HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Shoqata e Shkrimtareve Shqiptaro - Amerikanė zhvilloi nė Nju Jork njė diskutim pėr krijmatrinė e shkrimtarit Ramiz Gjini

Shkrimtari Ramiz Gjini: ethet e krijimit, si ethet e arit

Beqir Sina -- nga Beqir SINA, Nju Jork

BRONKS - NEW YORK: Gjate dites se shtune, ne nje salle aktivitetesh komunitare te nje pallati shumekatesh, i quajtur ketu ne Bronks si "Pallati i Vatajve", Shoqata e Shkrimtareve Shqiptaro - Amerikane, zhvilloi nje diskutim rreth krijimtarise te shkrimtarit Ramiz Gjini. Ne takim moren pjese me shume se 40, shkrimtare, poete, artiste, politikane, intelektual dhe adhurues te librit. Njekohesisht drejtues i takimit, ishte intelektuali nga Kosova, emigruar ne SHBA-es, poeti Mehill Velaj, nen/kryetar i Shoqates se Shkrimtareve Shqiptaro - Amerikane. Mes pjesemarresve krijues ishin edhe pena te dalluara te letersise shqipe, e aktiviste te njohur te ēeshjes shqiptare si: Pellumb Kulla, Tome Mrijaj, Donika Timko, Besim Abazi, Uk Lushi, Klajdi Kapinova, Dalip Greca, Lujeta Andoni, Astrit Tota, Adnan Mehmeti, Ilir Seci, Shinasi Rama, Gjeto Turmalaj, Selahudine Velaj, Genc Leka, Mimoza Dajēi, Nexhat Imeraj, Ilir Spata, Leke Gojēaj, Marijan Cubi etj.

Ramiz Gjini Me teper se nje prezentim i pare i ketij autori duhet thene se Gjini ka haprur nje faqe te re ne gjinin e tregimit, liberat e Gjinit, mund dhe duhet te merren si nje faqe e re ne krijimtarine e autorit. Kete e perfocon jo vetem ate ēka eshte thene deri tash rreth krijimtarise se tij, ne Shqiperi e jashte saj, por edhe me ate ēka orotoret diskutuan gjate dites se shtune ne takimin e organizuar nga Shoqata e Shkrimtareve Shqiptaro - Amerikane. Studjuesi dhe kritiku Ilir Seci vuri ne dukje se “Ne tregimet e Ramiz Gjinit, mbizotron figura e njeriut te vuajtjeve te dhe dilemave te medha morale dhe psikologjike. Ai nderton nje bote rrefimesh qe mbeten ne mendjen e lexuesit pikerisht pse jane rrefime jete e mundimesh te perditeshme" shprehet Seci.

Shkrimtari Pellumb Kulla: ashpersi me "skriptomanet”
Ndersa per shkrimtarin e njohur Pellumb Kulla, ky aktivitet u konsiderua si nga me te rrallet ne komunitet. Per mua, tha ai, Ramiz Gjini eshte nje prozator me te ardhme te shkelqyer ndonese eshte duke punuar ne kohe te veshtira. Ai na sjell nje letersi te vertete ne nje kohe kur qetesia e pergjitheshme e shqiptareve eshte paksa e trazuar , sepse lexuesi nuk eshte ai qe ka qene shume vite me pare. Ka shume probleme njerezore. Mungon kritika e mirefillte letrare dhe puna institucionale ne letersi. Perveē, kesaj Ramiz Gjini ka fatin e keq te ndeshet edhe me nje lloj "hierarkie" te betonuar ne letersine shqipe. Te trokase fort dhe ndoshta t'a thyej deren edhe me "shqelma" per te hyre brenda.

Ne fushen e letrave shqipe, sipas shkrimtarit Kulla, Ramiz Gjini vjen i "ushqyer" mjaft mire pasi ka shetitur neper lulet me te mira, dhe ka mbledhur polenin e tyre duke nxjerre ne shesh mjaltin e tij per t'a renditur me pas ne rangun e prozatoreve me te mire.Ai ka nje humor te jashtezakonshem dhe nje metafore shume te pasur. Ai shpalli se do te shkruante vete dicka per krijimtarine mjafte serioze te shkrimtarit Ramiz Gjini. Nje pike tjeter mjaft delikate e trajtuar nga Kulla, qe edhe boshlleku i krijuar ne fushen e perkthimit nga shqipja ne gjuhe te huaj te shkrimtareve te mire shqiptar. Nese ndonje veper e shkrimtareve shqiptar nuk perkthehet atehere konsideroje se nuk egziston fare. Shkrimateret tane, jane ne nje pozite teper te veshtire, pasi nuk i perkasin frengjishtes, qe e flet nje e treta e botes, ose anglishtes, qe i perket nje e dyta e botes. Megjithate, mendon Kulla, ne krijimtarine e Ramiz Gjinit, ka tregime aq te arrira, te cilat, nuk i gjen as ne narrativen angleze dhe as ne ate franceze. Ndaj i duhet kushtuar kujdes dhe i duhet dhene rendesi perkthimit, perfundoi fjalen e tij shkrimtari Pellumb Kulla.

Letersia e R. Gjinit - kompensim i vlerave vitale njerezore
Nje rendesi te vecante i ka dhene procesit te perkthimit edhe prof. Shinasi Rama, i cili e konsideroi ate si nje shkolle te madhe per te mesuar vlerat letrare dhe per te kuptuar letersine ashtu siē duhet. Ne kete kohe te veshtire tranzicioni, tha ai, Ramiz Gjini sjell vlera te verteta artistike. Ramizi ka nje sens estetik te jashtezakoneshem. Ka fjalen e trasheguar ose te perfituar nga eksperienca e tij si aktor dhe vlera qytetare te jashtezakoneshme. E vecanta eshte e tille qe pervoja dhe eksperienca personale, pasqyrohet ne nje menyre te jashtezakoneshme ne vepren e tij. Ramizi me te vertete ka diēka per t’i dhene letersise. Te gjithe veprimtarine e tij, ai e permbledh ne nje opus koheziv. Ne te cilin personazhet hyjne e dalin prej nje tregimi tek tjetri ne menyra e tradita te ndryshme.

Ky kohezivitet, kjo lidhje e personazheve ne krijimtari, sjell nje univers te vogel, nje vend, ne te cilin ndodhin shume ngjarje, i cili eshte pagezuar si “Biboll”. Pastaj vjen elementi artistik. Ramizi eshte nje nder ata shkrimtar qe punon jashtezakonisht mire me fjalen. Punon jashtezakonisht mire me strukturen e fjalise, nje shkrimtar, qe nuk rreket te jape pasqyrime te realitetit ose fotografime, ose thjeshte ato mllefet e paaftesite e individeve. Romani “Rrekete”, - nje veper e perkryer e letersise shqipe Gazetari Dalip Greca, u shpreh qe e konsideronte veten me fat, qe kishte patur mundesi te lexonte te gjitha tregimet e Ramiz Gjinit. Ai u perqendrua me teper tek romani “Rrekete”, te cilin e quajti vepren me te perkyrer te letersise shqipe. Por politika zyrtare nuk ka folur gjate per kete roman, me perjashtim te parathenies brilante te Agron Tufes qe shoqeron librin.

Nese do ta lexoni romanin “Rrekete” te Ramiz Gjinit, do te gjeni aty legjenden, perrallen dhe nje lloj dialogu qe vetem nje pene mjeshtri mund t'a krijoje. Megjithese kam nje vit qe e kam lexuar romanin, vijoi Greca, me duket sikur personazhet e tij me ndjekin nga pas gjithmone. Here me del Zavi i madh, her me del Zav Tarrota, e here kryetari Brahim Caderbashi, “njeriu me i menēur i zones se shkurreve”. Ramizi eshte mjeshter i gjetjes. Ne roman autori Gjini arrin te na jap marrezine kolektive te atyre njerezve qe u percudnuan nga sistemi diktatorial . Ai punon shume me gjuhen, sjell fjale burimore qe jo vetem jane te mjaftueshme por edhe te domosdoshme. Dalip Greca e mbylli fjalen e tij me mendimin qe romani “Rrekete”, eshte nje veper ku gershetohen shume elemente te realizmit magjik me ato te perralles e gojdhenave dhe shperfaqet si nje arritje e perkryer.

Uk Lushi: te behemi me kreative dhe me konkret ne veprime
Uk Lushi, u ndal ne rendesine e perteritjes se vlerave, pasi sipas tij, gjenden vepra unike dhe universale, qe dallohen lehtesisht ne rrethet letrare ne Amerike. Ai solli shembullin e suksesit qe kane patur ketu veprat e perkthyera te shkrimtareve latino-amerikane. Por persa i perket veprave te perkthyera nga gjuhet e tjera, ai solli shifren e vogel prej nje perqind, nderkohe qe ne Evrope, kjo shifer rezulton aty tek dyzete perqindeshi. Lushi u shpreh qe do te qe me mire, qe ne vend qe te ngelemi ne pozita ankuese, te behemi me kreative dhe me konkret ne veprime.

Ai shtoi se duhen gjetur menyra, qe krijuesit e mirefillte shqiptare te krijojne ura lidhese me shoqeri amerikane te shkrimtareve dhe artisteve. Nese behet perkthimi i nje vepre ose krijimtarie shqiptare ne gjuhen amerikane, u shpreh Lushi, at'here rrezja e ndikimit dhe afirmimit do te jete e pa imagjinueshme. Dhe kjo eshte per sa i perket anes funksionale dhe organizitave te komunitetit tone, e cila, e fut letersine tone me dinjitet brenda shoqerise amerikane me te gjitha vlerat qe ajo ka. Ne lidhje me shkrimtarin Ramiz Gjini, vijoi ai, jam i nje mendimi me z.Greca, kur permendi romanin "Rrekete”. Ne kete roman, edhe une konsideroj dy gjera qe me te vertet jane arritje te medha: gjuha si vlere artistike e te shprehurit, si dhe elementi i universales ne roman.

Per poetin Mehill Velaj, nen/kryetar i Shoqates se Shkrimtareve Shqiptaro - Amerikane, drejtues i takimit, :" Misioni artistik e bene shkrimtarin t'a shikoje shume me heret driten e diellit, mjegullen apo mugetiren, dhe si e tille, i jep te drejten atij, te futet neper shtjella ngjarjesh, duke i bere kesaj jete nje shpalosje universale; qe nga dhimbjet intime te dashurise e deri tek ngutja e vrullshme njerezore , qe kerkon te arrije transformime te medha. I tille tha ne diskutimin e tij poeti Mehill Velaj, eshte edhe profili i shkrimtarit Ramiz Gjini, larg ati modeli ku shpesh skemat ngjanin me njera tjetren, ( e si rezultat, u jepnin ngjashmeri autorve).

Prozatori Ramiz Gjini, ka individualitetin e tij krijues ne letersine shqipe. Proza e tij, e sidomos tregimet, duhen lexuar me vemendje per te kuptuar ne menyre befasuese vertitjen e shtjellave te ngjarjeve. Me elekuence e pjekuri te thelle si nje rrefimtar i regjur me artin e rrefimit ai na sjell me art mistere te fshehura". Me pase folen edhe diskutantet e tjere si shkrimtari e publisti Tome Mrijaj, dr Selahudin Velaj, poeti Adnan Mehmeti, poeti e skulptori Nexhat Imeraj, n'kryetari i Fderates PanShqiptare te Amerikes VATRA z Agim Rexhaj, kryetar i deges se LDK-es, dhe poetja Donika Timko.

Shkrimtari R. Gjini: ethet e krijimit, si ethet e arit
Ne fjalen e tij permbyllese, shkrimtari R. Gjini, i quajti ethet e krijimit ne letersi si ethet e arit brigjeve te lumenjve ne Kaliforni, ku shkrimtaret fusin nje ene ne breg te lumit dhe nxjerrin prej aty njeheresh uje, rere, lemizhde, balte, guralece dhe mes tyre, ca therrime te vockla e te verdha ari. Ai tha se e konsideronte procesin e krijimtarise si nje nga punet me te veshtira dhe se ulej per te shkruar me nje pergjegjesi te madhe. Se fundi, ai i falenderoi pjesmarresit ne kete aktivitet, ku sipas tij duhej konceptuar si nje nder dhe respekt qe i behet me teper letersise shqipe se sa autori si individ.

Biografi e shkurter dhe kronologji librave te tij:
Lindi me 1961 ne Kastriot te Dibres. Me 1992 perfundon studimet ne Akademine e Arteve te Bukura ne Tirane ku specializohet si aktor.Pas perfundimit te shkolles nis te merret me gazetari.Punon si redaktor i faqeve kulturore ne gazeten "Rilindja Demokratike".Me 2000, emigron ne SHBA, - New York.

Ka botuar:
Me 1998, "Dush Varrezash" - Tregime.
Me 1999, "Kepucet e te tjereve mbi trotuar"- Tregime.
Me 2003, "Atdheu prej debore" - Tregime.
Me 2004, "Rrekete", - Roman.
Me 2005, "Mendjet e njerezve" - Tregime.

Krijime te veēanta te Ramiz Gjinit jane perkthyer ne gjuhen rumune, italiane dhe angleze.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara