HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Liga Qytetare u takua ne shtepine "Georgette Mosbacher", ne Manhattan, me kandidatin e distriktit 20-te, ne Nju Jork, ligjevensin republikan John E. Sweeney

Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane po bėn lobing, qė statusi i Kosovės tė zgjidhet brenda vitit

Beqir Sina -- nga Beqir SINA, Nju Jork

John E. Sweeney: Jam per nje zgjidhje sa me te shpejt te ēeshtjes shqiptare

BIG APPLE, NEW YORK: Edhe dy jave na ndajne nga votimet per ne ligjevensin amerikan Kongresin, dhe dhomen e lart te perfaqesuesve - Senatin. Keto jave edhe per shqiptaret e Amerikes, kane qene te mbushura me takime te ndryshme, me kandidatet perkatese ne shtetet ku ata jetojne. Ne kete fushat, e cila ēdo dite e po kulmon, jane te perfshire edhe grupe e individ shqiptaro - amerikane, duke mbeshtetur e perkrahur miqt e tyre ne Kongresin amerikan dhe Senatin amerikan. Vlen te permendet se ēeshtja e pavaresise te Kosoves, ka qene ne krye te ketyre takimeve. Shqiptaro amerikanet, po lobojne ne Amerike, qe statusi i Kosoves te zgjidhet brenda vitit. Ka pasur gjate ketyre takimeve edhe trajtimin e ēeshtjeve te shqiptareve ne Mal te Zi, e ne viset e tjera shqiptare ne Ballkan.

Ketije qellimi i sherbeu edhe te marten me 17 tetor 2006, takimi i nje grupi lobistesh shqiptaro - amerikan, te udhehequr nga ish kongresmeni republikan i Nju Jorkut, zoti Joseph J. DioGuardi - presidenti i Liges Qytetare Shqiptaro Amerikane, dhe, Keshilltarja e Ēeshtjeve Ballkanike z Shirli Cloyes - DioGuardi, kur u takuan ne shtepine "Georgette Mosbacher", ne Manhattan, me kandidatin e distriktit 20 -te, ne Nju Jork, ligjevensin republikan John E. Sweeney. Ne takim krah kongresmenit Sweeney, pos njė numeri afaristesh e politikanesh amerikan e shqiptar erdhi dha kryebashkejaku i Nju Jorkut, Michael Bloomberg. Aktiviste te ēeshtjes shqiptare, anetare te Liges Qytetare, Zef Balaj, Myslym Kuka, John Zagreda, Gazmend Lita, Agim Aliēkaj, Luan Bukolla, Gjergj Dedvukaj iu bashkengjiten kesaj fushate mbledhje parash - fundraising.

John  E. Sweeney Fushta behej per kongresmenin John E. Sweeney, i betuar per here te pare si ligjevenes i Distrikitit 20-te ne Nju Jork, ne ligjistaturen e "106th Congress" me 6 janar 1999. Ai kete e ka te katertin terme, te cilin ai pretendon se do t'a fitoje. Megjithse, perballe tije, kesaj rradhe eshte vene nje kandidate grua nga partia demokrate, mjaft e pasur dhe kandidate e forte. Ne zgjedhjet e vitit 2000, Sweeney, fioje ndaj demokratit Kenneth McCallion me 68 % te votave, ne 2002 kundra Frank Stoppenbach me 73 % te votave. U ri-zgjodh ne vitin 2004, me 66% te votave. Kogresmeni Sweeney, eshte anetar i disa komisioneve te Kongresit amerikan, si: "House Appropriations Committee"," Committee Transportation", "Treasury and HUD Appropriations Subcommittee", "Homeland Security and the Foreign Operations Appropriations Subcommittees."

Ashtu si edhe heret e tjera duke perfituar nga ky takim Shirley Cloyes DioGuardi, keshilltare e Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane per ēeshtje te Ballkanit, eshte shprehur para ligjevensit amerikan Sweeney, se: "Qeveria malazeze ka ndaluar dhe mbane ne burg padrejtesishte katermbedhjete shqiptare, nen akuzen "se ata kane marre pjese ne akte te dhunshme kunder shtetit". Policia malazeze, tha ajo i ka etiketuar te ndaluarit si “terroriste Amerikane” dhe “ terroriste shqiptare”. Ndersa, duke marre dhe premtimin e kongresmenit Sweeney, ajo, i kerkoi atije, qe edhe ai t'i bashkengjitej thirrjes se Lidhjes Qytetare, e cila u ben thirrje te gjithe lidereve te politikes se jashtme ne Kongresin amerikan, te kerkojne lirimin e tyre te menjehershem dhe te angazhohen per nje hetim te pavarur nga Keshilli i Evropes me qellim te percaktimit dhe sqarimit te rrethanave dhe motiveve te veprimit te policise malazeze, te ndermarre me 9 shtator".

Ēeshtja e Kosoves dhe pavaresia e saje, u shoqerua gjate ne kerkesat e shqiptareve. Ata kerkuan nga SHBA-te, mbeshtetjen e disa kongresisteve amerikane, qe statusi i Kosoves te zgjidhet kete vit dhe qe kjo zgjidhje te jete pavaresi e Kosoves.

Kongresmeni i Distriktit 20 -te, ne Nju Jork, ligjevensin republikan John E. Sweeney, kandidat ne votimet e 6 nentorit 2006, tha se ai premtone se do te behet nje "avokat" i ketyre ēeshtjeve ne Kongres, dhe se shume shpejt me ane te nje letre do te sensabilizoje Departamentin e Shtetit, me ēeshtjet e ngritura nga Liga Qytetare. Duke folur per Shqiperine, si anetare i Kommissiont "Fondi per Sfidat e Mijevjecarit", ai tha se une jame anetare i Bordit te drejtoreve te ketij fondi, i percaktur per 16 vendet qe kane te drejte te kerkojne ndihma ne kuader te kesaj nisme. Fondi per Sfidat e Mijevjecarit, tha ai eshte nje korporate qeveritare e krijuar rishtazi per te ndihmuar disa nga vendet me te varfra te botes. Kriteret e dhenies se ndihmave jane politikat e shendosha ekonomike, politike dhe sociale qe ndjekin vendet perkatese. Shqiperia, tha ai ka qene e kritikuar shpesh nje vite me pare, per shkallen e larte te korrupsionit.

Por ja qe tani ajo ka bere shume hapa perpara sidomos ne luften kundra korrupsionit. Para perfundimit te ketij mandati, tha kogresmeni republikan John E. Sweeney, per te bere perzgjedhjen e 16 vendeve, Bordi yne duke u nisur nga politikat e tanishme dhe te kaluara te vendeve kandidate, duke shqyrtuar perparimin e tyre ne fusha te tilla si qeverisja e drejte dhe nxitja e lirise ekonomike, do t'i kerkoje Kongresit te fuse Shqiperine, ne listen e 16 vendeve per perfitim financiar nga qeveria amerikane, caktuar nga presidenti Bush, i cili i ka kerkuar Kongresit 2,5 miliarde dollare.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara