HYRJE | HISTORI | LETËRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRË


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nike Mernaçaj vendoset ne Memorialin, kushtuar 109 - të rënëve nga Westchesteri, më 11 shtator 2001

Beqir Sina -- nga Beqir SINA, Nju Jork

Flamuri Kuq e Zi - valvitet ne shtizen e minibashkise se Nju Jorkut White Plains (Yonkers) - New York: Shqiperia, nje nder vendet e rregjimeve me te egra komuniste, ne Europen JugLindore, kurresesi, sot, mbas renies se komunizmit, nuk ka kurajon as moralin jo vetem t'i denoje krimet e komunizmit, ose t'u kerkoje falje viktimave, por as qe t'i kujtoje ata ndonjehere me ndonje perkujtimore. Vetem zyrtaret amerikane, kane si simbol anti-komunistin shqiptaro - amerikan Nik Mernaçajn, duke e quajtur ate dhe "Heroi shqiptar, qe vdiq per lirine e vendit te tij te lindjes". Didikuar atij nje minibashki ku ai ka jetuar ne Nju Jork, ka nje dite perkujtimore e titulluar: "Dita e lirise shqiptare” - Nik Mernacaj. Me kete rast, ne shtizen e minibashkise flamuri shqiptar valvitet perkrah flamurit amerikan.

Ngritja e flamurit shqiptar
Dita e Lirise Shqiptare : Flamuri shqiptar valvitet ne shtizen e minibashkise se - Nju Jorkut

Bashkekombasit (atdhetaret, patriotet, demokrate) e kujtojne kete dite duke quajtur ate "Deshmori i pare i Mergates shqiptare, ne lufte kundra komunizimit". Ndersa, shteti demokratik, qe doli nga ajo levizje, e cila permbysi rregjimin komunist, me 1993, i akordoi me vendim te posaqem nga ish Presidenti demokrat Sali Berisha, medaljen "Martiri i Demokracise" me motivacionin: "Luftoi gjithe jeten ne mergim kunder ideologjise komuniste me flamurin e luftes per demokraci". Nje shkolle femijesh e ciklit te mesem ne Tamare - Kelmed (Malesia e mbi Shkodres) iu dha emri i tij dhe quhet sot, Shkolla e Mesme "Nik Mernacaj".

Dom Pjetri

Nik Mernaçaj (Nick Marnacaj) humbi jeten me 22 prill te vitit 1990, ne moshen 31 vjeçare, ne nje aksidenet automobilistik. I ndjeri po kthehej ne shtepine e tij ne Nju Jork, s'bashku me nje bashkekombasin e vet, pasi kishte marre pjese ne nje demostrate, kunder rregjimit komuniste te Tiranes. Atij rregjimi, i cili po merrte at'here edhe goditjet e fundit dhe po gerrmisej ne gerrhamat e fundit. Nik Mernaçaj, eshte nipi i Nikoll Marnaçajt, i cili kaloje ne burgjet e diktures 38- vjet, burg. I ndjeri ishte dhe ish - bashkevuajtesi im, ne kalvarin e gjate te vujatjeve te familjes Marnaçaj, dhe te dhjetra mijra familjeve te tjera, te presekutura keto neper kampet e ineternimit dhe burgjet e diktatures komuniste, ne Shqiperi (Tepelene, Porto Palermo, Delvine, Uznove, dhe se fundi ne Saver - Lushnje).

Pjesemarres

Vellai i Marashit, u ndjeri Nikolle Mernacaj, vdiq ne vitin 1989, pasi kishte kaluar plot 38 vjet ne burgjet e egra te diktatures. I biri i Nikolles, Marku, ndjehet krenar sot per atin e tij, ashtu sic ndjehet krenar edhe per Nike Mernacaj, kusheririn e tij, qe eshte kthyer ne nje simbol shqiptar ne kete qytet amerikan dhe per ta nderuar, kane ardhur autoritetet amerikane e shqiptare. Marash Mernacaj, kur i paten burgosur vellane, Nikollen, e parandjeu se po i afrohej edhe atij rreziku, prandaj mori gjithcka parasyshe dhe familjarisht kaperceu kufirin dhe duke lene pas mallin per vendlindjen dhe ne duart e komunisteve vellane, me 1959 gjeti shtegun dhe u arratis, duke lene pas Tamaren, vendlindjen e tij ne Kelmendin antikomunist dhe kaloi ne Mal te Zi.

Pjesemarres

Ne qytetin ku ai jetonte Federata PanShqiptare e Amerikes VATRA, komuniteti shqiptar s'bashku me familjen Marnaçaj, per gjate ketyre viteve , çdo jave te fundit te muajit prill e cila perkon me diten e vdekjes se "Heroit shqiptar, qe vdiq per lirine e vendit te tij te lindjes", e kane konceptuar kete dite, si nje dite shume te rendesishme kombetare. Ne kete dite grupe shqiptaresh, bashkohen me familjen Marnaçaj, qe te kujtojne me krenari vepren dhe idealin e Nike Marnacajt. Me kete raste sebashku, ata i bejne nje homazh te gjithe atyre qe kane bere aq shume gjate gjithe ketyre viteve, per te mbrojtur dhe ruajtur idealet kombetare: lirine e demokracine ne Shqiperi, per te arritur edhe lirine e pavaresine e Kosoves, per nje jete normale, e me dinjitet njerezor.

Pjesemarres

Ceremonia e perkujtimit te Nik Mernacaj u organizua te shtunen me 22 prill 2006 ne Kensico Dam Palza, Valhalla-White Plains Yonkers-Nju Jork. Erdhen ketu zyrtaret e lart amerikan, County Exekutive Andy Spano, famullitari i Kishes Shqiptare”Zoja e Shkodres” Dom Pjeter Popaj, zv/ kryetari i Federates panshqiptare”Vatra”, Dr. Gjon Bucaj e tjer. Veç zyrtareve vendor, moren pjese edhe aktiviste te dalluar ne komunitet, gazetar, politikane, afariste, studente dhe familja Marnaçaj - axhallaret e te afermit e tij, miq e shok. Drejtuesja e aktivitetit ceremonial, Teuta Bucaj, u prezantoi pjesmarresve autoritetet dhe i ftoi te pranishmit te percillnin te dy hymnet kombetare, ate Amerikan dhe Shqiptar.

Me pas ajo i ftoi te pranishmit qe te mbanin nje minute heshtje per perkujtimin e Nikes, dhe te deshmoreve te flijuar per liri. Famullitari i Kishes Katolike”Zoja e Shkodres” Dom Pjeter Popaj, duke kryer lutjen fetare, kushtuar -Dites se Lirise se shqiptareve-Nik Mernacaj, tha se jemi mbledhur sot ketu per te kujtuar Nik Mernacajn. Ai ishte nje njeri i ndershem, krenar dhe i perkushtuar lirise; ai u vetsakrifikua per lirine e Shqiperise. Sot Shqiperia eshte e lire dhe ne lutemi qe te fitoje pavaresine edhe Kosova.

Proklamate

Moderatorja e ceremonise Teuta Bucaj,beri nje pershkrim te jetes dhe aktit vetsakrifikues te Nik Mernacajt. Nik Mernacaj, tha ajo, ishte nje aktivist qe iu perkushtua lirise dhe demokracise. Ai kishte marre pjese ne shume demonstrata kunder sistemit komunist ne Shqiperi dhe kunder represionit serb ne Kosove. Keshtu ndodhi edhe ne ate 22 janar te vitit 1990, ku ai pasi kishte marre pjese ne demonstraten antikomuniste ne Detroit, tek po kthehej humb jeten ne menyre aksidentale. Nik la pas djalin 5-vjecar, Maichel(Mikeli), prinderit Marashin dhe Mrijen, gruan e ve Maria dhe te aferm. Aktin e Nikes, tha Teuta, ne perkujtojme cdo vit dhe amerikanet e cilesojne ate si si heroi shqiptar qe ka rene per lirine e vendit te lindjes dhe me kete rast organizojne ceremonine e titulluar:”Dita e lirise shqiptare”-Nik Mernacaj, dhe me kete rast flamuri shqiptar valvitet perkrah falamurit amerikan.

Pjesemarres

Vetesakrifikimi i Nikes, eshte vleresuar edhe nga qeveria Demokratike e Shqiperise, , dhe Teuta Bucaj i kujtoi te pranishmit se ne vitin 1993, ish presidenti Sali Berisha me dekret te vecante e ka shpalle Martir te Demokracise, duke i akorduar medaljen”Martiri i Demokracise” me motivacionin:”Luftoi gjithe jeten ne mergim kunder ideologjise komuniste me flamurin e luftes per demokraci”. Ne vendlindje, emrin e martirit e ka marre shkolla e mesme e Tamares ne Kelmend, tha ajo. Teuta tregoi edhe historikun e familjes Merncaj, e cila ka qene e persekutuar nga regjimi komunist dhe vellai i Marashit kishte kaluar 38 vjet ne burgjet komuniste dhe kishte vdekur pa iu gezuar ndryshimeve demokratike.

Pjesemarres

Moderatorja Bucaj, permendi miqesine e Shqiperise me Ameriken dhe perkrahjen qe i kishte dhene Shqiperise presidenti Wilson, e roli i presidentit Klinton gjate luftes ne Kosove. Ne emer te familjes Mernacaj pershendeti Maichel, i biri i martirit, Nik Mernacaj. Ndersa Counti Exektutive Andy Spano, ne fjalen e tij pershendetese, tha se: Ne jemi te nderuar me pjesmarrjen e komunitetit shqiptar ne jeten dhe veprimtarine e qytetit. Edhe ne diten e sotme jemi te nderuar qe kete dite ia kushtojme lirise se shqiptareve - Nik Mernacaj. Ne jemi krenar qe nje dite si kjo perkujtojme lirine; lirine per te gjithe, per individin, per shoqerine. Edhe sakrifikimi per lirine eshte krenari.

Ketu, tamam ne kete vend ku perkujtojme Niken, po ngreme nje Memorial, kushtuar 109 te reneve nga Westchesteri me 11 shtator 2001, Memoriali perfundon per dy muaj. Ka mes tyre edhe shqiptar; siç eshte Simon Dedvukaj. Andy Spano nenvizoi faktin se Memoriali do te kete nje lartesi prej 80 feet. Do te jete nje gje krej e vecante ne te gjithe Nju Jorkun, do te jete nje pike turistike qe do te teheq shume vizitore. Sot jemi krenar sepse po perkujtojme dy ngjarje ne nje dite; jeten e nje martiri dhe lirine ne teresi, tha Spano. Kjo do te jete per lirine e shqiptareve. I falenderoj te gjithe shqiptaret qe kane ardhe sot ketu, perseriti Spano. Me pas ai lexo para organeve te medias Proklamaten, e cila iu dorezuar te birit te Nik Mernacajt, Maichail.

E vecanta e kesaj dite, eshte se qyteti ne shenje nderi me ane te zyrtarit me te larte te qytetit(prefektures) County Executive Andy Spano, uli nga shtylla e madhe e flamurit (big flag pole) flamurin amerikan, duke ngritur mes duartrokitjeve dhe egzkutimit te himnit te te dy vendeve flamurin tone kombetar shqiptar - Flamurin Kuq e Zi - i cili, tani qendron duke u valvitur ne majen e shtizes se minibashkise ne prefekturen White Plains. Me pase pjesmarresit vizituan Memorialin e te reneve te 11 Shtatorit, i cili tash ka ne stendat e tij fotot dhe emrat e dy shqiptaro - amerikaneve Nick Mernaçaj dhe Simon Dedvukaj.

Shkoder.net... - Fjala e Lirë | Të drejtat e rezervuara