HYRJE | HISTORI | LETËRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRË


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Laureta Meçi: Vajza e aksionit ne filmat amerikane me videoklip te ri

Beqir Sina -- nga Beqir SINA, Nju Jork

MË RESPEKTO

LONG ISLAND NY: Nje Marilyn Monroe shqipetare, e vetmja kengetare origjinale e gjenerates se re. Laureta Meçi, vajza shqiptare qe emigroi para 9- vitesh ne Amerike realizon endrren e saj ne boten e filmit; duke u bere per pak kohe ikona e produkteve te flokeve ne te gjithe Ameriken, derisa me pase arrin deri aty sa te "kap te pakapeshmen" te hyje si nje aktore e vleresuar e filmave te aksionit, ne serialet e filmave "Shadow kill", "Stargate", "Battle Star Galactica", "Andromeda" etj. Mbas debutmit ne filmografi me luajtjen e filmave te aksionit, te sipercituar me larte,Laureta debutone e veteme me nje video klip origjinal(3 minuta e 57 sekonda) i titulluar: "Respekto Mua" - "Respect Me". Video klip i ri ky qe sapo ka dale ne website i saj www.lauretamici.com e pritet shume shpejt te dale edhe ne treg. Per te realizuar kete video klip te tipit :"pop / dance song", Laureta, bashkepunoje me nje ekip muzikanesh e producentes si : Brian Rund, Andy Avitabile, Lisa Tan, dhe kompania Sydefx & KnowOne.

Laureta Meçi

Para shtate vitesh, kur ajo erdhi ne Amerike, nisi t'a kerkonte fatin tek rastesia. Laureta Meçi, sot, eshte nje aktore e kerkuar. Ajo fillimisht iu desh te bente "headshots"- "foto te fytyres", me shpresen qe nje dite do t'i hapeshin dyert. "M'u desh mundim, sakrifice dhe sigurisht disa vjet qe te hidhja hapat e pare ne rrugen e artit", kujton Laureta, imazhi i se ciles u be ikone e nje serie produktesh te flokeve ne te gjithe Ameriken. Fotografite dhe posterat e saj shoqeronin produktin neper dyqane dhe vitrinat e tyre, duke zene dhe faqet e para te revistave, si "Billboards".

Kur vajza e bukur u vu per here te pare ne "çakun" e filmit amerikan, nuk behej me fjale per endrra, por per nje realitet te prekur. Ambicja, pergjegjshmeria, jane armet qe i dhane shpirtin e aventures Lauretes. Ndersa ne auditore te ndryshem te Manhatanit, iu dha mundesia te jepte prova per filmin e saj te pare "Shadow kill". Ne Florida, filmi ku ajo interpreton rremben çmimin e pare ne nje festival filmi. Media dhe kritika leshojne nje sere vleresimesh dhe per aktoren e bukur shqiptare. Me pas vijne serialet e filmave "Stargate", "Battle Star Galactica", "Andromeda", te cilet jane vetem fillimi, per nje vajze qe kerkon te preke majat e Hollivudit.

Laureta Meçi

Kush eshte Laureta Meçi ne boten amerikane te kinematografise?

As shume e as pak, po mundohem te eci dhe te vazhdoj rrugen te cilen me kane lene qe nga me te medhenjte e skenes dhe ekranit te vendit tim, si: i madhi Kadri Roshi dhe Sander Prosi, duke vazhduar tek gjigandet e skenes evropiane dhe asaj boterore si: Aleksander Moisiu, Stan Dragoti, vellezerit Belushi e me radhe.

Si u "zbuluat" ne boten e filmit?

Mund t'ju them se nje sere faktoresh kane ndikuar per zbulimin ne boten e filmit. Mund te permend kembenguljen, deshiren dhe pasionin tim per artin, mund te them rastesia dhe fati dhe siç eshte dhe thenia amerikane "In the right place, at the right time" (Ne vendin e duhur, ne kohen e duhur), kane ndikuar paksa per hyrjen time ne boten e filmit. Po eshte e ditur se isha une, qe kerkova rastesine dhe fatin e nuk erdhi ai tek une. Une jetoj ketu, qe prej 7 vjetesh dhe ne vitet e para kisha filluar te dergoja fotoportrete (headshots) ne destinacione te ndryshme, me shpresen qe nje dite mund te arrija diçka ne boten e artit. Por do te duheshin komente me te vertete profesioniste, qe te fokusonin portretin dhe shpirtin tim per art. Dhe ajo enderr, qe filloi si enderr feminore, arriti te shnderrohej nga nje enderr e madhe, te kthehej ne realitet, vetem ketu ne "Perendimin e larget", ne SHBA.

Laureta Meçi

Si e keni pare vetveten deri tani ne rrugen e kinematografise amerikane?

E shoh veten si ne boten e çudirave, sepse qe kur isha ende femije 7 vjeç, siç e thashe dhe me lart, e enderroja kete bote te çudirave, derisa sot e shijoj dhe e prek ate. Sigurisht, qe ky udhetim ne boten e artit qe kam filluar do te vazhdoje edhe me tej, edhe pse enderroj dhe mendoj se kjo i kushtohet dhe vendit tim te lindjes, Kuçoves, ku une kalova nje pjese te konsiderueshme te jetes sime.

