HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Bashkėsia Shqiptaro-Amerikane e Virgjinisė, prej sot do tė quhet

SHOQATA SHQIPTARO-AMERIKANE "Dr. IBRAHIM RUGOVA"

-- nga Beqir SINA, Nju Jork, SHBA

Beqir Sina Arthure Avenue Broonx New York: Lajmi i kobėshėm pėr vdekjen e Presidentit Rugova, ėshtė pritur me dhimbje tė madhe edhe nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Bashkėatdhetarėt tanė i ka kapluar kudo hidhėrimi i madhė. Pothuajse, nė ēdo vatėr shqiptare po ndihet atmosfera e zisė. Flamuri i Dardanisė, u ulė sot, nė gjysėm shtize nė selinė e Lidhjes Demokratike tė Kosovės ,nė Nju Jork. Qytetarėt i bėnė gjatė gjithė ditės homazhe dhe vendosėn kurora me lule - ndezė qirinjė e lutėn nė zyrėn e LDK-sė . Kryetari, i saj zotėri Agim Rexhaj, ka hapur fletoren e ngushėllimit, ku bashkėatdhetarėt tanė po shėnohen nė Librin e Ngushėllimit. Kryetarėt e organizatave, shoqatave, enteve fetare, individ tė veqantė, profesor, doktor, artistė, kėngėtar, muzikan, afaristėt e njohur, nxėnsit e shkollave dhe studenetėt hynė e dalin me kokėn e ulur dhe mbajnė njė minutė heshtje.

Presidenti Ibrahim Rugova Lidhja Demokratike e Kosovės, Dega e Lidhjes Demokratike tė Kosovės pėr SHBA
Telegram ngushėllimi me rastin e vdekjes sė Presidentit tė Kosovės, Dr, Ibrahim Rugovės

Familjes Rugova,
Presidencės,
Parlamentit dhe Qeverisė sė Kosovės
Kryesisė sė Lidhjes Demokratike tė Kosovės

Lajmin pėr vdekjen e Presidentit tė Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova, e morėm me tronditje tė thellė, sepse Kosova sot humbi burrshtetasin e madh, njeriun e vizionit historik pėr Kosovėn, njeriun dhe heroin e paqes, simbolin e Pavarėsisė sė Kosovės.

Pikėllimi, tronditja e dhembja pėr humbjen e tij na goditėn thellė, sepse me humbjen e Presidentit tė Pavarėsisė, tė personalitetit tė pėrmasave tė mėdha, Kosova humbi njeriun dhe udhėheqėsin, i cili, me frymėn e mendimit e tė veprimit tė tij integrativ, me kėmbėnguljen e qėndresėn e pashembėlltė, me guximin e vizionin e atdhetrait tė pashoq, nuk u ndal asnjėherė nė pėrpjekjet e tij pėr realizimin e pavarėsisė, tė demokracisė e tė sovranitetit tė Kosovės.

E nderuara familje, pranoni ngushėllimet tona mė tė thella pėr humbjen e njeriut Tuaj, pėr humbjen e njeriut i cili nuk ėshtė vetėm i Juaji, por edhe i joni, njeriu i Kosovės dhe i ėndrrės sė saj pėr pavarėsi e demokraci.

E nderuara Presidencė, pikėllimi juaj pėr humbjen e njeriut dhe tė burrėshtetasit tė madh, i cili ju la nė kohėn kur Kosovės mė sė shumti i duhej urtia dhe vizioni i personalitetit tė fuqishėm, ėshtė pikėllim edhe pėr ne, qė humbėm njeriun e qėndresės e tė frymės sė bashkėpunimit, njeriun i cili jetoi me idealin e pavarėsisė.

I nderuari Zoti Kryetar i kuvendit te Kosoves, i nderuari Zoti Kryeminister, pranoni ngushėllimet tona pėr humbjen e njeriut tė madh, tė personalitetit i cili me veprimet e urta, tė matura e tė guximshme, hapi shtigje pėr sendėrtim tė idealeve tė qytetarėve tė Kosovės, pėr shtetin dhe sovranitetin e Kosovės.

E nderuara Kryesi e Lidhjes Demokratike, ndajmė me ju dhembjen e thellė pėr humbjen e udhėheqėsit, tė personalitetit i cili me jetėn e me veprėn e tij, me frymėn e tij atdhetare, mbolli, kultivoi, zhvilloi dhe e shpuri nė prag tė realizimit tė plotė pavarėsinė e Kosovės.

Nė kėtė ditė tė tronditjes sė thellė tė pėrmasave kombėtare, nė kėtė ditė kur nga ne u nda Presidenti ynė pa e parė tė sendėrtuar plotėsisht ėndrrėn e tij jetėsore, tė cilės iu pėrkushtua me gjithė potencialin e tij, vepra e Presidentit tonė mbetet vetėm njė ndarje fizike nga ne nėse ne i pėrkushtohemi deri nė fund rrugės e vizionit tė tij, nėse sendėrtojmė ėndrrėn dhe amanetin e tij pėr pavarėsinė, demokracinė dhe sovranitetin e Kosovės.
Agim Rexhaj
Kryetar


Bashkėsia Shqiptaro-Amerikane e Virgjinisė, prej sot do tė quhet

SHOQATA SHQIPTARO-AMERIKANE "Dr.IBRAHIM RUGOVA"
Roanoke, 21 janar 2006
Pjestarėt e Bashkėsisė Shqiptaro-amerikane tė Virgjinisė po e ndajnė pikėllimin me bashkėkombasit e tyre nė Kosovė dhe kudo nė botė, me rastin e vdekjės sė hershme tė presidentit Dr.Ibrahim Rugova- simbolit tė demokracisė, urtėsisė dhe menēurisė shqiptare. Vdekja ishte e pamė- shirėshme ndaj tij, nė kėto momente vendimtare e historike pėr Kosovėn, kur pritet tė realizohet synimi i rezistencės shumėvjeēare shqiptare tė prirė nga ai, u theksua nė mbledhjen e Kėshillit Drejtues tė kėsaj bashkėsie.

Vepra e tij na obligon tė jemi unik dhe kėmbėngulės nė sensibilizmin e mėtejmė tė opinionit dhe qendrave tė vendosjės kėtu nė SHBA nė betejėn pėrfundimtare drejt njohjės sė pavarėsisė sė Kosovės, si shtet i paqės, harmonisė dhe lirisė qytetare. Ai na miqėsoi me popujt liridashės kudo nė botė, tė cilėt na pėrkrahėn pa rezervė nė rrugėn tonė drejt lirisė dhe pavarėsisė, prandaj vetėm nė kėtė mėnyrė do ta mbajmė nė jetė amanetin dhe vizionin e pavdekshėm tė tij.
Nė shenjė nderimi dhe respekti tė veprės sė tij prej humanisti dhe lideri shumėvjeēar kombėtar, Kėshilli drejtues vendosi qė sot e tutje, kjo Bashkėsi Shqiptaro-amerikane tė emėrohet; Shoqata Shqiptaro-Amerikane e Virgjinisė "Dr.Ibrahim Rugova". ( Fadil Demaku)

Akademia Shqiptaro – Amerikane e Shkencave

Prof. dr. Agron Fico, i cili, drejtojė premeorjen tha se "na mblodhi ky rastė i hidhur tė pėrcjellim edhe ne popullit tė Kosovės, presidencės sė saj ngushėllimet tona mė tė sinqerta. Vdekja e Rugovės nė kėto momente, ėshtė njė humbje e madhe, tha ai qė populli shqiptarė do tė dijė t'a kapėrcejė. Kryetari i Akademisė Shqiptaro - Amerikane tė Shkencave Prof. dr. Skėnder Kodra u shpreh se ai mė shumė ndoshta se kushdo e ka ndjer kėtė dhimbje. "Me Rugovėn, njihem qė nė ditėt e para kur ai i'u fut politikės nė Kosovė. Ai ishte i vetmi shqiptar i kėtij shekulli qė u njoh si burshtetas".

Donika Temo - poete, thotė se ashtu siē ėshtė kjo ditė e vrejtur dhe me shi - ashtu janė edhe zemrat e shqiptarėve sot, me lot dhe dhimbje tė madhe. Rugova ishte njė figurė e madhe shqiptarizimit. Iliriana Sulkuqi, shkrimtare thotė se "Rugova veq njė udhėheqėsi largėpamės, ėshtė edhe njė akademik i madh, njė shkrimtar i madh, njė politikanė i madh". Dardanesha Gashi - intelektuale shprehet: "Rugova edhe gjithėnjė e duke u lartėsur. Deri sa u bė figurė qėndrore nė jetėn politike shqiptare. Rugoa ishte njė njeri i cili i duhej shumė Kosovės - njeri me mendim tė qartė politik, me urtėsi njėsojė siē janė burrėshtetasit e vėrtet.".

Dr. Atrim Marku : " Rogova, ėshtė njė kolosė i madh ai renditet ndėr figurat mė madhėshtore qė ka kombi ynė - vdekja e tij ėshtė vetėm vdekje fizike pasi qė nė zemrat e mendjet e shqiptarėve ai do tė jetojė gjithmonė". Tom Paloka gazetarė :" Rogova ishte njeriu qė gjithė jetėn e tij ja kushtojė Kosovės - Pavarėsisė sė saj. Edhe, pse disa u munduan tė hedhin baltė mbi "kėshtjellėn" e tij filozofike tė lirisė e pavarėsisė sė Kosovės, ajo mbeti e pastėr si drita e diellit". Dr Adem Harxhi:" Rogova laujti njė rol jashtėzakonishtė tė madh qė e solli Kosovėn nė kėtė ditė - qė ajo tė jetė e lirė dhe tė shohė sa mė afėr Pavarėsinė e saj.


Chameria Human Rights Association
Shoqeria Per Te Drejtat e Njeriut Ēameria

PO Box 850125
Braintree, Ma 02185
Tel / Fax 781 535-6472
www.chameriaassociation.org

TELEGRAM NGUSHELLIMI

Ne emer te Shoqerise Per Te Drejtat e Njeriut Ēameria Amerike, shprehim keqardhjen dhe ngushellimet tona me te sinqerta familjes Rugova si dhe te gjithe popullit shqipetar te Kosoves per humbjen e presidentit Rugova, i cili u nda nga jeta ne momentet me vendimtare per zgjidhjen e ceshtjes se Kosoves.

Doktor Rugova ia dedikoi te gjithe jeten e tij lirise dhe panvaresise se Kosoves. Dedikimi i tij ishte i pashembullt per realizimin perfundimtar te endres se te gjithe shqiptareve per nje Kosove te Lire. Simboli i qendreses heroike te atij populli martir, njeriu i paqes dhe panvaresise, politikani i menēur dhe burri i urte,intelektuali erudit dhe patrioti i madh Ibrahim Rrugova do te kujtohet perjete si presidenti i pare i Kosoves se lire e Demokratike. Me humbjen e tij Kosova humbi birin e saj qe aq shume e donte, shoket e tij te kauzes burrin qe I drejtonte dhe kombit shqiptar I mungon tashme edhe nje simbol tjeter shqiptarie.

Por ne shprehim bindjen, se keto momente te veshtira, klasa politike si dhe i gjithe populli i Kosoves, do te dine t’i kalojne me maturi dhe te bashkuar per te vazhduar ne rrugen qe president Rugova nisi dhe punoi pa u lodhur per te ēuar ne panvaresine e plote e perfundimtare te Kosoves.

Popullit tone asnje here nuk i kane munguar burrat. Ne gjithmone kemi ditur te vazhdojme me zgjuaresi dhe trimeri rrrugen tone heroike. Me bindjen e thelle se populli shqiptar i Kosoves do ta kaloje, ndonese me dhimbje kete moment te veshtire ne historine e tij, Ju lutemi, dhe nepermjet jush popullit dhe klases politike te Kosoves, familjareve, miqve dhe dashamireve te pranoni ngushellimet tona me te sinqerta ne fatkeqesine tone te perbashket.

Pushofte ne paqe dhe Zoti qofte me te !

Me Respekt Kryetar i Ahmet Giaffo, sekretare Vera Gjata

Nazo Veliu - Bronx, New York, SHBA

Si per te gjithe shqiptaret edhe per mua vajzen came vdekja e te madhit Ibrahim Rugova eshte nje humbje e madhe. Kurajoja dhe forca e shpirtit te Tij per te mposhtur murtajen serbe do te mbetet nje drite e ndezur, e cila do te ndricoje rrugen ne te cilen duhet te ecim per te realizuar endrren shekullore, PAVARESINE E KOSOVES. U PREFTE NE PAQE SHPIRTI I TIJ.
Dhimbjen jam munduar ta shpreh ne vargje, jo duke qare, sepse trimat nuk qahen, Atyre u thuren hymne. Nuk di se sa me vlere do t'ju duken keto pak rreshta. Nese i shihni me vlere nepermjet gazetes Bota Sot apo dhe gazetave te tjera shqiptare me te cilat Ju kontaktoni mund t'i shprehni ngushellimet e mia LDK ne Kosove, Deges se saj ne SHBA, familjes Rugova si dhe cdo shqiptari qe e ndjen veten te tille. I PERJETSHEM KUJTIMI I TIJ.

DEKLARATĖ PĖR SHTYP

Washington, DC, January 21, 2006: Kėshilli Kombėtar Shqiptaro Amerikan (KKSHA) lėshoi kėtė deklarate shtypi me rastin e vdekjes se Presidentit te Kosoves, Dr. Ibrahim Rugova.

Me pikellimin me te madh morem lajmin qe Presidenti i Kosoves, Dr. Ibrahim Rugova, nderroi jete. Ky eshte nje lajm teper i hidhur per Kosoven dhe per mbare kombin shqiptar. Eshte fatkqesi qe Dr. Rugova nuk arriti te shohe kurorezimin me sukses te perpjekjeve te tij shumevjecare per nje Kosove demokratike, te pavarur dhe sovrane, per te cilen ai punoi aq shume.
Presidenti Rugova filloi veprimtarine e tij diplomatike ne Washington qe ne vitin 1989 per te siguruar perkrahje nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes per popullin e tij te pervuajtur. Ai vazhdimisht thoshte se ne shqiptaret kemi mjaft armiq e duhet te perpiqemi te bejme sa me shume miq. Fakti se pothuaj e gjithe bota i erdhi ne ndihme Kosoves ne castin me kritik te ekzistences se saj, eshte gjithashtu merite e ketij burri shteti i cili misheronte Kosoven martire dhe vuajtjet e popullit te saj.

Presidenti Rugova ishte nismetar dhe punoi dite e nate per nje identitet politik shteteror per Kosoven. Ne fillim te viteve 1990 ai u vu ne krye te levizjes shqiptare per pavaresi. Fale menyres paqesore me te cilen ai e udhehoqi popullin e Kosoves gjate kohes se regjimit te ashper te Milloshevicit, Dr. Rugova u kthye ne simbol i paqes dhe arriti te njihet ne arenen nderkombetare si Gandi i Ballkanit.
Ndonese i pllakosur me nje semundje te rende, Presidenti Rugova punoi deri ne castet e fundit te jetes per pavaresine e Kosoves. Shqiptaret kudo qe jane do krenohen me presidentin Rugova dhe veprimtarine e tij patriotike.

Mungesa e Dr. Rugoves ne jeten politike te Kosoves do te ndihet shume. I takon tani te gjithe klases politike te Kosoves qe ta nderoje kujtimin e Presidentit Rugova duke treguar nje pjekuri politike te madhe e duke bashkepunuar edhe me shume per arritjen e qellimit te perbashket, pavaresine e Kosoves. Gjate gjithe historise, kombi shqiptar i dhuroi njerzimit figura te medha krenarie. Shqiptaret kudo, do te jene krenar me Presidentin Rugova dhe veprimatrine e tij. I ndeshur me te keqen gjate 10-15 vjeteve te fundit, Presidenti Rugova, si gjithmone gjate historise sone, ofroi urtesine, miqesine, e qendresen qe kane perbere gjithmone qenjen shqiptare se bashku me besen, nderin e burrenine.
Keshilli Kombetar Shqiptaro Amerikan i shpreh ngushellimet me te thella familjes se presidentit Rugova dhe mbare Kosoves. Vdekja e presidenti Rugova eshte nje humbje e madhe jo vetem per Kosoven, por per mbare kombin shqiptar.

Ndue Hila Detroit me 21 janar 2006

NJE HUMBJE VERTETE E MADHE

Mesuam per humbjen e madhe qe pllakosi mbare kombin shqiptar i kudo gjendur,per humbjen e ideatorit te Koseves shtet i pamvarur presidentit te saj te paharruar Dr. Ibrahim Rugova. Kjo eshte nje humbje jo vetem per popullin e kosoves por per gjithe kombin tone. Ngushllime qeverise dhe shtetit kosovar per kete humbje te madhe. Ngushllime popullit vella kosovar qe me shume se kurre tani duhet te jene te bashkur ne keto momente te veshtira,se vertet humbja eshte e madhe por vetem bashkim vellazerimi midis njeri tjetrit do te beje qe makina e ndryshkur serbe te mos depertoje ne keto momente vertete te veshtira. Ngushllime familjes se nderuar te Dr. Rugoves dhe ndajme hidherimin ne keto momente dhimbjen. Pushofte ne paqe qe te cilen e ka enderruar gjithe jeten e tij.

Me respekt mbi jeten dhe vepren e Dr. Rugoves


Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara