HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kozeta Zylo - Njė penė e vogėl nė duart e njerėzve halleshumė!

-- nga Beqir SINA, Nju Jork, SHBA

Beqir Sina Zylo: Me lotin desha te jepja, se memedheut tone, tokes sone te shtrenjte, zanave te bukura te malit, kurre, kurre nuk iu ndane lotet, nga syte e tyre, por e gerryenin trupin dhe linin gjurmet dhe dramat neper te cilat ka kaluar toka jone e lashte. Desha te jepja, Kosoven martire, qe dhe pse ne mijevjecarin e ri, akoma derdhet lot per pavaresi, te ngrija zerin nepermjet vargut se Camerise duhet t’i kthehen tokat e gjysherve te tyre, qe u pushkatuan dhe debuan nga pronat e tyre…e ndaj me kete dalte skalis vargjet.

Globe Institute of Technology - MANHATTAN (NY): Studentėt, kolegėt, adhuruesit, familja sė bashku me intelektualen poete Kozeta Zylo, kanė organizuar pėrmovimin e librit "Monumenti i Lotit" nė njėrin prej mjediseve tė kolegjit Globe Institute of Technology. Promovimi i kėtij libri qė ishte disi i veqantė pėr nga ana profesionale dhe interesimi (rreth 250 vetė), do tė shėnojė rikthimin e artistėve, shkrimtarve, poetėve nė Amerikė, pas asaj periudhe tė sukseseshme promovimesh, qė kaloi diaspora shqiptare nė SHBA, vitin qė lamė pas. E ka titulluar librin "Monumenti i Lotit", monument siē thanė oratorėt: "Jo nga ata monumentet e diktatorėve qė shėmben ēdo ditė - por nga ato monumente loti qė rrjedhin nė faqet e ēdo njerit, bėhen krip e gurė, skaliten deri nė pavdekėshmėri...

Nga promovimi i librit tė Kozeta Zylos

Aty poetja ka "skalitur" me daltėn e zemėrs, plot pathos dashurinė e madhe qė ka pėr familjen e saj - burrin Qemalin, vajzat Klodianėn dhe Valbonėn. "Monumentin e Lotit" pėr atdheun e saj, pėr vendlindjen e saj Mezhgoranin, pėr Tiranėn, pėr Kosovėn e Ēamėrinė. Ajo di t'u ngrejė "Monumente Loti" nėpėrmjet poezisė sė saj nė kėtė libėr tė parė edhe dėshomrėve, luftės dhe trimėrisė ashtu si bukurisė, lumturisė, brengės dhe mallit.

Nga promovimi i librit tė Kozeta Zylos

Kishte thėnė, qė nė ditėt e para tė kthimit nga Shqipėria kur e pat vizituar pas 9-vjetėve…s e atė qė bėri me promovimin e librit tė saj nė Tiranė - do t'a bėnte edhe nė Nju Jork. Vendosi kėshtu, dhe e bėri. Jo se kishte lėnė ndonjė gjė pa arritur suksesin e parė nė Tiranė, por se nė Nju Jork, ajo ka aq shumė miq, shokė dhe kolegė sa pa atė promovim qė bėri do t'u ishte "borxh" tė gjithė atyre rreth 250 bashkėatdhetarve, intelektualė, afaristė, poetė, shkrimtarė, artistė, muzikanė, pedagogė dhe studentė tė Globe Institute of Technology e tė kolegjit BrmansOrst. E gjithė kjo ngjarje e madhe kulturore, me pėrmasa e vlera artistike shėnoi rikthimin e aktiviteteve tė munguara nė bashkėsinė shqiptare nė Amerikė. Ndaj dhe emocioni e gėzimi nuk munguan e ishte krejt ndryshe. Pjesmarrėsit, nė kėtė promovim u larguan pėr disa ēaste nga brenga e mėrgimit dhe hynė si "pa pritur e pakujtuar" nė botėn e bukur tė vendlindjes. Promovimi qe si njė spektakėl - i cili u dhuroi secilit kėnaqėsinė qė e shijojė me promovimin e librit tė parė tė poetes intelektuale "Monumenti i Lotit", autores Kozeta Zylo.

Nga promovimi i librit tė Kozeta Zylos

Roland Gjoza, shkrimtar e regjizor i mirenjohur nga Tirana, recenesuesi kryesor i kėtij promovimi, thotė se: "Po mendoja pėr lotin, si mund ta paraqesė lotin njė skulptor dhe m'u kujtua njė thėnie e Bethovenit kur shkroi simfoninė e nėntė: "Gėzimi vjen nėpėrmjet dhimbjes". Po mė erdhi ndėr mend gjithashtu vargu biblik i Nėnė Terezės "mė shumė se pėr bukė kemi uri pėr dashuri". Kėto asosacione, tha ai, mė gėlonin ndėrsa lexoja e rilexoja poezitė e Kozetės, njė ndajnatė nė shtėpi dhe i kisha harruar tė gjitha adresat. Isha njė njeri i lirė nė njė botė qė mė pėrkiste mua, nė njė botė tė re, ideale, qė e kishte krijuar poeti. Ato dy orė tė mrekullueshme nuk isha mė ai njeriu i pasigurtė, i mbėrthyer nga ankthi pėr tė paguar billat, me njė ndjenjė tė ēuditshme sikur po qendroja disi pezull as nė qiell e as nė tokė. I menduar nga dilemat, i pėrmbytur nga melankolia lėnguese qė tė shkakton nostalgjia, jo s'isha ai qė jam mėsuar tė njoh te vetja; njeriu i lodhur nė rrugėn e mundimshme tė integrimit."

Nga promovimi i librit tė Kozeta Zylos

Gjezo vijoj se "Nė Globe Institute mė bėri pėrshtypje njė pedagoge qė nė kohėn e lirė hapte kompjuterin dhe shkruante poezi. Pastaj ua lexonte studentėve ashtu thjeshtė, e frymėzuar, pėrplot emocion. Njė ditė mė tha: "Roland, eja tė tė lexoj njė poezi". Ishin vėrtet vargje tė ndjerė drithėrues, me njė dashuri tė veēantė prej nėne tė dhembshme pėr vajzėn e saj, Valbonėn. Njė herė tjetėr, me njė ton disi alarmues, plot ankth dhe revoltė, mė lexoi njė poezi pėr Bardhyl Ajetin, gazetarin e Bota Sot tė vrarė mizorisht pėr fjalėn e tij tė lirė. Pėr Kozetėn mund tė shkruhet shumė po ky ėshtė libri i saj i parė. Le t'i lemė fjalėt mė tė mira pėr librat e saj tė mėvonshėm..."

Nga promovimi i librit tė Kozeta Zylos

Prezantuese dhe udhėheqėse e pėrmovimit tė librit "Monumenti i Lotit" tė Kozeta Zylos e bėri me shumė profesionalizėm dhe ēiltėrsi e bija e saj Klodiana. Xhevat Limani, regjisor, dramaturg e aktor, i dha edhe mė shumė ngjyra poetike, kėtij promovimi me interpretimin e disa pozive tė zgjedhura nga "ėmbėlsia" e faqeve tė kėtij libri. Muzika qė "notonte" nė ēdo fragment nga notat e pentagramit, pasuruan programin, luajtur me plot mjeshtri nga kėngėtari i njohur Frederik Ndoci. Kėndoi edhe Bujar Gega kėngėn ... e cila si nė kor u kėndua nga rreth 200 pjesėmarrėsit.

Nga promovimi i librit tė Kozeta Zylos

Pėrshėndetėn: Ryan Buck - Dean Student Services, Mailinda Myrto, Roland Gjoza,Frederik Ndoci recitoi "Polena e Puthjes" dhe "Udhėtimi me shkronjat", Xheraldo Montone, Pandeli - Pierre Simesia recitoi "Dy Statujat", Ikbale Cefa poezinė "Klodiana, Engjelli im". Shqipe Biba, Pėllumb Kulla, Naum Prifti, Mikele Arapi, piktor i tablos "Monumenti i Lotit", Zef Nacaj, Lavdie Balili, Entela Barci, pedagoge e muzikės, nė violin me njė pjesė tė kompozitorit tė madh Bah, dhe "Lule bore". Mė pasė pėrshendeten edhe Iliriana Sulkuqi me poezi, Egzonjeta Nivokazi vajza nga Kosova recitoi "Cicerrim mirenjohje". Liri Alla dhe Lindita Fekushi. Gjithashtu foli dhe Vera Preci nga salla, Valbona Cano. Xhevat Limani recitoi "Cameria", "Pengu im Kosova", dhe "Monumenti i Lotit", "Shqipėrinė e kam pėr jetė" dhe Festa e Flamurit u recitua nga dibrani Fehmi Arapi. Nė fund u shtrua njė koktejl dhe u kalua nė njė program tė pasur argėtimi me kėngė e valle popullore e tė muzikės sė lehtė.

Nga promovimi i librit tė Kozeta Zylos

Majlinda Myrto: Qė nė strofėn e parė poetja thėrret pėr padrejtėsitė, qė i janė bėrė popullit shqiptar, popullsisė ēame:

Klithin zėrat nga nėntoka,
Ē'bėn kėshtu, o Evropa plakė,
Jemi ēamėt tė masakruarit,
Po kullojmė akoma gjak!

Nga promovimi i librit tė Kozeta Zylos

A nuk tė emocionojnė kėto vargje dhe tė bėjnė tė ngresh zėrin me forcė pėrballė kancelarive memece tė Evropės?

Nga promovimi i librit tė Kozeta Zylos

Steve Galegor, sherben ne Staten Island si Pastor dhe eshte inxhinier arkitekt ne profesion : ”Ju faleminderit, qė mė dhatė rastin tė them edhe unė dy fjalė nė kėtė promovim. Shqiptaria ma ka pasuruar mua jetėn time. Pasi unė mėsova shumė gjatė kohės qė jetova nė Shqipėri. Ajo ēka unė mėsova atje ėshė se nuk duhet harruar asnjėherė, por duhet mėsuar mė shumė. Unė ndjej njė kėnaqėsi tė veqantė kur ndodhem mes jush, pasi qė shoh sesa ju jeni tė lidhur me atdheun tuaj. Poezisė sė Kozetės i pėrket njė fjalė e cila ėshtė marrė nga ungjilli ku thuhet se "Kėshilla nė zemėr e njeriut ėshtė uji i thellė por njeriu nė mėnd do tė dijė tė mbledh nga ai ujė" ( F.U.20:5) Kjo thėnie na ngjitet tė gjithėve ne qė e ndjemė kėtė. Libri i Kozetės ka shumė vlera pėrbrenda. Ashtu siē ėshtė njė poet, i cili ka aftėsi t'a nxjerr nga ai thesar atė qė ne na tėrheq mė shumė. Falemideroi Kozetėn qė ka marrė "guximin" me ēiltėrsi dhe sinqeritet tė nė pasqyrojė ne ndjenjat e saja. Poezia ėshtė nga ato gjėrat qė nuk mund t'a bėjė ēdo njeri. Nė poezi tė bėjnė pėrshtypje fjalėt "e pathėna", ato gjėra qė nuk i shprehim dotė por i kuptojmė fare mirė."

Nga promovimi i librit tė Kozeta Zylos

Ryan Buck - Dean Student Services: ”Jam mė tė vėrtetė i lumtur qė tė jem prezent nė kėtė promovim tė komunitetit shqiptar. Ashtu siē jam i lumtur qė ndihmoj dhe i jap mėsim kėtij komuniteti me studentėt qė marrin mėsim nė kėtė kolegj. Ndėrsa sot, kemi njė kėnaqėsi tjetėr qė tė gjithė ne po kontribojmė tė nderojmė krijimtarin e pedagoges sonė z. Kozeta Zylo. E cila, ėshtė pjesė e stafit tė pedagogėve tė kėsaj shkolle tė lartė. Shkollė, e cila promovon dijen e tė gjithė studentėve nga e gjithė bota edhe tė studentėve shqiptarė. Jam me tė vėrtetė i lumtur qė ndodhem midis jush dhe i uroj suksese poetes Kozeta Zylo.”

Nga promovimi i librit tė Kozeta Zylos

Geraldo Montone - Arberesh pedagog i kolegjit Globe Institute of Technology: ”Unė flas si shqiptar, unė jamė krenar se jamė me ju! Jamė kėtu t'i urojmė suksese Kozetės. Kozeta ėshtė njė inspiracion pėr mua dhe lexuesin e saj, njė inspiracion pėr burrin dhe fėmijėt e saj. Kozeta ėshtė njė zonjė e madhe kur ecėn, kur flet, kur jep mėsim dhe kur shkruan poezitė. Ajo tė bėnė tė qėshėsh edhe at'herė kur nuk ke ndėr mend, tė bėn me humor edhe kur je i mėrzitur. Tė bėn edhe mė afėr atdheut edhe kur je kaq larg tij nėpėrmjet poezive tė saja.”

Nga promovimi i librit tė Kozeta Zylos

Pandeli - Pierre Smėsia, shkrimtar: ”Libri i Kozetės, ėshtė: Monumeti i dashurisė! Monumenti i errėsirės! Monumenti i nėnės pėr fėmijėt e saj! Monumenti qė kemi ne Shqiptarėt!. Zonja Kozeta Zylo me kėtė libėr nuk na vjen vetėm si poete, por kjo vjen edhe si njė "skulptore" meditore. Vjen si piktore sepse, ka "skalitur" nėpėrmjet poezisė mallin e Mezhgoranit deri tek dashuria dhe dhimbja nė tė gjithė Atdheun e saj. Ajo vjen si skulptore e dy Monumenteve tė atij tė Ali Pashė Tepelenės dhe tė Munomentit tė Lotit”.

Nga promovimi i librit tė Kozeta Zylos

Shqipe Biba - gazetare: ”Sapo u ktheva nga Kosova ku mora pjesė nė njė mision humanitar dhe erdha nė kėtė promovim t'i uroj pėrzemėrsisht Kozetės suksese nė krijimtarinė e saj. Tė na dhurojė mė shumė poezi qė "ēajnė" shpirtin e lexuesit. T'i dhurojė mė shumė krijmtari tė gjithė atyre qė e ndjejnė thellė nė zemėr poezinė e Kozetės dhe plagėn e mėrgimit. Monumenti i Lotit ėshtė monumenti i tė gjithė shqiptarėve kurbetqarė.”

Pėllumb Kulla - Ish Ambasador, shkrimtar e regjizor: "Ėshtė me tė vėrtetė njė kėnaqėsi madhe tė marrėsh pjesė nė njė promovim tė kėtillė, ku marrin pjesė kaq shumė intelektualė, shkrimtarė, poetė, artistė e afaristė tė komunitetit. Kozeta dhe bashkėshorti i saj Qemali janė njė familje shumė artėdashėse dhe ndoshta nga mė artėdashėset qė ka komuniteti ynė nė SHBA. Poezia dhe arti ėshtė nė shpirtin e kėsaj familje. Ata janė edhe shumė afėr me tė gjitha aktivitetet e komunitetit.”

Naum Prifti - Shkrimtar i njohur: ”Shumė spontane janė bėrė nė Amerikė promovimet e librave. Ka njė krijimtari tė madhe nga kolegė e kolege. Libri i parė i ēdo njerit prej nesh ėshtė njė eveniment i madh pėr autoren, pėr familjen e saj dhe pėr gjithė letėrsinė. Asnjėher nuk dihet se cili libėr do tė jetė ai qė do tė lėrė gjurmėt, qė do tė hyjė nė tempullin e letėrsisė dhe do tė hedh hapa tė sigurta dhe qė do tė gjejė jehonė tė madhe nė zemrėn e mendjen e lexuesve. Dhe ndoshta do tė mbijetojė me shekuj ashtu siē mund tė na vijnė edhe sot rilindasit tanė tė mėdhenj Andon Zako Ēajupi, Naim Frashėri, Fishta e njė sėrė autorėsh tė tjerė deri nė ditėt tona.”

Poetja intelektuale Kozeta (Kėzė) Zylo: ”Ju faleminderit qe merrni pjese ne promovimin e librit tim, “Monumenti i Lotit” dhe ja keshtu mblidhemi se bashku si motra dhe vellezer te nje gjaku. Takimi i perbashket me ju, flet qarte per nje respekt dhe dashuri te pakufishme per letersine dhe poezine, qe eshte forma me e perkryer e saj. Dashuria ime me vargun, me poezine ka qene nje passion i hershem i ndergjegjes dhe shpirtit tim, dhe keto copeza te shkeputura here rrufeshem e here qete–qete formuan kete liber me kete titull sa simobolik, po aq edhe te brendshem.
Ky ritual i dashurise dhe flirtit tim me poezine, ka qene nje ritual qe eshte kryer brenda perendeshes se frymezimit, dhe me ne fund arriti qe te shperthente, duke ju falur kete liber. Duke lexuar keto rreshta ne mendje me vijne fjalet e Volterit, shkrimtarit, komedianit dhe enciklopedistit te madh francez (1694-1778), qe ne jete kam pasur vetem nje mik te sinqerte, LIBRIN. Sigurisht, qe eshte e shpjegueshme, ndarja me pjesen me vitale te jetes tende, me njerezit, me te afermit, me studentet, nxenesit, nuk ka se si te mos lene gjurme ne ate pjese te ndergjegjes tende, qe gjithmone eshte si nje roja personale, besnike, qe rri zgjuar per te shkruar dicka nga jeta ime apo dhe e tjetrit.
"

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara