HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Skuadra “Lady Bulldogs” e Edmond ne Oklahoma adhuron Shqipėrinė

Volejbollistet kanadeze me fanellat "I Love Albania"

-- nga Beqir SINA, Nju Jork, SHBA

Beqir Sina EDMOND - OKLAHOMA: Pėr tranierin e suksesėshem shqiptaro - amerikan Edgar Miraku, qė shkroi gazeta jonė vitin e kaluar, sukseset janė nė majat mė tė larta tė punės sė tij me pėrgatitjen e tė rejave kanadese nė Volejboll. Miraku, tani ėshtė bėrė njė emėr mjaft i njohur jo vetėm nė SHBA por edhe nė Kanada e Shqipėri. Gazeta Edmond Sun – Dielli i Edmondit, nga gazetari Ryan Piersol, ka pasqyruar nė njė numėr tė sajė rrugėn e suksesit tė trainerit tė rejave nė Volejboll tė qytetit Edmond tė Oklahomės nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.

Golfi, atmosfera familjare, arsimi me kualitet, shenja “stop-i”. Lista e gjėrave qė adhuron qyteti e Edmond-it ėshtė e gjatė.Por, tė shtunėn u bė dhe mė e gjatė. Mbasi fituan kampionatin shtetėrorė pėr herė tė parė nė afėr 20 vjet, pjesėtarėt e skuadrės sė vollibollit Edmond Memorial u bėnė grup bashkė pėr njė fotografi si skuadėr me kupėn, tė shtunėn nė Sapulpa. Pėrpara se ta bėjnė kėtė ama, ato tė gjitha shkuan me vrap te stoli i skuadrės tė marrin fanellat e tyre qė shpallnin dashurinė e tyre pėr diēka qė nuk ka tė beje fare me volejbollin – por me Shqipėrinė.

Vajza tė ekipit Edmond me trajnerin e tyre Miraku

Po, Shqipėrinė. Atė copė tokė nė lindje tė Detit Adriatik, qė ndan kufijtė me Greqinė dhe ish-Jugosllavinė. Skuadra “Lady Bulldogs” e Edmond Memorial e adhuron atė (Shqipėrinė). Njė grup vajzash adoleshente qė adhuron njė shtet aq larg nė Europė mund tė duket si diēka e ēuditshme. Por, pėr ato, ėshtė mė e pakta qė mund tė bėjnė pėr njeriun qė ato e njohin si tė pėrgjegjshėm pėr gjithė suksesin e tyre.

Ai njeri ėshtė krye-trajneri Edgar Miraku, me kombėsi Shqiptare, qė ėshtė njė nga personat mė tė njohur nėpėr shkollė.

Vajza tė ekipit Edmond me trajnerin e tyre Miraku

“Trajneri ynė, ndryshoi ēdo gjė kėtė sezon,” ‘Lojtarja mė e Vlefshme’ e turneut shtetėrorė Karissa Almgreen tha mbas fitores sė turneut. “Ai me tė vėrtetė na ndihmoi ne tė pėrqendrohemi e t'i vemė rėndėsi gjėrave tė vogla. Ai i vinte re tė gjitha ato gjėra qė nga stoli.”

Midis gjithė arsyeve pse “Lady Bulldogs” fituan turneun shtetėrorė tė shtunėn, sigurisht i pa harruar nuk ishte dhe kontributi i Miraku-t. Trajner per here tė parė pėr shkolla tė mesme, Miraku u pranua nga lojtarėt dhe prindėrit gjithashtu qė herėt nė fillim tė sezonit, dhe ata nuk hezituan t'ia njohin punen kur i doli fruti nė turneun shtetėror.

Kupa e fituar

Gjatė udhės per t'i ēuar “Lady Bulldogs” sėrish nė majat e klasifikimeve tė volejbollit, Miraku gjithashtu fitoi dhe respektin e trajnerėvė tė tjerė. “Ato me tė vėrtetė u pėrmirėsuan gjatė sezonit,” tha Will Etheridge, krye-trajneri i skuadrės Edmond Santa Fe, i cili ka dal dhe vetė kampion shtetėror disa here. “Edgari bėri punė madhėshtore me atė skuadėr kėtė sezon. Ai ėshtė njė trajner shumė i zoti.”

Njė ish lojtar profesionist dhe pjesėtar i kombėtares Shqiptare pėr tė rinjtė, Miraku erdhi nė Amerikė nė vitin 1995, dhe menjėherė filloi punėn si trajner me njė klub nė Oklahoma. Gjithashtu, ai edhe punoi nėn ish-krye-trajnerin e Universitetit Qendror tė Oklahomės, Mark Herrin, si asistent pėr 5 vjet.

Vajza tė ekipit Edmond

Kėtė vit Miraku vendosi tė bėhet trajner pėr shkollat e mesme gjithashtu. Dhe qė ditėn e parė, nuk ishte diēka e lehtė. Jo sepse, ai kishte vėshtirėsi tė adaptohesh me nivelin e lojės apo me skuadrėn, por sepse ai ka njė vend pune ‘full-time’ jashtė shkolle, ėshtė gjithashtu trajner i kombėtares Amerikane pėr ‘sitting-volleyball’, ka njė fėmi tė vogėl, dhe gruan shtatėzėne qė ėshtė trajnere nė Cassady (nje shkolė tjetėr e mesme ne qytet).

Vajza tė ekipit Edmond

Gjithėsesi, ardhja e Mirakut tek Lady Bulldogs ishte si diēka e sjellė nga parajsa. Nė fakt, Edmond Memorrial Lady Bulldogs e filluan sezonin tė parenditur, por vetem pas dy javesh ato kishin arritur nė vendin e katėrt.“Nė fillim tė sezonit po tė na kishit pyetur nėqoftėse do fitonim shtetėrorin, mendoj se ne tė gjithė do kishim thėnė se ajo do ishte mahnitėse, por nuk do e kishim parashikuar,” tha Nichole Gruenbacher. “Ne thjeshtė u stervitem mire si skuadėr, dhe prej kendej erdhi ēdo gjė mė pas.”

Para se tė mbaronte sezoni, Lady Bulldogs kishin arritur deri nė vendin e tretė dhe kishin mundur ēdo skuadėr nė turneun shtetėror, edhe vendin e dytė Edmond Santa Fe. Tė shtunėn, Edmond Memorial i shumefishuan pėrpjekjet e tyre kundėr Santa Fe-sė nė ndeshjen pėr vend tė tretė, dhe pastaj mundėn Enid 2 herė pėr tė fituar kampionatin. Falė kesaj gjeje, volibolli i shkollave tė mesme ka fituar famė mė tė madhe nė Edmond.Falė kėti trajneri qė sillet “urtė”, dhe ėshtė vėzhgues i mirė, dhe Shqipėria ka marrė famė tė madhe ne kete qytet.

BOTA SOT: - A keni pas ndonje mundėsi pėr tė afruar ndonjė vajzė shqiptaro amerikane nė ekipin qė ju drejtoni?
Nė ekipin qė unė drejtoj nuk kam patur ndonjė mundėsi pėr tė pasur ndonjė vajzė shqiptare pasi vajzat qė unė drjetoj janė nė shkollė tė mesme. Vitet e fundit, ėshtė vėshtirėsuar mundėsia e atyre nė shkollė tė mesme nė Shqipėri tė kenė mundėsi tė vazhdojnė studimet e mesme nė ShBA. si pasojė e reduktimit tė vizave. Meqė jemi nė kėtė temė, mė parė kur unė isha trajner nė universitet pata mundėsi tė rekrutoja njė vajzė nga Elbasani, qė i ofruam burse pėr tė luajtur volejboll. Ajo arriti rezultate shumė tė mira dhe theu rekorde me volejbollin qė solli.

BOTA SOT: Si ėshtė pritur nė opinion shqiptarė suksesi juaj?
Pėr kėtė nuk jam shumė i sigurtė meqė unė nuk jam nė Shqiperi vetė, e nuk dua tė lavderoj veten. Me sa kam ndjekur nėpėrmjet internetit, e di qė ka pasur disa artikuj qė janė publikuar nė mediat sportive dhe ato lokale tė Elbasanit, qė ėshtė dhe vendlindja ime. Gjatė dy viteve tė fundit kam pasur telefonata nga shokė e miq qė mė kanė thėnė se kishin lexuar dicka pėr mua e arritjet e mija. Gjithashtu fakti qė babai im, Ali Miraku ishte trajner i Elbasanit dhe gjithashtu i ekipit Kombėtar Shqiptar, ka ndikuar nė disa media tė shkruajnė artikuj pėr tė dy ne si trajner tė dy brezave tė ndryshėm, njeri nė Shqipėri e tjetri nė Amerikė. Kohėt e fundit (Dhjetor 2005) njė stacion televiziv qė ofron programe nė gjuhėn shqipe nė Toronto, Kanada, shfaqi njė reportazh ku foli per arritjen a babait tim si dhe tė mijat.

BOTA SOT: Mirpo, si e ndjetė veten me suprizėn e mahnitshme qė u bėnė vajzat amerikane ? me fanellat ku shkruhej "I Love Albania"!
Unė isha shumė i gėzuar kur e pashė suprizėn. Vajzat amerikane tė cilat unė i drejtoj nė ekipin e volejbollit e dinė dhe e kuptojnė shumė mirė se ēfarė vendi zė Shqipėria nė zėmrėn time, pradaj dhe ma bėnė kėtė suprizė. Unė isha me tė vėrtetė i lumtur kur shikoja se tė gjithė tifozėt kishin veshur nga njė fanellė tė tillė.

BOTA SOT: A ka mundesi qė tė realizosh njė turne me kėto vajza nė Shqipėri - Elbasanin qytetin tuaj?
Tani pėr tani mundėsia qė tė shkoj me kėtė ekip nuk shumė sepse mosha e ekipit ėshtė shumė e re. Kėto vajza (qė variojnė nė moshė nga 14- deri nė 17- vjeēe) mbėshteten nga ana financiare nga prindėrit dhe njėkohėsisht punojnė pjesėrisht vete pėr tė pėrballuar kėrkesat e pėrditshme. Unė do t'a dėshiroja shumė nga ana e ime qė tė realizojė njė turne me kėto vajza nė Shqipėri - e pikėrishtė nė Elbasanin qytetin tim tė lindjes.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara