HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


"Poems" e Michel - Bajram Sinanit: Njė pemė poetike e mbjellė vite mė parė nė Shqipėri

Nga Tropoja mes Brukselit dhe Parisit

Beqir Sina -- nga Beqir SINA, Nju Jork

Summit - New Jersey: Nė njė takim miqsh nė lokalin "Fiorino Ristorante" - Nju Xhersi, pronari i lokalit, aktivisti i dalluar i komunitetit zoti Sabit Bytyqi, kryetari i degės sė LDK-ės, pėr Amerikė, zoti Agim Rexhaj, aktivisti Sejdi Hysenaj - promovuan antologjinė nė gjuhėn angleze, e titulluar; "Poems". Njė libėr ky i shtėpisė botuese franceze "Editions Soliflor", me pėrkthim tė Philip Gashell, dhe autor Michel - Bajram Sinani. Krijimtarija e Sinanit, ėshtė: "Njė pemė poetike e mbjellė vite mė parė nė Shqipėri. Kurora - maja, e sėcilės, ka gjethet mė tė mira, tė cilat, sikur i thonė qiellit ne jemi krenaria...

Poezia e tij ėshtė "Njė lumė qė mund tė ndizet "flakė", njė zjarr, drita e tė cilit dhe zhurmuritja e tij sikur tė marrin "frymėn" dhe tė nėshtron nė mitin dhe pa fuqinė. Ajo ėshtė njė ēudi e uritur, nė qetėsinė e strofės sė vet dhe mbledh fuqinė para se tė tė gjejė pėrsėri. Antologjia "Poems", tė lė impresionin e vetmisė, njė libėr ky qė ndriēon nė kohėt e mira, dhe nė kohėt e kėqija.

Bajram Sinani Michel - Bajram Sinani, i biri i Ram Tahir Sinanit, nga Bregu i Pacit (Malsia e Gjakovės) tė duket sikur ka lindur shkrimtar, piktor, poet e artist. Kėtė pėrshtypje t'a lė edhe kjo antologji poezishė, letra dhe histori tė jetuara e dalė thellė nga zemra e tij. Tė cilat, janė publikimi i parė. Ato janė si njė frymė me njė "afsh" tė madh, njė mbushje e thellė e "mushkrive" me ajėr tė pastėr nė vetveten e kėtij shkrimtari, poeti, piktori e artisti me origjinė nga njė vend me traditė dhe histori tė madhe kombėtare, siē ėshtė Tropoja.

Krijimataria e tij veē vend-orgjininės - shqiptarisė, ka pjesėza nga jeta e tij nė disa shtete perendimore, Belgjikė, Francė e SHBA. Kjo antologji e titulluar: "Poems" ėshtė njė impresion tė cilin Michel - Bajram Sinani, ia dedikon me plot pasion e dashuri, familjes sė vet, tė cilėn e do aq shumė.

Familja e Michel - Bajram Sinani, bėhet fjalė pėr ata qė mbeten atje, kanė kaluar nė Shqipėri, nėpėr kalvarin e madh tė vuajtjeve nėn rregjimin komunist, ēka e detyruan edhe babain e tij qė tė arratiset drejt ish-Jugosllavisė. Pas kalimit tė kufirit, familja Sinani jetoi disa vite nė Kosovė. Prej kur u shpėrngul familjarisht nė Itali, e prej andej filloi tė jetonte nė Belgjikė, nė Bruksel. Duke qėnė njė talent i lindur, ai nis tė pikturojė fillimisht por edhe tė shkruajė poezi shqipe me stil moderrn flamisht dhe frankofon. Ndėrsa ka punuar si piktor i disa studiove e galerive mė nė zė nė Paris e Bruksel, nuk i ėshtė ndarė asnjėherė poezisė e shkrimeve.

Bajram Sinani, Agim Rexhaj dhe Sejdi Hysenaj

Nga Tropoja mes Brukselit dhe Parisit
Michel - Bajram Sinani, thotė se me krijmatarinė nė njė formė shumė frymėzuese e ka tė ndikuar nga shtėpia shqiptare nė Belgjikė, oda e burrave, si nė Tropojė, qė mbante babai tij, nė Bruksel, ku mblidheshin jo vetėm emigrantėt atdhetarė tė pėrndjekur nga rregjimi komunist, por edhe emigrantė tė racave tė tjera si amerikanė, italianė, e tjerė. Babai Ram Tahir Sinani, nėna Bute Sinani rritėn nėn frymėn e familjes e tė atdheut 7 fėmijė.

Kopertina e librit

"Babai im mbante nė odat e burrave si nė Tropojė, edhe nė Bruksel, vetėm biseda me ngjarje trimėrie, burrėrie, atdhetarie, patriotizmi e legjenda tė atyre anėve. Gjithmonė, thotė ai nė odė kur mblidheshin burrat e emigracionit shqiptar dhe figura tė emigracionit nė Bruksel, do tė kishte njė ngjarje tė rėndėsishme, dita e flamurit, ose ndonjė ngjarje tjetėr dasėm a vdekje.

Ndonjėherė, takime tė tilla mbaheshin edhe kur vinin edhe emigrantė shqiptarė tė arratisur, qė vinin nė Bruksel, nga Amerika, Franca, Italia, Gjermania, e deri nga Australia. Ata bėnin takime, si "mbledhje" duke treguar peripecitė e jetės, jetėn nėpėr kampet e interrnimit dhe burgjet e Shqipėrisė, tė familjeve tė tyre qė jetonin nė Shqipėri e ata i kishin lėnė pas".

Kopertina 2 e librit

"Kurrė, nuk e harroj atė qė na tregonte babai, dhe miqėt e tij, pėr kalvarin i vuajtjeve tė familjes, anėtarė tė sė cilės ishin tė dėnuar nga rregjimi komunist, nėpėr, burgje, kampe interrnimi dhe pushkatime, duke i detyruar ata tė marrin rrugėt e mėrgimit me gjithė familjen...! I frymėzuar, nga kjo ndjenjė e thellė, thotė ai, mė ėshtė dashur me krijue, me pikturue". I rritur nė Belgjikė, Michel - Bajram Sinani, pa harruar Tropojėn, aktualishtė jeton mes Brukselit dhe Parisit. Ai, ėshtė njė nga ata intelektualė shqiptarė nė mėrgim, qė zotėron mirė disa gjuhė tė huaja. Veē shqipes, ai flet shumė bukur edhe frengjishten, flamishten, italishten e anglishten nė mėnyrė fantastike. Por njohuritė e tij nuk kufizohen vetėm me krijimtarinė dhe gjuhėn letrare, por shtrihen nė tė gjitha format e krijimeve qė nxjerr ai nė dritė.

Megjithatė, Michel - Bajram Sinani, vazhdon tė besojė se krijimtarinė nė njė formė impresiounuese ia ka diktuar shtėpia shqiptare nė Belgjikė, ajo oda e burrave si nė Tropojė, pėr tė cilėn ai flet sikur tė ketė lindur nė ato anė. Ai kujton tė gjithė ata burra tė mirė siē i quan ai, patriotė e atdhetarė tė flaktė, anti-komunistė nė shpirt, si pėr shembull Muharem Bajraktarin e Lumės dhe Ali Brahim Zherkėn e Bytyqit (Malsia e Gjakovės), burra tė cilėt kanė lėnė gjurmė tė pashlyera nė mendjen e zėmrėn e tij dhe e kanė impresionuar.

Poezia e tij mbetet njė prej shėmbujve mė interesante tė letersisė sonė, nė mėrgim. Aty gjen tė gjitha "ngjyrat" prej nga familja, miqtė, atdheu, dhe besimi nė lidhjet e familjes sė tij me Imam Isa Hoxhėn. Krijimtaria e tij duket si model qė u kultivua nė rrethana tė ndryshme nga krijimtaria e rrjedhės shqipe. Artisti ėshtė shqiptar e banon mes Parisit e Brukselit, duke sintetizuar brenda tij dy botė: atė shqiptare dhe atė perėndimore.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara