe te kaloje kufirin ilegalisht per ne SHBA-a.

Ndersa, ne total rezulton qe trafikanteve t’u jene paguar rreth 40 mije dollare. Policia vendase deklaroi se, ky aksion per kapjen e trafikanteve ka rreth dy vjet qe kishte filluar. Ata ishin vene ne ndjekje te kesaj bande duke i survejuar e pergjuar me qellim mbledhjen e provave. Nderkaq, zyrtare te policise kane shtuar se aksioni do te vazhdoje dhe pritet te kurorezohet me arrestime te tjera. Tre dite me pare, ne nje rruge te Torontos, ne menyre te befasishme, xhandarmaria kanadese, ka vene ne pranga edhe nje tjeter shqiptar, anetar i grupit qe trafikonte klandestinet, i cili nuk ka bere asnje rezistence. Ai arrestuari shqiptar eshte Renald Beqiri, 23 vjeçar, banues i Tuscarora Street, Windsor, Ontario.

Aksioni "Oh!Boy"

Media kanadese dhe kryesisht gazeta me e madhe e Ontarios -"The Windsor Star", se ciles i referohet dhe gazeta “Metropol”, shkruan se perafersisht, rreth 100- emigrante klandestine, u kapen kur po tentonin ty hynin ilegalisht, permes kufirit shteteror se Kanadas dhe SHBA-se. Ata u kapen nga roja e kufirit te merkurren, e javes se kaluar. Sipas gazetes kanadeze te sipercituar, klandestinet kane pohuar ne polici, se ata kishin paguar deri 40 mije dollare amerikane, per te kaluar ilegalisht kufirin. Autoritet e policises se dy brezave kufitare, Kanadas dhe SHBA-se, thane se kjo shume ishte mbledhur nga grupi, i cili trafikonte emigratet, duke u marre atyre perkatesisht nga rreth 4.000 deri ne 5.000 dollare per çdo person qe trafikohej.

Pjesen tjeter te parave te trafikuarit do ta jepnin pasi te kalonin kufirin ne rruge ilegale. Ne kete aksion jane perfshire dy agjensite me te rendesishme te policise kufitare, ajo e Kanadase "Canada Border Services Agency" dhe ajo e SHBA-se "U.S. Homeland Security Immigration and Customs Enforcement". Ata pohuan, se ata kishin dy vjet qe ishin vene ne ndjekje te ketij rrjeti trafikanetsh, te konsideruar si teper te rrezikshem dhe te mireorganizuar. Policia kufitare, nderkaq thote se "viktimat" ishin kryesisht emigrante qe "luftonin" per nje jete me te mire, per te gjetur "parajsen", ndonese kjo paguhej me nje sakrifce te madhe. Ata jane emigrante kryesisht, qe vijne ne Kanada nga Kina, Korea, Shqiperia, Polonia, Ukraina, Moldavia dhe disa vende te tjera te Europes Lindore.

Arrestimet

Rreth 24 prej klandestineve u arrestuan ne territorin e Kanadase, ndersa 74 te tjere, teksa po pergatiteshin te "mesynin" kufirin nga territori i SHBA-se. Prej nga dita kur filloi aksioni i policise, i koduar me nofken "Oh!Boy", mes dy vendeve Kanada e SHBA, ne prangat e policise kufitare ne rajonin e quajtur Eindsor -Toronto dhe Leamington - Ontario - Kanada dhe Detroit, e New York - SHBA-es, kane rene ne pranga 17- anetare te ketij grupi te strukturuar te trafikimit te klandestineve. Grup ky, qe po bente kontrabandimin ilegal te emigranteve. Midis tyre kane rene ne prangat e policise, edhe dy persona qe dyshohen si organizatoret e rrjetit. Ata jane: Hoa Ly, 42 vjeç, nga qyteti Macomb i Michiganit(SHBA) i arrestuar te merkurren ne Detroit dhe Maitham Alzehrani, 34 vjeç nga qyteti kanades Windsor - Toronto.

Hetimet

Hetimin e ketij rrjeti te trafikut nderkombetar te klandestineve po e kryejne disa agjensi policore ne te dy vendet. Perkatesisht; "Canadian Pacific Raileay Police", "Windsor Police Service", "The Ontario Provincial Police", " Windsor-Sarnia" ne Kanada dhe ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes ne "Integrated Border Enforcement" dhe ne "United States Border Patrol". Te arrestuarit akuzohen jo vetem si trafikante emigratesh, por edhe per falsifikime te dokumenteve zyrtare, trafik armesh e droge. Kjo, pasi atyre u jane gjetur edhe pasporta fallso, viza fallso, arme dhe droge, thote axhenti i policise speciale Pete DiPonio, Regional Director General, CBSA (Windsor- St.Clair Region).

Si trafikohen dhjetra mije emigrante çdo vit nga Kanadaja ne SHBA

Drejtesia e te dy vendeve, Kandase dhe SHBA-se, ka filluar procesin e gjykimit te rrjetit, i cili, po merrej me trafikimin e njerezve ilegalisht. Sipas ligjeve ne fuqi, nese 17 te arrestuarit ata shpallen fajtore rrezikojne te denohen nga 10 vjete deri me burgim te perjetshem, per akuzat e “shkeljes se te drejtave humane” dhe “thyrje te dhunshme te kufirit”. Nga provat qe ka arritur te mbledh hetusia e te dy vendeve deri tanime, ku jane shtrire edhe hetimet, mendohet se ky rrjet arrinte te trafikonte rreth 2000-3000 emigrante ne vite. Zedhensja Amerikane e Rojes Kufitare nga "U.S. Customs and Border Protection", Kelly Klundt, ka deklaruar se vetem per vitin 2002 kufirin e kishin kaluar ilegalisht 31.261 klandestine dhe ne vitin 2005 e kane kaluar ilegalisht 53.500 emigrante. Nga keta te fundit, policia ka mundur te arrestoje ne momentin e kalimit te kufirit vetem 103 - emigrante. Ajo tha se trafikantet, e kishin studiuar mire vendin nga do t'i nxirrnin emigratet, me mjete nga me te ndryshmet: me skafe, trene, automjetet e renda, auto-veturat e kamionçinat. Por, ata ne paralelin 49-te, kane shfrytezuar edhe tunelin e urat, si dhe kalimin ne kembe.

Nëse shpallen fajtorë, rrezikojnë deri në burg të përjetshëm e 1 milion USD gjobë

Proukurori i Distriktit Lindor ne Michigan, avokati amerikan Stephen J. Murphy, i tha medias se rrjeti i trafikanetve akuzohet, se me veprimin e tyre ata kane paraqitur "rrezik te sigurise kombetare". Çka nenkupton, qe nese gjenden fajtor, do te jepen denime te renda per çdo anetare te kesaj bande te rrezikshme, e cila, kishte shtrire veprimtarine e saj ne gjithe territorin e Kanadase dhe SHBA-se. Ai tha se, operacioni i policise ishte i koduar"Oh!Boy". Ne kete operacion, rane ne pranga edhe tre te konsideruar me te rrezikeshimit e Ontarios. Midis tyre edhe nje vajaze, nje emigrant shqiptare, dhe nje kanadez. Ata jane: kanadezi Colin Price 40 vjeçare, shqiptaro-kanadesi Zef Shpati 40 - vjeçare, dhe, Bianca Gagliano, 25 vjeçare. Te tre te akuzuarit, gjenden nen akuza te shkalles se dyte,e cila perfshin shkelje te dhuneshme te kufirit, dhe trafikimin ilegal . Ne se vertetohet fajsia, ata do te denohen me mbi 10- vjet burg dhe 250-mije dollare gjobe, ne gjykimin sipas ligjeve kanadase. Nderkaq, ne SHBA-es, ligji i ketueshem theksio media, ka si maksimum denim me burg te perjeteshem, dhe nje milon dollare gjobe.

Trafikantet qe po gjykohen ne Kanada:

Midis anetareve te bandes se trafikut qe po gjykohen ne Kanada, nga 11 te arestuarit shtate jane shqiptare dhe nje vajze e martuar me nje arab te quajtur Maitham Aziz.

1) Maitham Aziz ALZEHRANI, 34 vjeç banues ne Elliot Street, Windsor, Ontario.
2) Violeta AZIZ, 42 vjeçe, banuese ne Meadowbrook Lane, Windsor, Ontario.
3) Kola BAJRAKTARI, 33 vjeçe, banuese ne University Ave West, Windsor, Ontario.
4) Duke BRAÇAJ, 36 vjeç, banues ne Eastcourt Drive, Windsor, Ontario.
5) Fran GASHAJ, 40 vjeç, banues ne Polonia Park Place, Windsor, Ontario.
6) Abdullah Falah TARIUTASH, 48 vjeç, banues ne Leduc Street, Windsor, Ontario.
7) Doc PHAN, 42 vjeç, banues ne Bruce Avenue, Leamington, Ontario.
8) Abraham ALKIWANI, 47 vjeç, banues ne Rathburn Road, Toronto, Ontario.
9) Julian BAKALLI, 34 vjeç, banues ne Hoeard Avenue, Windsor, Ontario.
10) Llir JUNCEVIC, 35 vjeç, banues ne Lillian Avenue, Windsor, Ontario.
11) Nos CAMAJ, 38 vjeç, banues ne Ongaro Court, Windsor, Ontario.
12) Renald Beqiri, 23 vjeç, banues ne Tuscarora Street, Windsor, Ontario

Shkoder.net... - Fjala e Lirë | Të drejtat e rezervuara