HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


STANKOVAC - 22 QERSHOR 1999, HILLARY RODHAM CLINTON:

"TĖ TREGOJME E TĖ RITREGOJMĖ Ē'KA NDODHI NĖ KOSOVĖ"

Beqir Sina -- nga Beqir SINA, Nju Jork

Hillary Rodham Clinton nga ēmimi "Nėnė Tereza" deri tek ambicja pėr Presidente e SHBA-ve

"Zonja e Parė Hillari Rodham Klinton" ka mobilizuar me shembullin e saj personal solidaritetin e miliona njerėzve nė mbarė botėn me shqiptarėt e dėbuar nga Kosova, nė vazhdėn e fitores sė njerėzimit mbi veprimet ēnjerėzore".

MANHATTAN NEW YORK: Hillary Rodham Clinton, ka shume gjasa dhe i ka shpalosur hapur ambicjet e saja se ajo tash me mund te kandidoje per President te SHBA ne zgjedhjet e 2008. Megjithese, deri tash duket pak si e futur ne "guaceken" e saj asgje se ka penguar ate te dale hapur ne intervista e deklerata se eshte e vendosur per kete synim, dhe se ajo po kalon nje periudhe me te vertet te mrekullueshm. Zonja Clinton deri tash ka arritur te mblidhte sasine me te madhe te parave nga rivalet e mundeshem, nese do te kandidoje per President te Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

Hillary Clinton Demokratet e opozites amerikane jane po aq te preokupuar sa edhe republikanet e Bushit, per fushaten e vitit 2008. Senatorja nga New Yorku, Hillary Clinton, eshte nje prej kandidateve te preferuar, por ajo ka te ngjare te kete mjaft konkurente. Senatori nga Massachusetts, John Kerry, mund te beje edhe nje here fushate per Shtepine e Bardhe ne vitin 208. Te tjere kandidate te mundshem jane ish Senatori nga Karolina e Veriut dhe kandidat per nenpresident, John Edwards, Senatori Russ Feingold nga Wisconsini dhe Senatori Joe Biden nga Delaware, nje mik i madh i shqiptareve.

President Clinton and First Lady Hillary Rodham Clinton visit with albanian refugees at a camp in Macedonia.

Me 23 qershor 1999, vetem disa dite pas ēlirimit te Kosoves nga okupimi me se gjysme shekullore serbo-sllave, Hillary Rodham Clintonit, i jepet ēmimi "Nene Tereza". Ish - Zonja e Pare Hillari Rodham Klinton u nderua me ēmimin "Nene Tereza", nderimi me i larte civil ne Shqiperi. Ky ēmim qe jepet rralle iu dha Znj. Klinton per perkushtimin e saj dhe per veprimet e kryera prej saj ne mbeshtetje te perpjekjeve te ndihmes humanitare. Megjithese ky ēmim mban nje mbishkrim qe vlereson perpjekjet e ish- Zonjes se Pare ne Ballkan, ai nderon gjithashtu punen e saj ne mbare boten per mobilizimin e ndihmes humanitare dhe promovimin e te drejtave te njeriut. Ne tekstin e motivacionit te ēmimit thuhej : "Zonja e Pare Hillari Rodham Klinton "ka mobilizuar me shembullin e saj personal solidaritetin e miliona njerezve ne mbare boten me shqiptaret e debuar nga Kosova, ne vazhden e fitores se njerezimit mbi veprimet ēnjerezore".

"Ndihem thellesisht e nderuar qe me jepet Ēmimi "Nene Tereza" sepse ai perfaqeson angazhimin, solidaritetin dhe burimet e bashkerenduara per t'i bere balle krizes humanitare ne Ballkan", citohet te kete thene ish- Zonja e Pare amerikane Hillary Rodham Clinton. "Ndihem veēanerisht e nderuar qe ky ēmim mban emrin e Nene Terezes dikujt qe une pata privilegjin ta njihja dhe me te cilen te punoja se bashku ne disa raste dhe dikujt qe ia perkushtoi jeten e saj idealit se paqja dhe pajtimi mund te fitojne mbi urrejtjen dhe perēarjen".

The President, First Lady and Chelsea applaud after watching Hillary with Bill and Chelsea Clinton

Senatorja e New York-ut Hilari Clinton ka pritur ne nje takim te veēante edhe Kryetaren e Kuvendit te Shqiperise z Jozefina Topalli ne Washington D.C. Znj Clinton e ka pergezuar znj.Topalli per zgjedhjen e saj ne krye te Parlamentit te Shqiperise. “Kjo, eshte nje sfide, po ne grate dime t’ia dalim mbane.

Qenia e nje gruaje ne krye te Parlamentit Shqiptar nderon Shqiperine dhe i sherben permiresimit te imazhit te saj si shprehje e nje dimensioni te ri te demokracise ne Shqperi.” citohet te kete thene senatorja njujorkase Hillary Rodham Clinton, kandidatja per presidente e SHBA ne 2008.

Libri “Historia e jetes sime”
Libri “Historia e jetes sime” eshte nje jeteshkrim i shkurter, qe shpalos jeten e saj gjate viteve qe kaloi ne Shtepine e Bardhe. Ky liber eshte gjithashtu kronika e historise qe jeton me Bill Klintonin, nje aventure tridhjetevjeēare mes dashurise dhe politikes, qe i mbijetoi tradhtise personale, hetimeve te pafundme te paleve dhe shqyrtimit te vazhdueshem e te hollesishem nga ana e publikut.

Lberi i senatores Hillary Clinton, flet edhe per disa nga momentet me te veshtira te jetes se saj pas skandalit Lewinski. Dy momentet me te veshtira, tregon ajo, ishin vendimi per te kerkuar divorcin apo per te qendruar e martuar me ish-Presidentin Clinton dhe ai per hyrjen ne garen per ne senat. Ne fillim tregon senatorja, ajo e besoi te shoqin, presidentin Clinton, kur ai i mohoi akuzat se kishte patur marredhenie me praktikanten Monika Lewinski. Por 6 muaj pas daljes se akuzave, ne gusht te vitit 1998, ndersa presidenti po pergatitej per te dhene deshmine e tij dhe ndersa ajo ende e besonte, senatorja Hillary tregon se i shoqi i tha se problemi ishte me i thelle se sa ai kishte pranuar me pare.

Washington Square
New York, NY 6/26/2005
Ai e kuptoi, shkruan zonja Hillary ne librin e saj, se i duhej te deshmonte se kishte patur marredhenie te papershtatshme. Ne kete moment, thote ajo, mbeta si e shokuar, mezi merrja fryme dhe fillova t’i ulerija: perse me genjeve, isha teper e nervozuar dhe asgje nuk me qetesonte, as falja qe po kerkonte ai. Dhe siē shkruan senatorja Clinton, ajo qe i qetesoi disi marredheniet ishte vendimi i saj per te marre pjese ne garen per ne senat, pasi kjo u dha mundesi te flisnin per diēka tjeter me njeri-tjetrin.

Jeteshkrimi - kortezi i Biblotekes Clinton
Hillary Diane Rodham, ka lindur me 26 tetor 1947, eshte femija e pare e ēiftit Dorothy dhe Hugh Rodham. Hillary dhe vellezerit, Hugh dhe Tony u rriten ne provincen Park Ridge, ne rrethinat e Ēikagos, te shtetit federal Illinois.

Mbasi u diplomua ne Wellesley College ne 1969, filloi studimet ne Yale Law School, ku ajo u njohe edhe me Bill Clintonin. Ne 1974 ne te bujshmin skandal qeveritar amerikan, te quajtur "Scandal of Watergate", Hillary punoje si asistente ne stafin e kongresit "House Judiciary Committee ", i cili merrej ne ate kohe me hetimin e administrates se Nixonit. Me me pase ajo sebashku me Bill Clintonin, ne Arkansas iu pervesh politikes duke bere kariere politike kur Bill ishte guvernator.

Hillary dhe Bill u martuan me 1975. Hillary, sherbeu si pedagoge ne Universitetin e Arkansas-it,"University of Arkansas Law School", me pare se te punonte si avokate me firmen e avokateve " Rose Law " me 1976. Ajo dhe Bill, u bene prinder, pikerishte at'here kur dhe u lindi nje vajze dhe i vetmi femije qe kane ata, pagezuar me emerin Chelsea, ne vitin 1990. Gjate periudhes qe burri i saj Bill, ishte guvernatori i shtetit federal Arkansas, ajo si "Gruaja e Pare" - "First Lady of Arkansas" u be nje avokate e forte ne mbrojtjen e te drejtave per femijet, per nje edukim me standarte te larta kombetare.

Kur ajo u be "Gruaja e Pare, Amerikane" -"US First Lady", vazhdoje te luaj te njejtin rol aktiv ne politik. Ne vitin 1993 ajo udhehoqi dhe programin e quajtur "Task Force on Health Care Reform". Ne vitin 2000, pasi i shoqi saj William Jefferson Clinton , Presidenti i 42-te, i SHBA-es, mbas dy mandateve la Shtepine e Bardhe, Hillary Rodham Clinton u zgjodh Senatore e shtetit federal te Nju Jorkut. Duke u bere keshtu edhe e para grua amerikane qe zgjidhet Senatore e shtetit federal te Nju Jorkut.

Se fundmi ka shpallur hapur ambicjet e medha per te kandiduar se pari ne partin demokrate per kandidate ne zgjedhjet e ardheshme si Persidente e Shteteve te Bashkuara te Amerikes, ne vitin 2008. Nje pike interesante eshte sesi ajo pavaresisht nga se i ati ishte nje konservativ dhe republikan dhe studioi ne kolegj republikan, u be demokrate e flakte. Hillary Rodham Clinton, eshte e njohur per qindra milione njerez ne mbare rruzullin. Megjithate, perveē miqve te ngushte dhe familjes se saj, te pamohushem kane qene grupe dhe individ te veēante shqiptaresh ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara