HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Dy tele-evangjelistė amerikanė i kanė premtuar Peshkopit Artemie se do tė bėjnė fushatė kundėr pavarėsisė sė Kosovės

Beqir Sina -- nga Beqir SINA, Nju Jork

Shtetet e Bashkuara kane aktualisht ne Kosove 1,700 ushtare, pa llogaritur ketu numrin e personelit civil. Ata kane edhe nje baze ne ndertim, baze e cila quhet Bondestil dhe konsiderohet si nje nder me te medhatė ne Europe.

WASHINGTON DC: Dy Tele-evangjeliste amerikan i kane premtuar Artemies se do te bejne fushat kunder pavaresise se Kosoves. Tele-evangjelistet Jerry Falwell dhe Pat Robertson i kane premtuar Vladikes Artemije se do te udheheqin nje fushate televizive, per te bindur sipas tyre opinionin amerikan kunder pavaresise se Kosoves. Ata deklaruan se kane miqte e tyre ne nivele te larta te politikes dhe do te ndikojne qe ata te mos e perkrahin krijimin e nje shteti islamist, qe do te ishte nje baze e Xhihadit islamist ne Europe. Vladika Artemije kerkon ndihmen e gjithe kristianeve per te parandaluar pavaresine e nje "grope te zeze" ku jetojne kriminele, trafikante, prostituta dhe islamista xhihadist.

Jerry Falwell dhe Pat Robertson, televangelists te njohur ne Shtetet e Bashkuara, kane folur hapur se ata tashme i jane bashkengjitur forcave serbe dhe me konkretisht "Serbia's Christian Orthodox Church", ne nje fushat anti -pavarsise se Kosoves, duke e quajtur sipas tyre Kosoven vendin e muslimanve, ka thene nje udheheqes shpitreror serb, qe perfaqeson minoritetin serb ne Kosove dhe kishen serbe atje.

Bishop Artemije, udheheqes i Kishes Orthodokse ne Kosove, ka thene se dy televangelistet te njohur ne Shtetet e Bashkuara kane premtuar te "ndezin" nje fushat anti Kosove: "Kryesorja, sipas klerikut Artemie ata do te punojne me miqt dhe koleget e tyre qe te sensabilizojne Qeverine amerikane te ndihmoje Serbine qe te mos i shkeputet Kosova".

Ne nje interviste per gazeten Financial Times gjate nje vize ne SHBA, kleriku serb Artemie ka shfaqur argumente te ketilla: Pavaresia e Kosoves do te thote sipas tij " ngritjen e nje baze te rrezileshme " ekstremitesh islamik - Jihad" ne Ballkan , Europe dhe SHBA-es.

Peshkop Artemije, ne te njejten interviste ka thene se zvendespresidenti i SHBA-es, Dick Cheney, beson qe Kosova, "dote kete nje forme pavaresie", pavaresisht se cila do te jete ajo. Diplomatet, thote Artemie, thone se edhe presidenti serb Boris Tadic, gjate vizites se tij ne Washington D.C, ka thene se nese Kosova, merr pavaresine, at'here Serbia do te jet "ne luft e terror". Anna Di Lellio, ish keshilltare e kryeministrit te Kosoves Agim Ēeku, eshte e shqetesur kur ne te tilla raste, pavaersia e Kosoves paralelizohet me terrorin ne West Bank. Duke e quajtur ate ēka ndodh atje ne West Bank, thellesisht te motivuar si dhune politike. Shtetet e Bashkuara kane aktualisht ne Kosove 1,700 ushtare, pa llogaritur ketu numerin e personelit civil. Ata kane edhe nje baze ne ndertim, baze e cila quhet Bondestil dhe konsiderohet si nje nder me te medhat ne Europe.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara