HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kryetarja Topalli takon Senatoren Hillary Clinton dhe Kreun e Kongresit Amerikan Denis Haster

Beqir Sina -- nga Beqir SINA, Nju Jork, SHBA

Clinton: “Qenia e njė gruaje nė krye tė Parlamentit shqiptar nderon Shqipėrinė dhe i shėrben pėrmirėsimit tė imazhit tė saj si shprehje e njė dimensioni tė ri tė demokracisė nė Shqipėri

WASHINGTON D.C.: Shtetet e Bashkuara mbėshtesin plotėsisht Shqipėrinė nė klimėn e re politike dhe inkurajojnė qeverinė nė reformat e nisura pėr tė luftuar krimin dhe korrupsionin. Kjo u nėnvizua nė takimet qė Kryetarja e Kuvendit Topalli zhvilloi nė Washington nė Kongres, nė Senat dhe nė Departamentin e Shtetit. Ndėr takimet e njėpasnjėshme, njė takim i veēantė iu rezervua Kryetares sė Kuvendit nga senatorja Hillary Clinton e cila theksoi se zgjedhja e znj. Topalli nė krye tė Parlamentit i shėrben pėrmirėsimit tė imazhit tė Shqipėrisė.

Axhenda e Kryetares sė Kuvendit nė Washington nisi nė Kongresin Amerikan me njė takim me Kryetarin e Komisionit tė Ndihmės pėr Demokraci, David Dreier. “Jam njė admirues i vendit tuaj dhe i juaji personalisht si kryeparlamentare grua, tha nė fillim tė bisedės z. Dreier. Unė jam njė mbėshtetės i Shqipėrisė dhe mbetem i vendosur pėr forcimin e marrėdhėnieve me vendin tuaj dhe pėr bashkėpunimin mes dy institucioneve tona.”

Jozefina Topalli nė New Jork

Si drejtues i Komisionit tė Asistencės pėr Demokraci ai i bėri Kryetares sė Kuvendit njė prezantim tė shkurtėr tė projekteve tė realizuara me Shqipėrinė prej 15 vjetėsh, qė nė fillimet e demokracisė dhe e siguroi znj.Topalli pėr intensifikim tė bashkėpunimit nė klimėn e re politike. “Si Kryetare e Kuvendit tė Shqipėrisė, tha znj. Topalli, i konsideroj mjaft tė rėndėsishme marrėdhėniet mes institucioneve tona dhe jam e vendosur t’i ridimensionoj ato.”

Znj.Topalli shpjegoi shkurtimisht situatėn politike nė Shqipėri pas fitores sė Partisė Demokratike nė zgjedhjet e 3 korrikut 2005. “Qevera e re ėshtė e angazhuar seriozisht pėr tė luftuar krimin, korrupsionin dhe trafikun e paligjshėm, tha znj.Topalli. Ajo ėshtė e vendosur tė realizojė reforma qė do tė mundėsojnė integrimin e saj nė BE dhe anėtarėsimin nė NATO. Me pėrpjekjet e saj Qeveria po hap njė kapitull tė ri pėr tė kthyer Shqipėrinė nė rrugėn e duhur dhe pėr tė mbajtuar premtimet.

Nga ana e tij z. Dreier tha se vendi i tij ėshtė i ndieshėm pėr vullnetin e treguar nga Qeveria shqiptare ndaj e bėri pjesė tė Sfidės sė Mijėvjecarit, pėr t’i krijuar asaj burime nė luftėn kundėr krimit dhe korrupsionit. Ai e siguroi Kryetaren e Kuvendit se do tė pėrfshijė Shqipėrinė nė Projektin e Asistencės pėr Demokraci.

Znj.Topalli nga ana e saj u shpreh se si Kryetare e Kuvendit ėshtė tėrėsisht e angazhuar pėr tė inkurajuar nisma nė luftėn kundėr korrupsionit, konfliktit tė interesave dhe ēdo fenomeni pengues tė reformave. Nė vijim tė takimit z.Dreier e ftoi znj Topalli tė merrte pjesė nė sesionin dėgjimor tė komisionit qė ai drejton, i cili do tė trajtonte pikėrisht problemin e korrupsionit dhe tė transparencės. Kongresmeni Dreier e shoqėroi personalisht znj.Topalli duke e prezantuar me tė gjithė kongremenėt e pranishėm e, mė pas ai e ftoi tė ulej nė vendin e miqve tė nderit. Nė nisje tė sesionit ai i informoi tė pranishmit pėr takimit tė cilin e konsideroi mjaft interesant dhe tė dobishėm me Kryetaren Topalli.

“Unė, tha ai pėrpara anėtareve tė komisionit, mbetem i vendosur qė nė klimėn e re politike nė Shqipėri tė intensifikoj projektet”.
Sesioni u fokusua nė ēėshtjen e korrupsionit dhe skandaleve si dhe nė transparencėn si instrument tė domosdoshėm pėr parandalimin dhe shmangien e kėtyre fenomeneve.

Senatorja e New York-ut Hilari Clinton i rezervoi njė takim tė veēantė Kryetares sė Kuvendit nė zyrėn e saj. Znj Clinton e pėrgėzoi znj.Topalli pėr zgjedhjen nė krye tė Parlamentit.
“Kjo ėshte njė sfidė, tha ajo, po ne gratė dimė t’ia dalim mbanė. Qėnia e njė gruaje nė krye tė Parlamentit Shqiptar nderon Shqipėrinė dhe i sherben pėrmirėsimit tė imazhit tė saj si shprehje e nje dimensioni tė ri tė demokracisė nė Shqpėri.”

Znj.Topalli e falendėroi pėrzemėrsisht senatoren pėr pritjen e rezervuar. “Shqiptarėt u janė pėrjetė mirėnjohės pėr mbėshtetjen qė Ju dhe Presidenti Klinton i keni dhėnė forcimit tė demokracisė nė Shqipėri dhe nė mėnyrė tė veēantė pėr ndalimin e genocidit nė Kosovė.”
Tė dy bashkėbisedueset u ndalėn nė momentin vendimtar qė po kalon Kosova, duke shprehur bindjen se gjithēka ėshtė nė rrugė tė mbarė. Meqenėse takimi u zhvillua pa praninė e medias, znj. Clinton e ftoi znj.Topalli pėr njė foto nė kujtim tė vizitės, jo vetėm me znj.Topalli por edhe me delegacionin qė e shoqėronte.

Duke u pėrshėndetur, senatorja Klinton i shprehu Kryetares Topalli kėnaqėsinė pėr tė vendosur kontakte tė drejtpėrdrejta me tė. Mė pas takimet vijuan nė Departamentin e Shtetit, sė pari me Asistentin e Sekretares sė Shtetit z. Daniel Fried dhe shefin e zyrės pėr Shqipėrinė Mitchell Benedict.

“Sė pari, tha z. Fried do tė doja t’i pėrcillnit Kryeministrit shqiptar urimet e mia mė tė mira. Personalisht jam i kėnaqur qė z. Berisha fitoi nė zgjedhjet e fundit dhe ishte njė fitore e drejtė.”
Kryetarja e Kuvendit bėri njė prezantim tė pėrpjekjeve tė qeverisė Shqiptare pėr tė pėrballluar vėshtirėsitė veēanėrisht nė luftėn kundėr korrupsionit, krimit tė organizuar dhe trafikut tė paligjshėm.
Nga ana e tij z. Fried e cilėsoi rezultatin e zgjedhjeve si njė fitore tė merituar. “Por Shqipėrisė i duhet tė bėjė reforma, tha ai, ju duhet tė ndėrtoni institucione tė forta. Qeveria shqiptare ndodhet pėrpara sfidave tė mėdha, por kam bindje se z. Berisha do t’ia dalė mbanė me sukses.”
Z. Fried shprehu pėrgėzimet e tij pėr siglimin e Marrėveshjes sė Stabilizim-Asociimit.

“Ju keni mbėshtetjen e Shteteve tė Bashkuara pėr anėtarėsimin nė NATO, por Shqipėrisė i duhet tė punojė fort pėr tė realizuar kėrkesat nė mėnyrė qė tė marrė ftesėn pėr anėtarėsim nė samitin e 2008-ės.”
Kryetarja e Kuvendit u ndal nė ecurinė e reformave nė tė cilat ėshtė angazhuar Qeveria shqiptare por dhe rezistencės qė kjo qeveri has nė institucione tė ndryshme, si prokuroria apo drejtėsia, nė kėtė luftė. Ajo kėrkoi qė administrata amerikane tė inkurajojė dhe tė mbėshtesė qeverinė nė reformat nė kuadėr tė luftės kundėr krimit dhe korrupsionit.
Z. Fried e vlerėsoi Shqipėrinė si njė faktor aktiv stabiliteti nė rajon duke nėnvizuar mbėshtetje tė plotė pėr Shqipėrinė.
Pasdite znj.Topalli takoi z.Bert Braun, drejtor i Europės Juglindore nė Shtėpinė e Bardhė.

“Shqipėria, theksoi z.Braun probleme tė saj kryesore ka krimin dhe korrupsionin. Qeverisė sė re shqiptare i duhet tė angazhohet tėrėsisht pėr tė zgjidhur kėto probleme dhe pėr tė ndryshuar imazhin e Shqipėrisė. Vetėm kėshtu ajo do tė ketė mbėshtetjen e Shteteve tė Bashkuara dhe Bashkimit Europian.” Kryetarja Topalli tha se Qeveria e vetme nuk mund tė luftojė kėto probleme. Duhet qė tė gjithė institucionet tė funksionojnė nė kėtė drejtim.
Nė vijim Kryetarja Topalli u takua me kongresmenin Eliot Engel tė cilin e cilėsoi si njė mik tė palėkundur tė Shqipėrisė dhe pavaresisė sė Kosovės. Z.Engel nga ana e tij vlerėsoi pėrpjekjet e qeverisė shqiptare dhe nėnvizoi se Shtetet e Bashkuara duhet ta mbėshtesin Shqipėrinė. Lidhur me ēėshtjen e Kosovės ai u shpreh se ka qenė dhe mbetet mbėshtetės i pavarėsisė sė saj si e vetmja zgjidhje pėr stabilitet dhe paqe.

“Uroj, tha ai qė pavarėsia e plotė e saj tė realizohet kėtė vit.”
Tė premten, Kryetaja Topalli pritet tė ketė tė tjera takime tė rėndėsishme nė Washington.

Kreu i Kongresit Amerikan uron Kryetaren Topalli pėr reformat e ndėrmarra nga Parlamenti dhe Qeveria

Dennis Hastert: Mbėshtetje maksimale pėr anėtarėsimin e Shqipėrisė nė NATO Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ndodhet nė Washington ku do tė zhvillojė vizita tė rėndėsishme nė Kongresin Amerikan, nė Senat dhe nė Departamentin e Shtetit.
Ndėrkohė, njė ndėr takimet mė tė rėndėsishme tė Kryetares Topalli ishte takimi i zhvilluar tė enjten me Kryetarin e Kongresit Amerikan, Dennis Hastert.

Kryetari i Kongresit Amerikan Dennis Hastert, priti nė njė takim tė veēantė Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli.
Ėshtė hera e parė nė 10 vitet e fundit qė njė Kryetar i Kongresit Amerikan pret njė Kryetar tė Parlamentit shqiptar.
Z. Hastert shprehu urimet e tij mė tė mira pėr znj. Topalli nė krye tė Kuvendit tė Shqipėrisė, si dhe i uroi sukses pėr reformat e ndėrmarra nga Parlamenti dhe Qeveria e re, reforma qė, sipas kreut tė Kongresit Amerikan, kėrkojnė kurajo.

Z. Hastert shprehu falėnderime pėr kontributin e Shqipėrisė nė aleancėn kundėr terrorizmit duke theksuar mbėshtjetje maksimale pėr anėtarėsimin e Shqipėrisė nė NATO. Nė takim u diskutua edhe pėr zhvillimet e fundit nė rajon, veēanėrisht nė Kosovė, nė kėtė vit historik pėr pėrcaktimin e statusit final.
Z. Hastert mirėpriti njė ftesė tė bėrė nga Kryetarja Topalli pėr njė vizitė nė Shqipėri.
Mė pas takimi vijoi kokė mė kokė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara