HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


"Endėrra jonė bėhet realitet"

Klinika shqiptare nė Nju Jork "Illyria"

Beqir Sina -- nga Beqir SINA, Nju Jork, SHBA

Shqiptaro-Amerikanet, tash kane kliniken e tyre ne Nju Jork, qe sherben me mjeke qe flasin shqip, leshojnė receta e shpėrndajnė broshura nė gjuhėn shqipe

"Maestro's" - Bronxdale Avenue Bronx(NY): Mė 24 shkurt, nė lokalin e njohur nė Bronks(NY) "Maestro's" - Bronxdale Avenue, u bė inagurimi Klinikės "Illyria Family Care Service", e lokalizuar nė Jacobi Medical Center Bronks-Nju Jork. Klinika e quajtur "Illyria Family Care Service", e filloi aktivitetin e saj nė New York, gjatė vitit 1999, me iniciativėn e mjekut hebre nė Amerikė, Dr. Alan Ross. Klinika "Illyria", nė Nju Jork, pati si qėllim kryesor at'here pėr t“u ardhur nė ndihmė familjeve tė refugjatėve shqiptarė, nga Kosova, tė dėbuara me forcė e dhunė, nga trojet e tyre prej ushtrisė, policisė e paramiltarve sėrb udhėhequr nga rregjimi i kryekasapit tė Ballkanit, tė arrestuarit dhe tė gjykuarit pėr krime tė rėnda ndaj njerėzimit Sllobodan Millosheviēit.

Promovim i Klinikės shqiptare nė Nju Jork

"Illyria Family Care Service", ėshtė kthyer tash nė njė nga qėndrat mė tė mėdha shėndetėsore nė SHBA-s, pėr komunitetin shqiptarė, ku personeli shėndetėsor flet shqip dhe po punon qė tė gjitha broshurat dhe recetat tė bėhen edhe nė gjuhėn shqipe, krahas asaj angleze. "Illyria Family Care Service", tash vec kujdesit pėr fėmijėt shqiptarė, ėshtė bėrė edhe njė klinikė e rėndėsishme qė kujdeset edhe pėr familjen shqiptare nė komunitet. Klinika "Illyria Family Care Service", ėshtė e njė niveli bashkėkohor perendimor dhe funksionon si pjesė e Departamentit tė Pediatrisė, Children Whether - Simple Cold, Complicated Medical Issue - Emotional Distress Brought, Trauma they Through War and Relocation. nė spitalin Jacobi Medical Center - nė Bronks Nju Jork. Klinika "Illyria Family Care Service" u shėrben gjithashtu edhe pacientėve amerikanė dhe emigrantėve tė ardhur nga Europa Lindore, Ballkani, Afrika, Azia, dhe Amerika e Jugut.

Promovim i Klinikės shqiptare nė Nju Jork

Me ardhjen nė SHBA-ės, tė shqiptarėve tė larguar nga lufta, njė problem madhor pėr t'a ishte mungesa e dokumentacionit dhe mbrojtja shėndetėsore. Dhe ishte pikėrisht Dr. Alan Ross, ai i cili me punėn e tij intensive e kėmbėngulese arriti tė hapė nė superfuqinė tė botės, klinikėn e parė shqiptare, qė flet shqip. Dr. Ross, tha qė fillim tė takimit se ai ėshtė njė njohės i vėrtetė i tragjedisė shqiptare nė Kosovė. Ai tregojė sesi e ka pėrjetuar persekucionin e makinerisė sėrbe ndaj popullit tonė. Ai tregojė gjithashtu sesi ka bbirėsuar edhe njė vajzė nga Kosova e qujatur Kasandra, vajzės sė tij tė adoptuar nga Prishtina nė vitin 1997-tė.

"Mjeku pediatėr amerikan, i cili, njėkohesisht ėshtė historian dhe filozof, pėrpara se tė hapte kėtė klinikė, kishte trokitur edhe nė spitale tė tjera, por vetėm spitali Jacobi Medical Centėr, tha pėrshėndetjen e tij William P. Walsh ,Executive Director Jacobi Medical Center, i'u pėrgjigj pozitivisht kėrkesės sė tij". Dr. Ross, tha ai kishte punuar e jetuar pėr disa vite nė Kosovė, ku dhe ishte njohur nga afėr me hallet e popullit shqiptarė si dhe kishte studiuar mbi problemet e sėmundjeve nė zonat veriore tė Shqipėrisė. Kur Dr. Ross u drejtua tek spitali Jacobi, administratrta i dha shpresė se do tė benin diēka dhe i tregoi se ishte edhe njė shqiptarė qė punonte prej disa vitesh nė kėtė spital dhe se ai ndjehej krenar qė punonte me komunitetin shqiptarė.

Promovim i Klinikės shqiptare nė Nju Jork

Festa e doktorėve nė nė lokalin e njohur nė Bronks(NY) 'Maestro's" - Bronxdale Avenue, me pjesmarrjen e rreth 300- vetėve, mori bekimin fetar tė dom Pjetėr Popaj famullitari i Kishės Katolike Shqiptare nė Amerikė, "Zoja e Shkodrės" - Harstdale(NY) dhe Imam Ahmed Nuredin.
Nė festėn e doktorėve shqiptarė nė Amerikė, morėn pjesė edhe aktivistė dhe personalitete tė njohura tė politikės dhe organizatave, shoqatave shqiptaro amerikane. Morėn pjesė edhe ish kongresmeni republikan i kėsaj zone, Joseph J. DioGuardi - presidenti i Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane, e bashkėshortja e tij Kėshilltarja e Ēėshtjeve Ballkanike z Shierly Cloyes DioGuardi, kryetari i Akademisė Shqiptaro Amerikane tė Shkencave Porf. dr Skėnder Kodra, presidentja e Shoqatės sė gruas shqiptare nė Amerikė "Motrat Qiriazi" dr. Ana Kohen, presidenti i Federatės sė Arsimtareve Shqiptaro Amerikanė prof. Mit'hat Gashi, nėnkryetari i Federatės PanShqiptare tė Amerikės dr. Gjon Buēaj, Shaban A. Gashi, Kristaq Dhamo, Astrit Tota, Nermin Zhabjaku, Tom Paloka e tė tjerė. Nė fund e pėrshėndeti takimin edhe miku i dėshmuar i shqiptarėve nė Amerikė, kongresisti demokrat i Nju Jorkut, Eliot Engel.

Promovim i Klinikės shqiptare nė Nju Jork

Miku i madh i shqiptarėve, kongresisti Eliot Engėl, kujtojė me hidhėrim tė thellė pjesmarrjen tij nė ceremonin madhėshtore mortore tė vdekjes sė Presidentit tė Kosovės Prof. dr Ibrahim Rugova. Me kėtė rast ai shprehu edhe njėher konsideratėn e tij tė lart pėr Rugovėn, mikun e tij siē e qujati ai. "Unė, tha ai, jam krenar qė e kamė vizituar disa herė Kosovėn dhe kamė konstatuar lidhjet e mira qė ka populli amerikan dhe ai shqiptar. Njėherėshi jamė shumė i gėzuar me hapjen e kėsaj Klinike, e cila, e ka filluar punėn e saj nė vitin e luftės nė Kosovė dhe po e promovon veten tash kur Kosova - do tė fitoi edhe pavarėsinė".

DioGuradi , duke folur pėr gazetėn tonė se ai dhe bashkėshortja e tij Kėshilltare e Ēėshtjeve Ballkanike i kanė kushtuar vazhdimisht rėndėsi tė madhe mbėshtjetjes dhe pėrkrahjes sė Klinikės "Illyria". "Ne tha DioGuardi, kemi tre doktorė anėtar tė bordit tė Lidhjes Qytetare, qė janė njėkohesisht edhe anėtarė tė kėsaj klinike si dr. Myrteza Jonuzi, nė Atlantic City, dr. Genz Agolli nė North Carolina, dhe dr . Ramadan Myrtezani nga Queensi. Ne e vlersojmė shumė kėtė industri tė madh siē ėshtė mjekėsisa dhe mendojmė qė ajo tė shtrihet prej kėtej edhe nė Kosovė e Shqipėri".

Promovim i Klinikės shqiptare nė Nju Jork

(Box): Ndėrkaq, eskluzivisht pėr gazetėn kombėtare Bota Sot, fletė Dr. Sheremet Gashi, doktor internist, klinikėn nė Nju Jersi Ēfarė mendimi keni pėr takimine sotėm ?
Dr. Sheremet Gashi : Do tė thoja se takimi i sotėm ishte mjaft i suksesėshėm pėr dy arsye: Sė pari u grumbulluam njė masė e madhe mjekėsh shqiptarė nė Amerikė, dhe sė dyti , ideja qė u debatua nė kėtė takim janė shumė tė rėndėsishme dhe shumė pozitive. Ato janė njė proces qė do shtyrė pėrpara dhe t'u vijė nė ndihmė nė tė gjitha drejtimet emigrantėve shqiptarė nė SHBA-ės. Mendoj se nėse gjejmė njė"gjuhė" tė pėrbashkėt dhe implementojmė disa nga idetė tė cilat u hodhėn sonte kėtu, at'here edhe suksesi nuk do tė mungojė dhe frytet e saja do tė jenė fantastike.

Promovim i Klinikės shqiptare nė Nju Jork

Ēfarė ndryshimi ka ky lloj organizimi nė komunitet, krahasur me organizimet e deritanishme nė komunitet ?
Dr. Sheremet Gashi: Mė pėlqen shumė kjo pyetje. Pasi ėshtė shumė e vėrtet se ne kemi shumė parti dhe shoqata e organizata - qeveritare e jo-qeveritare, politike, shoqėrore, sportive, kulturore e artistike, por nuk kemi pasur asnjėher njė asociacion mjekėsh. Ndaj duke besuar edhe tek eksperinca ime e viteve tė fundit nė bashkėpunimin tonė me doktor Alen Ross, kam bindjen qė ndryshmi do tė qėndrojė nė atė se ne do tė jemi shumė mė efektivė, shumė mė dobiprurės dhe shumė mė tė nevojėshėm se ēdo parti dhe shoqata e organizata - qeveritare e jo-qeveritare, politike, shoqėrore, sportive, kulturore e artistike. Ne jo vetėm prmetojmė por kemi arsye tė themi se do tė jemi shumė afėr programve shėndetėsore tė cilat ju vinė nė ndihmė tė gjithė bashkombasve tanė nė fushėn e shendetėsisė. Pėr asrye se edhe vetė profesioni ynė kaq human - tė bėnė tė jesh patjetėr efektivė sepse ke tė bėshė me jeten e njeriut. Prandaj nisur nga kėto ēėshtje bazike ne nuk do tė qėndrojm vetėm tek fjalėt, por do ti pėrveshemi punės.

Promovim i Klinikės shqiptare nė Nju Jork

Mipro, lind pyetja ku e bazoni ju kėtė optimisėm ?
Dr. Sheremet Gashi: Tek, potenciali i madh shkencor dhe edukativ qė ka ēdo njeri nga ne. Jemi qė tė gjithė mjek tė diplomuar dhe me eksperincė tė madhe nė fushėn e mjeksisė si nė Shqipėri, Kosovė, por edhe nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Kam pasė gjatė kėtyre ditėve biseda pothuajse me tė gjithė mjekėt tė cilėt kanė shumė dėshirė tė bėhen anėtarė nė kėtė organizim tė ri tė mjekėve shqiptarė nė Amerikė, dhe nė mėnyre unanime tė gjithė shprehin optimizimin e tyre se tė gjithė sė bashku do tė bjėmė shumė pėr shėndetin e komunitetit tonė.

Promovim i Klinikės shqiptare nė Nju Jork

Konkretisht ku mendoni t'a pėrqėndroni punėn tuaj ?
Dr. Sheremet Gashi : Fillimisht, do tė kemi disa plane tė vogla. qė duke realizuar ato tė mos dekurajohemi menjėher por tė inspirohemi qė nė vijim tė bazohemi nė plane edhe mė tė mėdha. Do 'ta nisėm planin tonė nė ndihmėn qė do t'i japėm Klinikės Illyria nė Jacobbi Hospital. Duke depertuar nė komunitet e u bėrė tė njohur me punėn tonė. Do tė kopjoimė tė gjitha ato komunitete tė cilat janė tė njohura nė suksesin qė kanė arritur nė fushėn e shėndetėsis nė bashkėpunim me komunitetine tyre. Do tė fusim tė gjitha modelet e sistemit shėndetėsorė nė Amerikė. Do ttė bashkėpunojmė nga afėr me median shqiptare nė Amerikė, do t'i kushtojmė rėndėsi tė madhe kėtij bashkėpunimi nė edukimin shėndetėsor tė mėrgimatrėve tanė nė Amerikė. Do tė ndrtojmė njė ėeb site tė asociacionit tė mjekėve shqiptaro - amerikanė.

Promovim i Klinikės shqiptare nė Nju Jork

Si do t'u vini nė ndihmė atyre bashkėatdhetarėve tė cilėt nuk kanė asnjė lloj dokumenti i cili u ndihmon atyre tė mbulojnė shėrbimin mjekėsorė nė SHBA-ės?
Dr. Sheremet Gashi: Kjo ėshtė tmerrėsisht e rėndė. Jo vetėm ttek komuniteti ynė, por edhe tek emigratėt e tjerė pa dokumenta d.m.th. pa ndonjė status. Shpeshėherė, nė punėn time has me pacient tė tillė. Ėshtė fatkeqėsi e madh pėr arsye se ata shqiptarė qė vijnė tė sėmurė dhe kanė probleme shėndetėsore, mė sė pari nuk kanė pasur asnjė mundėsi kurmi as nė Kosovė e Shqipėri.

Kėshtuqė e vetmja shpres e tyre ėshtė ndihma qė do t'u japim ne ti shėrojmė, kurojmė ose edhe shpėtojmė jetėn me sėmundje tė rėnda. Nė kėtė pėrgjigje do tė thoja se ne do 'tu ofrojmė tė gjitha rrugėt qė tė ēojnė drejt shėrimit. Kanė apo s'kanė dokumentat. Sistemi amerikanė i shėndetėsisė ka klauzola tė cilat nuk janė specifike, por kanė ndryshime sipas rasteve qė paraqiten. Kėtė pikė ne mendojmė t'a shfrytėzojmė nė maksimum pėr kėta njėrėz tė cilėt nuk posedojnė asnjė llojė dokumenti shėndetėsor, si siguriacione ose karta tė shendetėsisė.

Promovim i Klinikės shqiptare nė Nju Jork

Po shteti Amerikan, ēfarė prioriteti i jep kėtij lloj organizimi qė po bėni ju?
Dr. Sheremet Gashi: Unė mendojė se po funksionuam si organizatė ose shoqatė jopėrfituese, kemi shumė mundėsi tė tėrheqim fonde, tė cilat i ka vėnė Qeveria amerikane nė dispozicion tė komuniteteve nė edukimin dhe ndihmėn mjekėsore nė SHBA-ės. Shėndetėsia nė SHBA-ės, nga buxheti shtetėror merr kuotėn mė tė madhe pėr ēdo vitė. Shėndetsia ėshtė nga institucionet mė prioritare nė SHBA-ės. Ka njė kujdes tė veqantė pėr tė sėmurėt dhe fėmijėt e tė moshuarit, ēka ne do t'a shfrytėzojmė mirė edhe pėr komunitetin tonė. Vetėm duhet njė organizim i mirėfillėt e profesional duke parqitur programe dhe si duhet kėrkuar tė realizohen ato programe. Ato duhet tė jenė serioze dhe tė bindėshme. Ato duhen implemetuar me mundėsit qė na jep shteti.

Promovim i Klinikės shqiptare nė Nju Jork

Sė fundi mbrėmjen e bėri edhe mė tė hareshme grupi muzikor nga Nju Jorku - "Rinora" me muzikanė e kėngėtarė Safet Beqaj, Alfred Popaj, Nik Luka, Lindon Gjelaj, Agim Gerbeshi, Vjollca Luka dhe Giovani. Ky ishte njė rast i mirė pėr shqiptarėt tė tregojnė unitetin e tyre dhe tė shprehin mbėshtetjen e pėrkrahjen e tyre pėr zgjerimin e aktivitetit tė Klinikės sė parė shqiptare nė Amerikė.

Promovim i Klinikės shqiptare nė Nju Jork

"Illyria Family Care Service" lokalizuar nė Jacobi Medical Center Bronks - Nju Jork.

Promovim i Klinikės shqiptare nė Nju Jork

Promovim i Klinikės shqiptare nė Nju Jork

Promovim i Klinikės shqiptare nė Nju Jork

Promovim i Klinikės shqiptare nė Nju Jork

Promovim i Klinikės shqiptare nė Nju Jork

Promovim i Klinikės shqiptare nė Nju Jork

Promovim i Klinikės shqiptare nė Nju Jork

Promovim i Klinikės shqiptare nė Nju Jork



Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara