HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Qėllohet pėr vdekje pas njė ndeshje Futbolli - njė i ri shqiptar nė Bronks-NY

Beqir Sina -- nga Beqir SINA

- Vrarėsi ishte duke e pritur...

Gazetat lokale dhe radio - televizionet njujorkase, nė lajmet e kronikės sė zezė nuk kanė lėnė pa pėrmendur sot, nė tė gjitha emisionet informative tė ditės, vrasjen e njė tė riu shqiptar. Sipas tyre njė zėnkė e dhunėshme, gjatė njė ndeshje nė njė fushė-rėre Futbolli europian nė Bronks -New York, pėrfundojė me vrasjen tragjike tė njė futbollisti nga "kundėrshtari" i tij - kanė deklaruar autoritetet e policisė dhe familja.

Emigranti shqiptar Besnik Qelia, 27 vjeēar ėshtė vrarė mbrėmė aty afėr mesnatės (ora - 10:30) vetėm gjysėm ore pasi kishin pėrfundur sė luajturi njė ndeshje Futbolli ndėrmjet shokėsh, kur dorazi e priste pas zėnkės qė kishte ndodhur atje, nė pragun e shtėpisė sė tij e cila ndodhej mid rrugėve Bolton St. dhe Lydig Ave.

Besnik Qelia

Njė i afėrmi i viktimės, qė nuk ka dėshiruar tė jap emrin pėr gazetėn njujorkase "New York Daily News", ka thėnė se: "Vrasja pati si fillim njė zėnkė nė fushėn e Futbollit". "Ēdo gjė i kaloi "kufinjtė", dorazi e priste atė nė qoshen e pallatit ku ai banonte dhe shkrehu armėn kur viktima doli".

Tė afėrm, thonė se zėnka midis tyre shpėrtheu mbasi Qelia e "grushtoi" shokun e tij gjatė lojės sė Futbollit, nė fushėn sportive qė ndodhet nė rrugėn Cruger Ave nė lagjen Pelham Parkway. Familjarėt dhe shokėt e viktimės janė ēuditur nga kjo vrasje, e kryer nga njė djalė shqiptar tjetėr 24- vjeēar tė cilin ata e njohin.

"Kjo ėshtė njė vrasje "budallenjėsh", ka thėnė njė i afėrt i viktimės i inatosur.

Nik Rugova njė 38 vjeēar emigrant shqiptar, mik i familjes Qelia, ka thėnė se ata mes tyre jashtė fushės sė Futbollit ku edhe fillojė zėnka, e cila solli mė pas edhe tragjedinė" Nuk kanė pasur ndonjė gjak-marrje". Ai tha se familja e dorasit i ka kėrkuar falje familjes Qelia. Policia ka deklaruar se megjithse hetimet vazhdojnė ende nuk ka asnjė tė arrestuar.

Familja Qelia tha se viktima Besnik Qelia 27 vjeēar ka pasė fituar azilin politik dhe njė natė mė parė se tė ndodhte vrasja ai mori nga zyra e emigracionit aprovimin qė tė sillte nė Amerikė e tė bashkohej me gruan e tij njė e re nė Shqipėri, e quajtur Desdemona. Ata kanė qėnė tė martuar pesė vjet tė kaluara dhe viktima Besnik Qelia kishte vetėm njė muaj qė kishte ardhur nė New York, ku punonte si bojaxhi pėr lyerjen e banesave.

"Ai ishte njė djalė i mrekullueshem, i qetė, i respektueshem, njė i ri qė nuk mund t'a imagjinoni", tha miku i familjes Qelia, Nik Rugova, duke shtuar se viktima ka kėtu edhe njė vėlla 19-vjeēar i cili ka qėnė dėshmitar i vrasjes. Besnik Qelia tė cilin familja e tij ka vendosur ta dėrgojė nė vendlindjen e tij pėr varrim nė Tropojė - Shqipėri, e ndihmonte vazhdimisht familjen nė Tropojė duke i dėrguar para nga fitimet e tija. "Ai ishte shumė i interesuar pėr familjen nė Tropojė, sė bashku me tė vėllanė."

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara