HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Ne Nju Jork u zhvillua promovimi i librit: "Le te jem une Zamira" i shkrimtarit shqiptaro - amerikan Pierre - Pandeli Simsia

Beqir Sina -- nga Beqir SINA, Nju Jork, SHBA

Simsia: "Zogjte, filluan te flututrojn ne qiellin e kalter, duke lajmeruar se pranvera e vertete filloi te vinte..."

BRONX HOUSE - NEW YORK: Diten e Diel pasdite ne Nju Jork, ne njeren prej lagjeve me te populluara me shqiptare, ne Bronks, komuniteti yne perjetoj edhe nje ngjarje tjeter te rendesishme kulturo - artsitike. Shkrimtar, poet, artist, adhurues te shumte te librit shqip, ne diaspore, moren pjese ne promovimin e librit me titull : "Le te jem une Zamira..." te shkrimtarit te njohur shqiptaro – amerikan Pierre – Pandeli Simesia. Aktiviteti, u organizua ne njeren prej mjediseve te qendres kulturo – artistike, Bronx House – ne Nju Jork, nga Organizata e Gruas Shqiptaro-Amerikane "Motrat Qiriazi", dhe kishte per qellim qe me anen e keti aktiviteti te vinte ne pah vlerat e verteta te ketij krijuesi.

Familja Simsia

Elmira Muja, aktiviste e dalluar e Organizates se Gruas Shqiptaro-Amerikane "Motrat Qiriazi", ēeli permovimin e librit te Simsise, nen tingujt e orkestrimit te mjeshtrit te muzikes sone kengetarit te njohur shkodran"superstarit" Fredrik Ndoci, duke thene se :”Eshte fat qe komuniteti shqiptar ne Nju Jork, ka ne mesin e tij me dhjetra krijues. Qe tashme me profilin e tyre, po e krijone edhe fizonomin e tyre, nepermjet prozes apo poezise, duke zene nje vend te nderuar ne fondin e letersise shqipe brenda e jashte atdheut. Anetari i Lidhjes se Shkrimatreve ne SHBA-es, Pierre - Pandeli Simesia, krahas shkrimeve te shumta ne shtypin periodik shqiptar te kohes, ne veren qe kaloi, doli para lexuesit shqiptar, tha ajo me vellimin me tregime " Le te jem une Zamira".

Duke qene pjestar i shoqerise ku ka mbizotruar mentaliteti i se kaluares, zoti Simesia, tha z. Muja, ai na sjell kesaj rradhe kaq prane copeza jete, qe vijne ne kujtesen tone, me te gjitha ngjyrat dhe drite-hijet. Me kete liber sejcili nga ne e ndjeme veten si nje personazh i caktuar i tregimeve te tij. Ne tregimet e Simsise, parakalojne para nesh ngjarje dhe njerez nga perditesheria jone. Personazhe, qe ndonese me fate te njejta, mbartin botekuptime te ndryshme, dhe kjo nga fakti i ndryshimit te filozofise, se botekuptimit per jeten.

Simsia jep autografe per lexuesit

"Le te jem une Zamira"
Poeti Mehill Velaj, n/kryetar i Lidhjes se Shkritmarve shqiptaro-amerikane, duke drejtuar promovimin e ketij libri, shfaqi nje kenaqesi te vecante ne promovimin e shkrimtarit Pierre - Pandeli Simsise, me titull: "Le te jem une Zamira". "Ne tha ai ndjehemi krenar per vepren letrare te kolegut tone, mikut dhe shokut tone. Duke lexuar librin e poetit, shkrimtarit, gazetarit, publicistit , shokut e mikut tone, ska sesi te mos ndjehemi shume me afer njeri tjetrit. Meditojm dhe kujtojm te kaluaren tone, e shohim perpara drejt te ardhmes sone Kryetari i Akademis Shqiptaro - Amerikane e Shkencave, Prof. dr. Skender Kodra, Ph.D. pos krjimtarise se autorit, gjeti rastin te pergezoje edhe organizatorin e ketij permovimi Organizaten e Gruas Shqiptaro-Amerikane "Motrat Qiriazi".

Aktivitete te tilla ne komunitet, kane nje domethnje te madhe, tha doktor Kodra. Ato, jo vetem po e mbajn gjalle frymen krijuese te shkrimtareve e artisteve shqiptar, gje qe u mungoje per vite shqiptareve te Amerikes, por edhe po ngrene tash edhe vlerat e letersise shqipe, ne diaspore. I till , tha ai eshte per ne dhe Simesia, anetar i i Lidhjes se Shkritmarve shqiptare ne Amerike, me librin me te ri " Le te jem une Zamira". Libri i Simesis, eshte teper hyjnor, teper natyral, i shenjet, me shpirt, i dhimbeshem i prekeshem e i ndjeshem, ai na bashkon ne shume fragmente te gjitheve ne qe i kemi jetuar ato episode te shkruar aq bukur nga autori, shprehet nder te tjera, kryetari i Akademis Shqiptaro - Amerikane e Shkencave, Prof. dr. Skender Kodra, Ph.D..

Ndrekaq, shkruante ne letren pershendetese dr. Namik Shehu. I uroje atij sukses te merituar per librin e tij "Le te jem une Zamira", Simesise, duke i shprehur atij edhe nje konsiderat te sinqert dhe nje respekt te veqante per arritjen edhe me te fryteshme e me te begateshme ne fushen e letersise. Ne kete liber, zoti Pandeli, na paraqitet nje tregmitar i natyreshem ne pershkrimin e tij me shtate episode. Njera me interesante dhe me terheqese nga tjetra. Ai shkruan me nje mjeshteri te veqante dhe te pasur. Me nje ekuilence mjaft te logjikeshme , ai na bene per vete neper shtjellimet e ngjarjet e treguara, percaktohet dr Namik Shehu, i cili, per arsye shendetesore, nuk arriti te marre pjese ne kete permovim por kishte derguar pershendetjen me shkrim.

Me pas Shehu, shkruan se :”E lexova librin per kurreshtje, per heren e pare, dyte dhe te trete ….. Per heren e dyte u shtyta t'a lexoja se me pelqeu ne aspektin e trajtimit te problemeve menyren e rrjedheshme te tregimeve. Per se treti, e ndjeva te nevojshme t'a lexoja per t'a pasur me afer e per t'i pervetesuar mendimet dhe shprehit gjuhen e zgjedhur qe ka perdour autori, per te perjetuar ngjarjet e jetes.

Libri i autorit Simsia

Dr, Namik Sheu, thote se :”Shumica e tregimeve jane te reja qe na mbushin me nje moral te shendosh , e na pastrojn dhe na largojn nga gjerat e liga duke na shtuar dhembsurine, e njohur me vlerat fetare, familjare e shoqerore. Ai na bene te ndjeshem te nxjerrem lot ngushellimi, per t'u bashkuar deri tek vuajtjet e personazheve ne liber. Ne nje tregim mbushesh me shprehje njerezore dhe pasurohesh me dashuri njerezore, si dhe me urrejtjen ndaj fatkeqesive. Ne tregimin "episodi ne kerkim te varrit”, mbushesh plot me emocione te ndjeshme qe dalin nga zemra me plakosjen e ngjarjeve te shkruara nga autori, ku ai tregon ngjarje nga me tragjiket. Qysh nga vdekja e burrit, nga vrasja e djalit ne kufi, qe nuk i dihej as varri e tjer e tjerė.

Mirpo, shkruna Shehu, autori ka arritur te gershetoj me mjaft mjeshteri historin familjare e komplekse midis brezash. Ai kujton me mbresa e dashuri, kujtimet e perjetuara qe i kane lene ato, atij. Kurse tregimi "Biografia", tregon me te njejten"ngjyre" ate qe shperndau ai rregjim, pasojat e vuajtjet e asaj shoqerie. Familjen e la pa burre, femijet e tyre i la pa shkoll dhe pa dituri, e ne depresion. Nena u vdiq nga semundja duke u bere keshtu shkak i emocioneve dhe tragjedive te medha. Ndersa tregimi kryesore " Le te jem une Zamira", na duket si nje romance e jetes, prej rinise e deri ne ditet tona. Me kete shkrim autori, perpiqet te na shkarkoj nga zakonet e vjetra dhe ndikimet frenuese. Ndersa ne tregimin "Arturi " pershkruhet jeta e nje emigranti shqiptar. Ky permovim, qe po behet sot ne Nju Jork, i bashkohet atij permovimi te madh qe ju be atij ne atdheun e tij ne Shqiperi, duke na u paraqitur si nje shkrimtar me prespektin dhe qe lexohet me kurreshtje, shkrunate Dr Namik Shehu n/kryetar i Akademis Shqiptaro - Amerikane e Shkencave.

"Ne librin e Simsise, gjejme kudo personazhe te "ndertuara" bukur, dhe te shprehuara me nje gjuhe shume te thjeshte. Me gjuhen e "kendueshme" shqipe,ai na njeh me ato personazhe qe u indetifikuan ne Shqiperine e asaj kohe, si me vujatjen dhe me dhimbjen qe kaloje ajo shtrese”, tha nder te tjera ne fjalen e tij gazetari shqiptaro - amerikan, editori i gazetes shqiptaro – amerikan,e Illyria z Dalip Greca. Tom Paloka, shkrimtar e gazetar, tregon se libri i ka lene pershtypje per sistemimin dhe tregimin e qarte e te paster. Aktori e dramaturgu i njohur Xhevat Limani, i cili e pershendeti kete permovim me poemen "Gjuha shqipe", thote se nje shkrimtar duhet te gjeje ne radhe te pare ate gjuhe konkrete, qe e dallon nga shume shkrimtar te tjere.

Simsia, sipas tij, eshte njeri prej atyre shkrimtareve qe duke e njohur metoden, qasjen, di shume bukur ate se ēfare do te thote e bene me lehtesi ne te shkruarin e ketij libri. Pershendeten, kolegun e tyre me plote perzemersi, dashuri e respekt, gjithashtu edhe poetja intelektuale - Kozeta (Keze) Zylo, poetja shkrimtare Iliriana Sulkuqi, poeti Nexhat Imeraj e shkrimtari, gazetari e publicisti i njohur z. Skender Shkupi, diplomat e ish ambassador i Shqiperise, ne Ankara(Turqi). Aktivisti i komunitetit Sali Bollati i shoqates Ēameria, inxhinier Shaban Arif - Gashi i shoqates "Peja", anetar i kryesise se Akademis Shqiptaro - Amerikane e Shkencave, humurosti Agim Sula e tjere.

"Dy fjale" prej autorit: Pierr - Pandeli Simesia
Vet autori Pierr - Pandeli Simsia, shprehu fjale miradie per organizatorin e ketij permovimi dhe koleget e lexuesit e librit. Simsia, tha se: "Faleminderoj me kete raste organizatorin e ketij permovimi pikerishte - Organizaten e Gruas Shqiptaro-Amerikane "Motrat Qiriazi", jo vetem per kete ndihmes, por edhe per kete moment kaq poetik qe ka zgjedhur ajo ne kete permovim. Pranver ne liber , pranever ne diten e permovimit. "Erdhi pranvera, thote Simsia, sa shume e kemi pritur kete pranvere, pranveres qe me shume se kush i kendoi edhe kengetari Tonin Tershana, ne Festivalin e XI- te kenges ne Radio -Televizion. Pranvera at'here ishte e zymte me rete te murrme, deri sa kaluan edhe vitet 70' dhe filluan cicerimat e para te dallandysheve. Zogjet, filluan te flututrojn ne qiellin e kalter dhe lajmeruan se pranvera e vertet filloi te vinte. Dhe ja tani per fatin tone jetojme ne ate bote qe enderruam dhe kurre nuk e shijuam ne rinine tone.

LE TE JEM UNE ZAMIRA - Pierre-Pandeli Simsia
Libri me tregime "Le te jem une Zamira" eshte botuar nga shtepia Botuese "Arberia" ne vitin 2005. Libri ka 267 faqe. Aty permblidhen shtate tregime te gjata, shkruar me thjeshtesi, mjeshteri dhe shume origjinalitet.
Ne parathenien e ketij libri shkruar nga Dukagjin Hata theksohet se tregimet e librit jane copeza te gjalla jete dhe impresionesh, ku perveē konceptit estetik te blicit fotografik ( natyralizmit) te gdhendur me ane te nje rrefimi te ngrohte dhe te sinqerte, konturohet dhe nje filozofi e brendshme, qe shkon drejt mesazheve universale te humanizmit dhe te vlerave te qenies njerezore.

Dy fjale per autorin:
Autori Pierre - Pandeli Simsia eshte lindur me 21 qershor 1960 ne qytetin e Beratit. Mesa duket dashuria e tij per letersine u kultivua qysh ne moshe krejt te re, atehere kur tekstet e shkruara prej tij, edhe pse vinin prej nje autori teper te ri e te padegjuar me pare, shpesh u bene kenge e u kenduan deri neper festivale.

Pas shembjes se komunizmit ne Shqiperi, Pierre-Pandeli Simsia emigroi ne Evrope. Qysh nga viti 1997 jeton dhe punon ne New York, SHBA. Ka shkruar rregullisht ne shtypin e diaspores shqiptare si edhe ne shtypin e pavarur ne Shqiperi.
"LE TE JEM UNE ZAMIRA" eshte permbledhja e tij e pare me tregime.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara