Shqipėria, vendi ku hebrejtė shpėtuan nga Holokausti
-- nga Beqir SINA, Nju Jork
Shembulli i Shqiperise eshte i vecante ne te gjithe Europen
QUEENS NEW YORK: Komiteti i Edukimit te Rinjeve ne tempullin Hebre -
sinagogen "Hillcres Jewish Center", ne bashkepunim me familjen Lillian Berger
Goldberg, mbajti nje leksion perkujtimor, duke nderuar M. Marvin Berger. Ne kete
perkujtimore tradicionale e komunitetit hebre ne Qiuns - Nju Jork, te
dielen me 5 nentor, nje vend i posaqem iu dha edhe leksioneve qe paraqiten, aty
edhe Joseph J. DioGuardi - Ish-Kongresist Amerikan dhe Kryetar i Liges Qytetare
Shqiptaro-Amerikane, si dhe Shirley Cloyes DioGuardi - Publiciste dhe
Keshilltare per Ēeshtje te Ballkanit ne LQSHA Nju Jork, SHBA. Leksioni, i ēiftit
bashkeshortor DioGuardi, ishte titulluar "100% e Hebrejve ne Shqiperi - Shpetuan gjate Holocaustit"
Ellen Miller, drejtore e Komitetit te Edukimit te Rinjeve ne sinagogen
"Hillcres Jewish Center", udhehoqi tubimin. Pershendetjen e rastit i beri
presidenti i qendres "Hillcres Jewish Center", George Bercovitz. Lutjen fetare dhe
bekimin e perkujtimores, sipas, ritit fetar Hebre, e kreu Rabbi Manes Kogan.
Profesor Larry Lansner, foli per atributin e M. Marvin Berger.
Joseph J. DioGuardi - Ish-Kongresist Amerikan dhe Kryetar i Liges Qytetare
Shqiptaro-Amerikane, iu beri te ditur hebrejve se: "Ka shume pak njerez qe
kane njohuri per historikun e gjate te tolerances fetare shqiptare dhe
rezistencen e tyre ndaj shtypjes. Keta njerez nuk kane njohurine me te vogel se gjate
Luftes se Dyte Boterore, te gjithe hebrenjte qe jetonin ne Shqiperi, dhe ata
qe kishin arritur te shkelnin dhe te kerkonin strehe ne kete toke i shpetuan
zhdukjes nga Holokausti. Keto informata u ndrydhen e shtypen nga regjimi
komunist - stalinist i Enver Hoxhes, i cili e sundoi Shqiperine per nje gjysme
shekulli. Kur hebraiket evropiane filluan te iknin nga vendet e tyre ne
drejtim te Shqiperise, me qellim qe ti shpetonin asaj qe po shpalosej para syve te
tyre ne Evropen Perendimore ne fillim te viteve te tridhjeta, ne Shqiperi
jetonin rreth 200 hebrenj.
Ne fund te Luftes se Dyte Boterore, ne Shqiperi jetonin afer 2000 hebrenj(shumicen e tyre i fotografoi edhe fotografi hebre Geshner). Me plote bindje mund te thuhet se i vetmi vend qe mund te pohoje me te
drejte se brenda kufijve te tij tij i kishin shpetuar Holokaustit te gjithe
hebrenjte - eshte Shqiperia dhe jane shqiptaret ne Ballkan, pohoi DioGuardi.
Shirley Cloyes DioGuardi - Publiciste dhe Keshilltare per Ēeshtje te
Ballkanit ne LQSHA Nju Jork, SHBA, u perqendua ne temen e lidhur mes Beses se
shqiptarve dhe mbrojtjes se hebrejve gjate Luftes se Dyte Boterore. Ajo tha se:"
Besa, e cila nderlidh nderin personal dhe respektin e barazine me te tjeret, ne
menyre te pandashme dhe komplekse, eshte themel i Kanunit. Besa ka
domethenie te shumefishte, duke filluar nga feja, mirebesimi paqesor, armepushimi dhe
fjala e nderit deri te premtimi i shenjte dhe obligimi per ta mbajtur
premtimin dhe per te ofruar mikpritje dhe mbrojtje. Ajo parasheh mbrojtjen e mikun
ne menyre te palekundur dhe te pakompromis, nese lipset edhe me kusht vetesakrifikimi.
Sipas saj: "Keto vlera dhe kjo etike jane pikerisht ajo qe i beri shqiptaret
te merrnin nje rol te papare per shpetimin e hebrenjve nga Holokausti. Kjo
ilustron fuqishem nderlidhjen intime midis beses dhe tolerances fetare qe e
kane karakterizuar Shqiperine e shqiptaret nder shekuj. Njekohesisht, historia
e tyre nuk eshte vetem histori e shtypjes, por ashtu siē na deshmon sjellja e
tyre e guximshme gjate Holokaustit, ajo eshte edhe histori e rezistences
ndaj shtypjes, histori e tolerances fetare dhe histori e perkushtimit per
drejtesine." perfundoj Shirley Cloyes DioGuardi.
Ne fund te takimit, pas shfaqjes se dokumentarit Besa, ēifti DioGuardi iu
pergjigjen pytejeve te kurreshtarve lidhur me keto fakte si dhe pozicionin
gjeopolitik te Shqiperise e shqiptarve ne viset e tyre Ballkan e ne Diaspore.
|