Shkelet ne Amerike, gjithnje duke menduar dhe enderruar per filmin. Cili eshte sekreti qe ju beri ta ndryshonit jeten?

Jane nje sere faktoresh, por me te rendesishmit dhe te qenesishmit jane: ambicja, (duhet te dish se çfare kerkon nga vetvetja), kembengulja, (ndonese ne momente te zbehta kurre nuk duhet te dorezohesh). Pergjegjesia, per mendimin tim eshte ndryshimi midis suksesit dhe humbjes dhe me se fundi, kur te jepet shansi duhet ta shfrytezosh ne maksimum, me te gjitha aftesite.

Laureta Meçi

A kishte perputhje e gjitha kjo me endrren tuaj?

Qysh e vogel, siç e permenda me siper, qe ne moshen 7 vjeçe, ishte teper e çuditshme, sepse me te njejten enderr kam jetuar qe perpara 20 vjetesh, enderroja qe te dilja e te flisja perpara mikrofonit te radios, te dilja perpara kameras se televizionit, perpara kameras se operatorit te filmit dhe perpara ekranit te televizionit. Me pelqenin shume filmat aksion, por qe mund te mbaja dhe une nje pistolete ne dore nje dite, nuk e kapte imagjinata ime ne ate kohe. Ne femijerine time, kenga ka qene dashuria ime e pare, duke u pasuar me filmat aksion, kercimin dhe sigurisht pozimin.

Çfare ndryshimi mendoni se ka pesuar jeta juaj nga Kuçova ne Amerike?

Une rrjedh nga nje familje e thjeshte dhe modeste. Edhe pse rasti me ka dhene te bisedoj e te punoj me njerez te artit, gjithnje mundohem te bej nje jete modeste dhe te thjeshte.

Çfare ju terheq me shume ne jeten amerikane?

Ketu ka shume gjera qe me pelqejne. Por mbi te gjitha me pelqen Amerika, eshte vendi i mundesive dhe hapesirave dhe mbi te gjitha, ketu vleresohet jo vetem arti, kultura dhe sporti, por shperblehet dhe vleresohet edhe puna me e rendomte. Me pelqejne shume gjera, por e veçanta eshte se ketu behet nje jete e vrullshme, e larmishme dhe plot aktivitete. Per mua, Nju-Jorku eshte qyteti i endrrave, i artit dhe i emigranteve. Ke mundesi te komunikosh me njerez nga te gjitha vendet e botes, te mesosh dhe te informohesh me jeten dhe kulturen e tyre.

Si ju kane pritur dhe per çfare ju kane kritikuar specialistet e filmit, publiku dhe gazetaret?

Deri tani, te them te drejten kam qene teper e mirepritur si nga publiku dhe nga gazetaret amerikane. Para disa muajve isha ne Florida, ne Megacon, nje festival teper i madh i filmave. Media e Florides si dhe publiku e priti mjaft mire ekipin tone, u perkedhela nga vleresimi qe me bene. Sigurisht qe kjo me jep kurajo si mua dhe stafit, pasi jemi duke xhiruar nje pjese te filmit ne keto momente. Gjithashtu, filmi ka fituar disa çmime te para dhe eshte nominuar ne shume festivale te tjere. Kjo eshte jo vetem kenaqesi dhe vleresim i punes tone, por eshte privilegj dhe krenari qe kritiket e filmave te na vleresojne me çmim te pare. Dhe kjo eshte teper me rendesi jo vetem per mua, por edhe per regjisorin, rezymeja e te cilit perfshin serialet sci-fi "Stargate", "Battle Star Galactica", "Andromeda", etj.

Nderkaq, çfare mendimi keni per artistet, filmin dhe kinematografine sot ne Shqiperi?

Mund te flas me superlativat me te larta, qe vij nga nje vend si Shqiperia, me nje histori ku ke per çfare te flasesh. Ne pergjithesi, artistet, filmi, kinematografia ne Shqiperi jane per t'u inkurajuar dhe vleresuar me notat me te larta, por inkurajimi dhe vleresimi me i madh qe duhet t'i behet artisteve, filmit, kinematografise shqiptare, eshte nje mbeshtetje totale financiare, mjete teknike e profesionale dhe akademi kualitative per pergatitjen e artisteve per perzgjedhjen dhe kualifikimin e tyre.

Dhe se fundi, çfare mesazhi do t'u jepnit te rinjve, te cilet kane endrra sikurse ju?

Te gjithe te rinjve dhe te rejave u jap kurajo qe te vrapojne pas endrrave te tyre, sepse realiteti nuk eshte shume larg nesh dhe Shqiperine duhet ta shikojne standardet me te larta.

http://www.lauretameci.com/Respect_Me_main.htm

Shkoder.net... - Fjala e Lirë | Të drejtat e rezervuara