HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


OKB-ja tė njohė pavarėsinė e plotė pėr Kosovėn

Beqir Sina -- nga Beqir SINA, Nju Jork

Prof. Dr. Fatmir Sejdiu ėshtė presidenti i parė i Kosovės, qė flet para Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė

United Nations - NY: Nė aeropotin ndėrkombėtar "John F. Kennedy International Airport - JFK", sot, pas dite mbėrriti Presidenti i Kosovės, Prof. Dr. Fatmir Sejdiu, i shoqėruar nga kėshilltari i lartė Skėnder Hyseni, dhe zėdhėnėsi i tij Muhamet Hamiti. Nė Nju Jork, presidentin e Kosovės Prof. Dr. Fatmir Sejdiun dhe personat qė e shoqėrojnė atė, e pritėn kryetari i degės sė LDK-ės, zoti Agim Rexhaj, dy n/kryetarėt zotėrinjtė Marijan Cubi dhe Sylė Lajēi, si dhe anėtarėt e kryesisė, Imer Lajēi, Shaban Lipaj, Agim Muja, Sali Lajēi.

Presidenti i Kosovės, Prof. dr. Fatmir Sejdiu erdhi nė Nju Jork, pėr tė marrė pjesė nesėr(13 korrik) nė njė mbledhje tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė. Mbledhje, e cila, i kushtohet tėrėsishtė Kosovės, dhe statusit tė saj pėrfundimtar. Nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė, nesėr takimi ėshtė i ndarė nė tre panele. Veē vendeve anėtare tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, pėr herė tė parė do tė marrin pjesė dy vendet kandidate, Italia dhe Gjermania. Paneli i parė, i cili fillon nė orėn 9:00 tė paradites, do tė jetė ai i kryesuar nga delegacioni i Sėrbisė, kryeministri sėrbė Koushtunica.

Nė panelin e dytė fjalėn e ka raporti i tė dėrguarit tė posaēėm tė OKB sė pėr statusin e Kosovės, diplomati finlandes Marti Ahtisari. Burime diplomatike kanė vrejtur se Ahtisari para Kėshillit tė Sigurimit tė OKB sė, nesėr( 13 korrik) do tė jetė shumė pozitiv dhe nė pėputhje tė plotė me tė arriturat e deritashme nė Kosovė. Sipas tyre ky raport do t'i japė edhe njė shtytje zgjidhjes sa mė tė shpejt tė statusit politik tė Kosovės.Ēka kupton pavarėsinė e plotė tė saj.

Gazeta jonė nė aeropotin ndėrkombėtar "John F. Kennedy International Airport - JFK", sot, pas dite i mori kėtė intervistė eskluzive Presidentit tė Kosovės, Prof. Dr. Fatmir Sejdiu:

Ēfarė mendimi keni pėr takimin nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-ės, ku ju merrni pjesė pėr herė tė parė?
Sejdiu: Mendoj, se ėshtė njė takim historik pėr Kosovėn, dhe njė takim shumė i rėndėsishėm.

Ky, ėshtė njė moment shumė i rėndėsishėm qė t'u adresohem tė gjithė anėtarėve tė Kėshillit tė Sigurimit, me aspekte tė zhvillimit tė pėrgjithshėm dhe tė vizionit tonė politik. Faleminderoj me kėtė rast Kėshillin e Sigurimit, vendet anėtare, tė cilėt na dhanė mundėsinė tė japim mendimet dhe vizionin tonė pėr tė ardhmen e Kosovės. Nė kėtė kėndėvėshtrim bėhet fjalė pėr arritjet tona, dhe tė shprehim kėnaqėsinė tonė pėr tė gjithė atė punė tė madhe qė ėshtė bėrė nė Kosovė. Po ashtu tė shprehim mirėnjohjen pėr mbėshtetjen qė na ėshtė dhėnė nga komuniteti ndėrkombėtar nė Kosovė.

Tė vėmė nė pah tė gjitha zhvillimet e gjertanishme duke dėshiruar qė ky vit - viti 2006 tė jetė viti i pėrmbylljes sė gjithė kėtij procesi. Dhe mendoj se edhe Kėshilli i Sigurimit, vendet anėtare dhe vendet e tjera me influencė pėrfshirė edhe Grupin e Kontaktit do tė nxitojė s'bashku me Ekipin e zotit Marti Ahtisari, i cili kryeson negociatat mbi statusin e Kosovės, qė kjo tė pėrfgundojė dhe tė kemi sovranitetin e pavarėsinė e plotė tė Kosovės.

Diēka ju lutem rreth fjalės suaj?
Sejdiu: Fjala ime nė kėtė takim do tė mbėshtet kryesisht nė tė gjithė atė punė qė ėshtė bėrė deri tash nė Kosovė. Do tė shfaqim vizionin tonė politik tė, tė gjithė popullit tė Kosovės. Dhe me kėtė natyrishtė kahet e mėtutjeshme tė ecurisė sonė. Duke pasė si parėsore qėllimin qė Kosova tė jetė pjesė e integrimeve Europiane. Dhe duke nxjerrė nė planė tė parė njė axhend tė posaqėme pėr ndihmėn dhe bashkėpunimin me komunitetin ndėrkombėtar. Njė vemende i kushtojmė edhe bashkėpunimit me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.

Keni thėnė para nisjes se vini nė Kombet e Bashkuara tė kėrkoni njė vend pėr Kosovėn ...
Sejdiu: Natyrisht kur flasėm pėr vende tė pavarura dhe sovrane kanė njė vend nė Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara. Gjė qė me njė proces normal e kėrkoj edhe pėr Kosovėn. Ky proces besoj se shumė shpejt do tė kalojė me sukses dhe do t'a arrijmė. Do tė kėrkojė njė konferencė ndėrkombėtare tė donatorėve pėr Kosovėn, e pas statusit. Do tė kėrkojė nga Kėshilli i Sigurimit qė pos pavarėsisė, Kosova tė ketė vendin e vet nė Kėshillin Sigurimit tė OKB-sė.

Mirpo sa i besoni ju kėsaj se do tė arrihet deri nė fund tė kėtij viti?
Sejdiu: I besoj absolutisht! I besoj sepse kemi bėrė arritje deri tash, me vetė faktin e njohjes ndėrkombėtare tė Kosovės. Ndėrkombtarizimin, e ēėshtjes sė Kosovės. Mbylljen e kėtij procesi gjatė kėtij viti dhe hapjen e tė gjitha portave pėr Kosovėn. Ne kemi dėshirė dhe jemi pjesė serioze e tė gjitha integrimeve Euro Atlantike, dhe ēdo asocimi ndėrkombėtar. Kosova ka njė formulė shumė tė qartė qė pavarėsia e Kosovės ėshtė e panegociueshme Presidenti i Kosovės, Prof. Dr. Fatmir Sejdiu, ėshtė presidenti i parė i Kosovės qė flet para Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė.

Ai, thotė se gjatė kėtyre takimeve ka nė planė tė kėrkojė nga OKB-ja pavarėsi tė plotė pėr Kosovėn. Kjo ėshtė hera e parė qė njė pėrfaqėsues i Kosovės flet nė njė mbledhje tė Kėshillit tė Sigurimit, megjithėse jo nė cilėsinė e pėrfaqėsuesit zyrtar. Kosovėn nė mbledhjet e deritashme tė Kėshillit tė Sigurimit e kanė pėrfaqėsuar shefat e misionit tė UNMIK-ut, ndėrkaq nė cilėsinė e vėzhguesve dy herė kanė marrė pjesė kryeministrat e Kosovės, ish kryeministri Kosumi dhe kryeministri aktual Agim Ēeku pa tė drejtė fjale.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara