HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nga vizita e ish-kryeparlamentarit tė Kuvendit tė Kosovės, akademik Nexhat Daci, nė Nju Jork

Beqir Sina -- nga Beqir SINA, Nju Jork

Daci: Shpallja e kanditaturės jashtė Kosovės - nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, pėr Kosovėn, dhe pėr shqiptarėt nė pėrgjithėsi kanė njė domethėnje tė veēantė

ARTHUR AVENUE - BRONX (NY): Akademik Nexhat Daci, i shoqėruar nga zoti Lulėzim Zeneli, zėdhėnėsi i LDK-ės, anėtarė i kryesisė dhe Deputet i Kuvendit tė Kosovės, me tė tjerė, nė 7 - vjetorin e hyrjes sė trupave tė NATO-s nė Kosovė, vizitojė SHBA-sė. Ish-kryeparlamentari i Kuvendit tė Kosovės, akademik Nexhat Daci, dje, zhvillojė disa takime tė rėndėsishme nė metropolin e botės, qytetin e Nju Jorkut. Gjatė vizitės nė SHBA-ės, ish kryeparlamentari i Kosovės, u njoftua, se pati takime nė Stejtdepartmentin, Kongresin dhe Senatin e SHBA-ve. Nė Nju Jork, ai dhe delegacioni qė e shoqėronė atė, vizitojė redakisnė e gazetės kombėtare Bota Sot, nė Bronks(NY), mbajti njė takim me kryesinė e degės sė LDK-ės nė zyrėn e re, dhe zhvillojė njė takim me bashkėatdhetarėt tanė, nė restoratin"Mario's" nė Arthur Avenue - Bronks.

Nexhat Daci nė Nju Jork

Tek Bota Sot...

Gjatė vizitės nė redaksinė e gazetės kombėtare Bota Sot, ai dhe personat qė e shoqėrojnė atė, u pritėn nga redaktori pėrgjegjės i kėsaj gazete, zoti Dervish Jahjaga. Daci tha se :"Bota Sot, prej themelimit tė saj ka qėnė pėrcjellėsja mė e denjė dhe mė e besushmja e lirisė dhe e pavarėsisė sė Kosovės, rrugės sė presidentit Rugova. Megjithse, ka pasur edhe pėrkrahjen tonė , kjo gazetė asnjėher nuk e ka pasur tė lehtė rrugėn e saj as nė Prishtinė, as nė Zyrih, dhe Nju Jork. Dan Eversti dhe qarqe tė caktuara janė munduar t'a dėmtojnė gazetėn me tė gjitha format e dėnimeve. Rruga qė ndoqi Bota Sot, do tė thotė se ishtė njė rrugė e vėshtirė, e cila nuk e pengojė qė ajo tė hecė nė tė gjitha drejtimet. Ajo u bė njė gazetė qė gjithmonė i pati faqet e saja tė hapura, pėr njėrėzit e LDK-ės,.Gjithėsesi, do tė kisha shumė dėshirė qė kjo rrugė tė vazhdojė edhe nė tė ardhmen. Ruaj kujtime tė mira edhe nga takime tė tjera me kėtė gazetė, si ai qė pata para do kohe nė Curih njė njė takim pune me redaksinė e saj atje, me botuesin e editorin e saj zotin Xhevdet Mazrekaj e stafin e saj. Pėrfitojė nga rasti t'ju pėrcjell pėrgėzimet e mija e njėherėshit tu urojė susksese.

Nexhat Daci nė Nju Jork

Ndėrkaq, redaktori pėrgjegjės i kėsaj redaksie nė SHBA-ės, zoti Dervish Jahjaga, tha se: "Ėshtė kėnaqėsia jonė tė kemi nė redaksinė tonė, sot, njė personalitet tė njohur tė politikės shqiptare nga Kosova, siē jeni ju Akademik Nexhat Daci. Diaspora shqiptare, tha ai ka nevojė pėr informim, pėr arsye se krahas vėshtėrsive dhe stresit tė madh qė ka kurbeti, diku duhet tė ndjehet e lirė, dhe e relaksuar. Mediat janė mė kryesoret qė nė kėtė aspekt ato qė mund tė luajnė njė rol tė madh me informacionin e larmishėm, nga vendlindja. Z. Jahjaga e falenderoi z. Daci me bashkepuntorėt pėr vizitėn dhe njėherit u deshiroj suksese nė punėn dhe angazhimet e tyre nė jetėn politike.

Nexhat Daci nė Nju Jork

Nė kryesinė e degės sė LDK-ės, pėr Nju Jork e rrethe

Nė praninė e kryesisė nė emėr tė saj kryetari i degės zoti Agim Rexhaj, duke i uruar mirėseardhjen tha se: "Kjo zyrė ka bėrė dhe ka punuar me mundėsit e veta, pėr mė se 16 - vjet. Duke bėrė gjithēka sa ka mundur, pa ndalur nė asnjė moment. Rexhaj ceku faktin se: "Ėshtė, mė se e vėrtet qė numėri i anėtarėve nuk ėshtė mė ai kur kjo degė u krijua. Zhvillimet e ndryshme rrethanat dhe pėrcushmėria e problemeve qė dolėn nga qėndra, problemt e kurbetit e hallet e tyre, bėnė qė numėri sot, tė jetė mė i vogėl, por mė i konsoliduar. Ne u jemi mirėnjohės tė gjithė atyre qė kanė kontribuar e kontribojnė nė rradhėt e kėsaj kryesie, pėr Kosovėn, pavarėsisnė e saj e demokratizmin e saj. Ardhjen e demokracisė nė Shqipėri, dhe marrjen e shumė tė drejtave tė shqiptarėve, nė tė gjitha trojet etnike.

Nexhat Daci nė Nju Jork

Kjo degė, pėr kryetarin Rexhaj ka pasė si eksperiencė tė vazhdueshme dhe ka ndjekur rrugėn, zėrin, politikėn e qėndrimin e Presidentit Rugova. Njeri, i cili ka ditur t'a ēmojė kėtė degė nėpėrmjet mirėnjohjes dhe veprimeve tė veta si presidenti i Kosovės, por edhe si kryetari i Lidhjes Demokratike tė Kosovės. Gjė qė ne na ka frymėzuar dhe na ka dhėnė vullnet, qė ne tė ndjekim tė njėjtėn rrugė. Puna jonė ka qėnė e sinkronizuar nė lidhjet e takimet me personalitetet e njohuar amerikane, senatorė e kongresmen, fushatat elektorale pėr president, e tė tjera ndihma humanitare pėr Kosovėn, e viset shqiptare, u shpreh Rexhaj.

Nexhat Daci nė Nju Jork

Daci: "Lidhja Demoratike e Kosovės, ka qenė shkollė e demokracisė"

Daci pohojė nė fillim se, Presidenti Rugova, ka pasur njė besim tė madh me degėn e LDK-ės, kėtu nė Nju Jork. Gjithėnjė, ardhja e tij kėtu, ka qėnė njė shpres e madhe, pėr ne nė atė kohė. Kėtė e konfirmojė edhe ish kandidati pėr president tė SHBA-ės, senatori Bob Doll, kur tha se "nė Kosovė, nė njė kohė kur sundonte rregjimi soldatesk i ish-Jugosllavisė, dhe ishte shumė e vėshtirė tė futeshe nė Kosovė, ju ishit ata qė pėr Kosovėn, hapėt njė rreze drite".

Nexhat Daci nė Nju Jork

Duke folur pėr rrugėn e ndjekur der tash, Daci, tha se unė kamė njė parim, qė gjithmon t'i lėmė pas ato qė hoqėm dhe tė hedhim syt drejt tė ardhmes. Dhe ndoshta e ardhmja do tė ketė nevojė mė shumė nga ana politike dhe tė angazhimit tuaj nė Amerikė. Pra tė degės sė LDK-ės. Sepse, me zgjedhjen e statusit tė Kosovės, at'here fillon"lufta" e vėrtet pėr njė Kosovė, ajo qė e kemi ėndėrruar tė gjithė ne.

Nė vijim lidhur me zhvillimet brenda partisė, ai tha se: "Kemi kėto koncepte tė bashkėpunimit tė pėrcaktuar nė atė se LDK-ja, qėndron nė tre shtylla kryesore: Veprat dhe jeta e prisit, presidentit tonė tė pėrjetėshėm, do tė thoja Ibrahim Rugova. Shtylla e dytė lėvizja gjithė popullore e prirė nga LDK-ja pėr mė shumė se 16 - vjet. E treta Kosova pas statusit final, orientimi pro perendimor me mbėshtetje tė fort dhe tė pakufishme me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe Bashkimin Eurpoian. Nė kėto tre shtylla ne mendojmė t'a vazhdojmė aktivitetin e Lidhjes Demokratike tė Kosovės. Dhe ky ėshtė vizion dhe garanci qė jo vetėm e ēonė Kosovėn drejt pavarėsisė, por krijon njė Kosovė stabile, njė shtet normal.

Ēėshtje aktuale sot, u shpreh Daci, ėshtė ajo qė shpesh herė i ndjeri Rugova, thonte: "Pavarėsia formale e Kosovės". Ajo ēka ne mendojmė se tash, ėshtė nė fazėn finale. Ajo ėshtė nė fazėn pėrfundimtare, dhe ky vitė do tė jetė viti i pavarėsisė sė Kosovės. Ose viti i festės sė madhe, pėr tė gjithė shqiptarėt, kudo qė ata janė. Pavarėsia e Kosovės, ėshtė njė investim kombėtar qė e ka zanafillėn e saj prej luftės sė Dytė Botėrore dhe mė pėrpara, pėr njė Kosovė tė lirė e tė pavarur.

Ai pėrforcoi mendimin, se nuk ka asnjė rrezik pėr LDK-ėn. Mbasi sipas tij, megjithse ka shumė mendime jashtė LDK-ės, qė "kjo parti me vdekjen e presidenti Rugova, nuk egziston mė si parti". LDK-ja, do tė pėrēahet, do tė fraksionohet, e tjerė e tjera. Ne kemi nė tė kundėrtėn njė koncept tjetėr, pikėrishtė atė tė autoritetit dhe veprės sė presidentit Rugova. Kemi njė obligim moral dhe nacional, qė tė vazhdohet si njė parti e madhe dhe jetėgjatė. Kėtė e kamė shprehur edhe nė njė vjetorin e vrasjes sė akademik Fehmi Aganit, kur kam thėnė se: "Tėrėsia, e LDK-ės, ėshtė shumė mė e madhe se shuma e pjesėve". Ēka do tė thotė, se njė LDK-ė, ėshtė shumė e fuqishme dhe shumė mė e madhe se krejt fraksionet, e partive tė tjera".

Pėr kėtė, Daci ndėr tė tjera theksojė se:”Ne mendojmė se duhet t'i nėnshtrohemi forcės sė demokracisė, sepse ajo ėshtė forca e botės. Zgjedhje shpresojmė se do tė kemi, njėsojė sikurse qė i kemi pasė edhe zgjedhjet lokale e parlamentare nė Kosovė. Ashtu, siē kanė qėnė zgjedhjet, qė janė vlersuar nga mė tė mirat nė Europėn Juglindore, mė tė ndershmet dhe mė tė civilizuarat. Dhe ato zgjedhje faktikisht, i ka udhėhequr LDK-ja. Ne nuk e shohim asnjė arsye qė zgjedhjet brenda partisė, tė mos jenė po aq demokratike dhe po aq tė lira e tė nderėshme e transparente, sa ato qė kemi mabjtur nė Kosovė.

Mirpo, pohoi Daci, ”Ka njė ēėshtje, pėr shembull; pse shpallet kanditatura e dikujt (nė kėtė rastė unė vet) jashtė Kosovės. Pėr Kosovėn, dhe pėr shqiptarėt nė pėrgjethėsisht Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, kanė njė domethėnje tė veēantė. Prej presidneti Uillson e kėndej, Bush tė vjetėr dhe atij sot, dhe nė veēanti atij tė presidentit Klinton, pėr atė ēka kanė bėrė, pėr shqiptarėt nė pėrgjethėsi, e jo vetėm pėr Kosovėn.

Nė fund ish-kryeparlamentari i Kuvendit tė Kosovės, akademik Nexhat Daci, ju drejtua kryesisė duke thėnė se: ”Lidhja Demoratike e Kosovės, ka qėnė shkollė e demokracisė. Ajo ka qėnė fillimi i demokracisė, jo vetėm nė Kosovė e botėn shqiptare, por edhe nė Europėn Juglindore. Paraqitja e ideve tė presidentit Rugova, tė themelimit tė njė lėvizje kombėtare, me koncept tė kjartė demokratik, ishte diēka e re pėr krejt Europėn Juglindore. Ishte diēka vizionare. Dhe kjo ka qėnė do tė thotė shkolla mė e mirė, edhe pėr tė gjitha partitė qė kanė lindur mė pasė nė Kosovė. Ne ishim si nė formėn e njė akademie tė pėrgatitjes sė njėrėzve, qė do tė formonin mė pasė partitė politike.

LDK-ja dhe persidenti i saj i pėrjetshėm Rugova, ka qėnė njeriu mė i respektuar nė trojet shqiptare dhe jashtė Shqipėrisė. Tė gjitha partit politike qė janė formuar, ma vonė, kanė qėnė tė parnishme nė zyrėn e kryetarit tė LDK-ės, presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugovės. Nesėr do tė japim raportin mbi takimin me bashkėatdhetarėt nė Bronks - Nju Jork.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara